Doktrina e Shpėtimtarit mbi Vetė-Mohimin

Parathėnie

Jezusi, pasi e qortoi Pjetrin, kur u pėrpoq ta pengonte domosdoshmėrinė e vdekjes sė Tij sakrifikuese mbi kryq, i njoftoi pasuesit e Tij se edhe ata vetė duhet tė mbajnė mbi supe njė kryq. Brez pas brezi, doktrina e vetė-mohimit ėshtė nėnvlerėsuar vazhdimisht prej tė krishterėve.

Kryqi          

“Pastaj e thirri pranė vetes turmėn me dishepujt e vet dhe iu tha: “Kushdo qė don tė vijė pas meje, tė mohojė vetveten, tė marrė kryqin e vet dhe tė mė ndjekė” (Marku 8:34).

Vihet re qartė prej kėtij teksti se tė mohuarit e vetvetes ėshtė njė domosdoshmėri absolute pėr cilindo, qė deklaron se ėshtė pasues i Krishtit. E pranojmė se shpėtimi ėshtė njė favor falas dhe i pamerituar prej Perėndisė, me anė tė gjakut tė Krishtit: “Ju nė fakt, jeni tė shpėtuar me anė tė hirit, nėpėrmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po ėshtė dhurata e Perėndisė, jo nga vepra, qė tė mos mburret askush” (Efesianėve 2:8-9). Por, ndėrkohė qė shumė njerėz ndalojnė tek ky varg dhe thonė se i shpėtuari nuk ka nevojė tė bėjė gjė tjetėr, Pali vazhdon mė tutje: “Ne nė fakt jemi vepra e tij, e krijuar nė Krishtin Jezus pėr veprat e mira qė Perėndia pėrgatiti qė mė parė, qė ne tė ecim nė to” (Efesianėve 2:10). Nuk jemi tė shpėtuar me anė tė veprave, por veprat tregojnė se jemi tė shpėtuar. Shenja dalluese e besimtarėve tė vėrtetė ėshtė, sipas Jezusit, “vetė-mohimi”. Ata qė e pranojnė ofertėn e Krishtit pėr shpėtim, duhet ta vėnė nė dukje realitetin e “veprės sė Tij”, duke marrė kryqin  e tyre e duke e ndjekur ēdo ditė: “Nėse dikush do tė vijė pas meje, le ta mohojė vetveten, ta marrė ēdo ditė kryqin e vet dhe tė mė ndjekė” (Luka 9:23). Kjo do tė thotė se duhet tė marrim kryqin e doktrinės dhe kryqin praktik, kryqin e Krishtit dhe kryqin e vetė-mohimit. Vini re se si shumica e njerėzve i kushtojnė mė shumė rėndėsi pjesės sė parė tė vargjeve tė mirėnjohura, por i neglizhojnė fjalėt, qė vijnė mė pas! Fjalėt e Jezusit nuk mbarojnė kėtu: “Ejani tek unė, o ju tė gjithė tė munduar dhe tė rėnduar, dhe unė do t’ju jap ēlodhje”, por Ai shton: “Merrni mbi vete zgjedhėn time dhe mėsoni nga unė, sepse unė jam zemėrbutė dhe i pėrulur nga zemra; dhe ju do tė gjeni prehje pėr shpirtrat tuaj. Sepse zgjedha ime ėshtė e ėmbėl dhe barra ime ėshtė e lehtė!” (Mateu 11:28-30).

Doktrina e mohimit tė vetvetes ėshtė e rėndė pėr t’u zbatuar, por Zoti do tė na japė fuqinė pėr ta zbatuar atė gjatė gjithė jetės: “Unė mund tė bėj gjithēka me anė tė Krishtit qė mė forcon” (Filipianėve 4:13). Me miliona besimtarė kanė vdekur pėr shkak tė besimit tė tyre, duke e mbajtur kėtė zgjedhė mbi supe deri nė martirizim, me qėllim qė tė mos e mohonin Krishtin. Tė hysh nė Qiell ėshtė falas, por duhet tė paguash pėr abonimin vjetor.

Ėshtė e qartė se siē u pėrpoq Pjetri pėr ta penguar Krishtin, ashtu edhe shumė tė krishterė do tė mendojnė se ne jemi shumė strikt. Por janė pikėrisht ata vetė, qė janė nė rrezik ta humbasin shpirtin, duke mos iu bindur mėsimeve tė qarta e tė thjeshta tė Biblės. “Sepse, po tė rroni sipas mishit, ju do tė vdisni; por, nėse me anė tė Frymės i bėni tė vdesin veprat e trupit, ju do tė rroni” (Romakėve 8:13). Po tė mos e mbajmė mbi supe kryqin, kurrė nuk do tė arrijmė ta mbajmė mbi kokė kurorėn. Duhet tė vazhdojmė tė ecim me guxim e tė mos lejojmė asnjeri apo asgjė qė tė na pengojė nga tė shėrbyerit Zotit. Kryqi mbahet vetėm pėr pak vite, por kurora do tė mbahet pėrgjithmonė.

Ēmimi

“Sepse ai qė don tė shpėtojė jetėn e vet, do ta humbasė; por ai qė do tė humbasė jetėn e vet pėr hirin tim e pėr ungjillin, do tė shpėtojė. Ē’dobi do tė ketė njeriu tė fitojė gjithė botėn, nėse mė pas do tė humbė shpirtin e vet? Ose ēfarė mund tė japė njeriu nė shkėmbim tė shpirtit tė vet?” (Marku 8:35-37).

