Parathėnie
Pasazhi i Markut 2:13-22 bėn fjalė pėr ata lloj njerėzish, tė cilėt erdhi pėr ti shpėtuar Biri i Perėndisė. Njerėzit fetarė kujtojnė se janė nė rregull me Perėndinė, ngaqė bėjnė vepra tė mira dhe i pėrmbushin detyrimet e tyre fetare. Por, nė kėtė pasazh, Marku na tregon qartė se ata qė mund tė shpėtohen, janė vetėm ata qė e pranojnė se janė mėkatarė.
Levi dhe paraja e tij
Jezusi doli pėrsėri gjatė bregut tė detit dhe gjithė turma erdhi tek ai dhe ai e mėsonte. Duke kaluar, pa Levin, birin e Alfeut, i cili qe ulur nė vendin e tatimeve, dhe i tha: Ndiqmė!. Ai u ngrit dhe e ndoqi (Marku 2:13-14).
Levi ėshtė Mateu, autori i ungjillit tė parė. Ky ish-tagrambledhės i urryer u bė apostulli, mėsuesi dhe ungjillizuesi i dashur. Sapo u ndodh nė praninė e Jezusit, jeta e tij u ndryshua plotėsisht. Jezusi e thirri dhe ai iu pėrgjigj. Njeriu nuk mund tė shpėtohet, po qe se nuk e ndjek Jezusin.
Nga gjithė ajo turmė e njerėzve atė ditė, Zoti zgjodhi atė njeri, tė cilin askush nuk e imagjinonte se do ta ndiqte. Ēfarė tė mire kishte Mateu nė zemėr, qė ta zgjidhte Jezusi? Asnjė tė mirė! E megjithatė, Jezusi pa tek Mateu atė tė mirė qė ai do tė kryente, nėse do ta ndiqte me tė vėrtetė Jezusin. Menjėherė, Mateu e la mėnjanė jetėn e tij tė vjetėr materializmin, dashurinė ndaj parasė dhe rrugėt e kėqija. Sa tė paktė janė ata qė ia pėrkushtojnė jetėn e tyre Krishtit nė kėtė mėnyrė! Ndiqmė! kjo fjalė ėshtė e thjeshtė nė dukje, por ajo ka fuqinė tė ndryshojė jetėn dhe zemrėn e tė gjithė atyre qė ngrihen, marrin kryqin dhe ndjekin Bariun e Mirė. Nė njė rast tjetėr, Jezusi ia tha kėto fjalė edhe njė tjetri, qė e donte shumė paranė: Njė gjė tė mungon; shko, shit tė gjitha ato qė ke dhe jepua tė varfėrve dhe do tė kesh njė thesar nė qiell; pastaj eja, merre kryqin tėnd dhe mė ndiq (Marku 10:21).
Tagrambledhėsit dhe farisenjtė
Dhe ndodhi qė, kur Jezusi ishte nė tryezė nė shtėpinė e Levit, shumė tagrambledhės dhe mėkatarė u ulėn nė tryezė me Jezusin dhe me dishepujt e tij; nė fakt ishin shumė ata qė e ndiqnin. Atėhėrė skribėt dhe farisenjtė, duke e parė se po hante me tagrambledhės dhe me mėkatarė, u thanė dishepujve tė tij: Qysh ha dhe pi ai bashkė me tagrambledhės e me mėkatarė?. Dhe Jezusi, kur e dėgjoi, u tha atyre: Nuk janė tė shėndoshet qė kanė nevojė pėr mjekun, por tė sėmurėt; unė nuk erdha pėr tė thirrur tė drejtėt, por mėkatarėt pėr pendim (Marku 2:15-17).
