Kursi i famshėm “Alfa”:

A po i ēon ai njerėzit nė rrugė tė gabuar?

Kursi “Alfa”, si njė kurs prezantues i besimit tė krishterė, nėpėrmjet bisedave, vidiove, diskutimeve nė grupe dhe njė fund-jave tė veēantė, iu ka lėnė shumė njerėzve kaq pėrshtypje, saqė shumė kisha po e pėrdorin kėtė kurs si metodė ungjillizimi.

“Alfa” ėshtė konsideruar si sukses i befasishėm dhe fama e saj ėshtė pėrhapur edhe mė larg vendit tė origjinės sė saj, kishės sė Trinitetit tė Shenjtė tė Bromptonit, nė Londėr tė Anglisė. “Alfa” tani po gjen miq nė kontinente tė ndryshme. Ajo ėshtė bėrė mė e pėrshtatshme pėr t’u pėrdorur nga tė rinjtė, madje edhe nga tė burgosurit, fėmijėt e shkollave dhe punėtorėt.

A mund tė jetė “Alfa” njė gjė e mirė, nė njė shoqėri tė sotme tė dhėnė pas materializmit dhe ateizmit? Do tė donim qė pėrgjigja ndaj kėsaj pyetjeje tė ishte njė “Po” kategorike. Por njė kontroll mė i hollėsishėm i kursit “Alfa” na pengon qė ta quajmė atė tė dobishme.  

Perėndia i “Alfės” nuk ėshtė Perėndia i Biblės

“Alfa” citon shumė nga Bibla. E megjithatė, ky kurs nuk na prezanton me Perėndinė, qė Vetveten e ka shfaqur nė Bibėl. Ai ėshtė Krijues i universit dhe Ai qė e mban dhe e ruan atė. Ai ėshtė Mbret i madh dhe Sovran mbi gjithēka qė ka bėrė.

“Me kė kėrkoni, pra, tė mė ngjasoni, qė tė jem baras me tė?," thotė i Shenjti. Ngrini sytė tuaja pėrpjetė dhe shikoni: Kush i krijoi kėto gjėra? Ai qė e nxjerr ushtrinė e tyre me shumicė dhe thėrret gjithēka me emėr; pėr madhėshtinė e fuqisė sė tij dhe forcėn e tij, asnjė nuk mungon” (Isaia 40:25-26).

Perėndia ėshtė i shenjtė. Ai banon nė Qiell dhe ėshtė i gjithė-lavdishėm. Asgjė mėkatare nuk mund tė jetojė nė praninė e Tij. Ata, qė janė tė privuar nga lavdia dhe pėrsosmėria e Tij, i pret vetėm ndėshkimi (Romakėve 6:23).Duhet tė gėrrmosh thellė e pėr njė kohė tė gjatė pėr ta gjetur njė Perėndi tė tillė nė “Alfa”. Nuk thuhet asgjė pėr Tė si Krijues, apo si Mbret i madh. “Alfa” i merr me mend kėto veti tė Perėndisė, por nuk i pėrmend dhe nuk i pėrshkruan ato fare. Bibla na thotė se “Gjė e tmerrshme ėshtė tė bjerė njeriu nė duart e Perėndisė sė gjallė” (Hebrenjve 10:31). Por kėtė nuk do ta mėsojmė, po ta ndjekim kursin “Alfa”.

Gjendja nė tė cilėn ndodhet njeriu, sipas “Alfės”, nuk ėshtė aq serioze, sa pėrshkruhet nė Bibėl

Njeriu nuk ėshtė i lumtur, po qe se nuk ka gjetur paqe nė Perėndinė. Psalmi 7:11 na thotė se Perėndia ėshtė njė gjykatės i drejtė dhe “njė Perėndi qė zemėrohet ēdo ditė me keqbėrėsit”. Kėtė e bėn tė qartė edhe Ungjilli sipas Gjonit: “Kush beson nė Birin ka jetė tė pėrjetshme, kurse kush nuk i bindet Birit nuk do tė shohė jetė, por zemėrimi i Perėndisė qėndron mbi tė” (Gjoni 3:36). Pa Perėndinė, njeriu ėshtė nėn zemėrimin e Perėndisė. Nuk janė vetėm fajet dhe gabimet e rastėsishme, qė e bėjnė njeriun tė papėlqyer para Perėndisė; ai ashtu ėshtė vetė nga natyra: mėkatar.

