Parathėnie
Gjatė studimit tonė tė Ungjillit tė Markut, kemi vėnė re shumė raste, kur dishepujt e patėn tė vėshtirė tė hiqnin dorė prej ambicjeve egoiste dhe prej lartėsimit tė vetvetes. Fatkeqėsisht, gabimet nuk iu bėnė mėsim, por, pėrkundrazi, ata vazhdimisht haheshin me njėri-tjetrin pėr ngritje nė pozitė.
Lartėsimi i vetvetes
Atėherė Jakobi dhe Gjoni, bij tė Zebedeut, iu afruan dhe i thanė: Mėsues, ne dėshirojmė qė ti tė bėsh pėr ne atė qė do tė tė kėrkojmė. Dhe ai u tha atyre: Ēfarė doni tė bėj pėr ju? Ata i thanė: Na lejo qė tė ulemi njėri nė tė djathtėn tėnde dhe tjetri nė tė majtėn tėnde nė lavdinė tėnde. Dhe Jezusi u tha atyre: Ju nuk dini ēfarė kėrkoni. A mund tė pini ju kupėn qė unė do tė pi dhe tė pagėzoheni me atė pagėzim me tė cilin unė jam pagėzuar?. Ata i thanė: Po, mundemi. Dhe Jezusi u tha atyre: Vėrtetė ju do tė pini kupėn qė unė po pij dhe do tė pagėzoheni me atė pagėzim me tė cilin jam pagėzuar, por nuk mė takon mua tė vė dikė tė ulet nė tė djathtėn time ose nė tė majtėn time, por ėshtė pėr ata pėr tė cilėt ėshtė pėrgatitur. Kur i dėgjuan kėto, tė dhjetė tė tjerėt filluan tė indinjohen kundėr Jakobit dhe Gjonit (Marku 10:35-41).
Kėtu shohim paditurinė shpirtėrore tė Jakobit dhe Gjonit, tek i kėrkonin Jezusit vendin mė tė mirė nė Mbretėrinė e Tij. Ata ose u nxitėn prej nėnės sė tyre, ose i kėrkuan asaj qė tė fliste pėr ta: Atėherė nėna e bijve tė Zebedeut iu afrua bashkė me bijtė e vet, ra pėrmbys para tij dhe i kėrkoi diēka. Dhe ai i tha: Ēfarė do?. Ajo u pėrgjigj: Urdhėro qė kėta dy bijtė e mi tė ulen njeri nė tė djathtėn dhe tjetri nė tė majtėn nė mbretėrinė tėnde (Mateu 20:20-21). Zoti i kishte paralajmėruar ashpėr disa herė me rradhė. Prapėseprapė, dishepujt kėmbėngulnin me kokėfortėsi se Mbretėria Mesianike ishte gati pėr tu themeluar. Edhe kur Zoti iu foli rreth ēmimit qė duhej tė paguanin po ta ndiqnin Atė me tė vėrtetė, ata pėrsėri nuk hoqėn dorė nga dėshira pėr ta ngritur veten lart. Ndoshta kujtuan se sakrifica qė duhej tė bėnin, do tė zgjaste vetėm disa ditė vuajtjesh! Kishin guximin tė thoshin se mund tė duronin gjithēka qė tiu dilte pėrpara, vetėm e vetėm qė tiu jepej e drejta pėr tė mbretėruar me Krishtin. Gjėja mė e trishtuar ishte kjo: ata nuk e kishin kuptuar siē duhej as zemrėn e tyre, as rrugėn, nė tė cilėn do tė kalonin. Ėndrra e shpėrblimeve dhe kurorave tokėsore iua kishte verbuar shikimin, aq sa nuk e shihnin dot gjendjen e tyre tė vėrtetė.
Kisha ėshtė e mbushur me njerėz, qė kujtojnė se ėshtė kollaj tė jetosh njė jetė tė krishterė. Presin qė tė pėrjetojnė lluks, rehati dhe ditė me diell gjatė gjithė rrugės pėr nė Qiell. Janė gati ta harrojnė se ka njė kryq, qė duhet mbajtur mbi supe, para se tiu vihet kurora mbi kokė. Kujtojnė se mund tė hyjnė nė Mbretėrinė e Krishtit, me forcat dhe me vullnetin e tyre. Fryma ėshtė gati, por mishi ėshtė i dobėt (Mateu 26:41). Nuk e marrin parasysh dobėsinė e mishit, kur ballafaqohen me vėshtirėsi e pėrndjekje. Por shpejt, nėpėrmjet pėrvojave tė hidhura, e kuptojnė se lartėsimi i vetvetes iua mund ēdo lloj besimi qė mund tė kenė. Prandaj ai qė mendon se qėndron mė kėmbė, le tė shohė se mos bjerė (1 Korintasve 10:12).
Duhet ti hedhim njė vėshtrim serioz qėndrimit tonė nė Krishtin: Analizoni veten tuaj a jeni nė besim; provoni veten tuaj! A thua nuk e njihni vetveten se Jezu Krishti ėshtė nė ju? Veē nė qofshi tė pėrjashtuar (2 Korintasve 13:5). Ashtu si Jakobi dhe Gjoni, edhe ne duhet tė besojmė se Jezusi ėshtė MBRETI I MBRETĖRVE dhe ZOTI I ZOTĖRVE (Zbulesa 19:16) dhe se njė ditė besimtarėt do tė mbretėrojnė me tė njė mijė vjet (Zbulesa 20:6). Por, ndryshe nga ata, ne nuk duhet tė harrojmė se kemi njė kryq pėr tė mbajtur mbi supe: Me shumė pikėllime duhet tė hyjmė nė mbretėrinė e Perėndisė (Veprat e Apostujve 14:22). Le tė mos i varim shpresat tek forcat tona, sepse pėrndryshe, do tė dėshtojmė e do tė rrėzohemi tė turpėruar.
