Kėmbėngulja e Filistenjve

“Kur Filistejtė mėsuan qė Davidi ishte vajosur mbret i Izraelit, tėrė Filistejtė dolėn nė kėrkim tė Davidit. Sa e mėsoi kėtė, Davidi zbriti nė qytetin e fortifikuar. Filistejtė arritėn dhe u pėrhapėn nė luginėn e Refaimit. Atėherė Davidi u kėshillua me Zotin duke i thėnė: "A duhet tė dal kundėr Filistejve? A do m’i lėsh nė duart e mia? Zoti i dha kėtė pėrgjigje Davidit: "Dil, sepse pa tjetėr do t’i lė Filistejtė nė duart e tua". Kėshtu Davidi shkoi nė Baal-Peratsim, ku i mundi, dhe tha: "Zoti ka krijuar njė tė ēarė midis armiqve tė mi pėrpara meje, si njė e ēarė e hapur nga ujėrat". Filistejtė i braktisėn atje idhujt e tyre dhe Davidi dhe njerėzit e tij i morėn me vete. Mė vonė Filistejtė dolėn pėrsėri dhe u pėrhapėn nė luginėn e Refaimėve. Kur Davidi u kėshillua me Zotin, ai i tha: "Mos u dil pėrballė; merrua krahėt, hidhu mbi ta pėrballė Balsamit. Kur tė dėgjosh njė zhurmė hapash nė majat e Balsamit, hidhu menjėherė nė sulm, sepse atėherė Zoti do tė dalė para teje pėr tė mundur ushtrinė e Filistejve". Davidi veproi pikėrisht ashtu si kishte urdhėruar Zoti dhe i mundi Filistejtė qė nga Geba deri nė Gezer” (2 Samuelit 5:17-25).

Parathėnie

Sapo e morėn vesh se Davidi e kishte bashkuar Izraelin me Judėn dhe i kishte tani ato nėn sundimin e vet, filistenjtė u grumbulluan pėr ta shkatėrruar kombin e sapoformuar. Ishin shumė tė inatosur, ngaqė Davidi iua kishte marrė Jeruzalemin dhe e kishte bėrė atė kryeqytetin e Izraelit. Nė tekstin e mėsipėrm, bėhet fjalė pėr dy beteja, qė ka tė ngjarė tė jenė zhvilluar njėra pas tjetrės.

Refaimi

Lugina e Refaimit ndodhej nė jug-perėndim tė Jeruzalemit. Ajo pėrfshinte njė zonė rreth 9 km katrorė, e cila konsiderohej si njė luginė shumė pjellore. Sipas autorit W.G. Blleik, Refaimi ishte “porta natyrale” e Jeruzalemit. Refaimi njihej gjithashtu edhe me emrin “Lugina e Gjigandėve” (marrė nga komentimi qė i bėjnė Biblės autorėt Xhejmisėn, Foset dhe Braun).

Filistenjtė “dolėn nė kėrkim tė Davidit”. Kjo do tė thotė se ata donin ta vritnin Davidin. Kujtonin se po ta hiqnin atė qafe, atėherė Izraeli do tė shkatėrrohej fare. Davidi sapo i kishte shpėtuar pėrndjekjeve tė Saulit, qė donte ta vriste. Por tani ai kishte tė tjerė armiq. Filistenjtė pėrgatitėn njė ushtri tė madhe nė Refaim, vetėm e vetėm qė ta hiqnin qafe Davidin. Shpresonin qė t’i frikėsonin izraelitėt, ndaj edhe u pėrhapėn nėpėr tė gjithė luginėn e madhe. Donin qė izraelitėt t’ua dorėzonin atyre Davidin, me qėllim qė ta shpėtonin lėkurėn e vet.

Por Davidi, nė vend qė tė shkonte e t’i sulmonte, iu lut Zotit, qė ta drejtonte lidhur me kėtė ēėshtje. Ėshtė e qartė se ushtria e tij e vogėl as qė krahasohej me atė, qė kishin mbledhur filistenjtė. Gjithashtu, filistenjtė kishin sjellė me vete edhe perėnditė (ose idhujt) e tyre kombėtarė, me shpresėn se ata do t’iu sillnin fitore nė fushėn e betejės, kurse Davidi kishte pėrkrah tė vetmin Perėndi tė vėrtetė. Filistenjtė dolėn nė kėrkim tė Davidit, kurse Davidi doli nė kėrkim tė Perėndisė, d.m.th. iu lut Atij, qė t’i tregonte vullnetin e Tij dhe ta drejtonte me praninė dhe fuqinė e Vet. “Ki besim tek Zoti me gjithė zemėr dhe mos u mbėshtet nė gjykimin tėnd; pranoje nė tė gjitha rrugėt e tua, dhe ai do tė drejtojė shtigjet e tua” (Fjalėt e Urta 3:5-6).