Apostulli Pal na thotė se jemi “prej natyre bij tė zemėrimit” (Efesianėve 2:3). Kemi mėkatuar kundėr Perėndisė dhe e kemi thyer ligjin e Tij tė shenjtė. Jemi mėkatarė nė sytė e Tij dhe meritojmė ndėshkimin.

“Alfa”, pėrkundrazi, nuk pėrdor shprehje kaq tė fuqishme, por na lė disi nė errėsirė lidhur me gjendjen e njeriut. Sipas argumentave tė saj, mėkati vihet re mė shumė nė mėnyrėn se si e kemi shkatėrruar jetėn tonė. Njė pėrshkrim i tillė i gjendjes sė njeriut pėrqėndrohet mė shumė nė ato qė ndjen njeriu (si p.sh. frikė, hidhėrim, mungesė lumturie, etj).

Pa dyshim, jeta e mėkatarit ėshtė e mbushur me ndjenja tė tilla. Ėshtė jetė e mjeruar. Por, “Alfa” e pėrqėndron vėmendjen nė pasojat e mėkatit, jo nė vetė mėkatin. “Alfa” nuk na tregon se, mbi tė gjitha, kemi mėkatuar kundėr Perėndisė dhe, me tė drejtė, meritojmė gjykimin e Tij. Jemi njerėz “…pa … shpresė dhe … pa Perėndi nė botė” (Efesianėve 2:12). “Alfa” kurrė nuk na lejon tė ndihemi keq nė vetvete. Kurrė nuk na lejon ta shohim veten ashtu si jemi: mėkatarė nė sytė e Perėndisė. Ky ėshtė njė gabim i madh.

Jezus Krishti i “Alfės” nuk ėshtė Jezus Krishti i Biblės

“Alfa”, nė fakt, flet shumė rreth Jezus Krishtit. Na tregon se ēfarė bėri Ai, ēfarė tha rreth Vetvetes, etj. “Alfa” gjithashtu tregon se ringjallja e Krishtit qe njė ngjarje e vėrtetė historike. Por, edhe pse njė pjesė e kursit “Alfa” titullohet “Pse vdiq Jezusi?”, prapėseprapė, kėsaj pyetjeje nuk i jepet njė pėrgjigje e duhur.

Krishti vdiq, sepse ishte drejtėsia e shenjtė e Perėndisė qė e kėrkonte vdekjen e Tij. Ne ishim mėkatarė dhe tė pa shpresė. Krishtit i duhej tė vdiste nė vend tė mėkatarėve, tė cilėt me tė vėrtetė meritonin tė merrnin ndėshkimin pėr mėkatet e tyre. Vdekja e Krishtit shleu mėkatet tona dhe largoi prej nesh zemėrimin e Perėndisė (Romakėve 3:25, 1 Gjonit 2:2). “Alfa” nuk na e ka pėrshkruar Perėndinė ashtu siē duhet, prandaj edhe nė tė nuk bėhet fjalė pėr zemėrimin e Perėndisė. Nė “Alfa”, vdekja e Krishtit thjesht pėrmbush njė ide abstrakte tė drejtėsisė dhe ėshtė disi e distancuar nga vetė Perėndia.

Ilustrimet dhe shembujt qė jep “Alfa”, pėr ta pėrshkruar vdekjen e Krishtit, nuk na e sqarojnė siē duhet ēėshtjen. Vdekja e Krishtit mbi kryq ėshtė vėrtet njė vepėr dashurie, por sipas “Alfės”, ajo nuk ka lidhje me realitetin e gjykimit dhe tė zemėrimit tė Perėndisė. “Alfa” na lė tė nėnkuptojmė se Krishti sakrifikoi Veten pėr tė na shpėtuar nga pasojat e mėkatit, sepse njė gjė e tillė kėrkohej prej njė sistemi drejtėsie, qė ishte formal e disi arbitrar. Kėshtu, vdekja e Krishtit nė “Alfa” ėshtė njė gjė pak a shumė e mistershme. Por ky nuk ėshtė Krishti i Biblės.