Vetėmohimi
Por Jezusi i thirri pranė vetes dhe tha: Ju e dini qė ata qė konsiderohen sundues tė kombeve i sundojnė ato dhe tė mėdhenjtė e tyre ushtrojnė mbi to pushtetin e tyre; por kjo sduhet tė ndodhė midis jush; madje ai nga ju qė do tė dojė tė bėhet i madh, do tė jetė shėrbėtori juaj; dhe kushdo nga ju qė do tė dojė tė jetė i pari, do tė jetė skllavi i tė gjithėve. (Marku 10:42-44).
Edhe njė herė, Zoti po iu sillte dishepujve nė mendje faktin se lartėsimi i vetvetes ėshtė mashtrim. Ai iu theksoi atyre se tė qėnit i pėrulur ėshtė karakteristikė e tė gjithė atyre, qė e ndiqnin Atė me tė vėrtetė. Idenė pėr tė qenė tė famshėm e kishin marrė nga bota. Por njė ide e tillė duhej tė hidhej poshtė, nėse donin tė nderoheshin me tė vėrtetė prej Perėndisė. Nė kėto vargje, Jezusi flet rreth vetėmohimit dhe tė qėnit shėrbėtor. Nėse dishepujt donin vėrtet ta ndiqnin, atėherė duhej qė ata ta imitonin natyrėn dhe karakterin e Tij, sepse Ai erdhi pėr tiu shėrbyer atyre, qė ishin tė humbur nė mėkat.
Mendjemadhėsia zė rrėnjė shpejt nė zemrat tona, prandaj vazhdimisht duhet tia kujtojmė vetes se vetė-drejtėsia, dashuria e vetvetes dhe lartėsimi i vetvetes e ēnderojnė Perėndinė dhe e shkatėrrojnė shpirtin. Mos bėni asgjė pėr rivalitet as pėr mendjemadhėsi, por me pėrulėsi, secili ta ēmojė tjetrin mė shumė se vetveten (Filipianėve 2:3). E dimė se na mbretėron pėrulėsia nė shpirt, atėherė kur na bėhet qejfi kur lavdėrohen tė tjerėt, edhe pse ne vetė mund tė ana-shkalohemi e mund tė mos vihemi re fare. Fama e vėrtetė nuk vjen nga tė qėnit i famshėm, apo nga tė qėnit njė udhėheqės i respektuar nga tė gjithė, por vjen nga tė qėnit shėrbėtor i tė tjerėve. Pak rėndėsi ka, nėse nuk na del emri nė gazetė! Ajo, qė ka mė shumė rėndėsi, ėshtė se emri ynė ėshtė i shkruar nė Librin e Jetės sė Qengjit (Zbulesa 13:8). Vetėm tė qėnit si Krishti sjell shpėrblimin e pėrjetshėm.
Vetė-sakrifikimi
Sepse edhe Biri i njeriut nuk erdhi qė ti shėrbejnė, por pėr tė shėrbyer dhe pėr tė dhėnė jetėn e tij si ēmim pėr shpengimin e shumė vetave (Marku 10:45).
Shprehja sepse edhe ka peshė tė madhe nė kėtė varg. I tėrė vargu vė nė dukje arsyen dhe mėnyrėn e ardhjes sė Krishtit nė botė. Ai pagoi ēmimin pėr tė gjithė, njė borxh, qė nuk e kishte pėr borxh ta paguante. Ishte gati tė kryqėzohej mbi kryq, pėr ti siguruar mėkatarit lirinė! Ėshtė e vėrtetė se botės nuk i kemi borxh asgjė, por i kemi borxh gjithēka Atij, qė e deshi botėn. Jezusi nuk kėrkoi qė tė ulej nė fronin e Herodit, apo qė tė vishej me rrobat e priftėrinjve. Pėrkundrazi, Ai erdhi pėr ta ofruar vullnetarisht Veten pėr ēlirimin e mėkatarėve. Me vullnetin e Tij, Ai u bė kriminel nė sytė e Romės, tė Herodit dhe tė priftėrinjve. I vetmi sundimtar, Mbreti i mbretėrve dhe Zot i zotėrve pranoi tė zinte pozitėn mė tė ulėt qė egzistonte (1 Timoteut 6:15). Po ne, a jemi vėrtet tė vendosur pėr ta ndjekur? Sepse pėr kėtė ju u thirrėt, sepse edhe Krishti e vuajti pėr ne, duke ju lėnė njė shembull, qė tė ecni pas gjurmės sė tij (1 Pjetrit 2:21).
Pėrfundim
Jakobi dhe Gjoni thanė se ishin nė gjendje tė vuanin pėr hir tė Krishtit. Nuk kaloi shumė kohė dhe Jakobi, tė paktėn, e pa se tė shkuarit pas Jezusit mund ti kushtojė besimtarit edhe vetė jetėn: Dhe nė atė kohė mbreti Herod filloi tė pėrndjekė disa nga kisha. Dhe e vrau me shpatė Jakobin, vėllain e Gjonit (Veprat e Apostujve 12:1-2). Prapėseprapė, nuk ėshtė Jakobi, por Jezusi Ai, qė ėshtė shembulli mė i mirė pėr ne, pėr ta kuptuar se ēdo tė thotė ta ndjekėsh me tė vėrtetė Perėndinė.
© 16 Qershor 2007