Mjeshtri dhe Peshkatarėt e Tij

Parathėnie

Marku na jep shumė tė dhėna nė vargjet e mėposhtme (tė kėtij studimi). E vėmė re pėrsėri se, edhe pse ai i tregon shkurtimisht detajet e ngjarjeve, prapėseprapė ne mund tė arrijmė nė njė pėrfundim tė pamėnjanueshėm, se Jezusi nuk ėshtė thjesht njeri. Ai ėshtė, nė tė vėrtetė, Bir i Perėndisė.

Pagėzimi i Krishtit

“Dhe ndodhi nė ato ditė qė Jezusi erdhi nga Nazareti i Galilesė dhe u pagėzua nga Gjoni nė Jordan. Dhe menjėherė, kur po dilte nga uji, pa se qiejtė po hapeshin dhe Fryma po zbriste mbi tė si njė pėllumb. Dhe njė zė erdhi nga qielli: “Ti je Biri im i dashur nė tė cilin jam kėnaqur” (Marku 1:9-11).

Judenjtė erdhėn pėr t’u pagėzuar dhe pėr tė rrėfyer mėkatet e tyre (Marku 1:5), por, nėpėrmjet pagėzimit tė Tij, Jezusi tregoi se Ai ishte Ai, qė kishte ardhur pėr tė larė mėkatet. Vetėm gjaku i Shpėtimtarit mund ta lante mėkatin, jo uji i lumit Jordan. Pėrmes pagėzimit, Jezusi e bėri veten tė barabartė me njerėzit,  njėlloj si Kryeprifti i Madh.

Qė nė fillim tė shėrbesės sė Tij publike, e shohim se Jezusi kishte miratimin absolut tė tė Atit dhe dashurinė e Tij tė pėrjetshme. Deklarata hyjnore e vėrteton se Biri i Perėndisė ėshtė e vetmja mėnyrė e mundshme shpėtimi, pėr tė gjithė ata qė pendohen pėr mėkatet e tyre. Uji, zėri dhe Fryma e Shenjtė - tė gjitha kėto bėnė fjalė rreth vajosjes qė ishte mbi Jezusin.

Nėse Ati ėshtė i kėnaqur me tė Birin, atėherė, pa dyshim se Ai ėshtė i kėnaqur edhe me ata, qė janė nė Birin. Vini re se njė gjė e tillė nuk iu tha asnjėrit prej atyre, qė ndodheshin nė turmė, e qė po pagėzoheshin nė lumin Jordan, sepse njė mėkatar mund tė pranohet prej Perėndisė vetėm nėpėrmjet Krishtit: “Pėr lėvdim tė lavdisė sė hirit tė tij, me tė cilin na bėri tė pėlqyer nė tė dashurin Birin e tij” (Efesianėve 1:6).

Tundimi i Krishtit

“Fill pas kėsaj, Fryma e Shenjtė e ēoi nė shkretėtirė; dhe qėndroi nė shkretėtirė dyzet ditė, i tunduar nga Satanai. Ishte bashkė me bishat dhe engjėjt i shėrbenin” (Mateu 1:12-13).

Pėr t’iua vėrtetuar tė tjerėve se Jezusi ishte me tė vėrtetė Mesia pa mėkat, Fryma e Shenjtė e ēoi Atė nė shkretėtirė, qė tė tundohej prej Djallit pėr dyzet ditė dhe netė. Satanai provoi ēdo lloj mėnyre, qė ta bėnte Zotin qė ta kompromentonte pozitėn dhe shėrbesėn e Tij. Jezusit iu ofruan rrugė tė ndryshme dhe tė shkurtra drejt lavdisė dhe pushtetit, por Ai e mohoi secilėn prej tyre. Ai kishte ardhur nė botė pėr tė bėrė vullnetin e tė Atit: “Atėherė unė thashė: "Ja, unė po vij; nė rotullin e librit ėshtė shkruar pėr mua; pėr tė bėrė, o Perėndi, vullnetin tėnd"” (Hebrenjve 10:7). Pagėzimi i Tij ishte simbol i jetės sė re pėr besimtarin, por tundimi i Tij tregoi se, pėrsa kohė qė ne qėndrojmė nė Krishtin, mėkati dhe Satanai nuk mund tė korrin fitore kundra nesh.

Predikimi i Krishtit

“Dhe mbasi e burgosėn Gjonin, Jezusi erdhi nė Galile duke predikuar ungjillin e mbretėrisė sė Perėndisė, dhe duke thėnė: “U mbush koha dhe mbretėria e Perėndisė ėshtė afėr. Pendohuni dhe besoni ungjillin” (Mateu 1:14-15).

Mesazhi i Jezusit ngjasonte me atė tė Gjon Pagėzorit (Marku 1:4). Ky mesazh ishte pikėrisht i njėjtė gjithashtu edhe me mesazhin e atyre qė e ndoqėn Jezusin: “Duke u deklaruar solemnisht Judenjve dhe Grekėve mbi pendimin te Perėndia dhe pėr besimin nė Zotin tonė Jezu Krisht” (Veprat e Apostujve 20:21). Ky mesazh i thjeshtė nuk duhet tė ndryshohet kurrė, sepse ėshtė fjala qė e ka vajosur Perėndia pėr tė thirrur tė humburit tek Krishti. Duhet t’iu tregojmė atyre se ata duhet tė pendohen dhe tė besojnė, nėse duan qė tė shpėtohen. Nuk ka formula, apo metoda njerėzore qė ta prekin zemrėn e mėkatarit. Ky mesazh i thjeshtė ėshtė po aq i vjetėr sa edhe Arka e Noeut: “Dhe nuk kurseu botėn e lashtė, por shpėtoi bashkė me shtatė tė tjerė Noeun, predikues tė drejtėsisė, kur solli pėrmbytjen mbi botėn e tė pabesėve” (2 Pjetrit 2:5). Prandaj, pėrse vazhdojmė tė pėrdorim mėnyra qė nuk japin rezultat?

