Histori e shkurtėr e Kishės Protestante ndėr shqiptarėt

Shkruar nga Dr. Femi Cakolli, pastor
Redaktuar nga Magda Maylam

Krishterimi protestant ndėr shqiptarėt fillon me dy letra tė skocezit Robert Pinkerton nė lidhje me Shqipėrinė, njėra nė vitin 1816, kurse tjetra nė 1819-n. Pinkertoni punonte pėr Shoqėrinė Biblike Britanike dhe tė Huaj.

Mė 1819, Shoqėria dha 300 stėrlina angleze pėr pėrkthimin e Dhiatės sė Re nė shqip dhe Dr. Vangjel Meksi u caktua si pėrkthyes. Por Dr. Meksi vdiq pa e pėrfunduar tė gjithė projektin. Puna redaktuese iu caktua arqipeshkvit Grigor Gjirokastriti, dhe mė 1824 u botua ungjilli i Mateut.

Mė 1827 botohen katėr ungjijtė nė Korfuz. Njė vit mė vonė u botua gjithė Dhiata e Re paralelisht si tekst edhe nė gjuhėn greke. Po nė vitin 1828, Pinkertoni i shkruan edhe njė letėr tjetėr Shoqėrisė qė tė pėrkthehen nė shqip psalmet. Ndihmesė tė madhe nė kėtė shėrbesė botimesh dha Aleksandėr Thomson, i cili erdhi vetė nė Shqipėri nė vitin 1863 dhe vuri re mungesėn e misionarėve e tė kishave ungjillore.

Nė vitin 1864, Shoqėria Biblike Britanike dhe e Huaj arriti tė punėsojė Kristoforidhin, i cili kishte kryer Kolegjin Protestant nė Maltė. Mė 1865 erdhėn dy anglezė (njėri nė Janinė e tjetri nė Shkodėr) pėr tė pėrhapur ungjillin si shitės shėtitės, dhe misionari qė ishte nė Shkodėr, vjen edhe nė Pejė, Prizren, Prishtinė etj. Mė vonė pati edhe shitės tė tjerė, dhe shitėsit ishin misionarėt e vetėm deri nė vitin 1873.

Kristoforidhi pėrkthen gjithė Dhiatėn e Re prej greqishtes nė vitin 1866 (edhe sot e kėsaj dite pėrkthimi i Kristoforishit mbetet pėrkthimi mė i mirė nė shqip). Dhiata e Re botohet nė dy dialekte, kurse mė 1880 botohen edhe disa libra tė Dhiatės sė Vjetėr.

Botime tė tilla tė fjalės sė Perėndisė nė gjuhėn shqipe u kryen nė mes tė njė atmosfere persekucioni dhe rreziku. Porta e Lartė disa herė i burgosi njerėzit e librave, pengoi dhe ndaloi botimin e tyre, i dogji librat, etj. Por anglezėt ishin kėmbėngulės si nė botimin e Dhiatės sė Re, ashtu edhe nė pėrhapjen e librave.

Viti 1873 ėshtė njė vit i rėndėsishėm nė historinė e krishtėrimit protestant nė Shqipėri. Nė kėtė vit, vijnė pėr herė tė parė nė Shqipėri tre misionarė amerikanė: Xh. Berd, Xh. Marsh dhe Xh. Hauz. Ata vendosen nė Manastir dhe tre vjet mė vonė, nė vitin 1876, frytet e para tė kishės sė parė protestante ungjillore shqiptare vihen re mes shqiptarėve tė Manastirit. Dy shqiptarėt e parė qė u bėnė protestantė mė 1876 ishin Nikolla dhe Dhimitri nga Manastiri.

Nė vitin 1877 Gjerasim Qiriazi lė fenė ortodokse dhe pranon protestantizmin. Njė vit mė vonė, Qiriazi shkon nė Seminarin Amerikan tė Samakovės nė Bullgari. Pas mbarimit tė studimeve biblike nė vitin 1882, Qiriazi punon fuqimisht pėr ungjillin. Puna e tij ishte e pėrqėndruar mė shumė nė Korēė, por ai shkoi edhe nė kishėn ungjillore tė Prishtinės, nė tė cilėn shėrbente njė pastor bullgar.

Mė 1884 Qiriazi mbajti shėrbesėn e parė ungjillore nė gjuhėn shqipe nė Kishėn Ungjillore nė Selanik. Po nė kėtė vit, Qiriazi bėhet pėrgjegjės pėr shpėrndarjen e literaturės ungjillore nė shqip.

Prej vitit 1886, numri i shėtitėsve shqiptarė filloi tė shtohej gjithnjė e mė shumė, por, nė tė njėjtėn kohė, edhe antagonizmi ndaj punės ungjillore rritej. Porta e Lartė, Kisha katolike, Kisha Ortodokse, myslimanėt dhe analfabetizmi ishin disa nga pengesat, me tė cilat ballafaqoheshin besimtarėt shqiptarė tė kėsaj kohe.

