Parathėnie
Shpėrfytyrimi i Zotit Jezus, ashtu siē na paraqitet edhe tek kapitulli 9 i Markut, ėshtė i lidhur drejtpėrsėdrejti me fundin e kapitullit tė mėparshėm. Nė atė kapitull, Zoti flet rreth vdekjes sė Tij nė kryq dhe rreth Mbretėrisė sė lavdishme. Nė historinė e shpėrfytyrimit, shohim sadopak premtimin e jetės sė pėrjetshme, pasi ti vijė fundi kėsaj sė tanishmes nė tokė. Besimtarit kjo jetė tokėsore mund ti duket e vėshtirė, por atė e pret njė shpėrblim i pėrjetshėm.
Ngjarja e lavdishme
Pastaj u tha atyre: Nė tė vėrtetė ju them se midis jush qė jeni kėtu ka disa qė nuk do ta shijojnė vdekjen para se tė shohin tė vijė me fuqi mbretėria e Perėndisė. Mbas gjashtė ditėsh Jezusi mori me vete Pjetrin, Jakobin e Gjonin dhe i ēoi nė vetmi, vetėm ata, mbi njė mal tė lartė; dhe u shpėrfytyrua pėrpara tyre. Dhe rrobat e tij u bėnė tė shndritshme dhe krejt tė bardha, si bora, mė tė bardha nga sa nuk mund ti zbardhojė asnjė rrobalarės mbi tokė. Dhe atyre iu shfaqėn Elia me Moisiun, qė po bisedonin me Jezusin (Marku 9:1-4).
Jezusi iu ngjit malit pėr tė biseduar me tė Atin: Dhe ndodhi qė afėrsisht tetė ditė pas kėtyre thėnieve, Ai mori me vete Pjetrin, Gjonin Jakobin dhe u ngjit nė mal pėr tu lutur. Dhe ndėrsa po lutej, pamja e fytyrės sė tij ndryshoi dhe veshja e tij u bė e bardhė dhe e ndritshme (Luka 9:28-29). Pėr ēfarė po flisnin Jezusi, Moisiu dhe Elia me njėri-tjetrin? Sipas Lukės 9:30-31, ata po diskutonin vdekjen e Tij nė kryq: Dhe ja, dy burra po bisedonin me tė; ata ishin Moisiu dhe Elia, tė cilėt, tė shfaqur nė lavdi, i flisnin pėr ikjen e tij nga kjo jetė qė do tė kryhej sė shpejti nė Jeruzalem. Ėshtė interesante pėr tu vėnė re se, ngaqė Moisiu ishte i pranishėm, Zoti pėrdor fjalėn ikje, qė nė greqisht do tė thotė eksod. Jezusi kurrė nuk pushoi sė egzistuari, por thjesht iku nga njė vend nė tjetrin.
Kjo ngjarje e lavdishme ka ētė na mėsojė rreth paqes dhe gėzimit tė pėrjetshėm nė Qiell. Gjatė gjithė jetės sė Tij nė tokė, Zoti Jezus kishte qenė i varfėr e i pėrulur, por kėtu nė kėtė histori, tė tre dishepujve iu zuri syri madhėshtinė mbretėrore tė Birit tė Perėndisė. Kjo na tregon se, kur tė shfaqet pėrsėri Jezusi, edhe shenjtorėt e Tij do tė shfaqen bashkė me Tė, ashtu siē u shfaqėn edhe Moisiu dhe Elia. Edhe pse besimtari, ashtu si edhe Jezusi, tallet dhe persekutohet nė kėtė jetė, ngaqė i pėrket Krishtit, prapėseprapė, njė ditė ai do tė vishet me nder e lavdi nė praninė e Tij. Ngjarjet nė malin e shpėrfytyrimit kumtojnė mbretėrimin njėmijėvjeēar tė Krishtit dhe tė shenjtorėve tė Tij. W.H.Roxhers ka thėnė: Tek shpėrfytyrimi shohim tė manifestuara nė miniaturė (d.m.th. nė shkallė tė zvogėluar) tė gjitha karakteristikat e spikatura tė mbretėrisė sė ardhshme.