Vini re se kush ishin ata, qė e kritikuan Jezusin. Feja e rreme vazhdon
akoma qė ti pėrēmojė dhe persekutojė ata qė e ndjekin Zotin. Jezusi i dėnoi
drejtuesit fetarė, pėr shkak tė vetė-drejtėsisė dhe arsyetimit tė gabuar
tė tyre. Pseudo-krishtėrimi dėshiron njė Krisht, i cili ti pėrshtatet
ideve tė shtrembėruara dhe paperėndishmėrisė. Por fakti qėndron kėtu se
Jezusi nuk do ti shpėtojė ata, qė refuzojnė ta pranojnė mėkatin e tyre:
Krishti Jezus erdhi nė botė pėr tė
shpėtuar mėkatarėt (1 Timoteut 1:15). Ka nga ata, qė e pranojnė
Krishtin vetėm si mėsues, profet, apo thjesht, si njė shembull i mirė.
Shumica e njerėzve mendojnė se tė zbatuarit e zakoneve fetare, shkuarja nė
haxhillėk (pelegrinazh), tė agjėruarit, apo thėnia e lutjeve tė gjata janė
tė mjaftueshme pėr tė qenė nė rregull me Perėndinė. Jezusi, Mjeku i Madh,
erdhi pėr tė shpėtuar shpirtin e sėmurė nga mėkati. Tė gjitha qėniet
njerėzore janė tė infektuara me virusin e mėkatit, qė nga momenti i lindjes.
Vetėm ata qė e ndjekin Jezusin, do tė marrin shėrim. Drejtuesit fetarė,
tė cilėt e konsideronin veten si tė pastėr e pa mėkat, nuk mund ta kuptonin
se si njė njeri i shenjtė mund tė dėshironte qė tė ishte nė praninė e mėkatarėve.
Ishin pikėrisht ata, qė u larguan atė ditė nga shtėpia e Mateut, me zemrėn
e kalbėzuar prej mėkatit.
Dhėndri dhe Pagėzori
Atėherė
dishepujt e Gjonit dhe ata tė farisenjve po agjėronin. Ata erdhėn te Jezusi
dhe i thanė: Pėrse dishepujt e Gjonit dhe ata tė farisenjve agjėrojnė,
kurse dishepujt e tu nuk agjėrojnė?. Dhe Jezusi u pėrgjigj atyre: Vallė
a mund tė agjėrojnė dasmorėt, ndėrsa dhėndri ėshtė me ta? Pėr sa kohė
kanė mė vete dhėndrin, nuk mund tė agjėrojnė! Por do tė vijnė ditėt kur
do tu merret dhėndri dhe atėhėrė, nė ato ditė, ata do tė agjėrojnė
(Marku 2:18-20).
Jezusi kishte predikuar rreth
domosdoshmėrisė sė tė kėrkuarit falje prej Perėndisė, por drejtuesit
fetarė e kishin mendjen vetėm tek agjėrimi. Ata ishin tė verbėr dhe nuk e
shihnin se kishin nevojė pėr tu penduar. Sipas tyre, agjėrimi ishte provė
se ata ishin tė drejtė nė sytė e Perėndisė. Vini re se si kėta hipokritė,
tė cilėt mė parė e kishin refuzuar Gjon Pagėzorin, ishin gati tani ta pėrdornin
atė si shembull tė ideve tė tyre tė rreme. Dishepujt e Gjonit ndoshta edhe
agjėruan, jo sepse e kishin pėr detyrė, por sepse Gjoni ishte nė burg. Gjon
Pagėzori e krahasoi Jezusin me Dhėndrin: Ai
qė e ka nusen ėshtė dhėndri, por miku i dhėndrit, qė ėshtė i pranishėm
dhe e dėgjon, gėzohet shumė pėr zėrin e dhėndrit; prandaj ky gėzimi im ėshtė
i plotėsuar! (Gjoni 3:29). Pra, nėse farisenjtė e nderonin Gjonin me tė
vėrtetė, a nuk duhej qė edhe ata ta ndiqnin Atė, pėr tė cilin foli edhe
Gjoni?
