Ēliruesi dhe I pushtuari nga demoni (Pjesa 1)

Parathėnie

Marku tashmė i ka prezantuar lexuesit e tij me faktin se Zoti Jezu Krisht mund tė dėbonte frymėrat e kėqija, por kėtu (nė kėtė pasazh), ai pėrshkruan mė me hollėsi njė histori tė tillė. Kurrė nuk duhet ta harrojmė se “prandaj ėshtė shfaqur Biri i Perėndisė: pėr tė shkatėrruar veprat e djallit” (1 Gjonit 3:8).

Tė pushtuarit prej Satanait

“Kėshtu arritėn nė bregun tjetėr tė detit, nė krahinėn e Gadarenasve. Dhe, sapo Jezusi zbriti nga barka, menjėherė i doli pėrpara nga varrezat njė njeri i pushtuar nga njė frymė e ndyrė” (Marku 5:1-2).

Nė kishėn e sotme, vihet re njė tendencė pėr tė shkuar nė ekstrem, kur bėhet fjalė rreth veprimtarisė sė demonėve. Disa deklarojnė se kudo qė shkojnė, shohin demonė dhe i dėbojnė. Ka tė tjerė, qė e hedhin poshtė egzistencėn e kėtyre qėnieve. Bota shpirtėrore egziston me tė vėrtetė, prandaj, ta shpjegosh nga ana mjekėsore tė pushtuarit e njė njeriu prej Satanait, ėshtė njėlloj sikur ta vėsh nė lojė shėrbesėn e Jezusit. Ata, qė janė nėn pushtetin e Satanait, nuk vuajnė nga sėmundja e tokės, apo nga ndonjė sėmundje tjetėr mendore. Po qe se Gadarenasi (njeriu i pushtuar prej djallit) kishte sėmundjen e tokės, atėherė edhe derrat do tė infektoheshin me tė njėjtėn sėmundje!

Fakti se nuk shohim raste tė tilla, si ky qė pėrshkruan Marku, nuk do tė thotė se demonėt nuk egzistojnė. Ata qė besojnė se nuk ka qėnie tė tilla si demonėt, e hedhin poshtė si fjalėn e Perėndisė, ashtu edhe autoritetin e Tij.

Gjendja e trishtuar

“I cili banonte nė varreza dhe kurrkush s’kishte mundur ta lidhė, qoftė edhe me zinxhirė. Shpesh herė, pra, e kishin lidhur me pranga e zinxhirė; por ai gjithnjė i thyente zinxhirėt dhe i kėpuste prangat; dhe kurrkush nuk e kishte bėrė dot zap. Vazhdimisht, natėn dhe ditėn, nėpėr varre e mbi male, shkonte duke bėrtitur dhe duke e rrahur veten me gurė. Tani kur e pa Jezusin prej sė largu, ai u turr dhe ra pėrmbys pėrpara tij dhe me njė britmė tė madhe tha: “Ē’ka ndėrmjet mes nesh dhe teje, o Jezus, Bir i Perėndisė tė shumė tė lartit? Unė tė pėrgjėrohem nė emrin e Perėndisė, mos mė mundo!;”… Atėherė Jezusi e pyeti: “Cili ėshtė emri yt?”. Dhe ai u pėrgjigj duke thėnė: “Unė quhem Legjion, sepse jemi shumė”. Dhe i lutej me tė madhe qė ai tė mos i pėrzinte nga ajo krahinė. Tani aty ishte, nė brinjė tė malit, njė tufė e madhe derrash qė kulloste. Atėherė gjithė demonėt e lutėn duke thėnė: “Na dėrgo nė derrat, qė tė hymė nė ta”. Dhe Jezusi menjėherė u lejoi atyre; atėherė frymėrat e ndyra mbasi dolėn, hynė nė derrat dhe tufa u hodh poshtė nga gremina nė det; ishin afėrsisht dymijė krerė, dhe u mbytėn nė det” (Marku 5:3-7, 9-13).

