A keni dëgjuar për
Katër Ligjet Shpirtërore ?

Ashtu siç ekzistojnë ligje fizike që rregullojnë funksionimin fizik të gjithësisë, ashtu ekzistojnë edhe ligje shpirtërore që rregullojnë marrëdhënien tënde me Perëndinë.

 
1 PERËNDIA TË DO DHE TË OFRON NJË PLAN TË MREKULLUESHËM PËR JETËN TËNDE.

(Vargjet në këtë librushkë duhen lexuar në kontekst me Biblën.)

Dashuria e Perëndisë

"Sepse Perėndia e deshi aq botėn, sa dha Birin e tij tė vetėmlindurin, qė, kushdo qė beson nė tė, tė mos humbasė, por tė ketė jetė tė pėrjetshme" (Gjoni 3:16).

Plani i Perëndisë

(Jezusi tha:) "Por unë kam ardhur që të kenë jetë e ta kenë me bollëk" (që ajo të jetë e begatë dhe kuptimplote) (Gjoni 10:10).

Pse shumica e njerëzve nuk po e jetojnë këtë jetë me bollëk? Sepse...

2 NJERIU ËSHTË MËKATAR DHE I NDARË NGA PERËNDIA. PRANDAJ Al NUK MUND TË NJOHË DHE TË PËRJETOJË DASHURINË DHE PLANIN QË PERËNDIA KA PËR TË.

Njeriu është mëkatar

"Sepse tė gjithė mėkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perėndisė" (Romakëve 3:23).

Njeriu u krijua që të ketë shoqëri me Perëndinë, por për shkak të egoizmit të tij ai zgjodhi të ndiqte rrugën e vet të pavarur dhe shoqëria me Perëndinë u ndërpre. Këtë mënyrë të jetës pa Perëndinë që tregon indiferencë dhe rebelim kundër Tij, Bibla e quan mëkat.

Njeriu ështė i ndarë nga Perëndia

Sepse paga e mëkatit është vdekja" (ndarje shpirtërore nga Perëndia) (Romakëve 6:23).

Ky diagram tregon se Perėndia ėshtė i shenjtė ndėrsa njeriu mėkatar. Njė humnerė shumė e gjerė dhe e thellė i ndan ata tė dy. Shigjetat ilustrojnė njeriun qė vazhdimisht mundohet tė arrijė Perėndinė dhe jetėn me bollėk me pėrpjekjet e veta, pėrmes veprave tė mira, fesė a filozofisė.

Ligji i tretë shpjegon urën e vetme që bashkon njeriun me Perëndinë...

 

3 JEZU KRISHTI ËSHTË E VETMJA ZGJIDHJE E PERËNDISË PËR MËKATET E NJERIUT. PËRMES TIJ MUND TË NJOHËSH DHE TË PËRJETOSH DASHURINË QË KA PERËNDIA PËR TY DHE PLANIN QË AI KA PËR JETËN TËNDE.

Ai vdiq që tė mos vdisnim ne

"Por Peréndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne" (Romakëve 5:8).

Ai u ngjall nga të vdekurit

"Krishti vdiq pėr mėkatet tona sipas Shkrimeve, se u varros dhe u ringjall tė tretėn ditė, sipas Shkrimeve, edhe se iu shfaq Kefės dhe pastaj tė dymbėdhjetėve. Pastaj iu shfaq njė herė tė vetme mė shumė se pesėqind vėllezėrve, prej tė cilėve mė tė shumtėt rrojnė edhe sot, kurse disa kanė rėnė nė gjumė. Mė pas iu shfaq Jakobit dhe pastaj tė gjithė apostujve." (1 Korintasve 15:3-7).

Ai është rruga e vetme për te Perëndia

"Jezusi u tha: 'Unė jam rruga, e vėrteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati pėrveēse nėpėrmjet meje"' (Gjoni 14:6)
Ky diagram ilustron urën e vetme që ndërtoi Perëndia mes Atij dhe njeriut duke dërguar Birin e Tij të vetëm, Jezu Krishtin, që të vdesë në kryq për ne për të paguar dënimin për mëkatet tona.

Nuk mjafton vetëm t'i dish këto tri ligje shpirtërore...

4 NE DUHET PERSONALISHT TA PRANOJMË JEZU KRISHTlN Sl SHPËTIMTAR DHE ZOT E ATËHERË MUND TË NJOHIM DHE TË PËRJETOJMË DASHURINË QË PERËNDIA KA PËR NE DHE PLANIN QË Al KA PËR JETËN TONË.

Duhet ta pranojmë Jezu Krishtin

"Por tė gjithė atyre qė e pranuan, ai u dha pushtetin tė bėhen bij tė Perėndisė" (Gjoni 1:12).

Jezuin e pranojmë përmes besimit

"Ju nė fakt, jeni tė shpėtuar me anė tė hirit, nėpėrmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po ėshtė dhurata e Perėndisė, jo nga vepra, qė tė mos mburret askush." (Efesianėve 2:8-9).

Kur pranojmë Jezusin, fillojmë një jetë të re.

(Lexo Gjonin 3:1-8)

Jezu Krishtin e pranojmë me ftesë personale

(Jezusi thotė) " Ja, unė qėndroj te dera dhe trokas; nėse dikush dėgjon zėrin tim dhe tė hapė derėn, unė do tė hyj tek ai dhe do tė ha darkė me tė dhe ai me mua” (Zbulesa 3:20).

