Studimi 2

Dėshmia e Dhiatės sė Vjetėr

“Dhe sipas ligjit, gati tė gjitha gjėrat pastrohen me anė tė gjakut; dhe pa derdhur gjak nuk ka ndjesė”.
(Hebrenjve 9:22)

 

  Parathėnie
Nga ana shpirtėrore, Dhiata e Vjetėr nuk do kishte kuptim, nėse nuk do tė egzistonte njė mundėsi pėr mėkatarin pėr t’iu afruar Peėrndisė pėrmes njė flijimi pajtues. Nė qendėr tė besimit nė Dhiatėn e Vjetėr qėndronte siguria se flijimet ku derdhej gjak, i mbulonin mėkatet, duke bėrė tė mundur kėshtu qė mėkatari t’i afrohej njė Perėndie tė shenjtė. Nė kohėn e Dhiatės sė Vjetėr, egzistonte njė mirėkuptim i pėrcaktuar lidhur me domosdoshmėrinė e shlyerjes sė mėkatit. Ky mirėkuptim reflektohej si nė njohurinė e fajit nė ndėrgjegjen e personit, ashtu edhe nė njohurinė e pasojave tė mėkatit nė marrėdhėnien e njė individi me Perėndinė.

Gjaku
Nuk kishte ndjesė (pajtim), pa u derdhur gjaku i kafshėve tė pastra nga ana ceremoniale (Hebrenjve 9:22). Gjaku i njė kafshe pėrfaqėsonte faktin se jeta e dikujt tjetri, qė ishte i pafajshėm, po sakrifikohej nė mėnyrė qė njė mėkatar fajtor tė ēlirohej e tė falej (Levitiku 17:11-14). E pėrdorim fjalėn ‘i pafajshėm’, pėr arsye se kafsha duhej tė ishte ‘pa tė meta’ (Eksodi 12:5). Apostulli Pjetėr e pėrdor kėtė fakt pėr tė ilustruar Krishtin, qė s’kishte asnjė mėkat (1 Pjetrit 1:19).
Festa e Pashkėve na tregon shumė gjėra lidhur me kuptimin e ‘shlyerjes sė mėkatit’. Viktima zinte vendin e mėkatarit (Levitiku 1:4; 3:2; 8:13; 4:4, 15, 24, 29; 16:21). Personi duhej ta pranonte se ai ishte me tė vėrtetė fajtor, nė mėnyrė qė gjaku tė shlyente fajin.
Qėllimi i kėtij rituali shihet qartė nė disa vargje biblike. Tek Levitiku 16:30, ky ritual bėhej pėr pastrimin e tė gjitha mėkateve. Pasazhe tė tjera vėnė nė dukje se ky pastrim sillte si rezultat shpėtimin e jetės sė mėkatarit (Levitiku 17:11). Njė rezultat tjetėr i rėndėsishėm ishte rregullimi i njė marrėdhėnieje tė pastėr me Perėndinė, sepse shlyerja e fajit kishte vlerė pėr tė gjitha papastėrtitė dhe tė gjithė rebelimin e Izraelitėve, pa marrė parasysh ē’lloj mėkati kishin kryer ata (Levitiku 16:16). Nė kėtė mėnyrė, mėkatari bėhej njė me Perėndinė nė dlirėsi, nėpėrmjet flijimit pajtues pėr mėkatet.

Shenjtėria e Perėndisė
I gjithė sistemi i flijimit, ashtu siē pėrshkruhet edhe nė Dhiatėn e Vjetėr, ishte krijuar nga Perėndia pėr tė realizuar katėr qėllime:

1.  Pėr tė zbuluar se Ai ishte i shenjtė.
2.  Pėr tė zbuluar se njeriu nuk ishte i shenjtė, por mėkatar.
3.  Pėr tė zbuluar se njeriut i duhej dikush tjetėr qė ta shpėtonte.
4.  Pėr tė treguar se Perėndia ishte i gatshėm pėr ta falur mėkatarin,  jo nė bazė tė detyrės fetare tė tij, por nė bazė tė njė zėvendėsi tė pafajshėm.

Dhiata e Vjetėr e tregon qartė se ofertat (flijimet) nė vetvete nuk e shlyejnė mėkatin, por ėshtė vetėm hiri i Perėndisė, qė e shlyen fajin (Psalmi 51:16-17; Hosea 6:6; Mikea 6:6-8).

Nga ana profetike
Kapitulli 8 i Hebrenjve e sqaron mirė se si sistemi i flijimit nė Dhiatėn e Vjetėr nuk ishte i mjaftueshėm pėr ta hequr (larguar) mėkatin dhe pėr ta falur personin pėrpara Perėndisė. Duhej tė krijohej njė besėlidhje e re dhe mė e mirė, qė tė bazohej nė njė flijim tė pėrsosur. Ky Qengj nuk do tė ishte njė kafshė, qė nuk kujdesej pėr mėkatarin, apo njė kafshė, qė e flijonin me detyrim. Ky Qengj do tė ishte vetė Biri i Perėndisė, i cili, me vetėdashje, do ta flijonte jetėn e Tij pėr tė gjithė njerėzit (Isaia 53).

Pėrfundim
Shlyerja e fajit nė Dhiatėn e Vjetėr kishte si qėllim qė t’i tregonte popullit tė Perėndisė se ata s’mund ta ēlironin vetė vetveten. Shlyerja e fajit i pėrgatiste ata pėr ardhjen e Mesias, nė mėnyrė qė, kur Ai tė vinte dhe tė vdiste mbi kryq, ata ta kuptonin shlyerjen e fajit nė Dhiatėn e Vjetėr. Nė fakt, vetėm ata qė besojnė nė Krishtin i kuptojnė flijimet e Dhiatės sė Vjetėr, qė janė tė vėshtira pėr t’u kuptuar. Vetėm ata qė besojnė tek Krishti, e shohin se kėto flijime bėjnė fjalė pėr Krishtin.