Dashuria e Krishtit dhe Ēlodhja e tė Krishterit

Parathėnie

Kėto vargje tė shkurtra tė studimit tonė pėrmbajnė njė pasuri udhėzimesh pėr besimtarin, i cili ėshtė duke bėrė vazhdimisht punėn e Zotit. Jemi thirrur qė, jo vetėm ta vėmė Krishtin nė plan tė parė nė jetėn tonė tė pėrditshme, por edhe qė ta kalojmė kohėn, duke e inkurajuar veten tek Ai dhe tek fjala e Tij. “Davidi u forcua tek Zoti, Perėndia i tij” (1 Samuelit 30:6). Tė jesh i zėnė me ēdo lloj pune, nuk do tė thotė se je i zėnė me punėn e Zotit.

Mandati

“Tani apostujt u mblodhėn tek Jezusi dhe i treguan tė gjitha ato qė kishin bėrė dhe i kishin mėsuar” (Marku 6:30).

Apostujve iu ishte dhėnė mandati, qė t’iu transmetonin tė humburve mesazhin e Krishtit: “Pastaj ai i thirri te vetja tė dymbėdhjetėt dhe filloi t’i dėrgojė dy nga dy; dhe u dha pushtet mbi frymėt e ndyra” (Marku 6:7). Tani, ata po ktheheshin pėr t’i raportuar Krishtit. Pa dyshim, do tė kenė qenė shumė tė entuziazmuar, kur shikonin fuqinė e Zotit tek vepronte nėpėrmjet tyre. Mund ta imagjinojmė se sa tė emocionuar duhet tė kenė qenė, tek i treguan Jezusit pėr suksesin qė kishin arritur. Jezusi iu vuri nė dukje se, edhe pse ishte e pėlqyeshme t’i shikoje njerėzit tek ēliroheshin prej mėkatit dhe Satanait, prapėseprapė, apostujt nuk duhet ta neglizhonin shpėtimin e tyre: “Dhe tė shtatėdhjetėt u kthyen me gėzim dhe thanė: “Zot, edhe demonėt na nėnshtrohen nė emrin tėnd”. Dhe ai u tha atyre: “Unė e shikoja Satanin qė po binte nga qielli si njė rrufe. Ja, ju dhashė pushtet tė shkelni pėrmbi gjarpėrinj dhe akrepa, dhe mbi ēdo pushtet tė armikut; dhe asgjė nuk do tė mund t’ju dėmtojė. Megjithatė mos u gėzoni pėr faktin se po ju nėnshtrohen frymėrat, por gėzohuni mė shumė se emrat tuaj janė shkruar nė qiej” (Luka 10:17-20).

Apostujt, duke pėrfshirė kėtu edhe grupin e tė quajturve “tė shtatėdhjetėt”, raportuan mbi gjithēka qė kishin pėrjetuar, tek po predikonin fjalėn. Ky fakt na tregon se tė lutesh nuk do tė thotė thjesht qė t’i tregosh Zotit tė gjitha dėshirat dhe nevojat qė ke, por, pėrkundrazi, lutja duhet tė jetė njė moment bashkėbisedimi i pėrzemėrt me Tė. Shpesh, harrojmė se mundet qė tė diskutojmė me Tė gjithēka qė na ndodh nė jetėn e pėrditshme. Nė kėtė mėnyrė, marrim prej Tij udhėrrėfimin dhe fuqinė e duhur pėr atė ditė tė caktuar. Sekreti pėr tė patur sukses nė jetėn e pėrditshme tė njė besimtari, ėshtė miqėsia dhe bashkėsia e tij me Zotin. Veprat dhe fjalėt tona janė tė pavlefshme, po qe se nuk jemi “kėmbėngulės nė lutje” (Romakėve 12:12). Apostujt e kishin mėsuar mirė kėtė sekret: “Kurse ne do tė vazhdojmė t’i kushtohemi lutjes dhe shėrbesės sė fjalės” (Veprat e Apostujve 6:4). Nė punėn tonė pėr Krishtin, predikimi dhe lutja duhet tė jenė tė lidhura ngushtė me njėra-tjetrėn.

Konsiderata

“Dhe ai u tha atyre: “Ejani veēmas nė njė vend tė vetmuar dhe pushoni pak”. Sepse njerėzit qė vinin dhe shkonin ishin aq shumė, sa s’u dilte koha as pėr tė ngrėnė. U nisėn, pra, me njė barkė drejt njė vend tė vetmuar e tė mėnjanuar” (Marku 6:31-32).

Kėtu e shohim se sa i vėmendshėm ishte Jezusi pėr mirėqėnien e apostujve tė Tij. Ai nuk ishte pronar, qė t’iua merrte shpirtin punėtorėve tė Vet. “Fuqia” e Tij mund tė jetė e mjaftueshme pėr ta mposhtur “dobėsinė” tonė, por Ai nuk na stėrmundon sa tė mos e ngremė kokėn fare nga puna (2 Korintasve 12:9). Madje edhe tė ēlodhurit ka rėndėsi jetėsore nė punėn tonė pėr Krishtin. Por kjo ēlodhje nuk duhet tė jetė liri pėr tė bėrė si tė na dojė qejfi nė kėtė botė. Pėrkundrazi, ēlodhja ėshtė njė kohė pėr tė marrė forca tė reja, pėr t’u rifreskuar e pėr t’u rinovuar: “Por ata qė shpresojnė te Zoti fitojnė forca tė reja, ngrihen me krahė si shqiponja, vrapojnė pa u lodhur dhe ecin pa u lodhur” (Isaia 40:31). Duhet tė tregojmė kujdes pėr shpirtin tonė, para se t’iu vijmė nė ndihmė tė tjerėve me problemet e tyre shpirtėrore, sepse pėrndryshe ata do tė na lodhin aq shumė, sa tė arrijnė tė na bėjnė qė tė heqim dorė nga besimi nė Krishtin.

