Dashuria e Shpėtimtarit dhe Shtatė Bukėt

Parathėnie

Tek Marku 8:1-13, shohim njė mrekulli tjetėr tė tė ushqyerit tė njė numri tė madh njerėzish vetėm me ca bukė dhe peshq. Ndoshta mosbesuesit (skeptikėt) mund ta kishin hedhur poshtė historinė e tė ushqyerit tė 5000 vetave, duke e konsideruar atė si pjellė tė imagjinatės sė autorit tė Ungjillit. Por tė ushqyerit e 4000 vetave e pėrforcon edhe mė shumė, si fuqinė dhe perėndishmėrinė e Krishtit, ashtu edhe saktėsinė e Markut dhe tė Mateut (shiko Mateu 15:32-39).

Dhembshuria e Krishtit

“Nė ato ditė, duke qenė se u mblodh njė turmė shumė e madhe dhe s’kishin ē’tė hanin, Jezusi i thirri dishepujt e vet dhe u tha atyre: “Kam mėshirė pėr kėtė turmė, sepse u bėnė tri ditė qė po rri me mua, dhe nuk ka ē’tė hajė. Dhe po t’i nis tė pa ngrėnė nė shtėpitė e tyre, do tė mbeten udhės; disa prej tyre kanė ardhur qė nga larg” (Marku 8:1-3).

Nė kėtė turmė njerėzish ndodheshin shumė veta, qė kishin bėrė goxha rrugė pėr tė parė e pėr tė dėgjuar Jezusin. Ka tė ngjarė qė ata tė ishin prej Dekapolit dhe prej krahinave tė tjera rreth e pėrqark. Ishin habitur aq shumė prej shėrbesės sė Jezusit, saqė nuk kishin ngrėnė asgjė pėr tre ditė me rradhė. Sot, ka nga ata anėtarė kishe, qė nuk rrinė dot as edhe njė orė, pa iu shkuar mendja tek dreka! Ėshtė e qartė se kėta 4000 veta, qė i kishin shkuar pas Jezusit, nuk ishin thjesht kureshtarė pėr Tė, por ia dėgjonin me vėmendje ēdo fjalė qė fliste. E megjithatė, edhe nė kulmin e momenteve shpirtėrore, ėshtė e rėndėsishme qė tė mos i neglizhojmė nevojat e trupit. Jezusi pati dhembshuri pėr kėta njerėz dhe i ushqeu.

Zoti Jezus Krisht iua plotėsoi nevojat tė gjithėve atė ditė, pavarėsisht nga qėllimi qė kishte turma, qė e ndiqte. Ai erdhi pėr tė vdekur pėr ata qė ishin pa zemėr, pa besim dhe pa hir nė kėtė botė, edhe pse shumica refuzuan ta pranonin se ishin tė tillė. Nganjėherė, ne jemi fajtorė, kur e masim dashurinė e Perėndisė sipas botėkuptimit njerėzor. Dhembshuria e Tij nuk matet. Ajo ėshtė e pakufizueshme. “Kjo fjalė ėshtė e sigurt e denjė pėr t’u pranuar plotėsisht, qė Krishti Jezus erdhi nė botė pėr tė shpėtuar mėkatarėt” (1 Timoteut 1:15)… “Zoti nuk vonon plotėsimin e premtimit tė tij, siē disa besojnė qė ai bėn; por ėshtė i durueshėm ndaj nesh, sepse nuk do qė ndokush tė humbasė, por qė tė gjithė tė vijnė nė pendim” (2 Pjetrit 3:9)... “Dhe ta njihni dashurinė e Krishtit qė tejkalon ēdo njohuri” (Efesianėve 3:19).

