Pastaj arriti nė
Betsaida; dhe i prunė njė tė verbėr e iu lutėn ta prekte. Atėherė e mori
pėr dore tė verbėrin, e nxori jashtė fshatit dhe, pasi i pėshtyu nė sy dhe
vuri duart mbi tė, e pyeti nėse shihte gjė. Dhe ai, duke hapur sytė, tha:
Po shoh njerėz si pemė qė ecin. Atėherė Jezusi i vuri pėrsėri duart
mbi sytė dhe e bėri tė shikojė lart; dhe atij iu kthye tė parit dhe
shikonte qartė gjithēka. Dhe Jezusi e nisi tė shkojė nė shtėpinė e tij
duke i thėnė: Mos hyr nė fshat dhe mos ia trego askujt nė fshat (Marku
8:22-26).
Parathėnie
Nga tė gjithė autorėt e Ungjijve, Marku ėshtė i vetmi, qė shkruan rreth shėrimit tė tė verbėrit nga Betsaida. Nė kėtė situatė, ashtu siē e pamė edhe nė historinė e shurdh-memecit, nuk e dimė arsyen se pėrse Jezusi pėrdori pikėrisht kėtė lloj metode pėr tė sjellė shėrim. U desh vetėm njė fjalė dhe njė prekje e Tij, qė tė sillte mrekullinė, pėr tė cilėn kishte nevojė ky burrė. Historia nė fjalė ėshtė shumė e shkurtėr dhe na prezantohet thjesht si fakt: Jezusi e nxorri tė verbėrin jashtė qytetit, i pėshtyu nė sy, vuri duart mbi tė dhe ia ktheu tė parit. Ka nga ata, qė kanė bėrė pyetjen: Po pse e nxorri Jezusi tė verbėrin jashtė qytetit? Pėrgjigjen e gjejmė, po ti krahasojmė vargjet biblike me njėra-tjetrėn. Jezusi kishte deklaruar se Betsaida do tė shkatėrrohej, pėr shkak tė mosbesimit tė ligė tė banorėve tė saj: Mjerė ti, Korazin! Mjerė ti Betsaida! Sepse, nė se nė Tiro dhe nė Sidon do tė ishin kryer veprat e fuqishme qė u bėnė ndėr ju, prej kohėsh do tė ishin penduar me thes dhe hi. Prandaj unė po ju them se ditėn e gjyqit, Tiro dhe Sidoni do tė trajtohen me mė shumė tolerancė se ju (Mateu 11:21-22). Mrekullia qė Jezusi ishte gati pėr tė kryer, nuk do tė kishte aspak vlerė pėr mendjet e tyre tė errėsuara prej mėkatit. Prandaj, edhe pėr kėtė arsye Ai e urdhėroi tė verbėrin tė mos i tregonte askujt se ēi kishte ndodhur.
Jezusi, si Zot qė ėshtė, vepron sipas vullnetit tė Tij
sovran. Nuk ka pse tė na japė neve llogari se pėrse vendosi tė kryente kėtė
mrekulli e sipas kėsaj lloj metodeje. Ajo qė duhet tė na tėrheqė vėmendjen
nė kėtė pasazh, ėshtė natyra graduale e mrekullisė. Me kėtė nuk duhet tė
nėnkuptojmė se Jezusi u mat dy herė pėr ta shėruar tė verbėrin. Ai mund
ta shėronte atė menjėherė. Por, pėrmes kėsaj metode, Ai donte tiu mėsonte
pasuesve tė Tij tė vėrteta tė rėndėsishme. Ēdo fjalė e ēdo vepėr e shėrbesės
tokėsore tė Zotit ka njė kuptim tė thellė.
Errėsira mbizotėruese
Shėrimi gradual i tė verbėrit pėrfaqėson mėnyrėn, me
tė cilėn Fryma e Shenjtė vepron nė shpirtrat e njerėzve. Para se tė bėheshim
tė krishterė, ishim shpirtėrisht tė
verbėr dhe ecnim nė errėsirėn e kėsaj bote: Populli
qė dergjej nė errėsirė ka parė njė dritė tė madhe, dhe pėrmbi ata qė
dergjeshin nė krahinė dhe nė hijen e vdekjes, doli drita (Mateu
4:16)
Kush ecėn nė errėsirė nuk
di se ku shkon (Gjoni 12:35)... Tė
errėsuar nė mendje, tė shkėputur nga jeta e Perėndisė, pėr shkak tė
padijes qė ėshtė nė ta dhe ngurtėsimit tė zemrės sė tyre (Efesianėve
4:18). Tė jesh i shpėtuar do tė thotė tė kesh dritėn e Perėndisė, qė tė
ndriēon shpirtin: Unė jam drita e botės; kush mė ndjek nuk do tė ecė nė errėsirė,
por do tė ketė dritėn e jetės (Gjoni 8:12). Ajo dritė ndriēoi
gradualisht nė errėsirėn e zemrės sonė, derisa arriti tė penetrojė edhe nė
qoshet mė sekrete: Zbulimi i fjalėve
tė tua ndriēon dhe u jep mendje njerėzve tė thjeshtė (Psalmi
119:130). Mė pas, tek ne ndodhi njė transformim i mrekullueshėm, sepse Perėndia
Atė na bėri tė denjė tė kemi pjesė trashėgimin e shenjtorėve nė dritė.
