Parathėnie
Kur u kthye nė Kapernaum, Zoti filloi tė predikonte fjalėn e Perėndisė, si edhe tė shėronte tė sėmurėt, qė i vinin afėr. Mrekullia e shėnuar tek Marku 2:1-12, jo vetėm qė i habiti njerėzit, por edhe e ballafaqoi Jezusin me drejtuesit fetarė.
Qyteti i zgjedhur
Pas disa ditėsh, ai erdhi pėrsėri nė Kapernaum dhe u muar vesh se ai gjendej nė shtėpi; dhe menjėherė u mblodhėn aq shumė njerėz, sa nuk gjeje mė vend as pėrpara derės; dhe ai u predikonte Fjalėn (Marku 2:1-2).
Jezusi e kishte bazėn e Tij nė Kapernaum. Asnjė qytet tjetėr izraelit nuk i shijoi bekimet e shumta tė pranisė sė Krishtit, ashtu si ky qytet. Atje, Jezusi predikoi shumė dhe shėroi turma njerėzish, por nuk egziston asnjė dėshmi qė tė tregojė se banorėt e Kapernaumit me tė vėrtetė ia hapėn zemrėn Zotit. Ata donin tė shihnin mrekullitė qė bėnte Jezusi, por e hodhėn poshtė mesazhin qė predikonte Ai. Ata kishin dėgjuar shumė gjėra tė mrekullueshme prej buzėve tė Tij, por prapėseprapė, nuk kthyen rrugė. E shohim qartė arsyen se pėrse Jezusi foli fjalėt gjykuese e mė tė fuqishme kundėr Kapernaumit: Dhe ti, o Kapernaum, qė u ngrite deri nė qiell, do tė fundosesh deri nė ferr, sepse nė se do tė ishin kryer nė Sodomė veprat tė fuqishme qė janė kryer nė ty, ajo do tė ishte edhe sot e kėsaj dite. Prandaj unė po ju them se ditėn e gjyqit fati i vendit tė Sodomės do tė jetė mė i lehtė se yti (Mateu 11:23-24). Qyteti i zgjedhur ishte kthyer nė njė qytet tė ndėshkuar, pėr shkak tė mungesės sė besimit.
Ajo qė u tha pėr Kapernaumin, mund tė thuhet edhe sot pėr kishat tona. Bibla predikohet prej milliona katedrash kishe, por, prapėseprapė, njerėzit nuk ndjejnė gjė dhe nuk kthehen tek Krishti. Njė mosbesim i tillė me tė vėrtetė qė meriton gjykimin dhe zemėrimin e Perėndisė. Turmat e tė ashtu-quajturve besimtarėve dėgjojnė tek iu predikohet e vėrteta e mrekullueshme, por ata mbeten tė vdekur nė faje dhe nė mėkate (Efesianėve 2:1). Ajo qė pėr njėrin ėshtė erė jete, pėr tjetrin ėshtė erė vdekjeje (2 Korintasve 2:16). Nė vend qė ta ndjekin me tė vėrtetė Zotin, ata i ngurtėsojnė zemrat me dashje dhe nė mėnyrė mospėrfillėse ndaj Zotit. Kisha, ashtu si Kapernaumi, ėshtė vendi i zgjedhur i Jezusit: Sepse, kudo qė dy a tre janė bashkuar nė emrin tim, unė jam nė mes tė tyre (Mateu 18:20). Por prania e Tij nuk bėn ndonjė efekt pėr shumicėn e atyre qė shkojnė nė kishė.
Pasagjeri i paralizuar
Atėhėrė i erdhėn disa qė i paraqitėn njė tė paralizuar, qė po e bartnin katėr vetė. Por, duke qenė se nuk mund ti afroheshin pėr shkak tė turmės, zbuluan ēatinė nė vendin ku ndodhej Jezusi dhe, mbasi hapėn njė vrimė, e lėshuan vigun mbi tė cilin rrinte shtrirė i paralizuari (Marku 2:3-4).
Turma e madhe i pengoi shokėt, qė po mbartnin burrin e paralizuar, pėr ta ēuar tek Jezusi. Por kėta shokė zbuluan njė rrugė tė jashtėzakonshme! Ata qė ishin rreth e rrotull, duke parė kėtė skenė, duhet tė kenė thėnė me vete: Kėta kanė njė dėrrasė mangėt! Por shokėt ishin nė gjendje qė ta ulnin tė paralizuarin deri tek kėmbėt e Mjekut tė Madh. Besimi i tyre i vėrtetė e vuri re Jezusin madje edhe pėrtej barrikadave. Ishte ky besim i tyre, tė cilin e ēmoi edhe Jezusi: Jezusi pa besimin e tyre (Marku 2:5). Vini re se fjala sėmundje cerebrale (nė greqisht, paralytikos) ka tė bėjė me paralizėn.
Besimi dhe falja
Jezusi, kur pa besimin e tyre, i tha tė paralizuarit: O bir, mėkatet e tua tė janė falur! (Marku 2:5).
