Studimi 8

Vuajtja e Krishtit (pjesa 2)

Mbartėsi i mėkatit

“Sepse ai bėri tė jetė mėkat pėr ne ai qė nuk njihte mėkat, qė ne tė bėhemi drejtėsia e Perėndisė nė tė.”.
(2 Korintasve 5:21)

Parathėnie
Dhimbja fizike qė duroi Krishti, ėshtė vėshtirė pėr t’u imagjinuar. Filmat e ndryshėm, si p.sh. ‘Pasioni i Krishtit’, e pėrqėndrojnė vėmendjen e tyre gabimisht tek kjo pjesė e jetės sė Tij, dhe pėr kėtė arsye, ata nuk e paraqesin drejt qėllimin pse Krishti erdhi nė botė. Por ky problem zmadhohet edhe mė shumė pėr faktin se ka shumė pak njerėz, madje edhe nga ata brenda kishės, qė nuk e kuptojnė dhimbjen psikologjike qė provoi Zoti, kur mbarti mbi supet e Tij mėkatin dhe fajin tonė. Po tė pėrqėndrohemi vetėm tek njė aspekt i vuajtjes sė Zotit, (d.m.th. tek aspekti fizik), atėherė nuk do ta kuptojmė siē duhet sakrificėn e Tij. 

Pėrsosshmėrisht i shenjtė 
Si besimtarė, ne ndiejmė turp dhe keqardhje, kur nuk i bindemi Zotit. E kuptojmė se mėkati ynė ka shkaktuar njė ndarje tė shoqėrisė sonė me Perėndinė (Isaia 59:2). Si pasojė, kjo na bėn tė ndihemi fajtorė dhe tė ndėshkuar. Sa mė shumė qė tė dėshirojmė tė jetojmė njė jetė tė shenjtėruar, aq mė i madh do tė jetė shqetėsimi qė ndjejmė kur mėkatojmė kundėr Perėndisė.
Si do tė ishte ndjerė Jezusi, pra, kur mori mbi Vete “mėkatin e botės” (Gjoni 1:29)? Ai ishte absolutisht i shenjtė nė ēdo drejtim. Ngaqė ishte Perėndi, Ai do ta kishte urryer tmerrėsisht mėkatin. Ai ishte i shenjtė, ndaj mėkati ishte diēka e panjohur pėr Tė (1 Pjetrit 2:24; 2 Korintasve 5:21; Hebrenjve 7:26). E megjithatė, pėr shkak se Ai e deshi Atin Perėndi dhe mėkatarėt, Ai vullnetarisht mbarti mbi supe tėrė peshėn e mėkatit tonė. Ėshtė e pamundur nė kėtė botė qė ne ta kuptojmė plotėsisht dhimbjen e brendshme qė ndjeu Jezusi, kur Ai u bė mbartėsi i mėkatit. 

U bė tė jetė mėkat
Tė gjithė i dinė fjalėt e mrekullueshme tė regjistruara tek Isaia 53:6, 12, qė thonė: “Zoti bėri qė tė bjerė mbi tė paudhėsia e ne tė gjithėve… ai ka mbajtur mėkatin e shumė vetave”. Gjon Pagėzori, pa dyshim, iu referua Isaias 53, kur deklaroi se Jezusi ishte “Qengji i Perėndisė, qė heq mėkatin e botės” (Gjoni 1:29). Apostulli Pal gjithashtu na mėson se Jezusi u bė “tė jetė mėkat pėr ne” (2 Korintasve 5:21). Ky portretizim i Mesisė si mbartės i mėkatit, do tė zgjasė nė pėrjetėsi (Zbulesa 5:12).

U bė mallkim pėr ne
Tek Galatasve 3:13, Pali pėrdor njė shprehje shumė tė fuqishme, kur thotė se Krishti “u bė mallkim pėr ne”. Ai i referohet Ligjit tė Pėrtėrirė 21:22-23, ku bėhet fjalė pėr kriminelin qė “ka kryer njė krim qė meriton vdekjen” dhe egzekutimi i tij (varja nė pemė) vėrtetonte se ai ishte “i mallkuar nga Perėndia”. Nuk ėshtė ēudi, pra, qė Isaia e pėrshkruan Krishtin si “tė rrahur nga Perėndia”, kur “Zoti bėri qė tė bjerė mbi tė paudhėsia e ne tė gjithėve” (Isaia 53:5, 6). Biri i shenjtė dhe i vetėmlindur i Perėndisė mbarti mallkimin mbi Vete!

Ai mori fajin tonė
Faji ynė iu ngarkua Krishtit nė tė njėjtėn mėnyrė ashtu siē mėkati i Adamit na u ngarkua neve. Ati Perėndi e konsideroi Jezusin fajtor, ngaqė Ai, si mbartės i mėkatit, mori mbi Vete ēdo aspekt tė mėkatit tė njeriut. Kjo nuk do tė thotė se natyra e Jezusit u bė mėkatare, por se faji ynė iu transferua Atij nė mėnyrė vullnetare. Kėshtu Ai u bė i vetmi person, i denjė pėr ta pranuar tėrė forcėn e zemėrimit tė Perėndisė (Romakėve 8:1).

Pėrfundim 
Shpėtimtari ynė e plotėsoi ēdo kėrkesė tė ligjit, duke kėnaqur kėshtu drejtėsinė e Perėndisė. Ēmimi pėr shlyerjen e fajit tonė nuk mund tė paguhet nėpėrmjet veprave tė mira, apo veprimeve fetare, apo ndershmėrisė sė njeriut. Perėndia pret qė ne thjesht t’i besojmė Atij qė pagoi ēmimin, qė u bė zėvendėsi ynė dhe qė bėri tė mundur qė ne tė hyjmė “nė shenjtore”, nė vendin e shenjtė (Hebrenjve 10:14-20).

Page created 19 November 2005