Ai na nxori nga pushteti i errėsirės dhe na ēoi nė mbretėrinė e Birit tė
tij tė dashur (Kolosianėve 1:12-13). Na shpengoi me anė tė gjakut tė
Krishtit:
sepse Perėndia qė tha:
Le tė ndriēojė drita nė errėsirė, ėshtė i njėjti qė shkėlqeu nė
zemrat tona pėr tna ndriēuar nė njohurinė e lavdisė sė Perėndisė, nė
fytyrėn e Jezu Krishtit (2 Korintasve 4:6)... Sepse
dikur ishit errėsirė, por tani jeni dritė nė Zotin; ecni, pra, si bij tė
dritės (Efesianėve 5:8).
Epoka e tanishme
Kjo nuk do tė thotė se tani shohim gjithēka aq qartė sa
ska ku tė shkojė mė, sepse pėr momentin, Fryma e Shenjtė po punon akoma,
me qėllim qė drita e Krishtit tė na ndriēojė ēdo ditė mendjen. Sa herė
kemi patur pyetje rreth doktrinave tė caktuara, apo rreth veprimeve tė ndyshme
tė krishtera, e mė pas, e kemi gjetur pėrgjigjen, atėherė kur kemi gėrrmuar
thellė e mė thellė nė fjalėn e Perėndisė? Ka shumė gjėra, tė cilat
mund tė mos i kuptojmė menjėherė, por me durim, Fryma e Perėndisė pėrdor
urdhėr mbi urdhėr, urdhėr mbi urdhėr,
rregull mbi rregull, rregull mbi rregull, pak kėtu, pak atje (Isaia
28:13), derisa tė jemi nė gjendje ta kuptojmė me
tė gjithė shenjtorėt cila ėshtė gjėrėsia, gjatėsia, thellėsia dhe lartėsia
e fjalės sė Tij (Efesianėve 3:18). Pėrsa kohė qė Krishtin nuk e shohim dot
ballė pėr ballė, plotėsia e lavdisė sė Tij do tė na duket paksa e
mjegulluar dhe atė nuk do ta kuptojmė dot thellėsisht: Tani
nė fakt, ne shohim si nė pasqyrė, nė mėnyrė tė errėt, por atėherė do tė
shohim faqe pėr faqe; tashti njoh pjesėrisht, kurse atėherė do tė njoh
thellė ashtu sikurse njihem (1 Korintasve 13:12). Ashtu si i verbėri i
kėsaj historie, edhe ne i shohim njerėzit si pemė qė ecin. Fillojmė tė
ecim nė dritėn e shenjtėrisė, vetėm atėherė kur vepra e Krishtit ka depėrtuar
thellė nė zemrėn dhe nė jetėn tonė tė pėrditshme, e kur jemi tė pjekur
nė Krishtin. Kur ishim besimtarė fillestarė, nuk ia dinim shumė rėndėsinė
domosdoshmėrisė pėr dlirėsi dhe pėrkushtim ndaj Zotit. Por, pasi Fryma e
Shenjtė vazhdimisht na zbuloi vargje biblike, atėherė e kuptuam doktrinėn
ashtu siē duhej: Fjala jote ėshtė
njė llambė nė kėmbėn time dhe njė dritė nė shtegun tim (Psalmi
119:105)
Ne e kemi edhe mė tė vėrtetuar
fjalėn profetike, tė cilėn bėni mirė ti kushtoni kujdes, si njė kandil
qė ndriēon nė njė vend tė errėt, derisa tė zbardhė dita dhe ylli i dritės
tė lindė nė zemrat tuaja (2 Pjetrit 1:19). Nėse zemrėn e kemi tė
gatshme pėr tu udhėhequr prej Frymės sė Shenjtė, atėherė tė parit do
ta kemi tė pėrsosur: Duke qėnė i
bindur pėr kėtė, se ai qė nisi njė punė tė mirė nė ju, do ta pėrfundojė
deri nė ditėn e Jezu Krishtit (Filipianėve 1:6).
Pėrfundim
Zoti Jezus Krisht nuk e la tė verbėrin gjysėm tė shėruar. Prekja e Tij e dytė ia ktheu atij tė parit. Fakti qė Fryma e Shenjtė u dėrgua nė ditėn e Pentikostit, na tregon se Perėndia dėshironte qė Kisha e Tij tė ecte nė dritė: Por, kur tė vijė ai, Fryma e sė vėrtetės, ai do tju prijė nė ēdo tė vėrtetė, sepse ai nuk do tė flasė nga vetja, por do tė thotė gjitha ato gjėra qė ka dėgjuar dhe do tju kumtojė gjėrat qė do vijnė (Gjoni 16:13). Ai vazhdon tė punojė tek ne, deri nė ditėn kur Krishti tė kthehet pėr Kishėn e Tij: Vjen nata kur askush nuk mund tė veprojė (Gjoni 9:4). Deri atėherė, ne rrimė zgjuar, presim dhe punojmė pėr ardhjen e Zotit dhe pėrjetojmė gėzimin qė vjen, ngaqė e kemi tė pėrsosur tė parit tonė shpirtėror. E megjithatė, ka shumė nga ata nė kishat tona, qė nuk i kanė tė qarta doktrinat e Krishtit. Ka tė tjerė, qė nuk dinė fare se pėr ēfarė bėjnė fjalė kėto doktrina. Kėtyre njerėzve Zoti iu thotė: Vajos sytė e tu me kolir, qė tė shohėsh (Zbulesa 3:18). Shėruesi i Madh ėshtė akoma nė gjendje pėr tu hapur sytė tė verbėrve (Isaia 42:7).
© Page created 31 March 2007