Djalli gjithmonė ka qenė njė pronar mizor. Ky njeri po torturohej prej djallit si nga ana fizike, ashtu edhe nga ajo shpirtėrore. Gjendja e tij ėshtė njė shijim paraprak i asaj gjendjeje, nė tė cilėn djalli do t’i sjellė tė humburit nė ferr. Ky njeri jetonte nė varreza; fshihej lakuriq mbrapa varreve dhe e priste veten me gurė tė mprehtė. E kishin lidhur me zinxhirė, qė tė mos u bėnte keq tė tjerėve dhe vetes, por demonėt i kishin dhėnė fuqi tė mbinatyrshme pėr t’i thyer zinxhirėt. Ishte i mbushur plot e pėrplot me demonė, i ēmendur dhe jashtė kontrollit tė askujt. Nuk duhet tė harrojmė se njerėzit e pushtuar prej djallit nuk tė japin pėrshtypjen se janė gjithmonė nė njė gjendje tė tillė. Shpesh, gjatė jetės,takohemi me njerėz tė tillė, ashtu si pa e kuptuar.

Legjioni i demonėve e dinte pikėrisht se kush ishte Jezusi dhe e kuptoi se Ai kishte fuqinė pėr t’i dėrguar ata nė vendin e vuajtjes sė tyre tė pėrjetshme. Por koha pėr dėrgimin e tyre nuk kishte ardhur akoma, edhe pse Jezusi kishte fuqinė pėr t’i dėrguar nė ferr. Tė gjithė ėngjėjt e Satanait do tė pėrfundojnė nė Liqenin e Zjarrtė: “Pastaj ai do t’u thotė edhe atyre qė do tė jenė nė tė majtė: "Largohuni nga unė, tė mallkuar, nė zjarr tė pėrjetshėm, tė pėrgatitur pėr djallin dhe engjėjt e tij” (Mateu 25:41)… “Atėherė djallin qė i kishte mashtruar, do ta hedhin nė liqenin e zjarrit e tė squfurit, ku janė bisha dhe profeti i rremė; dhe do tė mundohen ditė e natė nė shekuj tė shekujve” (Zbulesa 20:10). Ėshtė e mundur qė djajtė po e tallnin Jezusin, kur i thanė: “Ē’ėshtė mes nesh dhe ty, Jezus, Biri i Perėndisė? Mos ke ardhur kėtu tė na mundosh para kohe?” (Mateu 8:29), prandaj edhe i kėrkuan Atij qė t’i dėrgonte tek derrat. Ėshtė pėr t’u habitur qė ai njeri tė jetonte kaq gjatė me 1000 demonė brenda tij, nė njė kohė kur 2000 derrat nuk mund t’i duronin demonėt as edhe pėr njė minutė! Nėse demonėt nuk mundeshin qė ta shkatėrronin plotėsisht njeriun, ata kishin mundėsi qė t’i shkatėrronin derrat. Thjesht, ata po vepronin nė pėrputhje me karakterin e padronit tė tyre: “Dhe pėr mbret pėrmbi ta kishin engjėllin e humnerės, emri e tij nė hebraisht ėshtė Abadon dhe nė greqisht emrin e ka Apolion” (Zbulesa 9:11)… “Vjedhėsi nuk vjen veēse pėr tė vjedhur, pėr tė vrarė e pėr tė shkatėrruar” (Gjoni 10:10).

Fuqia e Shpėtimtarit        

“Sepse ai i kishte thėnė: “Frymė e ndyrė, dil prej kėtij njeriu!”… Atėherė ata qė i kullotnin derrat ikėn dhe e pėrhapėn lajmin nė qytet e nėpėr fshatra; dhe njerėzit erdhėn pėr tė parė ēfarė kishte ndodhur. Kur erdhėn te Jezusi, panė tė idemonizuarin ulur, tė veshur dhe me mendje nė rregull, atė qė ishte idemonizuar nga Legjoni, dhe kishin frikė. Dhe ata qė e kishin parė ngjarjen u treguan atyre se ēfarė i kishte ngjarė tė idemonizuarit dhe ēėshtjen e derrave. Atėhere ata filluan t’i luten Jezusit qė tė largohej nga krahina e tyre” (Marku 5:8, 14-17).

