Mesia dhe Lajmėtari i Tij

Parathėnie

Ungjilli sipas Markut ėshtė mė i shkurti nga tė katėr ungjijtė. Nė tė gjenden mė pak thėnie tė Jezusit sesa nė tre ungjijtė e tjerė. Marku e paraqet Jezusin si Shėrbėtor Besnik tė Perėndisė, duke bėrė kėshtu tė mundur qė lexuesi ta pėrqėndrojė vėmendjen tek vepra e Krishtit. Tek Ungjilli sipas Markut, shohim qartė fuqinė mrekulli-bėrėse tė Jezus Krishtit dhe nuk na mbetet asnjė dyshim se Ai ėshtė Biri i Perėndisė.

Shpallet Mesia

“Fillimi i Ungjillit tė Jezu Krishtit, Birit tė Perėndisė” (Marku 1:1).

Qė nė fillim, Marku shpall se Jezus Krishti ėshtė Biri i Perėndisė. Pėr romakėt, kjo do tė thoshte se Ai (Jezusi) ishte i gjithė-pushtetshėm, por, pėr hebrenjtė, njė shpallje e tillė kishte kuptimin se Jezusi ishte i barabartė me Perėndinė, “Pėr kėtė Judenjtė kėrkonin edhe mė tepėr ta vrisnin, sepse jo vetėm se shkelte tė shtunėn, por edhe se thoshte se Perėndia ishte ati i vet, duke e barazuar veten me Perėndinė” (Gjoni 5:18). Besimi ynė ėshtė i kotė dhe i pa vlerė, po qe se Krishti nuk ėshtė vetė Perėndia. N.q.s. Jezusi nuk ėshtė Zot, atėherė tėrė shėrbesa jonė ndaj Atij, ėshtė humbje kohe, dhe, pėr mė tepėr, vargjet e mėposhtme biblike janė gėnjeshtra: “Sepse na ka lindur njė fėmijė, njė djalė na ėshtė dhėnė. Mbi supet e tij do tė mbėshtetet perandoria dhe do tė quhet Kėshilltar i admirueshėm, Perėndi i fuqishėm, Atė i pėrjetshėm, Princ i paqes” (Isaia 9:6)… “Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte Perėndi” (Gjoni 1:1).

Nė momentin kur cilado lloj kishe heq dorė prej kėsaj tė vėrtete tė rėndėsishme, atėherė ajo kthehet nė njė kult. Fakti se Jezusi ėshtė Perėndi, ėshtė themeli mbi tė cilin ėshtė ngritur Kisha: “Dhe Simon Pjetri duke u pėrgjigjur tha: “Ti je Krishti, Biri i Perėndisė tė gjallė…dhe mbi kėtė shkėmb unė do tė ndėrtoj kishėn time dhe dyert e ferrit nuk do ta mundin atė” (Mateu 16:16, 18). Emri “Jezus” ka tė bėjė me karakterin e Tij njerėzor, kurse emri “Krisht” e shpall Jezusin si Perėndi. Fakti se Zoti ėshtė Mesia, nuk mund tė shkėputet nga fakti tjetėr se Ai ėshtė gjithashtu edhe Perėndi.

Profetizohet ardhja e Mesias dhe e Lajmėtarit tė Tij

“Ashtu si ėshtė shkruar tek profetėt: “Ja, unė po dėrgoj lajmėtarin tim para fytyrės tėnde, i cili do tė pėrgatit udhėn tėnde pėrpara teje” (Marku 1:2).

Zoti Jezus Krisht nuk hyri nė skenė papritur, ose nė mėnyrė tė menjėhershme. Pėrkundrazi, ardhja e Tij kishte me mijėra vite qė pėrgatitej. Ishin Adami dhe Eva, mėkatarėt e parė, ata qė e dėgjuan pėr herė tė parė lajmėrimin e ardhjes sė Mesias nė Kopshtin e Edenit: “Dhe unė do tė shtie armiqėsi midis teje dhe gruas, midis farės sate dhe farės sė saj; fara e saj do tė shtypė kokėn tėnde, dhe ti do tė plagosėsh thembrėn e farės sė saj" (Zanafilla 3:15). Gjatė gjithė Dhiatės sė Vjetėr, gjejmė profeci tė shumta, qė flasin pėr Mesian: “Ju hetoni Shkrimet sepse mendoni tė keni nėpėrmjet tyre jetė tė pėrjetshme; dhe ato janė kėto qė dėshmojnė pėr mua” (Gjoni 5:39).

Nė Shkrimet e Dhiatės sė Vjetėr flitet gjithashtu edhe pėr pararendėsin, ose lajmėtarin e Krishtit: “Ja, unė po dėrgoj lajmėtarin tim pėr tė pėrgatitur rrugėn para meje. Dhe menjėherė Zoti, qė ju kėrkoni, do tė hyjė nė tempullin e vet, engjėlli i besėlidhjes qė ju kėrkoni me endje, ja, do tė vijė," thotė Zoti i ushtrive” (Malakia 3:1)... “Zėri i dikujt qė bėrtet nė shkretėtirė: "Shtroni udhėn e Zotit, hapni nė shkretėtirė njė rrugė pėr Perėndinė tonė” (Isaia 40:3).

