Studimi 11

Shenjtėrimi nėpėrmjet Shlyerjes sė Fajit

“Sepse, me njė ofertė tė vetme, ai i bėri tė pėrsosur pėr gjithnjė ata qė shenjtėrohen”
(Hebrenjve 10:14)

Parathėnie
Gjaku i Zotit Jezus Krisht jo vetėm qė na pajton me Perėndinė, por na jep gjithashtu fuqinė pėr tė jetuar jetė tė shenjta dhe tė perėndishme. Ata qė i kanė mėkatet e tyre tė lara me gjakun e Krishtit, duhet tė jetojnė jetė tė shenjtėruara.

A e turpėrojmė ne Zotin? 
“Sepse ai qė shenjtėron dhe ata qė shenjtėrohen janė tė gjithė prej njė; prandaj as nuk turpėrohet t’i quajė vėllezėr” (Hebrenjve 2:11). Ky tekst na tregon se ata qė janė tė shpenguar pėrmes gjakut tė Krishtit, janė vėllezėr (tė tė njėjtit gjak) me Krishtin. Kjo do tė thotė se ata duhet tė shfaqin ēdo ditė natyrėn (karakterin) e Tij. Zoti nuk turpėrohet prej atyre qė me tė vėrtetė janė larė me gjakun shenjtėrues dhe faj-shlyes tė Krishtit. Por, ah, sa herė e bėjmė Atė me turp nėpėrmjet veprimeve qė kryejmė dhe fjalėve qė themi! Ne e turpėrojmė Perėndinė atėherė kur nuk jetojmė sipas Fjalės sė Tij (Marku 8:38; Romakėve 1:16), kur vazhdojmė tė jetojmė nė mėkat (Romakėve 6:21-23; Filipianėve 1:20-22), si edhe kur nuk qėndrojmė nė Tė (1 Gjonit 2:28-29; Hebrenjve 10:29).

Gjaku i Tij na ka pėrsosur
“Ai i bėri tė pėrsosur pėr gjithnjė ata qė shenjtėrohen” (Hebrenjve 10:14). Disa komentatorė (tė Biblės) e ndryshojnė kėtė varg, duke e vendosur foljen nė kohėn e ardhshme, me qėllim qė ta mėnjanojnė mėkatin e dukshėm nė jetėt e tyre. Barnes, p.sh. nė librin e tij, ‘Shėnime mbi Dhiatėn e Re” shkruan kėshtu: “Pėr t’u bėrė tė pėrsosur nė njė periudhė kohe nė tė ardhmen”. Ėshtė e qartė se vargu Hebrenjve 10:14 ėshtė nė kohėn e shkuar, ngaqė “oferta e vetme” u ofrua mbi kryqin e Kalvarit. Tek Hebrenjve 10:10 Pali thotė: “Prej kėtij vullneti, ne jemi shenjtėruar me anė tė kushtimit tė trupit tė Jezu Krishtit, qė u bė njė herė pėr tė gjithė”. Po ta vėmė kėtė aspekt tė punės faj-shlyese dhe shenjtėruese tė Krishtit nė kohėn e ardhshme, atėherė do t’i bėjmė dėm efikasitetit (vlefshmėrisė) sė gjakut tė Tij. Shenjtėrimi ėshtė i vazhdueshėm, por ai filloi atėherė kur Zoti derdhi gjakun e Tij pėr ne. Ata qė janė tė shenjtėruar, janė tė ndarė (tė veēuar) pėr shėrbesėn (punėn) e Perėndisė. 

A jemi tė gatshėm? 
Ēdo pauses i vėrtetė i Krishtit duhet tė ecė nė rrugėn e shenjtėrisė, pavarėsisht se ēfarė beson ai nga ana teologjike lidhur me shenjtėrimin (d.m.th. shenjtėrim tė vazhdueshėm, tė menjėhershėm, apo shenjtėrim qė arrihet nė momentin e vdekjes). Kjo do tė thotė se ne duhet ta marrim kryqin dhe ta mbartim poshtėrimin qė mund tė na sjellė ai… “Prandaj edhe Jezusi, pėr tė shenjtėruar popullin me gjakun e vet, pėsoi jashtė derės (sė qytetit). Le tė dalim, pra, drejt tij jashtė fushės, duke bartur poshtėrimin e tij” (Hebrenjve 13:12-13). Nėse Zoti ka zgjedhur kėtė lloj rruge pėr tė na shenjtėruar, atėherė, s’ka dyshim qė kryqi ėshtė mėnyra pėr tė ruajtur njė jetė tė shejtėruar. Jezusi e inkurajon besimtarin qė ta “mohojė vetveten, ta marrė ēdo ditė kryqin e vet dhe tė mė ndjekė” (Luka 9:23). Ta “bartėsh poshtėrimin e Tij” ėshtė njėlloj sikur ta japėsh jetėn pėr Krishtin… “Sepse kush do ta shpėtojė jetėn e vet, do ta humbasė; por kush do ta humbasė jetėn e vet pėr shkakun tim, do ta shpėtojė. E pra, ē’dobi ka njeriu po tė fitojė tėrė botėn, dhe pastaj tė shkatėrrojė veten dhe tė shkojė nė humbje? Sepse, nėse dikujt i vjen turp pėr mua dhe pėr fjalėt e mia, edhe Birit tė njeriut do t’i vijė turp pėr tė, kur tė vijė nė lavdinė e vet dhe tė Atit e tė engjėjve tė shenjtė” (Luka 9:24-26). Si mund tė shpresojmė ne se do t’i shijojmė bekimet e shlyerjes sė fajit, nėse nuk jemi tė gatshėm tė hedhim hapin e parė nė rrugėn kryesore tė shenjtėrisė? Pse ka kaq pak veta qė janė gati pėr t’iu bindur vullnetit dhe fjalės sė Tij? 

Pėrfundim
Ėshtė pėr tė ardhur keq qė shumė tė krishterė, nė vend qė ta vėnė besimin e tyre tek Zoti, gjaku faj-shlyes i tė cilit pagoi ēmimin pėr shpėtimin e mėkatarit, pėrkundrazi e vėnė besimin e tyre nė tė ashtu-quajturėn ‘lutjen e mėkatarit’, tė cilėn e kanė thėnė nė tė kaluarėn. Ata e besojnė se gjaku i Tij i ka larė nga mėkatet, por kjo gjė nuk vihet re nė jetėt e tyre. Ai vdiq qė, jo vetėm tė na shpėtojė nga mėkati, por edhe qė tė na japė mundėsinė pėr tė jetuar njė jetė tė shenjtė.

Page created 10 December 2005