Disa komentatorė e kanė krahasuar shpėrfytyrimin e Jezusit me njė shkėlqim aq verbues, qė doli prej Tij, saqė madje edhe rrobat e Tij ndriēuan e u bėnė mė tė bardha se vetė bora. Mali, qė pėrmendet nė kėtė pasazh, mund tė ketė qenė Mali Hermon, i cili qėndron i mbuluar me borė gjatė gjithė vitit. Ky fakt e bėn edhe mė tė rėndėsishme pėrmendjen e borės nė kėtė pasazh. Shpėrfytyrimi i Zotit na e ndriēon perspektivėn tonė nė kėtė botė tė errėt e mėkatare, ku Krishti mohohet vazhdimisht. Ngjarja e lavdishme nė mal bėn fjalė rreth gjėrave tė mrekullueshme, qė ka pėrgatitur Perėndia pėr ne. Njė ditė, Ai, qė u kryqėzua nė Kalvar, do tė kthehet me fuqi e lavdi tė madhe. Kur tė shfaqet Krishti, jeta jonė, atėherė edhe ju do tė shfaqeni nė lavdi bashkė me tė (Kolosianėve 3:4) Dhe atėherė do tė duket nė qiell shenja e Birit tė njeriut; dhe tė gjitha kombet e dheut do tė mbajnė zi dhe do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur mbi retė e qiellit me fuqi dhe lavdi tė madhe. Ai do ti dėrgojė engjėjt e vet me tinguj tė fuqishėm borie; dhe ata do ti mbledhin tė zgjedhurit e tij nga tė katėr erėrat, nga njė skaj i qiellit te tjetri (Mateu 24:30-31).
Prania e Moisiut dhe e Elias, jo vetėm qė bėn fjalė rreth Ligjit dhe Profetėve, por pėrfaqėson gjithashtu edhe tė gjithė shenjtorėt, qė kanė vdekur dhe ata qė do tė transportohen direkt pėr nė Qiell, ashtu siē ndodhi edhe me Elian (shiko 2 Mbretėrve 2).
Pėrvoja e mirė
Atėherė Pjetri e mori fjalėn dhe i tha Jezusit: Mėsues, pėr ne ėshtė mirė tė jemi kėtu; bėjmė, pra, tri ēadra: njė pėr ty, njė pėr Moisiun dhe njė pėr Elian!. Nė fakt ai nuk dinte ēfarė thoshte, sepse ata ishin tė trembur (Marku 9:5-6).
Dishepujt nuk e panė dot gjithēka qė ndodhi nė mal, sepse Perėndia bėri qė ata tė binin nė gjumė, sapo u shpėrfytyrua Jezusi. Pjetri dhe shokėt e tij ishin tė kėputur nga gjumi; po kur u zgjuan plotėsisht, panė lavdinė e tij dhe ata dy burra qė ishin bashkė me tė (Luka 9:32). Vetėm kur u zgjuan, ata arritėn ti shikonin edhe Moisiun dhe Elian.
Deri nė atė moment, dishepujt e kishin parė Jezusin nėpėrmjet syve mishorė. Por Perėndia iu lejoi qė ta shikonin lavdinė e zbuluar tė Krishtit. Pjetri e kuptoi se kjo qė po pėrjetonin, ishte njė gjė e mrekullueshme dhe qiellore, por fjalėt e tij vėrtetuan se ai nuk e kishte kuptuar akoma se Jezusi kishte ardhur nė tokė pėr tė vuajtur e pėr tė vdekur pėr mėkatarėt. Gjithashtu Pjetri nuk e vlerėsoi parėsinė e Krishtit, por pėrkundrazi, e vuri Atė nė tė njėjtėn pozitė me Moisiun dhe Elian. Nga frika, Pjetri sugjeroi qė tė bėnin tre ēadra. Kjo ngjarje e kishte emocionuar aq shumė, saqė donte tė bėnte diēka pėr ta pėrkujtuar atė qė kishin parė. Kur Pjetri u emocionua tek pa dy shenjtorėt nė lavdi, vallė, ēdo tė ndjejnė besimtarėt, qė do tė jenė pjesė e kishės sė transportuar pėr nė Qiell? Tre dishepujt shijuan paraprakisht atė, qė ne do ta shijojmė plotėsisht.
Inkurajimi i madh
Pastaj erdhi njė re dhe i mbuloi me hijen e vet; dhe nga reja doli njė zė qė tha: Ky ėshtė Biri im i dashur; dėgjojeni!. Dhe menjėherė ata shikuan rreth e qark, por nuk panė mė asnjėri, pėrveēse Jezusi fill i vetėm me ta (Marku 9:7-8).
Moisiu dhe Elia pėrfaqėsonin Ligjin dhe Profetėt. Shfaqja e tyre kishte si qėllim qė tė dėshmonte se Dhiata e Vjetėr e gjen plotėsinė e saj nė Jezus Krishtin. Largimi i tyre na tregon faktin se vetėm Jezusi ėshtė Shpėtimtari. Vėmė re se Ati e pėrmendi Jezusin si Ai, qė duhet dėgjuar. Vetėm Ai ka vend kryesor dhe vetėm Ai duhet tė mbretėrojė nė jetėn tonė. Si Perėndi qė ėshtė, Jezusi nuk e ndan lavdinė e Tij me dikė tjetėr.
Reja qė pėrmendet kėtu, mund tė ketė qenė lavdia e Perėndisė, e cila mbushte Vendin mė tė Shenjtė nė tempullin e Dhiatės sė Vjetėr. Ishte shprehja e dukshme e pranisė sė Perėndisė mes popullit tė Tij.
