Drita e Vėrtetė dhe Llamba besnike

Parathėnie

Vargjet, qė do t’i shikojmė nė kėtė studim, kanė si pikėsynim pėrforcimin e shėmbėlltyrės sė mbjellėsit. Tek Marku 4:21-25 gjejmė atė mėsim, qė ka pasoja nė jetėn e njė besimtari vėrtetė tė rilindur.

Drita jonė shpirtėrore

“Pastaj u tha atyre: “A merret vallė llamba pėr ta vėnė nėn babunė ose nėn shtrat? A nuk vihet mbi dritėmbajtėsen? Sepse nuk ka asgjė tė fshehtė qė tė mos zbulohet, as kurrgjė sekrete qė tė mos dalin nė dritė” (Marku 4:21-22).

Shumica e atyre besimtarėve, tė cilėt e kanė dėgjuar fjalėn e Perėndisė, nuk iu tregojnė tė tjerėve rreth Zotit. Ėshtė njėlloj sikur tė kesh njė elektrik dore, por tė mos ia japėsh askujt e t’i lėsh tė tjerėt nė errėsirė. Drita shpirtėrore, qė na ka dhėnė Krishti, ėshtė si pėr pėrfitimin tonė, ashtu edhe atė tė tė tjerėve. E kemi pėr detyrė qė ta shpallim mesazhin e shpėtimit nė tė gjithė botėn: “Ju jeni drita e botės” (Mateu 5:14). Kjo dritė vjen nga “Drita e Vėrtetė”. Jezusi tha: “Unė jam drita e botės; kush mė ndjek nuk do tė ecė nė errėsirė, por do tė ketė dritėn e jetės” (Gjoni 8:12). Ai ėshtė ajo “Drita e Vėrtetė, qė ndriēon ēdo njeri qė vjen nė botė” (Gjoni 1:9). Ata qė e kanė kėtė dritė, mund t’ua fshehin atė tė tjerėve, vetėm atėherė kur nuk i binden Zotit.

Ēdo besimtari do t’i kėrkohet llogari, kur tė hapet “Libri i Jetės” nė ditėn e gjyqit: “Vepra e secilit do tė shfaqet, sepse dita do ta tregojė; sepse do tė zbulohet me anė tė zjarrit, dhe zjarri do tė provojė veprėn e secilit e ē’lloji ėshtė” (1 Korintasve 3:13, shiko gjithashtu edhe Zbulesa 20:12-13). A do tė ndihemi fajtorė, kur tė zbulohet se e kemi fshehur dritėn e fjalės sė Perėndisė? “Nė fund erdhi edhe ai qė kishte marrė vetėm njė talent dhe tha: "Zot, unė e dija se je njeri i ashpėr, qė korr atje ku nuk ke mbjellė dhe vjel ku nuk ke shpėrndarė, prandaj pata frikė dhe shkova dhe e fsheha talentin tėnd nėn tokė; ja, unė po ta kthej" (Mateu 25:24-25). A kėnaqemi me tė qėnit dembelė, tė krishterė qė nuk bėjnė asgjė, qė nuk e vrasin mendjen fare pėr tė humburit dhe pėr ndėshkimin e tyre tė pėrjetshėm? A kemi frikė dhe turp qė tė flasim pėr Krishtin? Tė predikuarit dhe tė mėsuarit e sė vėrtetės nuk iu takon vetėm disave, por ēdo njėrit, qė ėshtė pasues i Zotit. Kemi ilaēin pėr shpirtin e sėmurė prej mėkatit: “Gjithsecili le ta vėrė nė shėrbim tė tjetrit dhuntinė qė ka marrė, si kujdestarė tė mirė tė hirit tė shumėfarshėm tė Perėndisė” (1 Pjetrit 4:10). Ndjenjat e apostullit Pal duhet tė jenė edhe ndjenjat tona: “Sepse, nė qoftė se unė predikoj ungjillin, s’ka asgjė qė unė tė mburrem, sepse kjo ėshtė njė nevojė qė mė ėshtė ngarkuar; edhe mjerė unė, po nuk predikova ungjillin!” (1 Korintasve 9:16). Dikush ka thėnė se shumica e tė krishterėve janė si Deti i Vdekur, tė mbyllur tek gryka!

Dėgjimi ynė shpirtėror

“Kush ka veshė pėr tė dėgjuar, le tė dėgjojė!” Dhe u tha atyre: “Vini re atė qė dėgjoni” (Marku 4:23-24a).

