Studimi 5

Domosdoshmėria e vdekjes sė Krishtit

“Atėherė ai u tha atyre: “O budallenj dhe zemėrngathėt pėr tė besuar gjithēka qė kanė thėnė profetėt! 
Por a nuk duhej qė Krishti tė vuajė gjėra tė tilla qė tė hyjė kėshtu nė lavdinė e tij?”.
(Luka 24:25-26)

Parathėnie
Po tė kishte njė mėnyrė tjetėr pėr tė shpėtuar mėkatarėt, atėherė Perėndia do ta kishte zgjedhur atė rrugė. Por jo, nė planin hyjnor nuk kishte asnjė mėnyrė tjetėr pėr ta shlyer fajin. Derdhja e gjakut tė Zotit Jezus Krisht ishte e vetmja zgjidhje pėr problemin e mėkatit. Krishti duhej tė vdiste nė vend tė mėkatarit dhe tė mbartte mbi supet e Tij mėkatin e botės dhe zemėrimin e Perėndisė. 

Perėndia nuk e kishte pėr detyrė tė na shpėtonte
Perėndia nuk e kishte pėr detyrė ta shpėtonte njeriun, thjesht sepse ai ishte i zhytur e i humbur nė mėkat. Perėndia nuk e kishte pėr detyrė ta dėrgonte Birin e Tij tė vetėmlindurin, qė tė paguante pėr shlyerjen e mėkatit (Gjoni 3:16). Kur mėkatuan ėngjėjt, Perėndia i ndėshkoi ata me burgim, nė pritje tė gjygjit final (2 Pjetrit 2:4). Ai do tė kishte vepruar me drejtėsi tė pėrsosur dhe absolute, edhe po qe se do tė na kishte braktisur plotėsisht. 

Mėshira e Perėndisė
Mėshira shpėrthen, atėherė kur drejtėsia hyjnore takohet ballė pėr ballė me dashurinė. Nga njėra anė, drejtėsia kėrkon qė mėkatari ta paguajė plotėsisht ēmimin pėr mėkatin, edhe pse njė gjė e tillė ėshtė e pamundur. Nga ana tjetėr, mėshira hap rrugėn pėr ta ēliruar mėkatarin nga borxhi. Ky ēlirim dhe kjo mėshirė manifestohet tek Krishti. Tek lutej pėr ato qė do tė ndodhnin ditėn e nesėrme, Jezusi i tha tė Atit: “Ati im, nė qoftė se ėshtė e mundur, largoje prej meje kėtė kupė; megjithatė, jo si dua unė, por si do ti” (Mateu 26:39). Nė kėtė tekst shohim dy tė vėrteta tė rėndėsishme. Sė pari, nuk kishte asnjė lloj mėnyre tjetėr qė tė mund ta shlyente mėkatin e njeriut dhe sė dyti, ishte vullneti i Perėndisė qė Biri i Tij ta paguante ēmimin pėr mėkatin, si Qengji i Perėndisė. Vdekja e Tij mbi kryqin e Kalvarit ishte i vetmi mjet i mundur pėr shpėtimin tonė (Veprat e Apostujve 4:12).
Nė tekstin nė hyrje tė kėtij studimi, duket qartė se vdekja e Krishtit nė kryq ishte absolutisht e domosdoshme, nė mėnyrė qė tė shpėtohej njeriu. Ai e vėrtetoi kėtė nėpėrmjet shumė vargjeve biblike (Luka 24:27). 

Njė si ne
Fuqia shfajėsuese e gjakut tė Jezus Krishtit ishte mėnyra qė zgjodhi Perėndia si pėr tė ruajtur drejtėsinė e Tij, ashtu edhe pėr tė shpėtuar mėkatarin. Ky ēlirim nuk vjen nėpėrmjet veprave tė mira, por pėrmes besimit (Romakėve 3:26-28; Efesianėve 2:8-9).
Vetėm Krishti mund ta realizonte kėtė akt mėshire. Ėshtė e pamundur pėr njeriun, qė ai ta shlyejė vetė mėkatin e tij. Nuk mjaftojnė as sakrifikimet e kafshėve. Edhe pse kafshėt nuk e dinė se ē’ėshtė mėkati, prapėseprapė ato nuk e kuptojnė arsyen pse duhet tė vuajnė ato nė vend tė mėkatarit. Hebrenjve 10:4 thotė: “Sepse ėshtė e pamundur qė gjaku i demave dhe i cjepve tė heqė mėkatet”. Duhej njė sakrificė mė e mirė, njė sakrificė, qė tė mund ta pėrmbushte kėtė domosdoshmėri tė njeriut. Zoti Jezus u bė si ne, nė mėnyrė qė Ai tė zinte vendin tonė nė kryq… “Prandaj ai duhej t’u ngjante nė ēdo gjė vėllezėrve, qė tė mund tė ishte i mėshirshėm e kryeprift besnik nė ato qė i pėrkasin Perėndisė, pėr pėr t’u bėrė pajtim pėr mėkatet e popullit, sepse, duke qenė se ai vetė hoqi kur u tundua, mund t’u vijė nė ndihmė atyre qė tundohen” (Hebrenjve 2:17-18).

Pėrfundim
Shkurtimisht, nuk egziston asnjė lloj mėnyre tjetėr shpėtimi, veēse nėpėrmjet gjakut tė Zotit Jezus Krisht. Ata qė kėrkojnė njė rrugė tjetėr, ose qė u prezantojnė mėkatarėve njė mėnyrė tjetėr, e ēnderojnė Zotin, i cili pagoi ēmimin mė tė lartė pėr tė na ēliruar nga mėkati. Nuk ka asnjė lloj rruge tjetėr. Jezusi tha: “Unė jam udha, e vėrteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati pėrveēse nėpėrmjet meje” (Gjoni 14:6).