Dashuria e Perėndisė nė “Alfa” nuk ėshtė dashuria e Perėndisė nė Bibėl

Bibla na thotė qartė se “Perėndia ėshtė dashuri” (1 Gjonit 4:8). Edhe “Alfa” na e thotė kėtė, por me njė ndryshim. Perėndia tek “Alfa” ėshtė vetėm dashuri dhe kaq. Ai nuk ėshtė gjė tjetėr, sepse kursi i “Alfės” nuk flet rreth aspekteve tė tjera tė karakterit tė Tij tė madh, tė cilat kanė tė bėjnė me shenjtėrinė dhe lavdinė e Tij.

Perėndia i Biblės ėshtė dashuri, por dashuri, qė shihet nė gatishmėrinė e Tij pėr tė shpėtuar mėkatarėt. Na thuhet: “Sepse Perėndia e deshi aq botėn, sa dha Birin e tij tė vetėmlindurin, qė, kushdo qė beson nė tė, tė mos humbasė, por tė ketė jetė tė pėrjetshme” (Gjoni 3:16).

Pse erdhi Zoti? Pėr tė shpėtuar mėkatarėt. Ēfarė e motivoi Perėndinė tė vepronte kėshtu? Dashuria e Tij. Prandaj edhe dashuria e Tij ėshtė kaq e veēantė dhe kaq e mrekullueshme. Njė Perėndi i shenjtė e i lavdishėm vjen pėr tė shpėtuar mėkatarėt! Kjo bėhet e qartė edhe tek Romakėve 5:8, “Por Perėndia e tregon dashurinė e tij ndaj nesh nė atė qė, kur ende ishim mėkatarė, Krishti vdiq pėr ne”. Kėtu shohim lavdinė e dashurisė sė Perėndisė. Ndaj edhe dashuria e Perėndisė nuk ėshtė kuptimplote pėr ne, nėse nuk e shohim atė nė kontekstin e shenjtėrisė dhe tė pėrsosmėrisė sė Tij absolute. Pa kėto dy aspektet e fundit, Perėndia kthehet thjesht nė njė qėnie emocionale me njė dashuri tė pakufizuar, tė ndarė prej ēdo lloj tė kuptuari tė natyrės dhe qėnies sė vėrtetė tė Tij. Perėndia i “Alfės” do tė na bėjė me krahė, do tė na bėjė tė ndihemi tė veēantė. Perėndia i Biblės do tė na japė jetė tė pėrjetshme. Mes dy Perėndish tė tilla, ka njė dallim tė madh.

Fryma e Shenjtė e “Alfės” nuk ėshtė Fryma e Shenjtė e Biblės

Nė “Alfa”, Frymės sė Shenjtė i kushtohet mė shumė vend sesa vetė Zotit Jezus. Kjo ėshtė pėr t’u habitur, duke e ditur atė qė thotė Bibla rreth Frymės sė Shenjtė (Gjoni 16:13-14). Pse vepron kėshtu “Alfa”? Arsyeja ėshtė kjo: “Fryma e Shenjtė” e “Alfės” ėshtė shkaku, qė iu jep njerėzve njė “eksperiencė”, e cila iua bėn realitet atyre Perėndinė.

Vėmendje tė madhe i kushtohet “fundjavės sė Frymės sė Shenjtė”. Atyre qė regjistrohen nė “Alfa”, iu thuhet tė presin qė t’iu ndodhin gjėra nga mė tė ndryshmet. Sipas “Alfės”, nganjėherė, kur pjesėmarrėsit mbushen me Frymėn e Shenjtė, ata dridhen siē dridhet gjethja e pemės nga era. Tė tjerė marrin frymė thellė, pėr tė ilustruar thithjen e Frymės brenda trupit tė tyre. Por jo vetėm kaq. Gumbėll, autori i “Alfės”, shkruan:

Nganjėherė, tė mbushurit me Frymėn shoqėrohet me nxehtėsi fizike. Njerėzit ndiejnė nxehtėsi nė duar, ose nė pjesė tė tjera tė trupit. Njėri e pėrshkroi kėtė ekperiencė si njė “ndjenjė ngrohtėsie nga tė gjitha anėt”. Dikush tjetėr tha se pėrjetoi njė “nxehtėsi tė lėngėt”. Kurse njė tjetėr ndjeu “nxehtėsi nė krahė, edhe pse mjedisi ku ndodhej, nuk ishte i ngrohtė”.

