Pas sė vėrtetės sė kursit “Alfa” fshihen gabime serioze, qė kanė tė bėjnė me doktrinėn e krishterė. Me fjalė tė tjera, shumica e gjėrave qė mėsohen gjatė kursit, janė tė pranueshme, por pas sė vėrtetės qėndron i fshehur helmi i doktrinės sė rreme. Ėshtė njėsoj si njė kek, i cili ėshtė i gatuar me materialet mė tė mira, qė mund tė blihen nė dyqan. Ky kek duket i bukur e i mirė nga ana e jashtme, madje edhe shijen e ka tė mirė, por brenda tij ėshtė fshehur njė helm vdekjeprurės – njė helm, qė vihet re, vetėm po ta kontrollosh kekun me imtėsi. Pa mė thoni, a do tė donit ta hanit kėtė lloj keku?

Nėse fjalėt e kursit “Alfa” pėrmbajnė helmin e doktrinės sė rreme, atėherė a duhet qė njė besimtar ta tolerojė kėtė kurs? Pėrgjigja ėshtė: “Jo, aspak”. “Pak maja e bėn tė vijė gjithė brumin” (Galatasve 5:9). E ashtu siē nevojitet vetėm pak maja pėr tė bėrė bukė, ashtu edhe pak doktrinė e rreme duhet pėr t’u pėrhapur e pėr ta korruptuar tė gjithė individin.

“Alfa” dhe Kisha Katolike

Kursi “Alfa” ka gjetur edhe miratimin e Kishės Katolike. Kisha Katolike e Romės nuk ėshtė njė Kishė e Krishterė. Ajo thotė se njė person ėshtė i shpėtuar, atėherė kur ai/ajo i pranon mėsimet dhe veprimet e Kishės Katolike. Por Bibla thotė se shpėtimi ėshtė me anė tė hirit, nėpėrmjet besimit nė Jezus Krishtin. “Ju nė fakt, jeni tė shpėtuar me anė tė hirit, nėpėrmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po ėshtė dhurata e Perėndisė, jo nga vepra, qė tė mos mburret askush” (Efesianėve 2:8-9). Kisha Katolike thotė se ata qė e besojnė kėtė doktrinė, janė tė mallkuar.

E megjithatė, nė njė konferencė “Alfa” tė kohėve tė fundit, njė prift katolik foli kėshtu lidhur me kursin “Alfa”: “Ky kurs nuk mund tė tregojė plotėsisht gjithēka rreth doktrinės katolike. Ėshtė kurs pėr fillestarėt. Por, nė tė njėjtėn kohė, gjithēka qė thuhet nė kėtė kurs, ėshtė nė pėrputhje me doktrinėn katolike”.

A nuk ėshtė pėr t’u habitur, pra, qė kursi “Alfa” nuk ėshtė nė kundėrshtim me ato qė thotė Kisha Katolike, se shpėtimi vjen me anė tė veprave, e jo nėpėrmjet besimit?!

“Alfa” dhe Domosdoshmėria e Shpėtimit

Qėllimi i shumicės sė kishave, qė e pėrdorin kursin “Alfa”, ėshtė “pėr tė shpėtuar njerėz”. Ky kurs, siē e thotė edhe vetė themeluesi i tij, Niki Gumbėll, ėshtė pėr ata, qė nuk shkojnė nė kishė, pėr ata, qė duan tė dinė mė shumė rreth krishtėrimit, si edhe pėr ata, qė janė tė rinj nė besimin e tyre tek Jezus Krishti. Por, a nuk ju duket e ēuditshme, qė njė kurs, i cili synon t’i prezantojė njerėzit me besimin e krishterė, i kushton shumė pak kohė ēėshtjeve themelore tė Ungjillit? Nė fakt, nga 15 kapitujt e librit tė kursit, vetėm 4 prej tyre kanė tė bėjnė me domosdoshmėrinė e shpėtimit. Kjo ndodh ngaqė kursi “Alfa” ka njė qėllim tė fshehtė. Ai ka pėr synim qė t’iua hapė mendjet dhe zemrat atyre qė e ndjekin kėtė kurs, ndaj gjėrave qė nuk kanė kurrfarė baze nė tė vėrtetėn.

