Kreu dhe Lajmėtarėt e Tij

Parathėnie

Ky studim pėrshkruan dėrgimin e dymbėdhjetė apostujve, qė u zgjodhėn pėr tė predikuar. Ishte vetė Kreu i fuqishėm i kishės, i cili iu dha atyre mandatin pėr tė kryer kėtė detyrė. Krishti iu kishte shėrbyer, tani ata po dėrgoheshin pėr t’iu shėrbyer tė tjerėve. Ata duhet tė kenė qenė gati pėr kėtė detyrė, sepse pėrndryshe, Zoti nuk do t’i kishte dėrguar. Nė dallim nga shėrbėtorėt e ditėve tė sotme, ata nuk ishin pa pėrvojė, apo tė parrahur me jetėn. Jezusi iu besoi thirrjen mė tė lartė, qė mund tė marrė njeriu.

Dy nga dy 

“Pastaj ai i thirri te vetja tė dymbėdhjetėt dhe filloi t’i dėrgojė dy nga dy; dhe u dha pushtet mbi frymėt e ndyra. Dhe i urdhėroi tė mos marrin asgjė tjetėr udhės, pėrveē njė shkop vetėm: as trasta, as bukė, as denar nė brez; dhe tė mbathin vetėm sandalet e tė mos veshin dy palė tunika” (Marku 6:7-9).

Vetėm Marku na tregon se Zoti i dėrgoi apostujt dy nga dy. Kemi njė shprehje nė anglisht qė thotė: “Dy vetė janė shoqėri, por tre vetė janė njė turmė”. Jezusi e dinte se shėrbėtorėt e Tij do tė kishin nevojė pėr shoqėrinė e njėri-tjetrit, ngaqė puna qė iu kishte ngarkuar do tė sillte herė tė mira, herė tė kėqija. Njė shoqėri e tillė do tė ishte mjet inkurajimi dhe mbėshtetjeje. Ata do tė kishin mundėsi tė flisnin me njėri-tjetrin rreth gjėrave tė mėdha, qė do tė kryheshin nė emrin e Krishtit. Ata, gjithashtu, do ta ngushėllonin njėri-tjetrin nė kohė tundimi dhe vėshtirėsie: “Dy vlejnė mė mirė se njė i vetėm, sepse kanė njė shpėrblim tė mirė pėr mundin e tyre. Nė fakt nė se rrėzohen, njeri ngre tjetrin; por mjerė ai qė ėshtė vetėm dhe rrėzohet, sepse nuk ka njeri qė ta ngrerė!” (Predikuesit 4:9-10).

Nė librin e Veprave tė Apostujve, ėshtė jashtėzakonisht e vėshtirė tė gjesh njė njeri, qė tė punonte vetėm pėr vetėm. Parimi i themeluar nga Krishti u vu nė zbatim edhe nė kishėn e hershme. Ne jemi thirrur pėr tė qėnė bashkėpunėtorė pėr kauzėn e Mbretėrisė: “Bashkėpunėtorė tė tij” (2 Korintasve 6:1). Kur punojmė pėr Zotin, nuk duhet ta neglizhojmė, por duhet ta ndihmojmė njėri- tjetrin, sepse kėshtu forcohemi edhe mė shumė nė Krishtin: “Hekuri mpreh hekurin, kėshtu njeriu mpreh fytyrėn e shokut tė tij” (Fjalėt e Urta 27:17). Ėshtė pothuajse e pamundur qė njė besimtar tė egzistojė i izoluar nga tė tjerėt, sepse si Trup i Krishtit qė jemi, kemi nevojė pėr mbėshtetjen shpirtėrore dhe morale tė njėri-tjetrit: “Dhe le tė kujdesemi pėr njeri tjetrin, pėr t’u nxitur pėr dashuri dhe vepra tė mira, pa hequr dorė nga tė mbledhurit bashkė tonin, sikurse kanė zakon disa, por tė nxisim njeri tjetrin, aq mė tepėr se e shihni ditėn qė po afrohet” (Hebrenjve 10:24-25). “Kėshtu, pra, janė shumė gjymtyrė, por njė trup i vetėm. Dhe syri nuk mund t’i thotė dorės: “Unė nuk kam nevojė pėr ty”; dhe po ashtu koka nuk mund t’u thotė kėmbėve: “Unė nuk kam nevojė pėr ju” (1 Korintasve 12:20-21).

Pėrsa kohė qė predikonin Fjalėn e Perėndisė, apostujt nuk duhej tė ngarkoheshin me punėt e kėsaj bote. Nuk do ta kryenin kurrė detyrėn, po qe se do tė shqetėsoheshin pėr paranė, ushqimin, rrobat dhe vendin e fjetjes. Sa shumė “ungjilltarė tė mėdhenj” ka sot, qė nuk pranojnė t’iu predikojnė turmave tė vogla, qė kėrkojnė tė flenė nė hotele lluksoze, qė veshin rroba tė modės dhe qė kėrkojnė t’iu jepen oferta tė mėdha parash? Apostujt nuk ishin tė tillė. Ata i kishin vėnė shpresat tek Perėndia pėr plotėsimin e nevojave tė tyre tė pėrditshme. Po qe se do tė merrnin me vete mė shumė sesa ē’ishte e domosdoshme, atėherė ata qė i dėgjonin, do tė kujtonin se besimi tek Krishti do t’i pasuronte. Ata u dėrguan si njerėz tė thjeshtė e tė kursyer, e megjithatė, si pėrfaqėsues tė Krishtit, ata ishin tė pajisur me fuqinė e Tij.

