Jezusi hyn nė Jeruzalem

Parathėnie

Pasazhi biblik, qė shohim kėtu, pėrshkruan hyrjen triumfatore tė Zotit nė Jeruzalem. Qė nga ky moment, mendjen e kemi tek ditėt e Tij tė fundit, para se tė kryqėzohej. Ai me qėllim bėri njė hyrje tė tillė publike nė Qytetin e Shenjtė, nė mėnyrė qė askush tė mos gabohej lidhur me qėllimin e Tij. Qyteti ishte mbushur me miliona hebrenj, qė kishin ardhur pėr tė festuar Pashkėt. Pėr ta, hyrja triumfatore e Jezusit ishte provė e deklaratės sė Tij si Mesia.

Kėrriēi  

“Tani kur iu afruan Jeruzalemit, drejt Betfage dhe Betania, afėr malit tė Ullinjve, Jezusi dėrgoi dy nga dishepujt e vet, duke u thėnė: “Shkoni nė fshatin pėrballė dhe, posa tė hyni aty, do tė gjeni njė kėrriē tė lidhur, mbi tė cilin akoma nuk ka hipur askush; zgjidheni dhe ma sillni. Dhe nė se ndokush iu thotė: "Pse po veproni kėshtu?," pėrgjigjuni: "I duhet Zotit. Ai do ta kthejė menjėherė kėtu"”. Ata shkuan dhe e gjetėn kėrriēin tė lidhur afėr njė dere, nė rrugė, dhe e zgjidhėn. Disa nga tė pranishmit u thanė atyre: “Ē’po bėni? Pse po e zgjidhni kėrriēin?”. Kėta iu pėrgjigjėn ashtu si u kishte thėnė Jezusi dhe ata i lanė tė shkojnė. Atėherė ia ēuan Jezusit kėrriēin, vunė mbi tė mantelet e tyre dhe ai u ul mbi tė” (Marku 11:1-7).

Jezusi ndaloi nė Malin e Ullinjve, afėr Betfagės, shtėpisė sė fiqve tė papjekur dhe afėr Betanisė, shtėpisė sė tė varfėrve dhe tė tė shtypurve. Ishte pikėrisht kėtu nė Betani, ku Maria ia kishte vajosur kėmbėt Jezusit (Gjoni 2:3). Tani kishte ardhur koha qė Ai ta paraqiste Veten si Mesia i Izraelit, Zoti dhe Mbreti dhe tė pėrmbushte kėshtu profecinė, qė gjendet tek Zakaria 9:9, “Ngazėllo me tė madhe, o bijė e Sionit, lėsho britma gėzimi, o bijė e Jeruzalemit! Ja, mbreti yt po tė vjen; ai ėshtė i drejtė dhe sjell shpėtimin, i pėrulur dhe i hipur mbi njė gomar, mbi njė gomar tė ri”. Ai, qė kishte bėrė qė profeti t’i shkruante kėto fjalė, e dinte se do tė ndodhej njė gomar me kėrriēin e vet nė Betfagė, gati pėr ta pritur. Kjo ngjarje vėrteton se Jezusi ėshtė Zoti qė di gjithēka. Ai nuk ėshtė Krishti i teologjisė liberale, por i historisė dhe i Qiellit. Fjala e Perėndisė gjithmonė do tė pėrmbushet pikėrisht ashtu siē ka thėnė Ai: “Kėshtu do tė jetė fjala ime e dalė nga goja ime; ajo nuk do tė mė kthehet bosh mua, pa kryer atė qė dėshiroj dhe pa realizuar plotėsisht atė pėr tė cilėn e dėrgova” (Isaia 55:11). Kėrriēit nuk i kishte hipur askush mė parė. E prapėseprapė, ai nuk u pėrpoq ta hidhte pėrtokė Krijuesin e vet. Dishepujt e kuptuan kėtė, vetėm atėherė kur Jezusi u ngrit lart nė Qiell: “Dishepujt e tij nuk i kuptuan pėr momentin kėto gjėra, po, kur Jezusi ishte pėrlėvduar, atėherė u kujtuan se kėto gjėra ishin shkruar pėr Tė, dhe qė i kishin bėrė kėto gjėra pėr Tė” (Gjoni 12:16).

Turma

“Shumė njerėz i shtronin rrobat e tyre rrugės dhe tė tjerė pritnin degė nga pemėt dhe i hidhnin rrugės. Dhe si ata qė pararendnin, edhe ata qė ndiqnin Jezusin, thėrrisnin dhe thonin: “Hosana! Bekuar ėshtė ai qė vjen nė emėr tė Zotit! E bekuar ėshtė mbretėria e Davidit, atit tonė, qė vjen nė emėr tė Zotit. Hosana nė vendet shumė tė larta!” (Marku 11:8-10).