Nė vitin 1890 Qiriazi shugurohet "predikues i popullit shqiptar".

Pėr dy vjet me rradhė, deri mė 1892-shin, Qiriazi sė bashku me motrat e tij dhe ungjillorė tė tjerė themeloi nė Korēė pesė "institucione": Shkollėn e tė Dielės, Shkollėn e parė pėr Vajza, Kishėn Ungjillore, Shoqatėn ungjillore-letrare "Vėllazėria Ungjillore", si dhe gazetėn "Letra e vėllazėrisė" (e para qė u shtyp nė shqip nė Shqipėri). Nė dimrin e vitit 1893 Qiriazi u zu peng nga kaēakėt pėr gjashtė muaj dhe si pasojė e kėsaj, vdiq nė janar tė vitit 1894. Vdekja e tij ishte humbja mė e madhe e gjithė lėvizjes ungjillore shqiptare.

Por ungjillorėt shqiptarė nuk e braktisėn besimin e tyre, edhe pse sfidat ndaj kėtij besimi ishin tė mėdha. Nė fillim tė shek.XX, misionarė tė tjerė erdhėn nė Shqipėri, mes tė cilėve shquheshin ēifti Kenedi, Edwin Jasques, etj., tė cilėt ndihmuan nė themelimin e  Misionit Ungjillor Shqiptar mė 1922. Por nė vitin 1933, me urdhėrin e Mbretit Zog u mbyllėn dhe u ndalua gjithė veprimtaria shkollore ungjillore e Korēės. E megjithatė, gjatė kėsaj periudhe e nė vazhdim, prej vitit 1937-1939, kisha e Korēės pėrjetoi njė rritje shumė tė madhe dhe si pasojė, vazhdoi tė funksiononte deri nė vitin 1940, kur u shpėrnda nga fashistėt italianė.

Pėrsa i pėrket kishave tė tjera ungjillore shqiptare, fatkeqėsisht, nuk ka shėnime tė regjistruara apo tė arkivuara gjėkund. Nė Kosovė, sipas tė dhėnave, dihet se kishte dy kisha ungjillore nė Prishtinė: njėra ishte nė funksionim deri nė vitin 1943, dhe tjetra ishte njė kishė metodiste deri nė fillim tė viteve '60 me qendėr pėrballė Kuvendit tė Prishtinės. Nė Prishtinė ėshtė i njohur po ashtu edhe mikrotoponimi: "vorret e evangjelistėve". Ka dėshmi edhe pėr takime lutjeje tė njė grupi ungjillor nė Shkollėn "Sami Frashėri" gjatė Luftės sė Dytė Botėrore e deri nė vitin 1949.

Figura tė ndryshme, qė janė shprehur nė favor tė krishterimit protestant tek shqiptarėt ose qė e kanė ndihmuar pėrhapjen e kėtij krishtėrimi me autoritetin dhe pasuritė e tyre kanė qenė: Elena Gjika, Asdreni, Faik Konica, Naim Frashėri, Fan S. Noli, Nikolla Naēo, Pandeli Sotiri, Sami Frashėri, Mihal Grameno, Kristo Dako, Mid’hat Frashėri, etj. Figura kombėtare qė u ē’kishėruan nga Kisha greke pėr shkak tė bindjeve tė tyre fetare dhe kombėtare kanė qenė: Vangjel Meksi, Grigor Gjirokastri, Panajot Kapitari, Naum Veqilharxhi, Koto Hoxhi, Nikollė Naēo, Gjerasim Qiriazi, Gjergj Qiriazi, Grigor Cilka, Petro Nini Laurasi, K. Kristoforidhi, Thanas Sina, Kristo Shuli, Sevasti Qiriazi, etj.

Karakteristika kryesore e ungjillorėve shqiptarė ishte vizioni i tyre rilindės pėr Shqipėrinė, d.m.th. themelimi i shkollave dhe botimi e pėrhapja e librave nė shqip. Njė vizion i tillė gjeti pėrkrahjen e tė gjithėve. Sot ndoshta ende nuk do tė kishim njė alphabet nė gjuhėn shqipe, pa rolin dhe kontributin, qė luajtėn ungjillorėt shqiptarė nė Kongresin e Manastirit nė vitin 1908 (shiko Roli kombėtar i kishės protestante nė bėrjen e Alfabetit shqip: HISTORIA E PANJOHUR E KONGRESIT Tė MANASTIRIT). Kredoja e veprimtarisė sė tyre ungjillore ishte: Miq pėr Perėndinė, Dritė pėr popullin, Uratė pėr mėmėdhenė!

Botuar me tė drejtėn e autorit

© 5/12/2007