Zoti iu foli drejtuesve fetarė
rreth arrestimit dhe vdekjes sė Tij. Deri nė atė moment, dishepujt e Jezusit
po kėnaqeshin me praninė e Tij, por kur Ai tiu largohej, pa dyshim se ata
do tė agjėronin, ose nga dėshpėrimi, ose ngaqė do ta kalonin kohėn duke u
lutur. Jezusi nuk e hodhi poshtė nevojėn pėr tė agjėruar, por thjesht, tha
se zbatimi i rregullave fetare nuk duhet qė tia zėrė vendin besimit tė vėrtetė
tek Perėndia.
Rroba tė
grisura dhe kacekė tė prishur
Askush
nuk qep njė copė stof tė ri mbi njė rrobe tė vjetėr, pėrndryshe copa e re
e shkul gjithė arnesėn dhe shqyerja bėhet mė keq. Po ashtu askush nuk shtie
verė tė re nė kacekė tė vjetėr, pėrndryshe vera e re i prish kacekėt,
vera derdhet dhe kacekėt shkojnė dėm; porse vera e re duhet shtėnė nė
kacekė tė rinj (Marku 2:21-22).
Tė dyja kėto shėmbėlltyra bėjnė
fjalė rreth pėrpjekjeve tė njeriut pėr tė pėrzier ato gjėra, qė nuk pėrzien
dot bashkė.
Nuk mundet qė tė jesh dishepull i vėrtetė i Krishtit dhe, nė tė njėjtėn
kohė, tė zbatosh ceremonitė fetare sa pėr sy e faqe. Tė dyja kėto nuk
shkojnė dot bashkė. Kur krishtėrimi biblik u kthye nė krishtėrim religjoz (fetar)
dhe nė ceremoni e rite tė adoptuara (nga fe tė tjera), atėherė ai u bė si
njė rrėmujė e pavlerė, plot me rrecka tė grisura dhe shishe tė thyera,
ngaqė i mungonte besimi dhe dashuria ndaj Perėndisė. Kisha e Galatasve ėshtė
shembull i kėtij fakti: O Galatas tė
marrė! Kush ju ka yshtur qė tė mos i bindeni sė vėrtetės, ju, qė para
syve tuaj Jezu Krishti ėshtė pėrshkruar i kryqėzuar midis jush? Vetėm kėtė
dua tė di nga ju: a e morėt Frymėn me anė tė veprave tė ligjit apo nėpėrmjet
dėgjimit tė besimit? A jeni kaq tė marrė sa qė, mbasi nisėt nė Frymė, tė
pėrfundoni nė mish? (Galatasve 3:1-3). Pėrzierja rezulton nė mungesė
harmonie dhe sjell si pasojė urrejtjen, nė vend qė tė sjellė unitet. Ata qė
pėrpiqen tė na imponojnė tė besuarit nė shumė fe e zotėr, nuk po bėjnė
punėn e Zotit. Ajo formė e krishtėrimit, e cila e ka ndjekur besnikėrisht
Krishtin dhe fjalėn e Tij, i ka transformuar individėt, shoqėritė dhe kombet.
Kjo vepėr e madhe u krye nga besimtarė tė rilindur, tė mbushur me Frymėn e
Shenjtė tė Perėndisė. Nuk u krye nga ata, qė iu kushtonin mė shumė rėndėsi
veshjes (pamjes sė jashtme) dhe ceremonive religjoze.
Pėrfundim
Ne sot ballafaqohemi me tė njėjtat probleme si edhe kisha e hershme. Ka nga ata, qė e mohojnė tė vėrtetėn dhe vazhdojnė nė rrugėn e tyre. Kėta njerėz e interpretojnė si tiua dojė qejfi fjalėn e Perėndisė, me qėllim qė tė vazhdojnė tė jetojnė nė mėkat. Ata e pėrdorin fenė si mbulesė pėr tė fshehur mėkatin e tyre. Njerėzit religjozė tė ditėve tė sotme kanė neveritje, kur dėgjojnė tek flitet kundėr mėkatit. Vetėm ata qė pendohen dhe kthehen tek Krishti, mund tė shpėtohen dhe tė mbushen me Frymėn e Shenjtė.
Weekly Sermon Mark's Gospel Home
Page created 29 September 2006