Studimi 13

A ka shėrim nė shlyerjen e fajit?

“Beko, shpirti im, Zotin, dhe tė gjitha ato qė janė tek unė tė bekojnė emrin e tij tė shenjtė. Beko, shpirti im, Zotin dhe mos harro asnjė nga tė mirat qė ka bėrė. Ai fal tė gjitha paudhėsitė e tua dhe shėron tė gjitha sėmundjet e tua, shpengon jetėn tėnde nga shkatėrrimi dhe tė kurorėzon me mirėsi dhe dhembshuri; ai ngop me tė mira gojėn tėnde dhe tė bėn tė ri si shqiponja..”
(Psalmi 103:1-5)

Parathėnie
Shoqatat e ashtu-quajtura ‘shėruese’ kanė biznesin e tyre tė madh nė kishė. Duket sikur Tetzeli po premton pėrsėri ēlirim, kėsaj rradhe jo nga zjarri i purgatorit, por ēlirim prej sėmundjes, n.q.s. hidhet sasia e mjaftueshme e parave nė xhepat e shoqatės. Bekimi i shėrimit shpesh keqinterpretohet, ndaj ėshtė e rėndėsishme tė kuptojmė se ē’thotė Bibla lidhur me kėtė temė, dhe tė shohim nėse shėrimi ėshtė apo jo pjesė e shlyerjes sė fajit. 

A mund tė shėrohen tė gjithė?
Pėr t’iu pėrgjigjur kėsaj pyetjeje, duhet tė bėjmė edhe dy pyetje tė tjera: “A mund tė shpėtohen tė gjithė?” Pėrgjigja pa dyshim ėshtė ‘po’, sepse Perėndia “nuk do qė ndokush tė humbasė, por qė tė gjithė tė vijnė nė pendim” (2 Pjetrit 3:9). Nėse kjo ėshtė e vėrtetė, pse atėherė nuk shpėtohen tė gjithė njerėzit? Nėse ėshtė vullneti i Perėndisė qė tė gjithė tė shpėtohen, atėherė problemi duhet tė qėndrojė tek vullneti i njeriut, “Por ju nuk doni tė vini tek unė qė tė keni jetėn” (Gjoni 5:40). Thelbi i kėsaj ēėshtjeje qėndron tek besimi personal nė Krishtin, “Edhe pa besim ėshtė e pamundur t’i pėlqesh Atij, sepse ai qė i afrohet Perėndisė duhet tė besojė se Perėndia ėshtė, dhe se ėshtė shpėrblenjėsi i atyre qė e kėrkojnė atė” (Hebrenjve 11:6). Jobesimtarėt dhe ata qė janė me dy mendje nuk marrin asgjė nga Perėndia (Jakobi 1:7). Kur bėjmė tė njėjtat pyetje lidhur me shėrimin, duhet tė arrijmė nė tė njėjtat pėrfundime. 
Nė kėtė studim, do pėrpiqemi tė vėrtetojmė se shpėtimi dhe shėrimi janė pjesė e shlyerjes sė fajit. Fakti se pak veta vijnė tek Krishti (pėr shpėtim), nuk e nėnvlerėson shpėtimin qė arrihet pėrmes gjakut tė Tij. I njėjti arsyetim ėshtė i vėrtetė edhe lidhur me shėrimin.

Deklaruar nė mėnyrė profetike
Profeti Isaia foli nė mėnyrė profetike lidhur me sigurinė e shėrimit nė shlyerjen e fajit: “Megjithatė ai mbante sėmundjet tona dhe kishte marrė pėrsipėr dhembjet tona; por ne e konsideronim tė goditur, tė rrahur nga Perėndia dhe tė pėrulur” (Isaia 53:4). Ky tekst bėn fjalė kryesisht pėr shpėtimin, por ka lidhje gjithashtu edhe me shėrimin fizik. Nė ungjillin e tij, Mateu e pėrkthen kėtė varg nė kėtė mėnyrė: “Dhe kur u ngrys, i sollėn shumė tė pushtuar nga demonė; dhe ai, me fjalė, i dėboi frymėrat dhe i shėroi tė gjithė tė sėmurėt, qė kėshtu tė pėrmbushej fjala e profetit Isaia kur tha: “Ai i mori lėngatat tona dhe i mbarti sėmundjet tona” (Mateu 8:16-17).

Shėrimi, pjesė e shlyerjes sė fajit 
Kur Jezusi u kritikua nga shkribėt ngaqė tha se Ai ishte nė gjendje tė falte mėkatet, Ai u pėrgjigj: “Pse i mendoni kėto gjėra nė zemrat tuaja? Ēfarė ėshtė mė lehtė: t’i thuash tė paralizuarit: "Mėkatet e tua tė janė falur," apo t’i thuash: "Ēohu, merre vigun tėnd dhe ec"? (Mateu 2:8-9). Dhe mė tej Ai e vėrtetoi se kishte fuqinė pėr t’i bėrė tė dyja kėto gjėra: “Dhe tani, qė ta dini se Biri i njeriut ka pushtet tė falė mėkatėt mbi dhe, unė po tė them (i tha tė paralizuarit): Ēohu, merre vigun tėnd dhe shko nė shtėpinė tėnde!"”. Dhe ai u ngrit menjėherė, mori vigun e vet dhe doli pėrjashta nė praninė e tė gjithėve dhe kėshtu tė gjithė u habitėn dhe lėvduan Perėndinė duke thėnė: “Njė gjė tė tillė s’e kemi parė kurrė!”. Ka ende nga ata qė nuk arrijnė ta kuptojnė se Jezusi mund tė shpėtojė dhe tė shėrojė. Kur Ai arrin tė bėjė punėn e madhe tė shpėtimit, pse nuk e pranojmė se Ai mund tė bėjė edhe punėn mė tė vogėl tė shėrimit? 
Duhet ta vėmė re se Jezusi nuk vdiq mbi kryq pėr tė shėruar sėmundjet. Po tė ishte kėshtu, atėherė tė gjithė ata qė vijnė pėr t’u shpėtuar, duhet tė shėrohen menjėherė. E megjithatė shėrimi ėshtė pjesė e punės faj-shlyerėse tė Krishtit, sepse shlyerja e fajit rrjedh si nga jeta, ashtu edhe nga vdekja e Tij. “…me vurratat e tij ju u shėruat” (1 Pjetrit 2:24). Ky tekst ka tė bėjė me mėkatin, jo me shėrimin fizik, siē e tregon edhe i gjithė vargu 24. Shėrimi i trupit ka ardhur gjithmonė si njė ndėrhyrje e mėshirės dhe hirit tė Perėndisė. 

