Studimi 1

Themeli

“E jo vetėm kaq, por edhe mburremi nė Perėndinė, nėpėrmjet Zotit tonė Jezu Krisht,
me anė tė tė cilit tani kemi marrė pajtimin.”
(Romakėve 5:11)

Parathėnie
Ē’do tė thotė fjala ‘shlyerja e fajit’ ose ‘pajtimi’? Pse ka rėndėsi kjo fjalė pėr besimin tonė tė krishterė? Cilat janė bekimet e pajtimit? Kėtyre pyetjeve dhe shumė tė tjerave si ato do t’ju pėrgjigjemi nė kėtė studim.

Pėrkufizim
Doktrina e ‘shlyerjes sė mėkatit’ mund tė pėrkufizohet nė kėtė mėnyrė: “Vepra sakrifikuese e Zotit tonė Jezus Krisht, si nė jetėn ashtu edhe nė vdekjen e Tij, qė siguroi shpėtimin e pėrjetshėm pėr tė gjithė botėn, por qė bėhet realitet tek ata qė pendohen dhe besojnė”. Fjalori e pėrkufizon kėtė shprehje kėshtu: “Kompensim pėr njė gabim tė kryer”.
Shumica e literaturės teologjike (d.m.th. shumica e teologėve) e lidhin punėn pajtuese tė Krishtit vetėm me vdekjen e Tij mbi kryq, d.m.th. vdekja e Tij ishte pagesa pėr mėkatin tonė. E megjithatė, ky fakt, edhe pse ėshtė i vėrtetė, nuk merr nė konsideratė bekimet qė mund tė marrim nga jeta e Tij. Doktrina e pajtimit (shlyerjes sė fajit) ka kuptim atėherė kur i studiojmė bashkė si jetėn, ashtu edhe vdekjen e Krishtit. Nuk duhet tė ndihemi fajtorė, po ta ndajmė shlyerjen e fajit nga personi i Jezus Krishtit.

Terminologjia
Fjala ‘shlyerja e fajit’ hyri nė pėrdorim nė shekullin XVI. Ndėrkohė qė Uilliėm Tindeill po pėrkthente Biblėn nė anglisht nė 1526, ai vuri re se i duhej njė fjalė, e cila mund ta shpjegonte me saktėsi doktrinėn e shlyerjes sė fajit. Kjo fjalė nė anglisht do tė thotė ‘pajtim’.
Nga vargu biblik nė fillim tė kėtij studimi, vėmė re shlyerja e fajit ose ‘pajtimi’ ka tė bėjė me domosdoshmėrinė tonė pėr t’u pajtuar me Perėndinė. Tindeilli dhe pėrkthyesit e tjerė tė Biblės (King James) ishin tė menēur dhe e panė se fjala ‘pajtim’ nuk e shpjegonte plotėsisht kuptimin e ‘shlyerjes sė fajit’, dhe paraqiste mundėsinė qė shumė vargje tė tjera biblike tė keqkuptoheshin. Prandaj ata krijuan njė fjalė tė re, ‘shlyerja e fajit’. 
Tek e shqyrtojmė kėtė ēėshtje, na vjen nė mendje festa izraelite e Jom Kipurit (Dita e Shlyerjes sė Mėkatit). Nė gjuhėn hebraishte, fjala ‘kaper’ do tė thotė ‘mbulesė’. Nga ky shpjegim e shohim se vetėm fjala ‘pajtim’ nuk mjafton pėr tė sqaruar doktrinėn e shlyerjes sė fajit.

Dashuria e shprehur e Perėndisė
‘Shlyerja e fajit’ ėshtė dashuria e Perėndisė Atė, e shprehur nėpėrmjet Birit tė Tij, Jezus Krisht. Pa kėtė dashuri, tė gjithė mėkatarėt do tė ishin mjerisht tė humbur nė mėkat dhe vdekje (Shiko: Gjoni 3:16; 1 Gjonit 4:9; Romakėve 5:8; Romakėve 3:24).

E papėrsėritur 
Shlyerja e fajit nuk mund tė pėrsėritet gjatė njė meshe (nė kishėn katolike), ose nėpėrmjet meritave tė tė ashtu-quajturve ‘shenjtorė’, ose pėrmes shenjtėrisė vetjake. Vetėm gjaku i Shpėtimtarit na shlyen mėkatin. Sakrifica e Tij ėshtė e vetmja pagesė, qė u bė njė herė pėr tė gjithė (Hebrenjve 10:10-12).
Besimtari duhet tė tregojė kujdes qė tė mos shkojė mė tej atyre qė thotė Bibla pėr shlyerjen e fajit. Disa mendojnė se shlyerja e fajit do tė thotė se tė gjithė do tė shpėtohen, kurse tė tjerė thonė se shlyerja e fajit i pėrket vetėm ca vetėve, jo tė gjithėve. Bibla nuk pėrmend as shlyerje faji universale, as shlyerje faji tė kufizuar.

Pėrfundim
Asnjė studim i Biblės nuk do tė ishte i plotė, nėse e hedhim poshtė, apo nėse e keqkuptojmė doktrinėn e shlyerjes sė fajit. Ashtu si degėt e njė hardhie, kjo doktrinė gėrshetohet me tė vėrteta tė tjera tė rėndėsishme dhe i jep kuptim tė plotė temave si p.sh. shpėtimi, shenjtėrimi, justifikimi dhe besėlidhja e re. Shlyerja e fajit ėshtė me tė vėrtetė guri i themelit pėr shpengimin (shpėtimin) tonė nėpėrmjet Krishtit.