Parathėnie
Tė qetėsurit e furtunės ishte njė mėsim mė njė pikėsynim tė veēantė pėr dishepujt e Jezusit, sepse ky mėsim iu vuri atyre nė dukje mungesėn e besimit nė zemrat e tyre. Kėta peshkatarė duhej tė kishin pėrjetuar mė parė me dhjetėra stuhi nė liqenin Galile, por kjo mrekulli vėrtetoi se Jezusi ishte me tė vėrtetė Biri i Perėndisė, Mesia, sepse, ska dyshim, se vetėm Krijuesi mund tė kishte njė fuqi tė tillė mbi natyrėn: Dhe ata i zuri njė frikė e madhe dhe i thoshnin njėritjetrit: Vallė, kush ėshtė ky, qė po i binden edhe era edhe deti? (Marku 4:41).
Deti i stuhishėm
Tani po atė ditė, si u ngrys, u tha atyre: Kalojmė te bregu matanė! Dhe dishepujt, si e nisėn popullin, e morrėn me vete Jezusin, ashtu si ishte, nė barkė. Me tė ishin edhe disa barka tė tjera tė vogla. Ndėrkaq shpėrtheu njė furtunė e madhe dhe valėt pėrplaseshin mbi barkė aq shumė sa ajo po mbushej (Marku 4:35-37).
Kėtu e shohim se si dishepujt iu bindėn Zotit dhe e ndoqėn, por kjo nuk i pėrjashtoi ata nga furtuna, qė po afrohej atė mbrėmje. Shumė shpejt do tė gjendeshin nė rrezik, tė hedhur sa andej, kėtej prej stuhisė dhe gati sa nuk po fundoseshin. Por Jezusi iu kishte thėnė se do tė shkonin matanė bregut.
Edhe udhėtimi ynė nė kėtė jetė nuk do tė jetė gjithmonė i lehtė. Do tė pėrjetojmė vėshtirėsi, sėmundje, hidhėrim dhe zhgėnjim, por do tė duhet qė tiu rezistojmė kėtyre gjėrave, ashtu siē iu rezistojnė edhe tė tjerėt. Zoti na premtoi faljen e mėkateve dhe hirin e Tij gjatė kohės qė udhėtojmė pėr nė Qiell. Por Ai kurrė, madje qoftė edhe njė herė tė vetme, nuk sugjeroi se do tė ishim pa probleme. Ai e dinte se vuajtjet na mėsojnė gjėra, qė nuk do ti mėsonim kurrė, po qe se do tė shkonim rehatshėm nė Qiell. Ėshtė pikėrisht gjatė kėtyre kohėrave tė tilla tė vėshtira, kur dobėsitė tona vihen re mė mirė. Kėto dobėsi e kanė pėr qėllim qė tė na afrojnė mė pranė Perėndisė, pėr tė marrė fuqi. Vuajtje tė tilla na bėjnė qė ti dėshirojmė edhe mė shumė lavditė e Mbretėrisė sė Perėndisė, nė vend qė tė dėshirojmė kėnaqėsitė e kėsaj bote. Do vijė dita, kur do tė themi: Ka qenė njė e mirė pėr mua tė jem pikėlluar, qė kėshtu tė mėsoja statutet e tua (Psalmi 119:71). Do ta falenderojmė pėrgjithmonė Perėndinė pėr furtunat, qė kemi kaluar, sepse ato na kanė rritur besimin tek Ai.
Shpėtimtari nė gjumė
Ai ndėrkaq po flinte nė kiē mbi njė jastėk. Ata e zgjuan dhe i thanė: Mėsues, a nuk merakosesh qė ne po marrim fund? (Marku 4:38).
Jezusi, edhe pse ishte me tė vėrtetė Perėndi, ishte, po ashtu, edhe njeri, me njė trup prej mishi, si ai i yni. Atė e merrte uria, lodhej, ndjente dhimbje dhe hidhėrim. Iu shėrbente turmave tė njerėzve dhe lodhej fizikisht. Ai jetoi si njeri nė tokė, ndaj edhe i di shqetėsimet dhe dobėsitė, me tė cilat ballafaqohemi ēdo ditė: Sepse ne nuk kemi kryeprift qė nuk mund ti vijė keq pėr dobėsitė tona, po njė qė u tundua nė tė gjitha ashtu si ne, por pa mėkatuar (Hebrenjve 4:15). Kjo ėshtė arsyeja qė ne e dimė se Ai nuk do tė na braktisė, kur ti thėrrasim nė rast nevoje: Sepse, duke qenė se ai vetė hoqi kur u tundua, mund tu vijė nė ndihmė atyre qė tundohen (Hebrenjve 2:18).
Heshtja spektakolare
Dhe ai si u zgjua, e qortoi erėn dhe i foli detit: Pusho dhe fashitu!. Dhe era pushoi dhe u bė qetėsi e madhe (Marku 4:39).
