Parathėnie
Mbasi u nisėn prej andej, kaluan nėpėr Galile; dhe ai nuk donte qė ta merrte vesh njeri (Marku 9:30).
Shėrbesės publike tė Zotit tashmė po i vinte fundi. Para syve tė Tij tani qėndronte Kalvari. Nė kėto vargje tė shkurtra tė kėtij studimi do tė shohim se si dishepujt nuk e kishin kuptuar akoma arsyen e ardhjes sė Krishtit, e madje, edhe kur kujtuan se e kishin kuptuar kėtė arsye, kuptimi i tyre ishte sipas mishit, jo sipas Frymės.
Vuajtja e Zotit
Ai, nė fakt, i mėsonte dishepujt e vet dhe u thoshte atyre: Sė shpejti Biri i njeriut do tė dorėzohet nė duart e njerėzve dhe ata do ta vrasin; dhe, pasi tė jetė vrarė, ai do tė ringjallet ditėn e tretė. Por ata nuk i kuptonin kėto fjalė dhe kishin frikė ta pyesnin (Marku 9:31-32).
Kėtu Zoti flet shumė qartė rreth vuajtjes, vdekjes dhe ringjalljes sė Tij, por dishepujt nuk e kuptuan dot se ēfarė po thoshte. Kishin frikė ta pyesnin, sepse mendjet i kishin tė mbushura me ide tė gabuara rreth mbretėrimit tė Mesias nė tokė. Akoma besonin se Israelit do ti kthehej menjėherė mbretėria e vet. Ishte kjo ide e gabuar, qė po i pengonte ta kuptonin tė vėrtetėn e asaj qė po thoshte Zoti. Ata qė i varin shpresat nė doktrina tė rreme, nuk arrijnė ta kuptojnė dot tė vėrtetėn e thjeshtė e tė qartė tė Biblės.
Jezusi vazhdimisht iua kishte paraqitur dishepujve domosdoshmėrinė e vdekjes sė Tij, sepse kjo ishte arsyeja e ardhjes sė Tij nė tokė. Nėse njė njeri e mohon domosdoshmėrinė e gjakut tė Krishtit pėr shpėtim, atėherė ai nuk mund tė shpėtohet dot. Sa tė shumtė janė ata njerėz, qė edhe pse janė nė pozita tė ngritura kishtare, apo anėtarė kultesh tė ndryshme, prapėseprapė, nuk arrijnė ta kuptojnė dot kėtė tė vėrtetė themeltare?
Lakmia pėr supremaci
Dhe arritėn nė Kapernaum; dhe kur hyri nė shtėpi, i pyeti: Pėr ēfarė diskutonit ndėrmjet jush rrugės?. Dhe ata heshtėn, sepse rrugės kishin diskutuar se cili ndėr ta ishte mė i madhi (Marku 9:33-34).
Nė vend qė tė meditonin mbi rėndėsinė e vdekjes sakrifikuese tė Krishtit, dishepujt po debatonin se cili prej tyre do ta kishte pozitėn mė tė lartė nė Mbretėrinė e Mesias. Ata po e anash-kalonin kryqin e donin tė shkonin direkt tek kurora. E, nė fund tė fundit, kush ishin ata? Peshkatarė, tagrambledhės, e mbi tė gjitha, mėkatarė. E prapėseprapė, ata lakmonin supremacinė e donin tė ishin tė parėt! Pa dyshim, po diskutonin se kujt i takonte e drejta tė ulej nė vendin e nderit afėr Jezusit.
Gjatė gjithė historisė sė kishės, njerėz tė ndryshėm kanė rėnė nė kurthin e lakmisė pėr supremaci. Pa e kuptuar mirė se kush ishte Jezusi, njerėz tė tillė kanė luftuar, kanė rėnė nė ujdi, e kanė mashtruar tė tjerėt, vetėm e vetėm qė tė zinin poste kryesore. Nuk ishin tė kėnaqur me pozitėn, qė iu kishte dhėnė Perėndia si pastorė, por donin tė ishin kryepriftėrinj e papa supremė. Pėr ēarsye? Mėkati mė i zakonshėm ndėr njerėzit ėshtė krenaria (mendjemadhėsia), tė pėlqyerit e tė vlerėsuarit e vetvetes mė shumė se ēduhet. Krenaria e pengon mėkatarin qė tė pendohet e tė kthehet tek Krishti. Krenaria e bėn shpirtin tė denjė pėr shkatėrrim. Tė paktė janė ata njerėz, sidomos mes atyre qė kanė pozita tė larta kishtare, qė janė vėrtet tė veshur me pėrulėsi. Profeti kishte tė drejtė, kur shkroi: Zemra gėnjehet mė tepėr se ēdo gjė tjetėr dhe sėmuret nė mėnyrė tė pashėrueshme; kush mund ta njohė atė? (Jeremia 17:9).