Demonėt nuk mund tė debatojnė me autoritetin dhe fuqinė e Krishtit: “Nė fakt fjala e mbretit ėshtė e fuqishme; dhe kush mund t’i thotė: "Ēfarė po bėn?" (Predikuesi 8:4)… “Mua mė ėshtė dhėnė ēdo pushtet nė qiell e nė tokė” (Mateu 28:18). Nė zemrėn, mendjen dhe trupin e njeriut tė pushtuar prej demonėve ndodh njė ndryshim dramatik, atėherė kur Jezusi ia dėbon demonėt. Demonėt e njohin fuqinė e Zotit: “Edhe demonėt besojnė dhe dridhen” (Jakobi 2:19).

Kur Fryma e Perėndisė banon brenda besimtarit, atėherė tek ai nuk ka vend pėr djallin. Prandaj edhe ne e hedhim poshtė teorinė qė thotė se tė krishterėt mund tė pushtohen prej demonėve: “Ju jeni prej Perėndisė, o djem tė rinj, dhe i keni mundur ata, sepse ai qė ėshtė nė ju ėshtė mė i madh se ai qė ėshtė nė botė” (1 Gjonit 4:4)... “Sepse Perėndia nuk na ka dhėnė frymė frike, por force, dashurie dhe urtėsie” (2 Timoteut 1:7)... “Dhe nė qoftė se Fryma i atij qė ringjalli Krishtin prej sė vdekurish banon nė ju, ai qė e ringjalli Krishtin prej sė vdekurish do t’u japė jetė edhe trupave tuaj vdekatarė me anė tė Frymės sė tij qė banon nė ju” (Romakėve 8:11)... “A nuk e dini ju se jeni tempulli i Perėndisė dhe se Fryma e Perėndisė banon nė ju?” (1 Korintasve 3:16). Zoti kurrė nuk i bėn gjėrat gjysėm pėr gjysėm, prandaj edhe besimtari, qė ėshtė me tė vėrtetė i rilindur, mund tė ketė siguri tė plotė se “i ligu nuk e prek atė” (1 Gjonit 5:18).  

Pėrfundim

Edhe pse demonėt i kemi gjithmonė afėr, e dimė se Zoti ėshtė mė afėr nesh sesa ē’janė ata: “Sepse unė jam i bindur se as vdekja, as jeta, as engjėjt, as pushtetet, as fuqia dhe as gjėrat e tashme as gjėrat e ardhshme, as lartėsitė, as thellėsitė, as ndonjė tjetėr krijesė, nuk do tė mund tė na ndajė nga dashuria e Perėndisė qė ėshtė nė Jezu Krishtin, Zotin tonė” (Romakėve 8:38-39). Besojmė se jemi tė shpėtuar “plotėsisht” (Hebrenjve 7:25), ngaqė Shpėtimtari ka triumfuar mbi Satanain: “Dhe mbasi i zhveshi pushtetet dhe principatat, ua tregoi sheshit njerėzve, duke ngadhnjyer mbi ata nė tė” (Kolosianėve 2:15).

Pėr sa kohė qė Satanai nuk ėshtė hedhur nė Liqenin e Zjarrtė, ai vazhdon tė sundojė mbi “bijtė e mosbindjes”, qė jetojnė “sipas prijėsit tė pushtetit tė erės” (Efesianėve 2:2). Por Zoti na ka dhėnė fuqinė pėr t’i kundėrshtuar djallit (Jakobi 4:7) dhe pėr tė qėndruar “kundėr kurtheve tė djallit” (Efesianėve 6:11). Pėr sa kohė qė i shkojmė pas Ēliruesit, do t’i dimė gjithmonė “qėllimet e [Satanait]” (2 Korintasve 2:11).

Back

Page created 9 December 2006