Bujku dhe e korrura

Parathėnie

Shėmbėlltyra e farės ėshtė e shkruar vetėm nė ungjillin sipas Markut. Ajo bėn fjalė rreth hirit tė Perėndisė dhe se si ky hir vepron nė zemrėn e njė besimtari. Shpesh, bėhemi tė paduruar, duke menduar se duhet ta arrijmė shenjtėrinė dhe maturinė brenda ēastit. Por Zoti ka kohėn, planet dhe qėllimet e veta.

Mbjellėsi

“Tha akoma: “Mbretėria e Perėndisė ėshtė si njė njeri qė hedh farėn nė dhe” (Marku 4:26).

Zakonisht, para se hiri tė fillojė tė veprojė nė zemrėn e dikujt, Perėndia ka zgjedhur njė njeri pėr tė mbjellė farėn e sė vėrtetės nė kėtė zemėr. Nga vetė natyra, zemra nuk prodhon asgjė, me pėrjashtim tė barishteve dhe ferrave. Prandaj, ashtu si toka shterpė, edhe zemra duhet tė lirohet prej Frymės sė Shenjtė, para se tė mbillet e tė rritet fara nė tė: “Sepse kėshtu u thotė Zoti atyre tė Judės dhe tė Jeruzalemit: "Lėroni arėn tuaj tė djerrė dhe mos mbillni midis ferrave” (Jeremia 4:3)... “Mbillni pėr vete sipas drejtėsisė, korrni sipas dhemshurisė, lėroni arėn tuaj tė lėnė djerrė, sepse ėshtė koha pėr tė kėrkuar Zotin, derisa ai tė vijė dhe pėrhapė mbi ju drejtėsinė” (Osea 10:12).

Tė paktė janė ata, qė kthehen tek Perėndia, pa patur njė njeri, qė t’iu tregojė pėr Tė: “Dhe si do tė dėgjojnė, kur s’ka kush predikon?” (Romakėve 10:14). Ata qė nuk janė tė shpėtuar, nuk janė as nė gjendje, as nuk kanė dėshirė, qė tė pendohen dhe t’i binden Perėndisė. Ėshtė Fryma e Shenjtė Ajo, qė, nėpėrmjet predikimit tė fjalės, i bind ata pėr mėkatin: “Dhe kur tė ketė ardhur, ai do ta bindė botėn pėr mėkat, pėr drejtėsi dhe pėr gjykim. Pėr mėkat, sepse nuk besojnė nė mua” (Gjoni 16:8-9).

Predikuesi merr nga depoja e Qiellit njė sasi farash. Atij i del pėr detyrė qė t’i shpėrndajė kėto farėra kudo, nė tė katėr anėt: “Dilni nė mbarė botėn dhe i predikoni ungjillin ēdo krijese” (Marku 16:15). Kur besimtari iu predikon njerėzve tė vėrtetėn, ai iu transmeton atyre hirin shpėtues tė Perėndisė.

Fara           

“Dhe natėn dhe ditėn, ndėrsa ai fle dhe ēohet, fara mbin dhe rritet, pa e ditur ai se si” (Marku 4:27).

Edhe pse mbjellėsi nuk mund ta kuptojė, apo tė arrijė ta shpjegojė plotėsisht faktin se si transformohet fara nė njė bimė tė vogėl, ai thjesht e di se ka ndodhur njė mrekulli. E si mund ta parashikojė ai se cila farė do tė japė fryte e cila do tė vdesė? Asnjėri prej nesh nuk e di se kush do t’i pėrgjigjet mirė predikimit tė fjalės sė Perėndisė, e kush nuk do t’i pėrgjigjet. Kėto gjėra janė nė dorė tė Zotit: “Kėshtu, pra, as ai qė mbjell, as ai qė ujit, nuk ėshtė gjė, por Perėndia qė rrit” (1 Korintasve 3:7).

Ndoshta shqetėsohemi, kur shohim se pjesėtarėt e familjes, apo miqtė tanė vazhdojnė ta refuzojnė Jezus Krishtin si Shpėtimtar, edhe pse ne iu kemi treguar shumė herė atyre pėr Tė. Por, thjesht, duhet t’ia lėmė Zotit nė dorė kėtė punė: “Era fryn ku tė dojė dhe ti ia dėgjon zėrin, por ti nuk e di nga vjen as ku po shkon; kėshtu ėshtė edhe ēdo njėri qė ka lindur nga Fryma” (Gjoni 3:8). Ka sekrete, qė vetėm Perėndia i di: “Gjėrat e fshehta i pėrkasin Zotit, Perėndisė tonė” (Ligji i Pėrtėrirė 29:29). Nuk mund t’i bėjmė tė humburit tė vijnė me forcė tek Zoti, por mund tė vazhdojmė ta mbjellim farėn nė zemrat dhe mendjet e tyre.