Tė qėnit i fundit
Atėherė ai u ul, i thirri tė dymbėdhjetėt dhe u tha atyre: Nėse
dikush don tė jetė i pari, le tė bėhet i fundit i tė gjithėve dhe shėrbėtori
i tė gjithėve (Marku 9:35).
Nė ditėt e sotme, askush nuk do qė tė jetė i fundit. Nuk duam tė jemi tė fundit, kur vjen puna pėr tė marrė bekime, por kėnaqemi tė jemi tė fundit nė rradhė, kur bėhet fjalė pėr vdekje apo sėmundje. Bota kujton se tė jesh i madh, do tė thotė tė kesh supremaci. Por, pėr tė krishterin, tė jesh i madh, do tė thotė tė bėhesh shėrbėtor. Pak rėndėsi ka se ē'thotė bota. Krishti kėtė kėrkon prej nesh. Nė sytė e Tij, ai qė ėshtė mė i pėruluri i shėrbėtorėve tė Tij, ai ėshtė shenjtori mė i madh.
Duhet ta kontrollojmė veten e ta zhdukim fare mėkatin e tė kėnaqurit tė vetvetes dhe ta zėvendėsojmė atė me vetė-sakrifikim e vetėmohim.
Personi i Vogėl
Dhe mori njė fėmijė tė vogėl dhe e vuri nė mes tė tyre; pastaj e
mori nė krahė dhe u tha atyre: Cilido qė pranon njė nga kėta fėmijė nė
emrin tim, mė pranon mua; dhe kushdo qė mė pranon mua, nuk mė pranon mua,
por atė qė mė ka dėrguar (Marku 9:36-37).
Pėr ta ilustruar atė qė po thoshte, Jezusi mori nė krahė njė fėmijė. Me kėtė, Ai dukej sikur po i pyeste dishpepujt: Kush po mė qėndron Mua mė afėr tani? Nuk ishin ata, qė kujtonin se iu takonte tė zinin pozita tė lavdishme, por njė fėmijė i vogėl, njeriu mė i vogėl e mė i parėndėsishmi mes tyre. Dishepujt duhej tiu shėrbenin madje edhe fėmijėve tė vegjėl, nėse donin tė pranoheshin nė Mbretėrinė e Perėndisė. Fėmijėt e vegjėl i pėrkasin Atij, ndaj, ata qė i mohojnė fėmijėt, mohojnė vetė Krishtin: I lini fėmijėt e vegjėl tė vijnė tek unė, sepse atyre u pėrket mbretėria e qiejve (Mateu 19:14). Ata qė nuk pranojnė ti duan e tiu shėrbejnė fėmijėve, nuk kanė vend nė Qiell: Por ai qė do tė skandalizojė njė prej kėtyre tė vegjėlve qė besojnė tek unė, do tė jetė mė mirė pėr atė ti varet nė qafė njė gur mulliri (qė e sjell rrotull gomari) dhe tė zhytet nė thellėsi tė detit (Mateu 18:6).
Shembulli i fėmijės iu tregoi dishepujve gjithashtu se pėr tė qenė i madh, duhet tė jesh i gatshėm tė besosh si njė fėmijė. Nė tė vėrtetė po ju them: nė qoftė se nuk ktheheni dhe nuk bėheni si fėmijėt e vegjėl, ju nuk do tė hyni fare nė mbretėrinė e qiejve. Kush, pra, do tė pėrulet si ky fėmijė i vogėl, do tė jetė mė i madhi nė mbretėrinė e qiejve (Mateu 18:3-4). A iua zhduku ky lloj mėsimi dishepujve dėshirėn pėr tė qenė tė parėt? Siē do ta shohim edhe tek kapitulli i 10-tė i Ungjillit sipas Markut, ata akoma nuk kishin hequr dorė prej krenarisė dhe rėndėsisė qė i kushtonin vetes.
Pėrfundim
© Faqe e Krijuar 5 Maj 2007