Ta pranojmė Jezusin do tė thotė qė tė kthehemi nga rruga e mėkatit tek Perėndia, ta ftojmė Atė nė jetėn tonė qė tė na i falė mėkatet dhe qė tė na bėjė ashtu siē dėshiron Ai tė jemi. Nuk mjafton qė vetėm ta pranojmė nga ana intelektuale qė Jezusi ėshtė Biri i Perėndisė dhe se Ai vdiq nė kryq pėr ne; nuk mjafton as pėrjetimi emocional. Por duhet ta pranojmė Atė pėrmes besimit, si vepėr tė vullnetit personal. Kėto dy rrathė paraqesin dy jetė tė ndryshme:



Qė tani mund ta pranosh Jezusin me besim pėrmes lutjes
(Lutja ėshtė bisedė me Perėndinė)

Perėndia ta njeh zemrėn dhe mė shumė se fjalėt dėgjon atė qė tė thotė zemra. Besimin tėnd mund ta shprehėsh me njė lutje si kjo:

"Zoti Jezus, kam nevojė pėr Ty. Faleminderit qė ke dhėnė jetėn pėr mua nė kryq. Unė e hap zemrėn time dhe tė pranoj si Shpėtimtarin dhe Zotin tim. Faleminderit qė m’i fale mėkatet dhe qė mė dhe jetėn e pėrjetshme. Ulu nė fronin e jetės sime dhe udhėhiqe atė. Mė ndihmo qė tė bėhem ashtu siē dėshiron Ti tė jem."

A shpreh kjo lutje dëshirën e zemrës tënde?

Nëse po, në këtë çast mund të lutesh kështu dhe ashtu siç ka premtuar, Jezui do të hyjë në jetën tënde.

Si mund ta dish që Jezui është në jetën tënde tani

A e pranove Jezusin nė jetėn tėnde? Sipas premtimit tė dhėnė nė librin e Zbulesės 3:20, ku ėshtė Ai tani nė lidhje me ty? Jezusi ka thėnė se do tė hyjė nė jetėn tėnde. A do tė tė kishte gėnjyer Ai? Si mund ta dish me siguri se Perėndia i ėshtė pėrgjigjur lutjes tėnde? (Pėrmes besimit nė Perėndinė dhe Fjalėn e Tij.)

Bibla u premton jetën e përjetshme të gjithë atyre që pranojnë Jezusin

"Dhe dėshmia ėshtė kjo: Perėndia na dha jetėn e pėrjetshme dhe kjo jetė ėshtė nė Birin e tij. Ai qė ka Birin, ka jetėn; ai qė nuk ka Birin e Perėndisė, nuk ka jetėn. Jua shkrova kėto gjėra juve qė besoni nė emrin e Birit tė Perėndisė, qė tė dini se keni jetėn e pėrjetshme dhe qė tė besoni nė emrin e Birit tė Perėndisė" (1 Gjoni 5:11-13).

Falenderoje shpesh Perėndinė qė Jezusi ėshtė nė jetėn tėnde dhe qė Ai kurrė nuk do tė largohet prej teje (Hebrenjve 13:5). Sipas premtimit tė Tij, mund ta dish se Jezusi jeton nė ty. Ai ta dha jetėn e pėrjetshme nė ēastin kur e ftove Atė nė jetėn tėnde. Ai kurrė nuk do tė tė mashtrojė.

Edhe diçka tjetër që është me rëndësi për t'u mbajtur mend...

Mos u mbështet tek ndjenjat

Premtimi i Fjalës së Perëndisë, Biblës, është autoriteti ynë, dhe jo ndjenjat tona. Besimtari në Jezu Krisht jeton përmes besimit në karakterin e vetë Perëndisë dhe në vërtetësinë e Fjalës së Tij. Ky diagram në formën e trenit ilustron lidhjen ndërmjet faktit (Perëndia dhe Fjala e Tij), besimit, (besimi në Perëndinë dhe në Fjalën e Tij) dhe ndjenjave (që janë rezultati i besimit dhe bindjes ndaj Tij).

Treni tėrhiqet prej lokomotivės dhe jo prej vagonit tė fundit. Vagoni i mesit mban lėndėn djegėse qė duhet hedhur nė lokomotivė, pėrndryshe treni nuk do tė ecė. Nė tė njėjtėn mėnyrė, ne si besimtarė nuk mbėshtetemi nė ndjenjat dhe emocionet tona, por nė vetė Perėndinė dhe premtimet pėrmes Fjalės sė Tij. (Gjoni 14:21)

Tani që ke pranuar Jezusin

Kur pranove Jezusin me besim si shprehje e vullnetit personal, ndodhën shumë gjëra. Disa nga ato janë:

  1. Jezusi hyri në jetën tënde (Zbulesa 3:20; Kolosianëve 1:27).
  2. Mëkatet t'u falën (Kolosianëve 1:14).
  3. U bëre fëmijë i Perëndisë (Gjoni 1:12).
  4. T'u dha jeta e përjetshme (Gjoni 5:24).
  5. Fillove të zbulosh planin e madh që ka Perëndia për jetën tënde (Gjoni 10:10; 2 Korintasve 5:17; 1 Selanikasve 5:18).

A ka gjė mė tė mrekullueshme se sa pranimi i Jezusit si Zot? A dėshiron ta falenderosh Perėndinė pėrmes lutjes pėr atė qė ka bėrė pėr ty? Duke e falėnderuar ti shpreh besimin tėnd.

Tė shijuarit e kėnaqėsisė sė jetės sė re bashkė me Perėndinė

Sugjerime për rritjen shpirtërore

Rritja shpirtërore është rezultati i besimit te Jezusi. "I drejti do të rrojë me anë të besimit" (Galatasve 3: 11). Një jetë e mbushur me besim tek Jezusi do të të bëjë t'i besosh Perëndisë gjithnjë e më shumë, të mbështetesh tek Ai për çdo detaj të jetës tënde dhe të praktikosh hapat e rritjes si më poshtë:

© Faqe e Krijuar 12 Maj 2007