Kėshilla qė na jep ky varg, nuk ėshtė pėr t’u vėnė nė zbatim prej shumicės sė anėtarėve tė kishės sė sotme, sepse shumė pak prej tyre janė nė rrezik ta sforcojnė veten e tyre pėr Zotin. Shumica e tyre janė dembelė, ngaqė e harxhojnė kot kohėn, duke bėrė gjėra tė parėndėsishme. Duhet ta shfrytėzojmė “kohėn, sepse ditėt janė tė mbrapshta” (Efesianėve 5:16). Duhet tė ecim “me urti ndaj tė jashtmėve duke shfrytėzuar kohėn” (Kolosianėve 4:5). Duhet ta gjejmė kohėn, pėr ta kontrolluar jetėn tonė shpirtėrore dhe pėr tė medituar mbi fjalėn e Perėndisė. Kurrė nuk do tė begatojmė nė gjėrat e Perėndisė, po qe se nuk begatojmė nė tė kujdesurit pėr shpirtin tonė. Si do tė mund t’i thėrrasim njerėzit tek Krishtit, nėse nuk i drejtohemi vetė Atij pėr ndihmė?

Dhembshuria

“Porsa turma i pa qė u nisėn, dhe shumė veta e njohėn; dhe nga tė gjitha qytetet erdhėn aty me kėmbė dhe mbėrritėn pėrpara tyre; dhe u mblodhėn rreth tij. Kur Jezusi doli nga barka, pa njė turmė tė madhe dhe iu dhimbs, sepse ishin si delet pa bari; dhe nisi t’u mėsojė shumė gjėra” (Marku 6:33-34).

Kėto vargje tė fundit tė kėtij pasazhi biblik theksojnė arsyen se pėrse tė kaluarit e kohės me Zotin ka vlerė jetėsore nė jetėn tonė tė pėrditshme. Duhet ta shfrytėzojmė me menēuri kohėn, sepse nuk e dimė se kur do tė thirremi pėr t’i shėrbyer dikujt, qė ka nevojė pėr ndihmėn tonė. Po qe se jemi nė bashkėsi tė vazhdueshme me Krishtin, atėherė, kur tė na kėrkohet qė ta vėmė nė shfrytėzim kohėn tonė, do tė jemi gjithmonė gati.

Edhe ne duhet t’i duam njerėzit, ashtu siē i deshi Jezusi. Ata qė s’janė tė shpėtuar, nuk kanė asnjė drejtues shpirtėror dhe nuk duhet tė presim qė ata tė marrin udhėrrėfim prej kishės sė themeluar prej shekujsh nė kėtė vend (d.m.th. kishės sė Anglisė). Ēdo besimtar e ka pėr detyrė qė t’i drejtojė tė humburit tek Krishti, duke iu mėsuar atyre ato qė thotė Bibla. Duhet t’iu tregojmė njerėzve pėr dashurinė e madhe qė ka Perėndia pėr ta (Gjoni 3:16) dhe se Jezusi ėshtė “Bariu i Mirė”, i cili dha jetėn e Vet pėr t’i ēliruar prej mėkatit (Gjoni 10:11). Tė krishterėt qė besojnė nė Bibėl, janė tė vetmit njerėz, qė e dinė tė vėrtetėn, qė i ēliron mėkatarėt dhe, nėse iu tregojmė atyre tė vėrtetėn e pashtrembėruar, atėherė ata do ta kuptojnė se kemi “qenė me Jezusin” (Veprat e Apostujve 4:13). Turma nuk iu turr pas apostujve, edhe pse ata kishin kryer shumė mrekulli. Pėrkundrazi, ata “u mblodhėn rreth Tij”. Po qe se bota nuk e sheh kishėn tek ecėn me Krishtin, ne kurrė nuk kemi pėr ta bėrė atė, qė tė mblidhet rreth Tij. Edhe ne, ashtu si Jezusi, duhet tė jemi gati pėr tė dhėnė jetėn tonė, nė mėnyrė qė t’i fitojmė tė humburit pėr Krishtin.        

Pėrfundim             

Mund tė jemi tė merakosur pėr tė humburit dhe tė shfaqim dhembshuri tė madhe pėr ta. Mund tė kemi dėshirė qė t’i shohim pjesėtarėt katolikė tė familjes sonė, apo komshinjtė myslimanė, qė tė vijnė tek Krishti. Por, nė tė njėjtėn kohė, nuk duhet ta neglizhojmė as shpirtin tonė. Duhet tė shpenzojmė kohė tė mjaftueshme nga ana cilėsore, vetėm pėr vetėm me Zotin, me qėllim qė t’i bėjmė ballė botės nė fuqinė e Frymės sė Shenjtė: “Ruaje veten tėnde dhe mėsimin, qėndro nė kėto gjėra, sepse, duke vepruar kėshtu, do tė shpėtosh veten dhe ata qė tė dėgjojnė” (1 Timoteut 4:16).

Page created 27 January 2007