Si besimtarė qė jemi, duhet tė tregohemi tė dhembshur dhe tė mėshirshėm ndaj tė gjithėve, madje edhe ndaj atyre qė na abuzojnė dhe na persekutojnė. Tė paktė janė ata, qė e zbatojnė vullnetin e Zotit nė kėtė drejtim, sepse Ai tha: “Duani armiqtė tuaj, bekoni ata qė ju mallkojnė, u bėni tė mirė atyre qė ju urrejnė, dhe lutuni pėr ata qė ju keqtrajtojnė dhe ju pėrndjekin, pėr tė qenė bij tė Atit tuaj, qė ėshtė nė qiej, sepse ai bėn tė lindė diellin e tij mbi tė mirėt dhe mbi tė kėqijtė, dhe bėn tė bjerė shi mbi tė drejtėt dhe tė padrejtėt” (Mateu 5:44-45). Po tė veprojmė kėshtu, atėherė mund tė bėjmė qė zemėrimi i armikut tonė tė mos na thumbojė mė. “Nė qoftė se armiku yt, pra, ka uri, jepi tė hajė; nė pastė etje, jepi tė pijė; sepse, duke bėrė kėtė, do tė grumbullosh mbi krye tė tij thėngjij tė ndezur. Mos u mund nga e keqja, por munde tė keqen me tė mirėn” (Romakėve 12:20-21).

Aftėsia e Krishtit

“Dhe dishepujt e tij iu pėrgjigjėn: “Si do tė mund t’i ngopte me bukė kėta dikush, kėtu nė shkretėtirė?”. Dhe ai i pyeti: “Sa bukė keni?”. Ata i thanė: “Shtatė”. Atėherė ai e urdhėroi turmėn tė ulet pėr tokė; dhe mori tė shtatė bukėt, falėnderoi, i theu dhe ua dha dishepujve tė vet qė t’ia shpėrndajnė turmės; dhe ata ia shpėrndanė. Kishin edhe disa peshq tė vegjėl; mbasi i bekoi, urdhėroi qė edhe ata t’i shpėrndahen turmės. Kėshtu ata hėngrėn dhe u ngopėn; dhe dishepujt ēuan shtatė kosha me copat qė tepruan. Ata qė hėngrėn ishin rreth katėr mijė veta; pastaj i lejoi” (Marku 8:4-9).

Po qe se dora e Atij, qė e krijoi universin, nuk do tė ishte e pranishme aty atė ditė, atėherė tė ushqyerit e turmės do tė ishte njė problem, tė cilin dishepujt nuk do tė mund ta zgjidhnin dot kurrė. Duart e plotfuqishme tė Jezusit pėrdorėn vetėm shtatė bukė dhe ca peshq tė vegjėl pėr tė ngopur mbi 4000 veta. “Pėr njerėzit kjo ėshtė e pamundur, por pėr Perėndinė ēdo gjė ėshtė e mundur” (Mateu 19:26).

Duhet tė tregohemi tė kujdesshėm dhe tė mos dyshojmė nė fuqinė e Zotit pėr tė na siguruar, si nevojat tona shpirtėrore, ashtu edhe ato fizike. Ai ka bukė tė mjaftueshme e me tepricė (Luka 15:17) pėr tė gjithė ata, qė vijnė tek Ai me besim. Plotėsimi i ēfarėdo lloj nevoje qė tė kemi, gjendet tek Krishti. Ai kurrė nuk do tė lejojė qė tė na mungojė ajo, qė ėshtė pėr tė mirėn tonė. “Dhe Perėndia im do tė plotėsojė tė gjitha nevojat tuaja sipas pasurisė sė tij nė lavdi, nė Jezu Krisht” (Filipianėve 4:19). Por, le tė mos harrojmė se Ai do tė na plotėsojė tė gjitha nevojat, e jo tė gjitha lakmitė! “Ai do tė banojė nė vėnde tė larta, shkėmbenjtė e fortifikuar do tė jenė streha e tij, buka e tij do t’i jepet, uji i tij do t’i sigurohet” (Isaia 33:16).

Tė Shtangurit e Krishtit

“Dhe menjėherė hypi nė barkė me dishepujt e vet dhe shkoi nė rrethinėn e Dalmanutės. Atėherė erdhėn farisenjtė dhe nisėn tė diskutojnė me tė, duke i kėrkuar njė shenjė nga qielli pėr ta vėnė nė provė. Por ai, duke psherėtirė nė frymė, tha: “Pėrse ky brez kėrkon njė shenjė? Nė tė vėrtetė po ju them se kėtij brezi nuk do t’i jepet asnjė shenjė”. Atėherė i la, hipi pėrsėri nė barkė dhe kaloi nė bregun tjetėr” (Marku 8:10-13).

