Studimi 7
Atėherė ai u tha atyre: Shpirti im ėshtė thellėsisht i trishtuar, deri nė vdekje.
(Mateu 26:38)
Parathėnie
Jeta e Zotit Jezus Krisht nė tokė ishte si pėrgatitje pėr vdekjen sakrifikuese tė Tij mbi kryq. Agonia e Tij nė Kopshtin e Gethsamenisė na tregon sadopak pėr trishtimin dhe vuajtjen qė duroi Ai nė vend tė mėkatarėve. Dhimbja qė provoi Krishti, mund tė ndahet nė katėr aspekte. Kėto do ti studiojmė nė dy pjesė.
Kryqėzimi
Shpesh supozohet nga besimtarėt (pa qėllim tė keq) se vuajtja fizike e Jezusit ishte mė e rėndė sesa vuajtjet qė kanė provuar njerėzit e tjerė nė historinė e botės. Por faktet historike na tregojnė tė kundėrtėn. Ka vdekje mė tė tmerrshme dhe qė shkaktojnė mė shumė dhimbje sesa kryqėzimi. Duhet tė vėmė re se ushtarėt iu a thyen kėrcinjtė dy burrave tė tjerė, qė u kryqėzuan me Krishtin (Gjoni 19:32). Bibla nuk na thotė kurrė se Zoti vuajti mė shumė sesa ndonjė njeri tjetėr, por me kėtė nuk duhet tė kuptojmė se vuajtjet e kryqėzimit tė Tij nuk ishin tė tmerrshme. Kurrė nuk kemi pėr ta kuptuar plotėsisht se ēfarė provoi Krishti, nėse nuk arrijmė ta kuptojmė se si vuan trupi i njeriut kur kryqėzohet.
Pėrveē dhimbjes sė shkaktuar nga gozhdėt, kryqėzimi shkaktonte vdekje tė ngadalshme nėpėrmjet marrjes sė frymės. Krahėt e shtrirė (tė kryqėzuar) e tėrhiqnin njeriun lart, duke bėrė qė ai tė merrte frymė me vėshtirėsi. Njė lėvizje sado e vogėl pėr tė ēliruar dhimbjen, shkaktonte vetėm dhimbje mė tė madhe. E meqėnėse Krishtin e kishin rrahur me kamzhik, sa herė qė Ai lėvizte, plagėt hapeshin mė shumė, tek takonin drurin e ashpėr tė kryqit.
Seneka, njė filozof romak (lindur nė vitin 3 para Krishtit dhe vdiq nė vitin 65 pas Krishtit) e ka pėrshkruar kryqėzimin si njė agoni e tejzgjatur (Letra 101, Kapitulli 14). Kriminelėt i linin tė varur nė kryq pėr ditė me rradhė, dhe pamja e tyre mbi kryq bėhej e pamundur pėr tu shikuar qoftė edhe nga kalimtarėt mė zemėrngurtė. Atėherė ushtarėt ua thyenin kėrcinjtė tė kryqėzuarve, nė mėnyrė qė tė mos e mbanin mė peshėn e trupit, duke shkaktuar kėshtu qė cipa e zemrės (ose perikardi) tė mbushej me ujė, dhe vdekja tė ishte e menjėhershme.
Vdekja fizike e Jezusit
Krishti vdiq pėr mėkatet tona (1 Korintasve 15:3), por Ati nuk e lejoi Birin e Tij tė provonte dhimbje dhe vuajtje tė panevojshme. Vuajtja e Tij i plotėsoi pikė pėr pikė kėrkesat e Ligjit. Kjo do tė thotė se zemėrimi i drejtė i Perėndisė u shua plotėsisht; asgjė tjetėr nuk mund tė realizonte mė shumė sesa kaq. Kur Jezusi tha: U krye! (Gjoni 19:30), atėherė Ai nuk kishte ētė bėnte apo ētė vuante mė shumė pėr tė shpėtuar mėkatarėt.
Sakrifica e jetės sė Tij tė shenjtė ishte pagesa mė e pėrsosur pėr tė gjithė.
Zoti kishte kohė qė kishte vdekur, kur romakėt erdhėn pėr ti thyer kėrcinjtė, nė mėnyrė qė ti kėnaqnin Hebrenjtė (Gjoni 19:31-33). Kėshtu u pėrmbush profecia e vjetėr qė thoshte se asnjė prej kockave tė Mesisė nuk do tė copėtohej (Psalmi 34:20). Si rezultat, kjo tregoi gjithashtu se Ai ishte Qengji i pėrsosur i Perėndisė (Eksodi 12:46; Numrave 9:12; Gjoni 19:32; 1 Korintasve 5:7).
Ushtari romak ia tejshpoi brinjėn Krishtit me heshtė, pėr tu bindur se Ai kishte vdekur me tė vėrtetė. Ai tejshpoi kėshtu edhe cipėn e zemrės (ose perikardin) e Tij, dhe si pasojė, nga kjo plagė u derdh gjak dhe ujė, qė tregoi se Ai kishte vdekur (Gjoni 19:34). Ėshtė interesante tė vėrejmė se si Zakaria 12:10, ashtu edhe Psalmi 22:16, pėrdorin fjalėn shpuar ose therur. Tek Zakaria 12:10, kjo fjalė do tė thotė Tė tejshposh me heshtė apo me shpatė, kurse Psalmi 22:16 do tė thotė tė gozhdosh. Pėr kėtė arsye, Thomai do ti jetė pėrjetė mirėnjohės Zotit pėr veprimin qė kreu ushtari (Gjoni 20:27-29).
Nė asnjė vend tė Biblės nuk thuhet se Jezusi vdiq shpirtėrisht.
Pėrfundim
Bibla nuk na i paraqet tė gjitha detajet e llahtarshme tė vdekjes sė Zotit nė kryq pėr njė arsye: Perėndia do qė ne ta pėrqėndrojmė vėmendjen tek ajo se pėrse vdiq Krishti dhe jo tek mėnyra se si vdiq Ai. Ata qė e keqkuptojnė kuptimin e vėrtetė tė kryqit, i thurin lavde agonisė sė trupit dhe nuk dinė asgjė mbi rėndėsinė e vdekjes sė Krishtit. Mėnyra e vdekjes sė Tij i pėrmbushi profecitė, por arsyeja pse Ai u bė sakrifikim pėr mėkatet tona ėshtė ajo qė i sjell shpėtimin shpirtrave tanė. Pa vdekjen e Tij fizike, vuajtjet e Zotit nuk do ta shlyenin kurrė mėkatin tonė. Shlyerja e fajit (e mėkatit) qėndron tek gjaku i Tij (1 Gjonit 2:2; Romakėve 3:25).
Page created 12 November 2005