Fakti se Jezusi ishte duke fjetur nė barkė, tregon anėn humane tė Tij, por tė qetėsuarit e fortunės bėn fjalė pėr fuqinė e gjithėpushtetshme tė Jezusit si Perėndi. Asnjė njeri nuk mund ti flasė fortunės dhe ta bėjė erėn tė pushojė me njė qetėsi tė madhe. Jo mė kot edhe dishepujt thanė: Vallė, kush ėshtė ky, qė po i binden edhe era edhe deti? (Marku 4:41). Jezusi mund ta kontrollonte natyrėn, sepse ishte pikėrisht zėri i Tij, tė cilin natyra e dėgjoi pėr herė tė parė, kur Ai krijoi universin. Tė gjitha gjėrat e krijuara e njohin tingullin e zėrit tė Tij: Zoti nė vėndet shumė tė larta ėshtė mė i fuqishėm sė zėrat e ujėrave tė mėdha, mė i fuqishėm se baticat e detit (Psalmi 93:4).
Pėr Zotin, asgjė nuk ėshtė e pamundur (Luka 1:37). Asnjėra prej furtunave, qė na afrohen nė jetė, nuk ėshtė aq e fortė, sa nuk arrin dot ta qetėsojė Zoti. Nuk kemi pse tė dėshpėrohemi apo ti humbim shpresat. Pėrkundrazi, duhet tė besojmė se Perėndia do tė na nxjerrė nga ēdo vėshtirėsi. Madje, edhe kur pėrjetojmė ndonjė periudhė furtune me miqtė dhe farefisin, Zoti mundet qė ta qetėsojė situatėn. Pėrsa kohė qė Krishti ėshtė nė tė njėjtėn barkė me ne, nuk do tė fundosemi, por do tė kalojmė matanė bregut. Ai, qė ėshtė me ne, ėshtė mė i fuqishėm se sa ai, qė ėshtė kundėr nesh: Ēfarė tė themi, pra, pėr kėto gjėra? Nė qoftė se Perėndia ėshtė me ne, kush mund tė jetė kundėr nesh? (Romakėve 8:31).
Fjala serioze
Atėherė u tha atyre: Pse jeni ju aq frikacakė? Vallė, si nuk keni besim? (Marku 4:40).
Pėrse patėn frikė nga furtuna kėta peshkatarė me pėrvojė? Fakti qėndronte kėtu: ata e kishin humbur besimin tek ajo, qė iu kishte premtuar qartė Jezusi. Ai iu kishte thėnė: Kalojmė te bregu matanė! (Marku 4:35). Kjo do tė thoshte se asnjėri prej tyre nuk do tė fundosej. Gjithashtu, sapo filloi furtuna, ata nuk ia ngulėn mė sytė Jezusit, por kujtuan se furtuna ishte mė e fuqishme sesa Zoti. Ishin aq frikacakė, ngaqė nuk kishin besim. I kishin harruar tė gjitha ato gjėra tė mrekullueshme, qė kishte bėrė Jezusi nė ditėt e mėparshme. Kujtuan se gjendja nė tė cilėn ndodheshin, e vėrtetonte se Zoti nuk po kujdesej mė pėr ta.
Jezusi i qortoi ashpėr dishepujt, jo me qėllim, qė tiu vinte keq pėr veten dhe tė mos e ndiqnin mė Atė, por, pėrkundrazi, qė ti nxiste qė ti besonin Atij edhe mė shumė. Zoti i do tė Tijėt, mė shumė sesa ēmund ta imagjinojmė ne ndonjėherė: Ashtu si njė baba ėshtė i mėshirshėm me bijtė e tij, kėshtu ėshtė i mėshirshėm Zoti me ata qė kanė frikė prej tij (Psalmi 103:13). Edhe pse, nganjėherė, Atij i duhet qė tė na ndėshkojė, kur nuk i bindemi, prapėseprapė, Ai kurrė nuk na ndėshkon aq shumė, sa ēe meritojmė: Ai nuk na trajton siē e meritojnė mėkatet tona dhe nuk na dėnon nė bazė tė fajeve tona (Psalmi 103:10). Dashuria e Tij ėshtė e pėrjetshme: Duke i dashur tė vetėt qė ishin nė botė, i deshi deri nė fund (Gjoni 13:1).
Pėrfundim
Ai, qė e qetėsoi furtunėn, ėshtė i njėjtė dhe kurrė nuk ka ndryshuar. Ai ėshtė ende i plotfuqishėm, ėshtė ende i duruar dhe dėshiron, po prapė, qė ne ti afrohemi mė pranė. Nuk kemi as pse ti humbim shpresat, ngaqė na afrohen furtuna nė jetė, as nuk duhet tė heqim dorė, sepse nuk jemi aq tė pėrsosur, saē do tė jemi nė Qiell. Detyra jonė ėshtė qė tė jetojmė njė jetė, e cila ėshtė e sinqertė dhe besnike ndaj Atij, qė erdhi pėr tė na shpėtuar shpirtin dhe pėr tė na ēuar matanė bregut.
Page created 2 December 2006