Kisha dhe sėmundjet
Tė krishterėt nuk janė tė imunizuar ndaj sėmundjeve, sepse ata jetojnė nė njė botė tė zhytur nė mėkat (Romakėve 8:18-25). Nuk ėshtė gabim tė marrėsh ilaēe, apo tė bėhesh operacion, kur sėmuresh, sepse shumica e sėmundjeve vijnė si rezultat i tė jetuarit nė njė botė mėkatare (1 Timoteut 5:23). Autorja e shquar e hymneve, Fani Krosbi, ishte e verbėr, por kurrė nuk e hodhi poshtė besimin tek Krishti, sepse ajo e kishte kuptuar se verbėria nuk ishte si rezultat i mėkatit tė saj. Ja si shkruan ajo:

Ē’shpirt tė lumtur kam!
Edhe pse nuk shoh,
E kam vendosur qė nė kėtė botė
Do tė jem e kėnaqur.

Sa shumė bekime marr,
Bekime qė tė tjerėt s’i kanė!
Nuk mund tė qaj dhe nuk do tė qaj,
Sepse jam e verbėr. 

Sėmundjet nuk vijnė qė tė gjitha nga Satanai, dhe nuk janė qė tė gjitha nė kundėrshtim me vullnetin e Perėndisė. Sepse po tė ishte kėshtu, atėherė nuk do tė kishte asnjė disiplinim hyjnor pėr fėmijėt e Perėndisė. Vargje tė tilla si p.sh. Ligji i Pėrtėrirė 32:39; 7:15; 28:60; 30:19-20; 32:45 dhe Eksodi 15:26 na mėsojnė se Perėndia i lėndon njerėzit pėr t’i disiplinuar, edhe pse Ai nuk ka dėshirė ta bėjė njė gjė tė tillė. Nė mes tė besimtarėve, disa sėmundje shkaktohen si pasojė e mėkatit tė vazhdueshėm dhe tė vullnetshėm tė vetė personit tė sėmurė (Psalmi 38:3). 1 Korintasve 11:30 na sjell nė mendje faktin se marrja e darkės sė Zotit padenjėsisht mund tė sjellė sėmundje dhe madje edhe vdekje. Prandaj Jakobi shkruan : “A ėshtė i sėmurė ndonjė nga ju? Le tė thėrrasė pleqtė e kishės dhe ata tė luten pėrmbi tė, dhe le ta lyejnė me vaj nė emėr tė Zotit, dhe lutja e besimit do ta shpėtojė tė sėmurin dhe Zoti do ta mėkėmbė; dhe nėse ka bėrė mėkate, ato do t’i falen. Rrėfeni fajet njeri tjetrit dhe lutuni pėr njeri tjetrin, qė tė shėroheni; shumė fuqi ka lutja e tė drejtit kur bėhet me gjithė shpirt” (Jakobi 5:14-16). Fakti qėndron kėtu: shumica e tė krishterėve thėrrasin doktorin para se t’i thėrrasin Zotit pėr shėrim! 

Perėndia nuk ka ndryshuar
“Nė qoftė se ti dėgjon me vėmėndje zėrin e Zotit, Perėndisė tėnd, dhe bėn atė qė ėshtė e drejtė nė sytė e tij dhe dėgjon urdhėrimet e tij dhe respekton tėrė ligjet e tij, unė nuk do tė jap asnjė nga ato sėmundje qė u kam dhėnė Egjiptasve, sepse unė jam Zoti qė tė shėron" (Eksodi 15:26). Askush nga ata qė vijnė tek Krishti pėr ndihmė, nuk kthehet mbrapsht. Si shpėtimi, ashtu edhe shėrimi janė gati pėr ata qė vijnė me besim. Kur punėt nuk shkojnė mirė, jemi ne ata qė kemi ndryshuar, jo Perėndia (Hebrenjve 13:8). 
Nuk i dimė tė gjitha detajet se pėrse disa veta nuk shėrohen, ashtu siē nuk e dimė se ēfarė i pengon tė afėrmit dhe miqtė tanė qė ta pranojnė Krishtin. Por e besojmė se problemi qėndron me njeriun dhe me kėtė botė mėkatare, jo me Perėndinė. 

Pėrfundim
Gjatė gjithė historisė biblike, shohim se si Perėndia i ka shpėtuar dhe shėruar njerėzit. E besojmė se Ai ėshtė po aq i zoti sot pėr tė shėruar, ashtu siē ishte edhe nė tė kaluarėn. Duhet t’i pėrulemi vullnetit tė Tij, si kur jemi mirė me shėndet, ashtu edhe kur jemi tė sėmurė.

BACK

Page created 7 January 2006