Zoti hyri nė Jeruzalem, duke i dhėnė kėrriēit, nė njė rrugė tė shtruar me rroba e degė palmash: “Dhe njė turmė shumė e madhe shtronte mantelet e veta gjatė rrugės, ndėrsa tė tjerė thyenin degė nga pemėt dhe i shtronin mbi rrugė” (Mateu 21:8). Turma qė e mirėpriti nė Jeruzalem, pėrbėhej prej anėtarėsh tė tė gjitha grupeve shoqėrore. Tė pranishėm ishin dishepujt, si edhe ata, qė kishin qenė dėshmitarė tė ringjalljes sė Llazarit: “Kėshtu turma, qė ishte me Tė kur Ai e kishte thirrur jashtė Llazarin nga varri dhe e kishte ringjallur prej sė vdekuri, jepte dėshmi pėr Tė. Prandaj turma i doli pėrpara, sepse kishte dėgjuar se Ai kishte bėrė kėtė shenjė” (Gjoni 12:17-18; shiko gjithashtu 11:1-43). Atje ishin edhe farisenjtė, jo pėr t’u ngazėlluar, por pėr ta ndėshkuar Jezusin: “Atėherė farisenjtė thanė midis tyre: “A e shihni se s’po bėni asgjė; ja, bota shkon pas Tij” (Gjoni 12:19). Ata i qortuan gjithashtu edhe ata, qė e adhuronin Jezusin: “Dhe disa farisenj qė ishin midis turmės i thanė: “Mėsues, qorto dishepujt e tu!”. Dhe Ai, duke u pėrgjigjur, u tha atyre: “Unė po ju them se nė se kėta do tė heshtnin, gurėt do tė bėrtisnin” (Luka 19:39-40).

Njerėzit thirrėn: “Hosana!” Kjo fjalė ėshtė njė britmė lavdėrimi, por origjinėn e ka tek shprehja: “Na shpėto!” Duke thėnė: “Bekuar ėshtė Ai qė vjen nė emėr tė Zotit!”, njerėzit po deklaronin se Ai (Jezusi) ishte Mesia i premtuar. “I bekuar qoftė ai qė vjen nė emėr tė Zotit” (Psalmi 118:26). Tė pėrmendurit e Mbretit David tregon se ata kujtonin se Jezusi do t’ua thyente zgjedhėn romake dhe do ta ēlironte Izraelin prej tiranisė. Turma e konsideroi Jezusin si Mbretin, qė do tė ulej nė fronin e Davidit. Pėr njė moment, ata ishin gati t’i ofronin Atij lavdėrimet mė tė larta. Por s’kaloi shumė dhe thirrjet e tyre: “Hosana!” u kthyen nė thirrje: “Kryqėzojeni!”

Qyteti

“Kėshtu hyri Jezusi nė Jeruzalem dhe nė tempull; dhe, mbasi shikoi mirė ēdo gjė, duke qenė se ishte vonė, doli bashkė me tė dymbėdhjetėt nė drejtim tė Betanias” (Marku 11:11).

Kur arriti nė Jeruzalem, Jezusi hyri nė tempull, por vuri re se aty nuk mund tė gjente dot pushim! Kėtu ka vend vargu 1 Samuelit 4:21, qė thotė: “Ikabod”, d.m.th. “Lavdia u largua nga Izraeli”. Ai, i cili shpesh nuk kishte as se ku ta mbėshteste kokėn (Mateu 8:20), nuk gjeti qetėsi as edhe nė Shtėpinė e Perėndisė, sepse u mohua prej priftėrinjve dhe prej njerėzve.

Pėrfundim

Tė vjen keq tė mendosh se shumica e atyre qė e adhuruan atė ditė Jezusin, e mohuan Atė vetėm ca ditė mė vonė. Zoti vėshtron tej turmės dhe vė re ata, qė me tė vėrtetė i besojnė Atij me gjithė zemėr. Edhe pse tė paktė janė ata, qė janė gati ta pranojnė Jezusin si Perėndi dhe Shpėtimtar, do tė vijė dita, kur tė gjithė, besimtarė dhe jo-besimtarė bashkė, do tė qėndrojnė pėrpara Mbretėrit tė Mbretėrve dhe Zotit tė Zotėrve (Zbulesa 19:16). “Dhe ēdo gjuhė tė rrėfejė se Jezu Krishti ėshtė Zot, pėr lavdi tė Perėndisė Atė” (Filipianėve 2:11).

© 30 Qershor 2007