Perėndia e urdhėroi Davidin, qė ta sulmonte armikun. Do tė ishte Zoti Ai, qė do t’i dorėzonte filistenjtė nė duart e Davidit, duke pėrdorur Izraelin si mjet tė fitores. Ky premtim u pėrmbush plotėsisht. Ushtria e madhe e filistenjve e bėnte luginėn tė dukej sikur ishte pėrmbytur me ujė! Por Davidi qe nė gjendje t’i mundte. Filistenjtė i lanė nga mbrapa perėnditė e tyre dhe Izraeli i dogji. Sa mirė, tek e shohim Davidin, duke iu bindur vullnetit tė Perėndisė lidhur me kėtė ēėshtje, sepse, po t’i kishte ēuar idhujt e filistenjve si trofe lufte nė Jeruzalem, ndoshta izraelitėt do tė fillonin t’i adhuronin. “Do t’u vini flakėn shėmbėlltyrave tė tyre tė gdhendura” (Ligji i Pėrtėrirė 7:5). Kjo fitore, pra, ishte korrur si kundra armikut tė Izraelit, ashtu edhe kundra perėndive tė rreme. Davidi nuk e ngriti lart veten pėrpara popullit, por, pėrkundrazi, e lavdėroi Perėndinė pėr fitoren. “Jo neve, o Zot, jo neve, por emrit tėnd jepi lavdi” (Psalmi 115:1). Davidi ia vuri emrin luginės “Baal-Peratsim”, ose “Perėndia korri fitore”. Nuk dihet arsyeja pse Davidi ia ndryshoi emrin Refaimit, duke zgjedhur emrin “Baal” nė vend tė emrit “El” (qė ėshtė emri i Zotit nė gjuhėn hebraishte). Por ka tė ngjarė qė ky emėr tė ketė shėrbyer si njė mjet kujtese pėr filistenjtė, pėr t’iu thėnė atyre se as perėnditė e tyre nuk mund t’i ndihmonin dot.

Refaimi – pjesa e dytė

S’kaloi shumė kohė dhe filistenjtė u grumbulluan pėrsėri kundra Davidit. Ndoqėn pothuajse tė njėjtin plan si mė pėrpara. Me sa duket, nuk donin ta pranonin se ishin mundur prej duarve tė Davidit, ndaj edhe u mblodhėn pėrsėri nė luginė. Ashtu si filistenjtė, edhe Davidi ndoqi tė njėjtin plan si mė pėrpara, d.m.th. ai pėrsėri iu lut Zotit, qė ta drejtonte.

Ndoshta filistenjtė kujtuan se izraelitėt do t’i sulmonin nė tė njėjtėn mėnyrė si edhe mė parė, ndaj edhe i zunė pozicionet njėlloj si nė betejėn e parė. Por kėsaj rradhe, Perėndia i tha Davidit qė t’iu binte filistenjve nga kurrizi, jo ballė pėr ballė. Sapo tė viheshin nė pozicionin e duhur, Davidit dhe ushtrisė sė tij iu duhej tė prisnin, derisa ta dėgjonin zhurmėn e hapave, qė do tė vinte prej majės sė pemėve, e pastaj do tė sulmonin. “Zhurma e hapave” ishte “zhurma e marshimit” tė Ushtrisė Qiellore (tė ėngjėjve tė Perėndisė), qė po afrohej, pėr ta inkurajuar Davidin dhe pėr t’i frikėsuar filistenjtė.

Filistenjtė u mundėn si edhe mė pėrpara. Vetė Perėndia i doli pėrpara Izraelit si Mbreti dhe Udhėheqėsi i tyre i vėrtetė, ndaj edhe ishte Ai, qė iu solli atyre pėrsėri fitoren. Filistenjtė patėn humbje tė mėdha, sepse Davidi i mundi qė nga Geba (rreth 15 km nė veri tė Jeruzalemit) e deri nė Gezer (35 km nė veri-perėndim tė Jeruzalemit). Kjo do tė thotė se filistenjtė humbėn shumė toka, ndėrkohė qė Davidi mori nėn zotėrim tė tij njė sasi mė tė madhe territori pėr Izraelin. Disa komentatorė biblikė sugjerojnė se, si pasojė e kėsaj beteje tė dytė me filistenjtė, kufijtė e Izraelit u shtuan nga 9000 km katrorė nė 90000 km katrorė. Kjo sasi toke e fituar iu dha fisit tė Benjaminit.

Pėrfundim   

Kėto dy fitore i sollėn lavdi Perėndisė dhe nder Davidit. Tek 1 Kronikasve 14:16-17 lexojmė: “Davidi bėri ashtu siē e kishte urdhėruar Perėndia, dhe ata mundėn ushtrinė e Filistejve nga Gabaoni deri nė Gezer. Kėshtu fama e Davidit u pėrhap nė tė gjitha vendet, dhe Zoti solli tmerrin e tij mbi tė gjitha kombet”. Kjo na vėrteton se 1 Samuelit 2:30 ėshtė njė premtim, qė Perėndia ka pėr ta mbajtur gjithmonė. “Unė nderoj ata qė mė nderojnė”.

© 4/12/2010