Sekreti

“Sepse dheu prodhon vetvetiu mė parė kėrcellin, pastaj kallirin, dhe mė nė fund kallirin plot me kokrra” (Marku 4:28).

Fjala e Perėndisė, ashtu si edhe fara, vepron gradualisht nė zemėr. Fara dhe fidani kalojnė nėpėr faza tė ndryshme tė rritjes, para se tė japin fryte. Fidani ėshtė, nė fillim, i dobėt e i pafuqishėm, para se tė forcohet. Por, nė ēdo fazė tė zhvillimit tė tij, fidani ėshtė gjallė dhe i vendosur qė tė japė fryte. Edhe puna e hirit kryhet shkallė-shkallė. S’ka asnjė besimtar qė tė lindė i pjekur, apo me besim tė pėrsosur nė zemėr. “Dita e gjėrave tė vogla” duhet tė japė njė tė korrur shenjtėrie dhe drejtėsie (Zakaria 4:10). Ashtu si lisi i madh e fillon jetėn nga njė lende (farė) e vogėl, ashtu edhe ai, qė ėshtė i dobėt e i pafuqishėm, ka njė potencial tė madh. Duhet tė vazhdojmė t’i besojmė dhe t’i bindemi Perėndisė, ndėrkohė qė presim me durim qė tė rritemi e tė japim fryte pėr Tė. Ndoshta besimi ynė mund tė duket si njė “kėrcell” i dobėt, por do vijė koha, kur ai do tė bėhet si “kalliri me kokrra”. Mos harroni se edhe Samsoni dikur ishte foshnjė.

Suksesi

“Dhe kur fryti piqet, menjėherė korrėsi i vė drapėrin, sepse erdhi koha e korrjes” (Marku 4:29).

Nuk mund tė ketė kohė korrjeje, po qe se fara nuk ėshtė mbjellė e nuk ėshtė lejuar qė tė rritet. Drapėri vihet nė veprim, vetėm nė fushėn, qė ėshtė gati pėr korrje. Si mund tė imagjinojmė se do tė pėrdoremi prej Perėndisė, po qe se nuk jemi gati tė vdesim ndaj vetes? “Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them: Nėse kokrra e grurit e rėnė nė dhe nuk vdes, ajo mbetet e vetme; por, po tė vdesė, jep shumė fryt!” (Gjoni 12:24). Si mund tė japim fryte pėr lavdinė e Tij, nėse nuk e lejojmė Atė, qė tė veprojė nė jetėn tonė? “Sepse tė gjithė ata qė udhėhiqen nga Fryma e Perėndisė janė bij tė Perėndisė” (Romakėve 8:14).

Asnjė kishė nuk mund tė presė qė tė ketė rilindje nė tė, po qe se ajo nuk i plotėson kėrkesat e Perėndisė: “Nė qoftė se populli im, i cili thirret me emrin tim, pėrulet, lutet, kėrkon fytyrėn time dhe kthehet prapa nga rrugėt e kėqija, unė do ta dėgjoj nga qielli, do t’i fal mėkatin e tij dhe do ta shėroj vendin e tij” (2 Kronikave 7:14). Ne, si individė, nuk mund tė shpresojmė se do tė pėrdoremi prej Zotit, po qe se vazhdojmė tė ecim nė mosbindje dhe nė mėkat. Ē’tė mbjellim, atė edhe do tė korrim (Galatasve 6:7).

Pėrfundim

Perėndia ėshtė Bujku, i cili ka mbjellė farėn e hirit nė secilėn prej zemrave tona. Nėse ne e ndjekim me besnikėri fjalėn e Tij dhe e lejojmė Frymėn e Shenjtė, qė tė na drejtojė e tė na udhėheqė, Ai do tė bėjė qė kjo farė tė japė fryte: “Unė jam hardhia, ju jeni shermendet; kush qėndron nė mua dhe unė nė tė, jep shumė fryt, sepse pa mua nuk mund tė bėni asgjė…Nė kėtė ėshtė pėrlėvduar Ati im, qė tė jepni shumė fryt, dhe kėshtu do tė jeni dishepujt e mi” (Gjoni 15:5, 8).

Back

Page created 18 November 2006