Krishti Dashamirės dhe Fėmijėt e Bekuar

Parathėnie

“Atėherė i prunė disa fėmijė tė vegjėl qė ai t’i prekte ata; por dishepujt i qortonin ata qė i prunė. Kur Jezusi e pa kėtė, i indinjuar, u tha atyre: “I lini fėmijėt e vegjėl tė vijnė tek unė dhe mos i pengoni, sepse e tyre ėshtė mbretėria e Perėndisė. Nė tė vėrtetė po ju them se kushdo qė nuk e pranon mbretėrinė e Perėndisė si njė fėmijė i vogėl, nuk do tė hyjė nė tė”. Dhe, si i mori nė krahė, i bekoi duke vėnė duart mbi ta” (Marku 10:13-16).

Ėshtė gjė interesante pėr t’u vėnė re se si Marku e vendos kėtė histori rreth Jezusit, tek bekoi fėmijėt, pas mėsimit tė Tij lidhur me martesėn dhe divorcin. Janė fėmijėt ata, qė vuajnė mė shumė, kur ndahet familja. Pėrsėri, e shohim se dishepujt nuk kishin mėsuar asgjė nga takimi i tyre i mėparshėm me njė fėmijė tė vogėl.

Nė kėtė studim, do tė zbulojmė arsyen pse ėshtė kaq e rėndėsishme pėr kishėn, qė t’iu zgjasė dorėn e t’i ndihmojė fėmijėt.

Fėmijėt janė tė ēmuar nė sytė e Krishtit

Dishepujt u pėrpoqėn qė t’i largonin ata fėmijė, qė po i sillnin tek Zoti pėr tė marrė bekimin e Tij. Ata duhet tė gėzoheshin, ngaqė po shihnin njė turmė fėmijėsh rreth e rrotull Jezusit. Por, nė sytė e tyre, ata vetė ishin mė tė rėndėsishėm sesa kushdo tjetėr. Kjo rėndėsi e vetvetes iua kishte verbuar shikimin dhe iua kishte ngurtėsuar zemrėn. Xhorxh Makdonald dikur tha se ai nuk besonte nė krishtėrimin e njė njeriu, po qe se fėmijėt nuk luanin kurrė para portės sė tij. Dishepujt i qortuan prindėrit, por Jezusi i qortoi dishepujt, ngaqė i penguan fėmijėt tė vinin tek Ai. Atyre ndoshta iu kujtua paralajmėrimi i Jezusit lidhur me ofendimin e tė vegjėlve: “Dhe kush do tė skandalizojė njė nga kėta tė vegjėl qė besojnė nė mua, do tė ishte mė mirė pėr tė t’i varet nė qafė njė gur mulliri dhe tė hidhet nė det” (Marku 9:42). Edhe sot e kėsaj dite, Jezusi akoma iu zgjat dorėn fėmijėve dhe pret qė edhe kisha tė veprojė nė tė njėjtėn mėnyrė. Ēdo fėmijė ėshtė i ēmuar nė sytė e Zotit.

Fėmijėt janė shpresa pėr shpėtimin nė Krishtin

Bibla nuk na mėson se foshnjet duhet tė pagėzohen, por, nė tė njėjtėn kohė, i inkurajon prindėrit qė t’iu mėsojnė atyre rreth Krishtit qė nė moshė tė vogėl. Pagėzimi i foshnjeve ka qenė vegla nė dorėn e Satanait, pėr t’i mallkuar shpirtra tė panumėrt pėr nė Ferr, sepse kur rriten, kėta fėmijė kujtojnė se janė tanimė tė shpėtuar dhe janė anėtarė tė kishės sė Krishtit. Nė ēfarė moshe mund ta pranojnė fėmijėt Jezusin si Zot dhe Shpėtimtar? Pėrgjigja ndryshon sipas llojit tė fėmijės, por kėtu po japim tre udhėzime, qė mund tė na ndihmojnė:

  1. Kur e kuptojnė gjendjen e tyre tė vėrtetė, d.m.th. e dinė se janė mėkatarė nė sytė e Perėndisė. Edhe pse bota kujton se fėmijėt janė plotėsisht tė pafajshėm, Bibla thotė tė kundėrtėn: “Ja, unė jam mbruajtur nė paudhėsi, dhe nėna ime mė ka lindur nė mėkat” (Psalmi 51:5). Prindėrit dhe tė afėrmit, qė vazhdimisht iu thonė edhe fėmijėve mė tė prapė se ata janė tė mirė, shkaktojnė dėm tė madh.
  2. Kur e kuptojnė se vepra e Krishtit mbi Kalvar ishte pėr shpėtimin e tyre personal. Sapo ta kuptojnė arsyen pse Jezusit iu desh tė vdiste nė kryq, nuk ka nevojė pse tė hezitohet pėr t’i sjellė ata tek Ai, pėr tė marrė bekimin mė tė madh nga tė gjithė.
  3. Kur janė nė gjendje tė mbėshteten vetėm tek Krishti pėr shpėtim. Nėse me tė vėrtetė e dinė se vetėm gjaku i Krishtit ėshtė e vetmja mėnyrė shpėtimi, atėherė ata mund tė shpėtohen. Gjatė gjithė brezave tė kaluar, prindėr tė perėndishėm iu kanė thėnė fėmijėve tė tyre se fetė e botės janė tė rreme dhe nuk e ēojnė dot njeriun tek Perėndia apo tek shpėtimi. Fėmijėt duhet ta kuptojnė atė qė tha Jezusi: “Unė jam udha, e vėrteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati pėrveēse nėpėrmjet meje” (Gjoni 14:6). Fėmijėt qė dėshirojnė ta rrėfejnė besimin e tyre nė Krishtin, duhet tė inkurajohen e jo tė qortohen pėr kėtė gjė.