Mėkatari nuk mund tė shpėtohet pa u penduar dhe pa besuar. Ka shumė njerėz qė kujtojnė se do tė shkojnė nė Qiell, ngaqė janė pagėzuar, kur ishin foshnje. Por nuk ėshtė uji ai, qė e bėn njeriun anėtar tė vėrtetė tė kishės sė Krishtit. Nuk ėshtė uji ai, qė e bėn njeriun tė aftė pėr tė hyrė nė Qiell. E kemi pėr detyrė qė t’iu tregojmė drejtpėrsėdrejti njerėzve tė vėrtetėn dhe jo tė pėrpiqemi qė t’i bindim se janė tė humbur nė mėkat: “Si do ta thėrrasin, pra, atė, tė cilit nuk i besuan? Dhe si do tė besojnė tek ai pėr tė cilin nuk kanė dėgjuar? Dhe si do tė dėgjojnė, kur s’ka kush predikon?” (Romakėve 10:14).

Peshkatarėt e Krishtit

“Ndėrsa po kalonte gjatė bregut tė detit tė Galilesė, ai pa Simonin dhe Andrean, vėllanė e tij, tė cilėt po hidhnin rrjetėn nė det sepse ishin peshkatarė. Dhe Jezusi u tha atyre: “Ndiqmėni dhe unė do t’ju bėj peshkatarė njerėzish”. Dhe ata i lanė menjėherė rrjetat dhe e ndoqėn. Mbasi eci edhe pak, pa Jakobin, bir in e Zebedeut dhe Gjonin, vėllanė e tij, tė cilėt ndreqnin rrjetat e tyre nė barkė. Dhe i thirri menjėherė; dhe ata e lanė atin e tyre Zebedeun nė barkė me mėditėsit dhe e ndoqėn” (Marku 1:16-20).

Pasuesit e parė tė Krishtit nuk ishin zotėrinj prej dere tė lartė, por thjesht peshkatarė tė pėrulur. Krishti nuk shkoi tek priftėrinjtė, apo mėsuesit e ligjit, por tek burrat dhe gratė e thjeshta tė asaj kohe. Mbretėria e Perėndisė nuk pėrparon nėpėrmjet fesė, apo politikės, apo pasurisė, por, pėrkundrazi, ajo pėrparon me anė tė fuqisė vajuese tė Frymės sė Shenjtė: “Jo pėr fuqinė dhe as pėr forcėn, por pėr Frymėn time," thotė Zoti i ushtrive” (Zakaria 4:6). Zoti nuk ka nevojė pėr njerėz tė mėdhenj, qė t’ia kryejnė punėn. Vetė misionarėt e sė kaluarės e vėrtetojnė kėtė fakt: “Shikoni nė fakt thirrjen tuaj, vėllezėr, sepse ndėr ju ka jo shumė tė ditur sipas mishit, jo shumė tė fuqishėm, jo shumė fisnikė, por Perėndia ka zgjedhur gjėrat e marra tė botės pėr tė turpėruar tė urtėt; dhe Perėndia ka zgjedhur gjėrat e dobėta tė botės pėr tė turpėruar tė fortėt; dhe Perėndia ka zgjedhur gjėrat jo fisnike tė botės dhe gjėrat e pėrēmuara, edhe gjėrat qė nuk janė, pėr tė asgjėsuar ato qė janė, qė asnjė mish tė mos mburret pėrpara tij” (1 Korintasve 1:26-29). Krishtėrimi u pėrhap nė tė gjithė botėn, ngaqė Fryma e Shenjtė pėrdori ca peshkatarė pa shkollė.

Jezusi donte qė Pjetri, Andrea, Jakobi dhe Gjoni ta vazhdonin tregtinė e tyre tė peshkimit, por jo pėr tė kapur peshq, por pėr tė kapur (pėr tė shpėtuar) shpirtrat e njerėzve. Gjatė gjithė jetės sė tyre, kėta peshkatarė duhej tė angazhoheshin me sjelljen e mėkatarėve tek Krishti. Atyre do t’iu duhej po aq durim, mund dhe zell, sa edhe po tė ishin duke zėnė peshq.     

Pėrfundim

Vini re se ky pasazh fillon me shėrbesėn e Mjeshtrit dhe pėrfundon me mandatin qė iu jep Ai peshkatarėve tė Tij. Ai i thirri ata, prandaj edhe ata duhet qė t’i thėrrasin tė tjerėt. Pasuesit e Krishtit duhej qė tė vazhdonin atė punė, qė kishte filluar Jezusi. Nė ēfarė pikash dėshtojnė shpesh peshkatarėt e sotshėm?

1.      Ata kanė dėgjuar gėnjeshtrat e Satanait dhe i kanė rėnė pėr shkurt rrugės qė tė ēon drejt suksesit, lavdisė dhe pasurisė.

2.      Kanė refuzuar qė ta braktisin gjithēka pėr kauzėn e Krishtit.

3.      E kanė zėvendėsuar mesazhin e thjeshtė me dredhi, pėr tė tėrhequr mėkatarėt pėr nė kishė.

Mund tė njihemi me tė vėrtetė si peshkatarėt e Tij, vetėm atėherė, kur tė kthehemi tek mesazhi i Mjeshtrit.

Back

Page created 9 September 2006