Detyra e Gjonit

“Ka njė zė qė bėrtet nė shkretėtirė: "Pėrgatitni udhėn e Zotit, drejtoni shtigjet e tij"”. Gjoni erdhi nė shkretėtirė duke pagėzuar dhe duke predikuar njė pagėzim pendese pėr faljen e mėkateve. Dhe gjithė vendi i Judės dhe ata nga Jeruzalemi shkonin tek ai, dhe pagėzoheshin tė gjithė nga ai nė lumin Jordan, duke rrėfyer mėkatet e tyre. Por Gjoni ishte i veshur me lesh deveje, mbante njė brez lėkure pėrreth ijėve dhe ushqehej me karkaleca dhe me mjaltė tė egėr” (Marku 1:3-6).

Gjoni kishte pėr detyrė qė, nėpėrmjet predikimit tė mesazhit tė pendesės, tė pėrgatiste udhėn pėr ardhjen e Mesias. Predikimi i tij ngjalli emocion mes hebrenjve, sepse, qė nga koha e profetėve, ata s’kishin dėgjuar asnjė njeri qė tė fliste nė kėtė mėnyrė. Pas 400 vjetėsh errėsire shpirtėrore, Gjoni foli rreth gjėrave tė mrekullueshme, ngaqė vajosja e Perėndisė ishte mbi tė. Ai ishte si njė dritė, qė shkėlqen nė errėsirė: “Ai ishte njė kandil qė digjet e ndriēon; dhe ju deshėt tė gėzoheni pėr pak kohė nė dritėn e tij” (Gjoni 5:35). Gjoni ishte njė predikues i famshėm, i cili foli rreth domosdoshmėrisė pėr t’u penduar dhe rreth besimit nė Perėndinė. Nuk ishte pasuria e tij ajo qė i tėrhoqi njerėzit tek ai, por ishte vetėm fakti se vetė Perėndia e kishte vajosur Gjonin pėr t’i shėrbyer.

E megjithėse i gjithė populli shkoi ta dėgjonte Gjonin tek predikonte, tė paktė ishin ata qė e ndoqėn Krishtin. Nuk duhet tė gėzohemi shumė, kur shohim se turma tė tėra shkojnė pėr tė dėgjuar njė predikues tė famshėm. Si nė kohėn e Gjonit, ashtu edhe sot, tė paktė janė ata qė pendohen vėrtet pėr mėkatet e tyre dhe ia pėrkushtojnė jetėn Krishtit.

Mesazhi i Gjonit

“Ai predikonte duke thėnė: “Pas meje po vjen njė qė ėshtė mė i fortė se unė. Unė nuk jam i denjė as tė ulem para tij pėr t’i zgjidhur lidhėsat e sandaleve tė tij. Unė ju pagėzova me ujė, ndėrsa ai do t’ju pagėzojė me Frymėn e Shenjtė” (Marku 1:7-8).

Gjoni mund tė kishte thėnė: “Pritni, se s’keni parė gjė akoma!”. Por, jo. Ai nuk u pėrpoq qė ta reklamonte veten e vet, por i pėrgatiti zemrat e njerėzve pėr Krishtin. Ai i drejtoi njerėzit drejt njė Lajmėtari mė tė madh dhe drejt njė pagėzimi mė tė fuqishėm.

Ky mesazh duhet tė jetė edhe sot mesazhi i tė gjithė shėrbėtorėve tė ungjillit tė Krishtit. Nėse nuk shpallim se pėrveēse nė Jezusin, nuk ka shpėtim tjetėr, atėherė nuk kemi fare asnjė mesazh pėr tė shpallur: “Dhe nė asnjė tjetėr nuk ka shpėtim, sepse nuk ka asnjė emėr tjetėr nėn qiell qė u ėshtė dhėnė njerėzve dhe me anė tė tė cilit duhet tė shpėtohemi” (Veprat e Apostujve 4:12).    

Pėrfundim

A e kemi takuar me tė vėrtetė Krishtin, rreth tė cilit foli Gjon Pagėzori? Shumė predikues ngrenė lart veten dhe shėrbesėn e tyre, nė vend qė tė lartėsojnė Zotin. Gjoni ishte njė pishtar, qė pėrgatiti udhėn pėr ardhjen e “diellit tė drejtėsisė” (Malakia 4:2). Duhet tė tregojmė kujdes qė tė mos e fshehim “Dritėn e botės” prapa “babunes” sė mishit (mėkatit) tonė (Gjoni 8:12, Marku 4:21).

Back

Page created 13 August 2006