Fryma e Shenjtė nė mėkatarin

Bibla na thotė se duhet tė besojmė tek Jezusi, me qėllim qė tė shpėtohemi. Duhet tė besojmė se Ai ėshtė Biri i Perėndisė and i vetmi Shpėtimtar, dhe se Ai vdiq nė kryq pėr ne, duke mbartur mbi supet e Tij mėkatin dhe ndėshkimin tonė. Por, tė besosh nuk do tė thotė tė kesh thjesht njohuri pėr kėto gjėra. Nuk do tė thotė qė thjesht ta pranosh doktrinėn e Krishtit me vullnetin tėnd. Pėrkundrazi, besimi ėshtė rezultat i punės sė Frymės sė Shenjtė nė shpirtin dhe zemrėn e individit, duke i dhėnė atij/asaj jetė tė re, e duke e ndryshuar atė me anė tė fuqisė sė Tij, me qėllim qė ai/ajo ta marrė Krishtin ashtu siē i ofrohet nė Bibėl. “Por tė gjithė atyre qė e pranuan, ai u dha pushtetin tė bėhen bij tė Perėndisė, atyre qė besojnė nė emrin e tij, tė cilėt nuk janė lindur nga gjaku, as nga vullneti i mishit, as nga vullneti i burrit, por janė lindur nga Perėndia” (Gjoni 1:12-13). Ėshtė Perėndia Frymė e Shenjtė qė i bind njerėzit pėr mėkatin dhe bėn qė ata tė pendohen dhe tė besojnė tek Krishti.

Ky lloj mėsimi mungon fare tek kursi “Alfa”. Gjatė kursit, tė pranishmit, pasi janė informuar pėr faktet e Ungjillit, recitojnė njė lutje, qė tė thonė se e kanė pranuar Krishtin, e pastaj ata bėhen tė krishterė. Por, shpėtimi nuk ėshtė thjesht marrja e njė vendimi pėr tė jetuar si i krishterė. Jo, shpėtimi ėshtė njė ndryshim jete, i shkaktuar nga Fryma e Shenjtė nė zemrėn e mėkatarit. Nė dy video-kasetat e para tė “Alfės” jepen dėshmitė e dy besimtarėve. Ata flasin rreth marrėdhėnies qė kanė me Perėndinė dhe rreth lutjes. Mirė, por edhe anėtarėt e sinqertė tė feve tė tjera deklarojnė se kanė njė marrėdhėnie me Perėndinė dhe se i luten Atij. “Alfa” nuk pėrmend fare kuptimin e kthimit tė vėrtetė tek Krishti. Pėr shembull, nuk thuhet se mėkatari duhet tė bindet pėr mėkatin, pastaj tė pendohet dhe tė besojė tek Krishti. Nuk pėrmendet gjithashtu as siguria e shpėtimit pėr shkak tė vdekjes sė Krishtit!

Pa dyshim, ka raste kur individė tė caktuar janė shpėtuar vėrtet, duke ndjekur kursin “Alfa”, por shumica thjesht kanė ndryshuar mėnyrėn e jetesės dhe kanė vendosur tė bėhen tė krishterė, pa u bindur e pa u penduar vėrtet pėr mėkatet e tyre. Kursi “Alfa” pėrpiqet tė zgjidhė problemin e rėnies sė numrit tė njerėzve, qė shkojnė sot nė kishė. Ato kisha, qė pėr vite me rradhė, janė munduar t’i mbushin dhomat e tyre me njerėz, por s’kanė patur sukses, tani e shohin “Alfėn” si njė rrugėzgjidhje tė menjėhershme pėr t’i sjellė njerėzit nė kishė. Kėshtu, shumė njerėz, me ndėrgjegjen e tyre marrin vendim pėr tė jetuar si tė krishterė, besojnė tė gjitha parimet e krishtėrimit dhe marrin pjesė nė aktivitete tė krishtera, por fatkeqėsisht, zemra nuk iu ėshtė ndryshuar kurrė prej Frymės sė Shenjtė. Vetė Gumbėlli (autori i “Alfės”) thotė se sot Kisha e Krishterė ka me miliona anėtarė nė mbarė botėn. Por thjesht tė jesh anėtar i kishės, nuk do tė thotė se vėrtet i pėrket Krishtit.