Shpjegimi i madh
Tani kur po zbrisnin nga mali, Jezusi i urdhėroi tė mos i tregojnė askujt gjėrat qė kishin parė, derisa i Biri i njeriut tė ringjallej prej sė vdekuri. Ata e mbajtėn porosinė dhe diskutonin mes tyre se ēdo tė thoshte tė ringjallesh prej sė vdekuri. Pastaj e pyetėn duke thėnė: Pėrse skribėt thonė se mė parė duhet tė vijė Elia?. Dhe ai, duke u pėrgjigjur, u tha atyre: Elia me tė vėrtetė duhet tė vijė mė parė dhe tė rivendosė ēdo gjė; por, ashtu siē ėshtė shkruar pėr Birin e njeriut, ai duhet tė vuajė shumė gjėra dhe tė pėrēmohet. Por unė po ju them se Elia erdhi dhe me tė bėnė ēdeshėn, ashtu siē ėshtė shkruar pėr tė (Marku 9:9-13).
Dishepujt e kuptuan plotėsisht rėndėsinė e asaj qė kishin pėrjetuar, vetėm pasi Jezusi u ngjall pėr sė vdekurish. Por tani, ata ishin tė paqartė rreth disa profecive tė caktuara tė Dhiatės sė Vjetėr, sidomos asaj tė gjendur tek Malakia 4:5, Ja, unė do tju dėrgoj Elian, profetin, para se tė vijė dita e madhe dhe e llahtarshme e Zotit. Po qe se Elia skish ardhur akoma, atėherė, pa dyshim, qė as Jezusi nuk mund tė shkonte dot nė kryq. Por, Elia kishte ardhur dhe njerėzit nuk e njohėn. E abuzuan, e mohuan dhe e vranė. Dhe ashtu siē e mohuan lajmėtarin, ashtu do ta mohonin edhe Mbretin: Por unė ju them se Elia ka ardhur dhe ata nuk e kanė njohur, madje u sollėn me tė si deshėn; kėshtu edhe Birit tė njeriut do ti duhet tė vuajė prej tyre (Mateu 17:12). Gjon Pagėzori nuk ishte Elia i vėrtetė, por ai kishte tė njėjtėn vajosje (fuqi) si Elia: Dhe do tė shkojė pėrpara tij nė frymė dhe pushtet tė Elias, pėr ti kthyer zemrat e prindėrve te fėmijėt dhe rebelėt nė urtinė e tė drejtėve, pėr tia bėrė gati Zotit njė popull tė pėrgatitur mirė (Luka 1:17). Dhe, nė daēi ta pranoni, ai ėshtė Elia, qė duhej tė vijė (Mateu 11:14). Mateu 17:13 na shpjegon se dishepujt e kuptuan se Jezusi po i referohej Gjon Pagėzorit: Atėherė dishepujt e kuptuan se u kishte folur pėr Gjon Pagėzorin.
Pėrfundim
Ata qė e ndjekin Zotin Jezus Krisht, janė thirrur qė tia dėgjojnė zėrin Atij, jo drejtuesve fetarė apo botės, sepse vetėm Ai ka fjalė jete tė pėrjetshme (Gjoni 6:68). Nėse i bindemi zėrit tė Tij, atėherė nuk do tė mėkatojmė dhe nuk do tė mashtrohemi kurrė prej djallit. Delet e mia e dėgjojnė zėrin tim, unė i njoh dhe ato mė ndjekin; dhe unė u jap atyre jetėn e pėrjetshme dhe nuk do tė humbasin kurrė, e askush nuk do ti rrėmbejė nga dora ime (Gjoni 10:27-28). Pjetri na thotė se bindja ndaj Biblės ėshtė mė e vlefshme pėr besimtarin, sesa tė parit e shpėrfytyrimit tė Jezusit: Sepse nuk jua bėmė tė njohur fuqinė dhe ardhjen e Zotit tonė Jezu Krisht, duke shkuar pas pėrralla tė sajuara me mjeshtri, por sepse jemi dėshmitarė okular e madhėshtisė sė tij. Sepse ai mori nder dhe lavdi nga Perėndia Atė, kur i erdhi ky zė nga lavdia e madhėrishme: Ky ėshtė Biri im i dashur, nė tė cilin jam kėnaqur. Dhe ne e dėgjuam kėtė zė qė vinte nga qielli, kur qemė bashkė me tė nė malin e shenjtė. Ne e kemi edhe mė tė vėrtetuar fjalėn profetike, tė cilėn bėni mirė ti kushtoni kujdes, si njė kandil qė ndriēon nė njė vend tė errėt, derisa tė zbardhė dita dhe ylli i dritės tė lindė nė zemrat tuaja (2 Pjetrit 1:16-19).
© Page created 21 April 2007