Si besimtarė qė jemi, duhet ta duam tė vėrtetėn dhe t’i bindemi asaj. Vetėm atėherė, ajo qė dėgjojmė, do tė na kthehet nė besim: “Besimi, pra, vjen nga dėgjimi, dhe dėgjimi vjen nga fjala e Perėndisė” (Romakėve 10:17). Po nuk patėm veshė pėr tė dėgjuar, do tė jetė e pamundur qė tė marrim nga Perėndia: “Prandaj, sikurse thotė Fryma e Shenjtė: “Sot, nė qoftė se e dėgjoni zėrin e tij, mos i ngurtėsoni zemrat tuaja” (Hebrenjve 3:7-8). Po qe se ne nuk jemi gati pėr ta dėgjuar fjalėn e Tij, atėherė si mund tė presim qė tė humburit ta dėgjojnė Fjalėn? Rrallėherė ndodh qė dikush tė shpėtohet, pa e dėgjuar Fjalėn: “Nė tė edhe ju, pasi e dėgjuat fjalėn e sė vėrtetės, ungjillin e shpėtimit tuaj…” (Efesianėve 1:13).

Predikimi mund t’iu duket “marrėzi” tė humburve, por, prapėseprapė, ai ėshtė njė nga mėnyrat e fuqisė dhe hirit tė Perėndisė (1 Korintasve 1:18). Shumica e atyre qė shkojnė nė kishė, janė tė kėnaqur me formalitetet, me himnet dhe lutjet, por e hedhin poshtė predikimin dhe domosdoshmėrinė pėr t’i thėrritur tė humburit tek Krishti. Besimtari i vėrtetė duhet t’i dalė pėrkrah Biblės dhe ta shpallė atė: “Mos i pėrbuzni profecitė” (1 Thesalonikasve 5:20). (Nė Greqisht, fjala “profeci” pėrkthehet “predikim, instruksion, paralajmėrim”)… “Prediko fjalėn, ngul kėmbė me kohė e pa kohė, kritiko dhe qorto, kėshillo me ēdo durim e doktrinė. Sepse do tė vijė koha kur njerėzit nuk do ta durojnė doktrinėn e shėndoshė, por, sipas ėndjeve tė veta, do tė mbledhin grumbull mėsues pėr tė gudulisur veshėt dhe do t’i largojnė veshėt nga e vėrteta e do t’i sjellin drejt pėrrallave” (2 Timoteut 4:2-4).

Jeta jonė shpirtėrore

“Me atė masė qė ju matni, do t’iu matet juve; edhe juve qė dėgjoni do t’iu jepet edhe mė. Sepse atij qė ka, do t’i jepet, por atij qė s’ka, do t’i merret edhe ajo qė ka” (Marku 4:24b-25).

Gjithēka qė kemi nė jetėn tonė tė krishterė, ėshtė dhuratė nga Perėndia. Pendesa, besimi dhe shenjtėria e njė besimtari maten nga niveli i zellit dhe bindjes qė ka ai. Perėndia nuk e bekon kurrė pėrtacinė dhe dembelizmin, por ata qė kėmbėngulin dhe durojnė deri nė fund, ata do tė marrin shpėrblimet e Tij: “Pėrtacia tė bėn tė biesh nė njė gjumė tė thellė dhe njeriu i plogėt do tė vuajė nga uria” (Fjalėt e Urta 19:15). Duhet t’ia pėrkushtojmė plotėsisht jetėn Zotit, nė mėnyrė qė ta ruajmė atė qė kemi.

Duhet t’i kushtojmė vėmendje parimit tė pasurisė shpirtėrore. Ata qė rriten nė hir, njohuri dhe shenjtėri, janė studentė tė zellshėm tė Biblės. Janė tė zellshėm nė fjalė, nė lutje, nė shoqėri me besimtarėt e tjerė dhe nė ndarjen e Lajmit tė Mirė. Ashtu siē forcohen muskujt, sa mė shumė qė t’i pėrdorėsh, ashtu edhe shpirti rinohet, duke dėgjuar fjalėn e Perėndisė dhe duke iu bindur asaj. Do tė korrim atė, qė kemi mbjellė: “Mos u gėnjeni: Perėndia nuk vihet dot nė lojė, sepse ē’tė mbjellė njeriu, atė edhe do tė korrė. Sepse ai qė mbjell pėr mish tė tij, do tė korrė nga mishi i tij prishje, por ai qė mbjell pėr Frymė, do tė korrė nga Fryma jetė tė pėrjetshme” (Galatasve 6:7-8). Perėndia na ka dhėnė gjithēka qė na duhet pėr jetėn tonė shpirtėrore. Nėse nuk e pėrdorim, atėherė do e humbim madje edhe atė, qė kujtojmė se e kemi.      

Pėrfundim

A duam qė tė rritemi nė Zotin? A duam qė t’i shohim tė tjerėt tė vijnė tek Krishti? Atėherė, ne, si tė krishterė qė i besojnė Biblės, duhet tė jetojmė sipas dritės. Duhet “ ecim nė dritė” (1 Gjonit 1:7) dhe ta shpėrndajmė kėtė dritė, nė mėnyrė qė edhe tė tjerėt tė tėrhiqen drejt saj. Sa mė shumė vėmendje qė t’i kushtojmė fjalės sė Perėndisė, aq mė e fortė do tė jetė drita e hirit dhe e fuqisė sė Tij nė jetėn tonė. 

Back

Page created 11 November 2006