“Eksperienca” e marrjes sė Frymės sė Shenjtė – Gjuhėt e panjohura

“Alfa” thotė se momenti vendimtar nuk ėshtė atėherė, kur njė besimtar kthehet tek Krishti, por kur Fryma e Shenjtė vjen tek ai dhe i jep atij dhunti frymore (p.sh. dhunti shėrimesh, dhuntinė e profecisė, etj). Por Bibla nuk thotė kėshtu. Momenti vendimtar sipas Biblės ėshtė atėherė, kur Fryma e Shenjtė hyn nė shpirtin e mėkatarit, dhe ai, dikur i vdekur nė mėkat, tani bėhet i gjallė, dikur nė errėsirė, tani ka dritėn e Krishtit, qė i rrezaton nga brenda.

Ky lloj mėsimi i “Alfės” lidhur me karakterin dhe veprimtarinė e Frymės sė Shenjtė ėshtė me rrezik tė madh pėr ata qė e ndjekin kėtė kurs. Disa prej tyre, kur arrijnė nė atė pjesė tė kursit, qė bėn fjalė pėr veprimtarinė e Frymės sė Shenjtė, mund tė mos dinė asgjė rreth bindjes pėr mėkatin dhe pendimit. Tė tjerėt, qė nuk e njohin mirė Biblėn, thjesht pranojnė tė kenė njė “eksperiencė” tė marrjes sė Frymės sė Shenjtė. Pikėrisht, nė kėtė moment, Gumbėll lutet qė Fryma e Shenjtė tė zbresė mbi ta. Por si e dinė tė pranishmit se e kanė pranuar vėrtet Frymėn e Shenjtė? Sipas “Alfės”, njė nga shenjat ėshtė se ata fillojnė e flasin nė gjuhė tė panjohura.

Por Bibla thotė: “Shumė tė dashur, mos i besoni ēdo fryme, por i vini nė provė frymėrat pėr tė ditur nėse janė nga Perėndia, sepse shumė profetė tė rremė kanė dalė nė botė” (1 Gjonit 4:1). Si mund t’i vėmė nė provė frymėrat? Me anė tė Biblės, Fjalės sė Perėndisė. Nėse kėta profetė nuk flasin nė pėrputhje me Biblėn, atėherė ata nuk kanė dritėn e Perėndisė (shiko Isaia 8:20). Nėse ėshtė vėrtet Fryma e Perėndisė qė zbret mbi ta, atėherė ajo qė pėrjetojnė, duhet tė pėrputhet me atė qė thotė Bibla. Nėse nuk pėrputhet, atėherė fenomeni, qė ndodh (nė kėtė rast, gjuhėt e panjohura) dhe marrja e Frymės duhet tė hidhen poshtė. Nėse fenomeni, qė ka lidhje me ardhjen e Frymės sė Shenjtė, nuk pėrputhet me standartin e Biblės, atėherė nuk ėshtė Fryma e Perėndisė, qė zbret mbi ta, por njė frymė tjetėr.

