Roli
kombėtar i kishės protestante shqiptare nė themelimin e alfabetit nė gjuhėn
shqipe
HISTORIA
E PANJOHUR E KONGRESIT TĖ
MANASTIRIT
Shkruar
nga Dr.
Femi Cakolli, pastor
Redaktuar
nga Magda Maylam
Kongresi
i Manastirit, i njohur ndryshe edhe me emrin Kongresi i Alfabetit, ėshtė
njė nga ngjarjet mė tė shėnuara tė kulturės shqiptare. Merita mė e madhe
e Kongresit tė Manastirit qėndron nė faktin se ai bėri tė mundur qė, mė nė
fund, pas shumė pėrpjekjeve historike, shqiptarėt tė pėrdornin njė alfabet
tė vetėm, qė reflektonte identitetin e tyre kombėtar: njė alfabet jo me
shkronja arabe, as turke, apo greke, por me shkronja shqipe (d.m.th. me shkronja
latine, evropiane).
Patriotėt shqiptarė, qė meritojnė tė pėrmenden pėr rolin e tyre tė rėndėsishėm
nė Kongresin e Manastirit janė ata, qė Mihal Gramenoja i quan "foleja
kombėtare" me qendėr nė Korēė. Nė krye tė kėsaj foleje
gjendej fillimisht Gjerasim Qiriazi (shiko Biografia
e Gjerasim Qiriazit),
pastaj Gjergj Qiriazi, dhe Parashqevi Qiriazi. Anėtarėt e kėsaj foleje
ishin themelues dhe drejtues tė kėtyre institucioneve: Kisha Ungjillore Korēė,
mė 1891; Shkolla e tė Dielės, mė 1891(si pjesė e Kishės Ungjillore tė Korēės);
Shkolla e Vajzave, mė 1891 (shkollė laike, qė udhėhiqej kryesisht nga
Sevasti Qiriazi); Vėllazėria Ungjillore e Shqipėrisė, mė 1892 (shoqėri
ungjillore dhe letrare); Letra e Vėllazėrisė, mė 1892 (gazetė) dhe Ylli i Mėngjesit
(shoqatė e grave).
Ėshtė
pėr tu theksuar kėtu vlera shoqėrore dhe kombėtare e Kishės Protestante
Ungjillore Shqiptare nė themelimin e alfabetit nė gjuhėn shqipe. Gjatė kohės
sė Rilindjes Kombėtare, nė Shqipėri ishin dy qendra protestante shqiptare:
Korēa dhe Manastiri. Ishin pikėrisht protestantėt shqiptarė ata, qė dolėn
hapur nė Korēė nė vitin 1891, edhe pse prania e tyre ishte shfaqur nė
Manastir qysh prej vitit 1887. Ata guxuan tė hapin kisha, tė predikojnė, tė
luten dhe tė kėndojnė nė shqip. Guxuan tė hapin shkolla, si edhe tė
shkruanin dhe tė botonin libra nė gjuhėn shqipe. Ishin pikėrisht kėta
intelektualė shqiptarė, qė ofruan frymėn dhe gjakun e tyre pėr tė
themeluar alfabetin shqip.
Kongresi nuk do tė kishte patur kurrė suksesin qė pati, pa ndihmėn e klubit
"Bashkimi" tė Manastirit, i cili u drejtua pėr shumė kohė nga
Gjergj Qiriazi si nėnkryetar. Komisioni i Punės sė Alfabetit i kreu punimet e
tij pikėrisht nė shtėpinė e Gjergjit. Gjergji ishte nėnkryetar i Kongresit
dhe anėtar i Komisionit. Ai ishte pėrfaqėsues i Shoqėrisė Biblike Britanike.
Protestantė tė tjerė, qė ishin tė pėrfshirė nė udhėheqjen e Kongresit tė
Alfabetit ishin: Grigor Cilka, nėnkryetar i Komisionit; Parashqevi Qiriazi,
sekretare e Komisionit tė ABC-sė; Kristo Dako, pjesėmarrės; Fineas Kenedi, vėzhguese
(e vetmja amerikane, qė mori pjesė nė Kongres); Fillomena Bonati, vėzhguese
etj. Nė Kongres morėn pjesė 150 delegatė, nga tė cilėt mbi 35 ishin
shqiptarė protestantė, kurse tė tjerėt ishin shqiptarė myslimanė, katolikė
dhe ortodoksė.
Kongresi mori vendim pėr tė hapur shtypshkronjėn e vet dhe Gjergj Qiriazi u
caktua drejtor i saj. Kjo ishte shtypshkronja e parė shqiptare, e cila u bė
shumė e njohur kudo ndėr shqiptarėt, por u mbyll mė vonė nga turqit.
Pėr kontributin e madh kombėtar, qė kishte dhėnė "foleja kombėtare",
me rastin e 40-vjetorit tė veprimtarisė sė saj, mė 2 korrik 1931, nė Kamėz,
Mbreti Zog dhe Nėna Mbretėreshė e dekoruan atė me ēmim tė lartė. Kjo fole
kombėtare, gjatė kėsaj kohe, zyrtarisht njihej me emrin: "Instituti
Qiriazi" (Instituti Kyrias).
Botuar me tė drejtėn e autorit

© 18/12/2008