Fėmijėt janė tė pėrpunueshėm nė duart e Krishtit       

Fėmijėt mėsojnė shumė shpejt se si tė mėkatojnė, por ata mund tė mėsojnė t’i binden Zotit edhe mė shpejt, po qe se iu jepet rasti. Kėshilla e Hebrenjve 3:13 mund tė pėrdoret edhe nė kėtė situatė: “Por nxitni njeri tjetrin ēdo ditė, derisa thuhet: "Sot," qė tė mos ngurtėsohet ndonjė nga ju prej mashtrimit tė mėkatit”. Edhe pse fėmijėt janė mėkatarė, ata nuk janė aq tė ngurtėsuar nė zemėr prej mėkatit, sa ē’mund tė jenė tė rriturit. Fėmijėt janė jashtėzakonisht tė hapur ndaj mėsimeve tė Biblės. Ato gjėra qė i mėsojnė, sa janė tė vegjėl, iu mbeten nė mendje pėr tėrė jetėn. Ka shumė njerėz tė moshuar, tė cilėt ruajnė kujtime tė dashura tė mėsimeve tė mira qė morėn nė Shkollėn e sė Dielės (nė Takimin e Fėmijėve) nė kishė, kur ishin tė vegjėl. “Mėsoji fėmijės rrugėn qė duhet tė ndjekė, dhe ai nuk do tė largohet prej saj edhe kur tė plaket” (Fjalėt e Urta 22:6)... “Por kujto Krijuesin tėnd nė ditėt e rinisė sate” (Predikuesit 12:1). Na thuhet se fėmijėt nuk janė nė gjendje t’i kuptojnė mirė mėsimet e Krishtit, por shumica e pyetjeve qė bėjnė ata, tregon se ata kuptojnė jo mirė, por shumė mirė. Nuk duhet ta nėnvlerėsojmė mendjen e fėmijėve, pėrndryshe mund tė bėhemi po aq fajtorė sa edhe dishepujt, nė pėrpjekjet tona pėr t’i larguar fėmijėt prej Krishtit. E kush jemi ne, qė ta ulim poshtė vlerėn qė kanė fėmijėt pėr punėn e Perėndisė?

Fėmijėt janė shėrbėtorė tė mundshėm tė Krishtit

Vlerėn dhe dobinė qė kanė fėmijėt pėr punėn e Zotit, e vėmė re nė disa pasazhe nė Bibėl. Kėtu po japim vetėm dy prej tyre: “Kėtu ėshtė njė djalosh qė ka pesė bukė elbi dhe dy peshq tė vegjėl; por ē’janė kėto pėr aq njerėz?” (Gjoni 6:9)... “Por Samueli kryente shėrbimin para Zotit, megjithėse akoma fėmijė, dhe ishte mbėshtjellė me njė efod prej liri” (1 Samuelit 2:18).

Le tė mos harrojmė se Perėndia e ka njė plan pėr jetėn e secilit fėmijė. Ai ėshtė gati t’iu japė fuqi edhe atyre. Kush e di, ndoshta mund tė ndodhet njė vrasės gjigandėsh mes atyre, qė janė nėn kujdesin tonė? Kush e di, ndoshta Perėndia do t’i pėrdorė ata, kur tė rriten, pėr tė sjellė njė rilindje tė madhe? Le t’iua zgjasim dorėn fėmijėve e t’i sjellim ata tek Krishti. Diku, mes tyre, egziston njė David, njė Samuel, njė Pal, njė Timote, njė evangjelist, apo njė pastor, qė ėshtė ende fėmijė. Perėndia madje pėrdor njė fėmijė, pėr tė shpjeguar se si do tė jetė Mbretėria Njėmijėvjeēare e Krishtit: “Ujku do tė banojė bashkė me qengjin dhe leopardi do tė rrijė me kecin; viēi, luani i vogėl dhe bagėtia e majmur do tė rrinė bashkė dhe do tė udhėhiqen nga njė fėmijė” (Isaia 11:6).

Pėrfundim

Nuk ishin dishepujt ata, qė u bekuan atė ditė. Pėrkundrazi, Jezusi pėrsėri i mori fėmijėt nė krahė dhe i bekoi. Edhe dishepujt do tė bekoheshin, po t’i kishin sjellė fėmijėt tek Krishti, por e humbėn bekimin, ngaqė i kishin zemrat e ngurtėsuara. W.Graham Skroxhi ka thėnė: “Bėj maksimumin pėr vete dhe jepua pastaj maksimumin tėnd fėmijėve”.

Po tė mos bėhemi si fėmijė tė vegjėl, me besim dhe pėrulėsi si fėmija, nuk do tė hyjmė dot nė Mbretėrinė e Krishtit. Kaq e rėndėsishme ėshtė kjo ēėshtje. Fėmijėt nuk duhet tė presin sa tė rriten, qė tė shpėtohen. Por tė rriturit duhet tė bėhen si fėmijėt, pėrndryshe ata nuk mund tė marrin shpėtimin.

Vans Havner ka thėnė: “Pėr kėtė brez, qė po rritet, duke parė filma me dhunė e duke dėgjuar komedi qesharake, unė lakmoj njė fėmijėri, tė ushqyer me fjalėn e Perėndisė. Tė rinjve modernė, tė ushqyer me plehra e tė lodhur nga argėtimet e shumta, mund t’iu duket e mėrzitshme lumturia e jetės sė kaluar, kur fjala “Amen!” ishte nė gojėn e shumicės sė njerėzve, kurse tani dėgjohet vetėm shprehja: “E ēfarė pastaj?”

© 26 Maj 2007