Kėto fjalė tregojnė arsyen e rėndėsisė sė vetė-mohimit nė jetėn e krishterė. Nėse kėto fjalė janė tė ngulitura thellė nė zemrėn tonė, atėherė do ta shohim se bota dhe djalli nuk do ta kenė fort lehtė pėr tė na tėrhequr larg prej Krishtit. Gjithkush ka njė shpirt, qė do tė jetojė pėrgjithmonė. Tė gjithė kemi njė shpirt, pėr tė cilin do tė japim llogari pėrpara fronit tė Perėndisė. Edhe pse jemi besimtarė, ah, sa pak vėmendje i kushtojmė shpirtit! Askush nuk mund ta shpėtojė shpirtin e vet, por gjithkush mund ta humbasė atė nė flakėt e Ferrit. Nuk janė thjesht mėkatet e dukshme, qė e dėnojnė njeriun nė pėrjetėsi tė humbur, sepse edhe thjesht besimi nė njė fe tė rreme apo nė supersticione njerėzore tė ēojnė nė Ferr. Vini re se Jezusi nuk po iu flet kėtu turmės sė njerėzve, por dishepujve tė Tij. Nėse ata nuk jetojnė njė jetė vetė-mohuese, atėherė do ta humbin shpirtin. Ēdo besimtar do tė japė llogari pėr jetėn e vet.

Sumica e besimtarėve i kanė kthyer sytė tek bota pėr ta kėnaqur shpirtin. Ata harrojnė se po shkojnė drejt shkatėrrimit tė pėrjetshėm. “Sepse Dema mė la, sepse deshi kėtė botė” (2 Timoteut 4:10)… “Mos e doni botėn, as gjėrat qė janė nė botė. Ne qoftė se ndokush do botėn, dashuria e Atit nuk ėshtė nė tė, sepse gjithēka qė ėshtė nė botė, lakmia e mishit, lakmia e syve dhe krenaria e jetės, nuk vjen nga Ati, por nga bota. Dhe bota kalon me lakminė e saj; por ai qė bėn vullnetin e Perėndisė mbetet pėrjetė” (1 Gjonit 2:15-17). Ata janė si Esau, qė e shkėmbeu parėbirėrinė e tij me njė supė me thjerrėza (shiko Zanafilla 25:34).

Duhet tė meditojmė mbi seriozitetin e kėsaj teme. Nėse veprojmė kėshtu, atėherė do tė jemi tė armatosur mė sė miri, kur ari i tė pamendit tė kėsaj bote na del pėrpara syve e na duket se ka mė shumė vlerė sesa jeta e pėrjetshme, apo kur persekutohemi pėr kauzėn e Krishtit.

Fatkeqėsia

“Sepse kujtdo qė do t’i vijė turp pėr mua dhe pėr fjalėt e mia nė mes tė kėtij brezi kurorėshkelės dhe mėkatar, pėr atė do t’i vijė turp edhe Birit tė njeriut, kur tė arrijė nė lavdinė e Atit tė vet, me engjėjt e shenjtė” (Marku 8:38).

Asnjė besimtar i vėrtetė nuk ka deklaruar ndonjėherė se atij i vjen turp nga Krishti. Pėrkundrazi, ai ka rrėfyer se Jezusi ėshtė Zot. Por, nė praktikė, kur njė njeri nuk jeton njė jetė tė shenjtė, atėherė ai e tregon se i vjen turp nga Krishti. I vjen turp tė konsiderohet prej familjes dhe miqve si pasues i vėrtetė i Krishtit. Nuk do tė duket sikur ėshtė tip i veēantė , ndryshe nga ata qė e rrethojnė. Ai qė nuk do qė tė ndjekė doktrinėn e vetė-mohimit, e vėrteton se i vjen turp nga Krishti dhe, menjėherė, e gjykon veten, ashtu siē thotė edhe vargu i mėposhtėm. Salomoni kishte tė drejtė, kur tha: “Frika e njeriut pėrbėn njė lak” (Fjalėt e Urta 29:25). Sa keq, kur shohim besimtarė, qė janė mė tė gatshėm pėr t’i shkuar pas botės, sesa fjalės sė Perėndisė! “Sepse unė tani vallė kėrkoj tė fitoj miratimin e njerėzve apo tė Perėndisė? Apo kėrkoj t’u pėlqej njerėzve? Sepse, po tė kėrkoja t’u pėlqej njerėzve, nuk do tė isha shėrbėtori i Krishtit” (Galatasve 1:10). Frika e talljes e skllavėron shpirtin dhe e detyron atė tė jetojė sipas opinioneve tė botės.

Pėrfundim

Duhet t’i lutemi Perėndisė pėr besim dhe guxim, qė ta ndjekim me tė vėrtetė Krishtin ēdo ditė. Nuk duhet tė na vijė turp aspak nga Krishti. Pėrkundrazi, duhet tė turpėrohemi, kur e njollosim emrin e Krishtit nėpėrmjet mėkatit, mosbesimit apo tė jetuarit si bota. E si mund tė na vijė turp nga Ai, qė vdiq nė kryq pėr tė na shpėtuar shpirtin? Duhet tė mėsohemi ta mos e vėmė re talljen, kritikėn dhe pėrēmimin e botės dhe tė besimtarėve mishorė, por, pėrkundrazi, duhet tė vazhdojmė t’i mbajmė sytė tek Krishti, derisa t’i dėgjojmė ato fjalė lavdėruese: “Tė lumtė, shėrbėtor i mirė dhe besnik” (Mateu 25:21). Ėshtė njėmijė herė mė mirė ta dėshmosh Krishtin kėtu, si me fjalė, ashtu edhe me vepra dhe tė durosh talljet e tė tjerėve, sesa tė mohohesh prej Tij pėrpara Atit nė Ditėn e Gjyqit.

© Page created 14 April 2007