Parathėnie
Marku na jep fakte tė mėtejshme, lidhur me njeriun e ēliruar prej legjionit tė (njėmijė) demonėve. Ai e bėn kėtė, jo vetėm pėr ta rrėfyer tė tėrė historinė, por gjithashtu edhe pėr tė ilustruar tė vėrtetat e rėndėsishme rreth tė shkuarit pas Krishtit.
Lutja
Kur ai po hynte nė barkė, ai qė kishte qenė i demonizuar, i lutej qė tė mund tė rrinte me tė (Marku 5:18).
Sapo e pa se Jezusi po largohej nga ajo krahinė, njeriu, qė kishte qenė i demonizuar, iu lut Atij qė ta lejonte qė tė shkonte me Jezusin. Ky njeri i ishte aq mirėnjohės Zotit pėr gjithēka qė kishte bėrė pėr tė, saqė donte qė tia tregonte gjithė botės atė qė kishte ndodhur. Nuk mund tė ketė lutje e pėrgjėrim mė tė madh, sesa tė duash tė shėrbesh pėr Zotin e me Zotin. Si fillim, mund tė duket i habitshėm fakti, qė Zoti refuzoi qė ta merrte kėtė njeri me vete. Por Ai e kishte njė plan pėr tė nė vendin e tij tė lindjes. Njeriut, qė mė parė kishte qenė i demonizuar, iu dha mandati qė tė ishte misionar kundrejt familjes, miqve dhe komshinjve tė tij. Nuk ėshtė vėshtirė pėr ta kuptuar kėtė gjė, kur e shohim se si ata nuk donin qė Jezusi tė qėndronte nė atė krahinė: Atėhere ata filluan ti luten Jezusit qė tė largohej nga krahina e tyre (Marku 5:17).
Vendi ku duam tė jemi, mund tė mos jetė ai vend, qė Zoti dėshiron pėr ne. Shpesh, kujtojmė se e dimė se ēėshtė mė e mira, ndaj edhe i bėjmė gjėrat sipas kokės sonė. Por Perėndia ka vullnetin e Tij tė pėrsosur pėr jetėn tonė: O vėllezėr, po ju bėj thirrje, nėpėrmjet dhembshurisė sė Perėndisė, ta paraqisni trupin tuaj si fli tė gjallė, tė shenjtėruar, tė pėlqyer te Perėndia, qė ėshtė shėrbesa juaj e mėnēur. Dhe mos u konformoni me kėtė botė, por transformohuni me anė tė ripėrtėritjes sė mendjes suaj, qė tė provoni cili ėshtė i miri, i pėlqyeri dhe i pėrsosuri vullnet i Perėndisė (Romakėve 12:1-2) Ki besim tek Zoti me gjithė zemėr dhe mos u mbėshtet nė gjykimin tėnd; pranoje nė tė gjitha rrugėt e tua, dhe ai do tė drejtojė shtigjet e tua (Fjalėt e Urta 3:5-6).
Besimtarėt e rinj zakonisht janė shumė tė etur, qė tė bėjnė gjėra tė mėdha pėr Zotin. Por ata janė gjykatės tė dobėt tė vullnetit tė Perėndisė. Shpesh, kur entuziazmohen njerėzit, ata verbohen dhe nuk i shohin dobėsitė dhe tė metat e tyre. Jeta shpirtėrore pėrfshin njė rritje drejt pjekurisė nė Krishtin.
Duhet tė lutemi qė Perėndia tė na japė menēuri, me qėllim qė tė marrim vendime tė duhura nė jetė, me qėllim qė tė mund tė jetojmė nė pėrulje, me qėllim qė tė mund tė ecim me anė tė besimit dhe jo me anė tė ndjenjave dhe emocioneve (2 Korintasve 5:7). Duhet tė jemi tė kėnaqur me atė pozicion, nė tė cilin na ka vendosur Krishti dhe tė lumtur qė drejtohemi nga Fryma e Perėndisė: Sepse tė gjithė ata qė udhėhiqen nga Fryma e Perėndisė janė bij tė Perėndisė (Romakėve 8:14).
Pėrgjigja
Por Jezusi nuk e lejoi, madje i tha: Shko nė shtėpinė tėnde, te tė tut dhe u trego atyre ēfarė gjėrash tė mėdha bėri Zoti dhe si pati mėshirė pėr ty. Dhe ai shkoi dhe nisi tė predikojė nėpėr Dekapolis pėr tė gjitha ato qė i kishte bėrė Jezusi; tė gjithė u mrrekulluan (Marku 5:19-20).
Njeriu iu bind Jezusit dhe bėri atė qė Ai i urdhėroi tė bėnte. Kjo ndoshta ishte njė detyrė mė e vėshtirė, sesa tė udhėtuarit me Jezusin dhe dishepujt e Tij. Asnjėri prej atyre qė e dinin gjendjen e tij tė mėparshme, nuk mund ta mohonte faktin se tek ky njeri kishte ndodhur njė transformim i mrekullueshėm, qė prej momentit kur ai takoi Zotin. Dėshmia e tij u bė lajmi kryesor nė tė dhjetė qytetet rreth e rrotull.
Tiu dėshmosh familjes dhe miqve duhet tė jetė gjėja mė e natyrshme pėr tu kryer prej njė besimtari. Po qe se ne nuk iu tregojmė atyre rreth fuqisė shpėtuese tė Krishtit, atėherė si do ta njohin ata Atė? Po qe se jemi me tė vėrtetė tė rilindur, atėherė ata do tė shohin ndryshimin e mrekullueshėm, qė Shpėtimtari ka kryer tek ne: Prandaj nėse dikush ėshtė nė Krishtin, ai ėshtė njė krijesė e re; gjėrat e vjetra kanė shkuar; ja, tė gjitha gjėrat u bėnė tė reja (2 Korintasve 5:17).
Pėrfundim
Page created 16 December 2006