Studimi 14
Duke pasur, pra, o vėllezėr, liri tė plotė pėr tė hyrė nė shenjtėrore me anė tė gjakut tė Jezusit, me anė tė njė udhe tė re dhe tė gjallė qė ai pėruroi pėr ne me anė tė velit, domethėnė tė mishit tė tij, edhe duke pasur njė kryeprift mbi shtėpinė e Perėndisė, le ti afrohemi me zemėr tė vėrtetė, me siguri tė plotė besimi, duke i pasur zemrat tona tė lara prej ndėrgjegjės sė ligė dhe trupin tė larė me ujė tė
kulluar.
(Hebrenjve 10:19-22)
Parathėnie
Gjaku fizik i Jezus Krishtit u derdh pėr ne rreth 2000 vjet mė parė. Por prapėseprapė, ai ėshtė akoma efikas edhe sot. Ati Perėndi e pranoi sakrificėn e Birit tė Tij si njė pagesė tė plotė pėr mėkatet e botės. Kur gjaku i Krishtit vihet nė zbatim nė jetėn e mėkatarit qė ka besim tek Ai, atėherė ai mėkatar ka jetė tė pėrjetshme (Efesianėve 1:7; Kolosianėve 1:14; Zbulesa 1:6 - nė Biblėn nė shqip).
Mrekulli apo magji?
Fuqia transformuese e gjakut tė Krishtit, qė shlyen fajin, duhet tė pranohet si njė mrekulli nė jetėn e atyre qė besojnė. Fatkeqėsisht, ka nga ata njerėz, qė e trajtojnė kėtė fuqi si magji.
Jezusit i duhej tė vdiste nė njė kohė tė caktuar tė historisė njerėzore. Nėse dikush do ta kishte prekur gjakun e Tij para kėsaj kohe (p.sh. gjatė rrethprerjes, kur Krishti ishte foshnjė), atėherė nuk do tė ndodhte asnjė transferim fuqie, asnjė shėrim, asnjė shlyerje faji. Edhe sikur njė pjesė e gjakut tė Tij tė ruhej nė njė kuti, nė vetvete, ai gjak nuk do tė kishte asnjė fuqi shpėtuese. Ata njerėz qė e bėnė trupin e Krishtit gati pėr varrosje, nuk thanė asgjė rreth efektit transformues, kur prekėn gjakun e Tij. Vlera e gjakut tė Krishtit qėndron tek sakrifica qė kreu Ai nė kryq (1 Korintasve 15:3; Romakėve 5:8-10; Filipianėve 2:8; Hebrenjve 9:15).
Ashtu si sakrifikimi i qengjit nė Dhiatėn e Vjetėr, ashtu edhe vdekja e Jezusit ndodh=n nė njė ditė tė caktuar dhe pėr njė qėllim tė caktuar. Vdekja sakrifikuese e Tij do tė ishte e papranueshme pėr Perėndinė, po tė kishte ndodhur nė njė ditė tjetėr. N.q.s. dyert e shtėpive tė Izraelitėve do tė ishin lyer me gjakun e qengjit njė ditė mė parė, apo njė ditė mė pas asaj dite qė kishte caktuar Perėndia, atėherė Izraelitėt nuk do tė shpėtoheshin (Eksodi 12:13-14; 1 Korintasve 5:7). Gjithashtu, Izraelitėt nuk u lejuan ta pėrsėrisnin mė kėtė akt, me qėllim qė tė kujtuarit e Pashkėve tė mos bėhej njė gjė mistike apo magjike. Katoliēizmi e ka kthyer sakrificėn e Krishtit nė njė formulė magjike, nėpėrmjet transubstancimit (d.m.th. sipas tyre, gjatė meshės, vera kthehet nė gjakun e Krishtit, kurse buka bėhet trupi i Tij). Puna e pėrfunduar e Krishtit bėhet realitet nė jetėn e besimtarit vetėm me anė tė besimit (Hebrenjve 9:14-17; 13:20; Kolosianėve 1:20).
Tė lutesh pėr aplikimin e gjakut tė Krishtit
Si prifti qė kryen meshėn, ashtu edhe ai i krishterė qė lutet qė gjaku i Krishtit tė bjerė mbi objekte dhe mbi njerėz tė ndryshėm, janė qė tė dy fajtorė, sepse keqkuptojnė vdekjen e Tij mbi kryq. Nė qarqet karizmatike besimtarėt luten qė gjaku i Krishtit tė aplikohet mbi pronėn vetjake, mbi tė sėmurėt dhe mbi vetet e tyre. Por besimi i vėrtetė nuk gjendet aty ku hidhet njė magji, por themeli i tij ėshtė tek puna e pėrfunduar e Krishtit mbi Kalvar. Tė veprurit ndryshe tregon mungesė besimi.
Vetėm Krishti ėshtė Ai qė e aplikon fuqinė e gjakut tė Tij mbi ata qė besojnė nė Tė. Objektet nuk mund tė kenė besim, kurse tė afėrmit qė nuk besojnė duhet tė besojnė vetė tek Krishti para se tė kenė jetė tė pėrjetshme. Nė Dhiatėn e Vjetėr, gjaku nuk spėrkatej kurrė mbi enėt e papastra; as prifti nuk spėrkaste ēdo gjė dhe ēdo njeri, si ti donte qejfi. Ēdo lloj spėrkatjeje me gjak bėhej sipas udhėzimeve strikte tė Perėndisė. Po, pa dyshim, ne mund tė lutemi pėr shpėtimin e atyre qė nuk besojnė, madje edhe pėr shėrimin e tyre, por nuk ėshtė nevoja tė lutemi pėr aplikimin e gjakut tė Krishtit mbi ta. Tė pranuarit e Krishtit si Shpėtimtar ėshtė njė vendim personal i ēdo individi.
Po tė jepej qoftė edhe njė udhėzim i vetėm nė Bibėl lidhur me tė luturit pėr aplikimin e gjakut tė Krishtit, atėherė ky studim, jo vetėm qė do tė hidhej poshtė, por do tė quhej hereci. Por vargje tė tilla nuk egzistojnė.
As apostujt, as kisha e parė, nuk e praktikuan kėtė lloj akti jo-biblik tė tė luturit pėr gjakun e Krishtit. Si ata, ashtu edhe ne duhet tua predikojmė dhe tua mėsojmė fjalėn e Perėndisė jobesimtarėve dhe atyre qė e kanė braktisur besimin nė Krishtin, duke i inkurajuar ata qė tė pendohen (1 Gjonit 1:7-9). Nė Dhiatėn e Vjetėr, vetėm kryepriftit i lejohej ta prekte gjakun. Nė Dhiatėn e Re, kjo detyrė i takon po ashtu vetėm Zotit Jezus Krisht, Kryepriftit tonė tė Madh.
Pėrfundim
Gjaku i Krishtit vazhdon tė pastrojė jetė akoma edhe sot. Tė gjithė ata qė e pranojnė Atė nėpėrmjet besimit, ēlirohen (nga mėkatet), justifikohen para Perėndisė dhe pranohen nga Ai. Zoti nuk e kishte bėrė asnjėherė nė plan qė gjaku i Tij tė kthehej nė njė formulė magjike. Po ta trajtojmė atė nė kėtė mėnyrė, atėherė e shpėrfytyrojmė shlyerjen e fajit.
Page created 13 January 2006