Gumbėlli thotė kėshtu, lidhur me gjuhėt e panjohura dhe tė mirat qė sjellin: “Gjuhėt janė njė formė lutjeje”. Pėr ta vėrtetuar kėtė, ai citon 1 Korintasve 14:2, “Sepse ai qė flet njė gjuhė tjetėr nuk u flet njerėzve, por Perėndisė...”. Por Gumbėlil nuk e vazhdon mė tej vargun, qė thotė: “...sepse askush nuk e kupton...”. Apostulli Pal na thotė se n.q.s. njė njeri flet nė njė gjuhė tė panjohur nga besimtarėt e tjerė nė kishė, atėherė ėshtė vetėm Perėndia Ai, qė e di se ē’po thotė ky person. Pali shkruan mė tej: “Por ai nė frymė flet mistere. Kurse ai qė profetizon, u flet njerėzve pėr ndėrtim, pėr nxitje e pėrdėllim” (vargu 3). Pali thotė se vetėm Perėndia e di se ē’po thotė ai qė flet nė njė gjuhė tjetėr. Fjalėt e tij janė mistere, nuk kanė vlerė pėr kishėn. Ato nuk kanė tė bėjnė fare me lutjen.

Tek 1 Korintasve 14:14, Gumbėlli thotė se Pali i lidh gjuhėt e panjohura me lutjen. Pa ta shohim. “Sepse, nė qoftė se unė lutem nė njė gjuhė tjetėr, fryma im lutet, por mendja ime ėshtė e pafrytshme”. Pėr momentin, duket sikur Gumbėlli ka tė drejtė. Por le tė lexojmė vargun qė vjen mė pas: “Po atėherė? Do tė lutem me frymėn, por do ta bėj edhe me mendjen; do tė kėndoj me frymėn, por do tė kėndoj edhe me mendjen”. Pali thotė se nėse lutesh nė njė gjuhė tjetėr, mendjen e ke bosh, nuk kupton gjė; lutja ėshtė e pafrytshme. Nuk duhet tė lutemi kėshtu. As nuk duhet tė adhurojmė kėshtu. Duhet ta vėmė nė punė mendjen. Fatkeqėsisht, ka nga ata qė thonė se duhet ta boshatisim mendjen, kur vijmė tek Zoti. Por Perėndia kurrė nuk iu thotė tė krishterėve qė ta boshatisin mendjen. Pėrkundrazi, ata duhet tė jenė vigjilentė e tė ndėrgjegjshėm pėr atė qė bėjnė.

Qėllimi biblik i dhuntisė sė gjuhėve tė panjohura

Gumbėlli nuk e pėrmend fare qėllimin biblik tė dhuntisė sė Gjuhėve. “Kėshtu tė gjithė u mbushėn me Frymėn e Shenjtė dhe filluan tė flasin nė gjuhė tė tjera, ashtu si Fryma e Shenjtė ua jepte tė shpreheshin” (Veprat e Apostujve 2:4). Apostujt filluan tė flasin nė gjuhė tė tjera aty nė vend,  menjėherė. Atyre nuk iu desh kohė qė t’i mėsonin kėto gjuhė, por ishte Fryma e Shenjtė qė iua dha. Por “Alfa” i inkurajon tė pranishmit qė tė jenė “kėmbėngulės, tė mos heqin dorė nga marrja e dhuntisė sė gjuhėve, sepse gjuha nuk vjen menjėherė. Duhet kohė qė tė mėsohet e tė perfeksionohet”. Por, mos vallė, Fryma e Shenjtė nė ditėn e Pentikostit jep njė dhunti tė pėrsosur, e sot jep njė dhunti tė papėrsosur?

Le t’i kthehemi pėrsėri vargut tė mėsipėrm (Veprat 2:4). Apostujt filluan tė flasin nė gjuhė tė tjera. Pse? A ishte kjo shenja, qė tregonte se e kishin marrė premtimin e Atit (d.m.th. Frymėn e Shenjtė)? Apo mos vallė, me gjuhė tė tjera filluan ta adhuronin e t’i luteshin Perėndisė? Jo. Vargjet 5 dhe 6 na japin pėrgjigjen e saktė. Nė to thuhet se nė Jeruzalem banonin Judenj nga tė gjitha kombet dhe apostujt iu predikuan atyre nė gjuhėn e vet. Apostujve, pra, iu dha dhuntia e gjuhėve, me qėllim qė tė predikonin Ungjillin.  