Jezusi dhe dishepujt e Tij udhėtuan drejt pjesės perėndimore tė Galilesė, drejt njė vendi tė quajtur Dalmanutė (ose “Magdala” tek Mateu 15:39), i cili ishte afėr “Migdal-Elit” ose Magdalas (shiko Jozueu 19:38). Kėtu, Jezusi u takua pėrsėri me farisenjtė. E po prapė, kėta drejtues fetarė kujtuan se mund ta frikėsonin dhe ta zinin mat Jezusin. Donin prova se Ai ishte Biri i Perėndisė, por, edhe po t’iu jepeshin kėto prova, ata, prapėseprapė, nuk do tė besonin. Kishin dėgjuar mjaft rreth shėrbesės sė Jezusit nė tokė dhe madje i kishin parė vetė me sytė e tyre mrekullitė e Tij, prandaj as edhe njė vetėtimė nė qiell nuk do tė mund t’iua ndryshonte zemrat e ngurtėsuara. Jezusi psherėtiu thellė, sepse ndjeu pikėllim nė zemėr, lidhur me shkatėrrimin qė po i sillnin vetes kėta njerėz tė ligė. Edhe pse ata ishin armiqtė e Tij, Zoti, prapėseprapė, u pikėllua nga mosbesimi i tyre.

Besimtari i vėrtetė do tė shtanget prej mėkatit tė tė tjerėve, por, thellė nė zemėr, ai do tė ndjejė dhembshuri. Njerėz tė tillė mendojnė si Ezekieli: “psherėtijnė dhe vajtojnė pėr tė gjitha gjėrat qė kryhen” mbi tokė (Ezekielit 9:4). Na thuhet se edhe Loti, edhe pse vendosi tė jetojė nė Sodomė, “helmohej nga sjellja imorale e kėtyre tė ēoroditurve, sepse ky i drejtė banonte nė mes tyre dhe e mundonte pėr ditė shpirtin e tij tė drejtė duke shikuar dhe duke dėgjuar veprat e tyre tė poshtra” (2 Pjetrit 2:7-8). A e imitojmė edhe ne Krishtin nė kėtė drejtim? A ndjejmė dhimbje dhe pikėllim, tek shohim shpirtrat e njerėzve, qė, me budallallėkun mė tė madh, rendin drejt Ferrit, pėr shkak tė mėkatit dhe tė mosbesimit tė tyre? Po qe se nuk e vrasim mendjen fare pėr tė humburit, atėherė duhet ta shqyrtojmė gjendjen shpirtėrore, nė tė cilėn ndodhemi. Duhet tė tregohemi tė kujdesshėm, qė tė mos bėhemi si farisenjtė, tė cilėt kujtonin se ishin gjigandė shpirtėrorė, por, nė fakt, ishin vetėm xhuxhmaxhuxhė. E ndėshkonin mėkatin, por nuk tregonin dhembshuri pėr mėkatarin.

Pėrfundim

Zoti mund tė bėjė gjėra tė mėdha, por, a jemi ne gati pėr t’iu treguar tė tjerėve pėr Tė? “Atėherė goja jonė u mbush me qeshje dhe gjuha jonė me kėngė gėzimi, atėherė thuhej midis kombeve: "Zoti ka bėrė gjėra tė mėdha pėr ta". Zoti ka bėrė gjėra tė mėdha pėr ne, dhe jemi tėrė gėzim” (Psalmi 126:2-3). E kemi pėr detyrė pėr t’i drejtuar tė humburit pėr tek Krishti. Dhe jo vetėm ata, me tė cilėt na shkon mirė muhabeti, por edhe armiqtė tanė. Ai, qė ngopi barqet e tė 4000 vetave, ėshtė akoma nė gjendje pėr tė shpėtuar shpirtrat e milliona tė tjerėve.

Page created 17 March 2007