Tė gjitha kėto fenomene janė interesante, por ato nuk kanė tė bėjnė fare me Frymėn e Shenjtė, tė njohur nė faqet e Biblės. “Fryma” e “Alfės” duket sikur vepron jashtė kufijve tė Biblės. Ai, me tė cilin prezantohen pjesėmarrėsit e “Alfės” nė “fundjavėn e Frymės sė Shenjtė”, nuk ėshtė Fryma e Shenjtė. Ky mysafir i mistershėm iu bėn vizita edhe feve e kulteve tė tjera jo tė krishtera.

Nė “Alfa”, kthimi i njerėzve tek Krishti nuk ėshtė i njėjtė me atė qė pėrshkruhet nė Bibėl

Nė Ditėn e Pentikostit, ata qė dėgjuan Pjetrin tek predikonte, “u pikėlluan nė zemėr” (Veprat e Apostujve 2:37). Rojtari filipian i burgut pyeti me urgjencė tė madhe: “Zotėrinj, ē’duhet tė bėj unė qė tė shpėtohem?” (Veprat e Apostujve 16:30). Kėta njerėz e kuptuan se ishin mėkatarė. E kuptuan se kishin nevojė pėr mėshirė. Pėr ta, ashtu si edhe pėr besimtarėt nė Thesaloniki, ungjilli ishte “...me tė vėrtetė, si fjalė Perėndie” (1 Thesalonikasve 2:13).

Nė “Alfa” nuk ndodh kėshtu. Nė mė tė shumtėn e rasteve, kthimi nė besim tek Krishti ėshtė njė eksperiencė emocionale, qė ka tė bėjė me dashurinė e Perėndisė, por pa e kuptuar as shenjtėrinė e Tij, as nevojėn pėr t’u shpėtuar prej mėkatit, as nevojėn pėr t’u penduar e pėr t’u kthyer tek Perėndia, si ēėshtje jete a vdekjeje. Njerėzit ndihen tė falur, por duket sikur nuk e kuptojnė thellėsinė e mėkateve tė tyre, apo pendimin pėr mėkatet. Ndihen tė pastruar, por pa besuar tek Krishti nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme. Shpesh, ata marrin vendim pėr tė besuar nė Krishtin, gjatė njė momenti kur janė nė njė formė ekstaze. Kėtė lloj besimi nuk e gjejmė nė Bibėl.

Pėrfundim

“Alfa” nuk na ndihmon pėr ta njohur Perėndinė, edhe pse mundohet pėr ta bėrė kėtė. Nuk na pėrshkruan Perėndinė e gjallė e tė vėrtetė. Nuk e diagnostikon mjaftueshėm e me saktėsi gjendjen e njeriut. Nuk jep arsyet e duhura lidhur me vdekjen e Krishtit dhe e sheh dashurinė e Perėndisė dhe Frymėn e Shenjtė nga njė pikėpamje jo-biblike. Nuk na thotė dot “lajmin e keq” rreth vetes sonė, e si pasojė, nuk arrin tė na japė as “lajmin e mirė”.

Shpirtrat tanė kanė nevojė pėr tė vėrtetat e pallustruara  e tė pa-sheqerosura tė Biblės, pėr ato tė vėrteta, tė cilat janė jetė-shpėtuese, mė tė ēmuara e mė tė rėndėsishme sesa ato tė “Alfės”. Me anė tė “Alfės”, thjesht do tė arrijmė t’i mbushim kishat me njerėz, qė kurrė nuk janė kthyer me tė vėrtetė tek Krishti. Njė gjė e tillė nuk do t’i ndihmojė dot as ata, as kishat tona.

S’ka perspektivė mė tė keqe pėr njė njeri, kur kujton se ėshtė vėrtet i shpėtuar, kur, nė fakt, nuk ėshtė i tillė. “Alfa” pėrdor metoda tė tilla mashtruese, tė cilat janė “tė perėndishėm nė dukje, por mohues tė fuqisė” sė Perėndisė (2 Timoteut 3:5). Ne nuk duhet tė biem nė tė njėjtin kurth. Pėrndryshe, do tė paguajmė njė ēmim shumė tė lartė.

© 4 Qershor 2007