Gjuhėt e tjera janė dhunti e Perėndisė. Ato jepen “pėr dobinė e pėrbashkėt” tė bashkėsisė sė besimtarėve dhe nuk janė mė tė rėndėsishme sesa dhuntitė e tjera tė Frymės (1 Korintasve 12:7-11). Jo tė gjithė tė krishterėt flasin gjuhė tė panjohura, sepse Perėndia nuk iu jep tė gjithėve tė njėjtat dhunti, por Ai i ka “ndarė gjithsecilit dhunti veē e veē ashtu si do vetė” (1 Korintasve 12:11).

Ėshtė e vėrtetė se Pali e falenderoi Perėndinė, ngaqė fliste “mė shumė nė gjuhė” se tė gjithė tė tjerėt (1 Korintasve 14:18). Por ai tha gjithashtu: “Por nė asamble parapėlqej tė them pesė fjalė me mėnēurinė time pėr mėsimin e tė tjerėve se dhjetė mijė fjalė nė gjuhė tjetėr” (1 Korintasve 14:19). Bibla na kėshillon se tė folurit  nė njė gjuhė tjetėr duhet tė pasohet nga interpretimi i asaj gjuhe, nė mėnyrė qė kisha tė ndėrtohet e tė forcohet (1 Korintasve 14:6-9). Gjithashtu tė mos harrojmė se “po tė flisja gjuhėt e njerėzve dhe tė engjėjve, dhe tė mos kisha dashuri, do tė bėhesha si njė bronz qė kumbon ose si cimbali qė tingėllon” (1 Korintasve 13:1).

Fenomene tė tjera

Gumbėlli pėrmend edhe fenomene tė tjera, qė ndodhin gjatė “fundjavės sė ardhjes sė Frymės sė Shenjtė”, fenomene qė janė tė lidhura me “Bekimin e Torontos”, njė doktrinė tjetėr shumė e rrezikshme jo-biblike, si p.sh. marrjen e dhuntisė sė shėrimit, tė fjalėve tė diturisė, tė vizioneve, ėndrrave dhe tė profecive. Mendja e tė pranishmėve nė kurs ėshtė e hapur pėr tė pranuar zbulime, shenja e mrekulli, qė nuk kanė fare bazė nė Bibėl. Atyre iu thuhet se tė gjitha kėto vijnė nga Perėndia, prandaj edhe duhet tė merren si tė vėrteta. Kėshtu, pjesėmarrėsit e kursit “Alfa” i pranojnė kėto gjėra, pa i vėrtetuar nėse pėrputhen apo jo me Biblėn.

Si pėrfundim

Kursi “Alfa” bazohet shumė nė pėrjetimin e fenomeneve tė ndryshme, qė nė praktikė, e kanė themelin nė fetė e rreme. Pjesėmarrėsit nė “Alfa” e thėrrasin frymėn tė zbresė mbi ta dhe mė pas pushtohen prej frymės. Por nėse kjo frymė nuk ėshtė Fryma e Perėndisė, atėherė ata i kanė lejuar mendjet e tyre t’iu ndikohen prej frymėrave tė tjera, frymėra djallėzore. Kėshtu pra, “Alfa” kryen paudhėsi nė emėr tė Krishtit dhe praktikon e mėson ligėsi nė emėr tė Tij. “Alfa” i pėrgatit njerėzit pėr t’i pranuar kėto gabime e pėr t’i toleruar ato si tė vėrteta. 

Kursi i famshėm “Alfa”: A po i ēon ai njerėzit nė rrugė tė gabuar?

 

© Faqe e Krijuar 28 Prill 2007