Kemi shumė pėr tė mėsuar prej besimit kėmbėngulės tė shokėve tė tė paralizuarit, sepse sa prej nesh heqin dorė sė besuari, menjėherė sapo na vihet nė provė besimi! Tė gjithė e panė se njeriu i shtrirė nė vig kishte nevojė pėr tu shėruar, e megjithatė, Jezusi foli rreth faljes sė mėkateve tė tij. Falja ėshtė mrekullia dhe bekimi mė i madh qė mund tė marrė ndonjė njeri prej Zotit. Nuk ka dyshim se, pėr vite me rradhė, i paralizuari do ta lavdėronte Perėndinė pėr sėmundjen qė kishte, sepse ishte paraliza ajo, qė e kishte sjellė atė nė praninė e Jezusit. Zoti, jo vetėm qė e shėroi, por edhe ia fali mėkatet tė paralizuarit.
Edhe ne mund tė ballafaqohemi me shumė vuajtje nė jetė, por, kur ia japim Atij tė gjitha barrat tona, secila prej kėtyre vuajtjeve mund tė na sjellė drejtpėrsėdrejti nė praninė e Perėndisė: Dhe gjithė merakun tuaj hidheni mbi tė, sepse ai merakoset pėr ju (1 Pjetrit 5:7). Madje edhe problemet tona mund tė bėhen mjete, pėrmes tė cilave Zoti mund tė na mėsojė tė vėrteta tė rėndėsishme: Ka qenė njė e mirė pėr mua tė jem pikėlluar, qė kėshtu tė mėsoja statutet e tua (Psalmi 119:71).
Prerogativi i ēuditshtėm
Por aty po rrinin ulur disa shkribė, tė cilėt, nė zemėr tė vet, po mendonin: Pse vallė ky po flet blasfemi. Kush mund tė falė mėkatet, veē Perėndisė vetė?. Por Jezusi, i cili menjėherė kuptoi nė frymėn e vet se ata po i mendonin kėto gjėra nė veten e tyre, u tha atyre: Pse i mendoni kėto gjėra nė zemrat tuaja? Ēfarė ėshtė mė lehtė: ti thuash tė paralizuarit: "Mėkatet e tua tė janė falur," apo ti thuash: "Ēohu, merre vigun tėnd dhe ec"? Dhe tani, qė ta dini se Biri i njeriut ka pushtet tė falė mėkatėt mbi dhe, unė po tė them (i tha tė paralizuarit): Ēohu, merre vigun tėnd dhe shko nė shtėpinė tėnde!". Dhe ai u ngrit menjėherė, mori vigun e vet dhe doli pėrjashta nė praninė e tė gjithėve dhe kėshtu tė gjithė u habitėn dhe lėvduan Perėndinė duke thėnė: Njė gjė tė tillė se kemi parė kurrė! (Marku 2:6-12).
Feja e rreme dhe pseudo-krishtėrimi e kanė tė vėshtirė ta pranojnė se Jezus Krishti me tė vėrtetė fal mėkatet dhe i shpėton mėkatarėt. Vetėm Perėndia i fal mėkatet, por, po qe se edhe Jezusi vepron kėshtu, atėherė kush ėshtė Ai? Skribėt e dinin me saktėsi se ēdo tė thoshte kjo, por i ngurtėsuan zemrat pėrkundrejt Jezusit. Nėse Jezusi do ta kishte sharė e blasfemuar Perėndinė, nė momentin kur i fali tė paralizuarit mėkatet, atėherė Ati nuk do ta kishte nderuar tė Birin, duke i dhėnė Atij fuqinė pėr tė shėruar kėtė tė paralizuar. Asnjė lloj arsyetimi i rremė, apo zemėr e ngurtėsuar nuk mund ta ndalonte Jezusin sė shėruari tė sėmurin.
Asnjė sekt apo pastor nuk ka fuqinė pėr tė falur mėkatet. As ėngjėjt nuk e kanė kėtė lloj pushteti. Prandaj Jezusi duhet tė jetė pikėrisht ashtu siē e deklaroi edhe vetė: Biri i njeriut, Mesia: Nė fakt njė ėshtė Perėndia, dhe njė i vetėm ėshtė ndėrmjetėsi midis Perėndisė dhe njerėzve: Krishti Jezus njeri (1 Timoteut 2:5). Ai, jo vetėm qė mund ti lajė mėkatet, por gjithashtu mund ta largojė edhe ndjenjėn e fajit dhe tė ndėshkimit. Vetėm Ai mund ti japė mėkatarit paqe me Perėndinė (Romakėve 5:1). Ai ėshtė shpresa e vetme pėr mėkatarin.
Sytė e verbėr dhe zemrat e ngurtėsuara kurrė nuk i shohin gjėrat ashtu siē i shohim ne. Ata, ose nuk na kuptojnė, kur iu flasim pėr Krishtin, ose bėjnė sikur nuk kuptojnė. Me kokėfortėsinė e tyre, ata refuzojnė qė tė vijnė tek Ai pėr shpėtim. Ka shumė nga ata nė kishat tona, qė edhe pse deklarojnė se janė pasues tė Krishtit, i shėrbejnė Atij vetėm pėr qejf, por, nga ana tjetėr, ia bėjnė veshin shurdh fjalės sė Tij. Po ne, vallė, a kėnaqemi me praninė e mrekullueshme tė Zotit, por, nė tė njėjtėn kohė, hezitojmė qė tia pėrkushtojmė gjithēka Atij?
Page created 27 September 2006