Qyteti qė mund tė tolerohet 

“U tha akoma: “Kudo qė tė hyni nė njė shtėpi, rrini aty derisa tė largoheni nga ai vend. Nė qoftė se disa nuk ju presin dhe nuk ju dėgjojnė, kur tė largoheni qė andej, shkundni pluhurin nga kėmbėt tuaja si dėshmi kundėr tyre. Nė tė vėrtetė ju them se ditėn e gjyqit Sodoma dhe Gomorra do tė trajtohen me mė shumė tolerancė se sa ai qytet” (Marku 6:10-11).

Ja, ku qėndronte arsyeja se pėrse duhej shoqėria e dy vetėve. Apostujt do tė takoheshin me njerėz nė qytete tė ndryshme, qė do t’i mohonin ata dhe mesazhin e tyre. Do ishte e lehtė pėr njė njeri tė vetėm, qė tė brengosej e tė hiqte dorė nga detyra e ngarkuar. Qytetet qė do t’i pranonin, do tė bekoheshin begatisht, por ato qė nuk do t’i pranonin, do tė ishin nėn zemėrimin dhe gjykimin e Perėndisė. Mėkati mė i madh qė mund tė bėjė njė person ėshtė qė ta dėgjojė Ungjillin (Lajmin e Mirė) dhe tė mos besojė: “Ai qė beson nė tė nuk dėnohet, por ai qė nuk beson tashmė ėshtė dėnuar, sepse nuk ka besuar nė emrin e Birit tė vetėmlindur tė Perėndisė” (Gjoni 3:18). Tė mohuarit e dhuratės sė shpėtimit, qė jepet falas prej Perėndisė, do ta “zhytė njeriun nė pikėn mė tė thellė tė Ferrit (J. C. Ryle). Apostujve iu duhej ta pranonin ēdo lloj vendi qė t’iu jepej pėr tė fjetur, jo tė bėnin pazar lart e poshtė pėr njė vend mė tė mirė. Mesazhi nuk duhet tė kompromentohet kurrė prej dėshirės sė mishit pėr tė patur lluks, rehat dhe shkujdesje.

Jetojmė nė njė komb, i cili, nė pėrgjithėsi, refuzon ta pranojė Krishtin dhe fjalėn e Tij. Mbretėria e Bashkuar (e Britanisė sė Madhe) ėshtė e zhytur nė gropėn e ujėrave tė zeza tė mėkatit dhe padrejtėsisė, nė tė cilėn, njė ditė, ajo do tė fundoset plotėsisht. Po tė mos kemi njė ringjallje, atėherė ky komb, qė dikur ishte i bekuar prej Perėndisė, do tė mallkohet prej Tij dhe do tė pėrjetojė gjykimet e Tij. Ky vend ka mė shumė faj, sesa ato vende tė shkatėrruara nga Perėndia nė tė kaluarėn, sepse, po qe se ato vende do ta dėgjonin Ungjillin e Krishtit, ato ndoshta do tė pendoheshin dhe do tė ktheheshin tek Perėndia. Si besimtarė, ne jemi drita nė kėtė vend (Mateu 5:14), por, edhe pse e duam atdheun, jemi thirrur ta shkundim pluhurin nga kėmbėt tona, nėse ky popull e refuzon mesazhin, qė po i sjellim (shiko Veprat e Apostujve 13:51, 18:6).

Tė dymbėdhjetėt duke dhėnė mėsim

“Kėshtu ata shkuan dhe u predikonin njerėzve qė tė pendoheshin dhe dėbonin shumė demonė dhe vajosnin me vaj shumė tė lėngatė dhe i shėronin” (Marku 6:12-13).

Mesazhi qė duhej t’iu transmetonin apostujt tė humburve, ishte njė mesazh i qartė dhe i thjeshtė. Ata predikuan domosdoshmėrinė e pendesės pėr ēdo burrė, grua dhe fėmijė, para se kėta tė bėheshin tė drejtė nė sytė e Perėndisė. Ata e dinin se “tė gjithė mėkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perėndisė” (Romakėve 3:23) dhe se kishin nevojė pėr tė “rilindur” (Gjoni 3:3). Pėrveē kėsaj, asgjė tjetėr nuk mund ta shpėtojė njeriun prej mėkatit dhe ta sjellė atė nė Qiell. Prandaj predikuesi i sotėm nuk duhet t’ia mbushė mendjen mėkatarit me asgjė tjetėr pėrveē kėsaj. Predikimi i fjalės do tė shoqėrohej edhe me mrekulli, por apostujt nuk bėnė “Fushata Mrekullish dhe Shėrimi”, me qėllim qė t’i tėrhiqnin tė humburit tek Krishti. Fjala e Perėndisė duhet tė vijė gjithmonė e para: “Si do ta thėrrasin, pra, atė, tė cilit nuk i besuan? Dhe si do tė besojnė tek ai pėr tė cilin nuk kanė dėgjuar? Dhe si do tė dėgjojnė, kur s’ka kush predikon?” (Romakėve 10:14).  

Pėrfundim   

Ne deklarojmė se jemi pasardhėsit e apostujve, por a i shėrbejmė Zotit, ashtu siē i shėrbyen edhe ata? A predikojmė tė njėjtin mesazh, qė i predikuan edhe ata botės? Nė Qiell nuk do tė ketė njerėz tė papenduar, prandaj na ėshtė dhėnė mandati, qė ta thėrrasim tė pendohet atdheu, nė tė cilin na ka vendosur Perėndia.

Page created 12 January 2007