Mbreti dhe Familja e Tij

Parathėnie

Nė njė studim tė mėparshėm, e kemi vėnė re se njerėzit e farefisit tė Jezusit e keqkuptuan natyrėn e shėrbesės sė Tij: “Dhe kur tė afėrmit e tij e morėn vesh, shkuan ta marrin atė, sepse flitej: “Nuk ėshtė nė vete” (Marku 3:21). E pranojmė se ata duhet ta kenė dashur Jezusin, por kjo dashuri nuk i ndaloi nga tė pėrpjekurit pėr ta bindur, qė tė hiqte dorė nga puna e Tij. Madje edhe Maria nuk arriti qė ta kuptonte plotėsisht se pse ishte dėrguar Jezusi nė botė. Kur kishte qenė njė djalė dymbėdhjetė vjeēar, Jezusi iua kishte thėnė qartė Maries dhe Jozefit: “Duhet tė merrem me punėt e Atit tim” (Luka 2:49-50).

As akuzat shpifėse tė armiqve, as sugjerimet dashamirėse tė familjes, nuk ishin nė gjendje ta kthenin Jezusin mbrapsht nga qėllimi i ardhjes sė Tij. Pavarėsisht se ē’mendonin tė tjerėt, Zoti ishte i vendosur pėr ta pėrfunduar detyrėn e Tij: “Tani unė kam njė pagėzim me tė cilėn duhet tė pagėzohem dhe jam nė ankth deri sa tė kryhet” (Luka 12:50). Ashtu si Nehemia, edhe Ai refuzoi qė t’i dėgjonte vėrejtjet e atyre, qė pėrpiqeshin t’ia pengonin punėn: “Jam duke bėrė njė punė tė madhe dhe nuk mund tė zbres. Pse duhet ta ndėrpresim punėn, kur unė po e lė pėr tė zbritur tek ju?” (Nehemia 6:3).

Farefisi tokėsor

“Ndėrkaq erdhėn vėllezėrit e tij dhe e ėma dhe, si ndaluan pėrjashta, dėrguan ta thėrrasin. Turma ishte ulur pėrreth tij; dhe i thanė: “Ja, nėna jote dhe vėllezėrit e tu janė pėrjashta dhe po tė kėrkojnė” (Marku 3:31-32).

S’ka dyshim qė Zoti kishte njė dashuri dhe respekt tė thellė pėr atė, qė e mbajti nė bark dhe i dha gji. Ai ishte rritur pranė familjes sė Tij tokėsore, prandaj edhe zemra

i digjej pėr ta. Shpeshherė, Ai duhet tė jetė lutur, qė ata tė pendoheshin e tė ktheheshin tek Perėndia. Por tek i kundėrviheshin, ata po e bėnin veten armiq tė Tij: “Dhe armiqt e njeriut do tė jenė ata tė shtėpisė sė vet” (Mateu 10:36). Ata i thėrritėn Jezusit me zė tė lartė, jo ngaqė donin tė shpėtoheshin, por ngaqė donin ta largonin nga turma, qė po e dėgjonte. Ėshtė pėr tė ardhur keq, qė madje edhe vėllezėrit dhe motrat e Zotit nuk i besuan Atij: “Prandaj vėllezėrit e tij i thanė: “Nisu prej kėndej dhe shko nė Jude, qė edhe dishepujt e tu t’i shohin veprat qė ti bėn. Askush nė fakt nuk bėn asgjė nė fshehtėsi kur kėrkon tė nijhet botėrisht; kur ti do tė bėsh gjėra tė tilla, tregohu botės!”. Nė fakt as vėllezėrit e tij nuk besonin nė tė” (Gjoni 7:3-5).

Marrėdhėnia e pėrjetshme

“Por ai u pėrgjigj atyre duke thėnė: “Kush ėshtė nėna ime, ose vėllezėrit e mi?”. Pastaj duke vėshtruar rreth e qark mbi ata qė ishin ulur rreth tij, tha: “Ja nėna ime dhe vėllezėrit e mi! Sepse kushdo qė bėn vullnetin e Perėndisė, ai ėshtė vėllai im, motra ime dhe nėna!” (Marku 3:33-35).

Vėllezėrit e vėrtetė tė Jezus Krishtit janė ata qė i binden vullnetit tė Tij. Marrėdhėnia qė kemi me Zotin ėshtė mė e ngushtė sesa ajo e gjakut apo e mishit. Prandaj edhe Jezusi tha: “Ai qė e do tė atin ose nėnėn mė shumė se unė, nuk ėshtė i denjė pėr mua; dhe ai qė e do birin ose bijėn mė shumė se unė, nuk ėshtė i denjė pėr mua” (Mateu 10:37). Jezusi e do kishėn e Tij, sepse ēdo anėtar ėshtė pjesė e familjes sė Tij tė pėrjetshme. Pak rėndėsi ka se kush jemi nė jetė – dashuria e Tij ėshtė e njėjtė pėr tė gjithė. Familja dhe miqtė mund tė na mohojnė dhe tė na mėnjanohen, por Zoti kurrė nuk do tė na mohojė: “Edhe sikur babai im dhe nėna ime tė mė kishin braktisur, Zoti do tė mė pranonte” (Psalmi 27:10)… “Ėshtė njė mik qė ėshtė mė i lidhur se njė vėlla” (Fjalėt e Urta 18:24)… “Nuk do tė tė lė, nuk do tė tė braktis” (Hebrenjve 13:5). Kėto premtime tė ēmuara janė pėr ata qė “i besojnė dhe i binden Atij”.

Pėrfundim

Kėto vargje na mėsojnė sesa tė rėndėsishėm jemi nė sytė e Zotit. Farefisi i vėrtetė i Zotit Jezus Krisht, pjesėtarėt e familjes sė pėrjetshme tė Mbretit tė Qiellit, janė ata qė refuzojnė qė ta lejojnė diēka apo dikė nė kėtė botė, qė t’ua kthejė mendjen nga tė qėnit besnik ndaj Perėndisė. Ai ėshtė me ta nė ēdo hap dhe do t’ua marrė hakun nė prani tė armiqve tė tyre: “Sepse Hakmarrėsi i tyre ėshtė i fuqishėm; ai do tė mbrojė ēėshtjen e tyre kundėr teje” (Fjalėt e Urta 23:11).

  Ē'mik na ėshtė Jezus Krishti
Nė ēdo rast ai na mbron
Ē'privilegj t'i shpiem Zoti
Ēdo gjė zemrėn na lėndon
O ē'paqtim shumė herė largojmė
O ē'mundime heqim kot
Vetėm se s'ia bėjmė tė njohur
Me tė falur tė madhit Zot.

Kemi ngasje dhe mundime
Jemi mbushur me hidhėrim
Le t'ia bėjmė tė njohur Zotit
Na dhuron Ai paqėtim
Mund tė gjejmė mik tė tillė
Tjetėr Mik si Zotin Krisht
Jo pra zemrėn hap tregoji
Ē'tė mundon ty kotėsisht.

Nėse je rėndė i ngarkuar
Edhe barrėn nuk mban dot
Ngri lart sytė dhe vėshtro Zotin
Veten mos mundo mė kot
Tė mėrzisin njerėzia
Nuk tė mbet mbi dhe njė mik
Ia thuaj tė gjitha Zotit
Ai tė ėshtė mik besnik.

Back

Page created 28 October 2006