Parathėnie
Nė kėtė studim, do ti hedhim njė sy historisė sė tė riut pasanik, e cila gjendet gjithashtu edhe nė Ungjijtė sipas Mateut dhe Lukės. Kjo pėrsėritje e trefishtė ka si qėllim tė pėrforcojė faktin se hyrja pėr nė Qiell nuk mund ta blihet me anė tė veprave tė mira, apo pasurisė.
Zbatimi i Ligjit
Tani kur po bėhej gati pėr rrugė, i doli pėrpara dikush me vrap; u gjunjėzua para tij dhe e pyeti: Mėsues i mirė, ēfarė duhet tė bėj qė tė trashėgoj jetėn e pėrjetshme?. Dhe Jezusi i tha: Pėrse mė quan i mirė? Askush nuk ėshtė i mirė, pėrveē njė tė vetmi, domethėnė Perėndisė. Ti i njeh urdhėrimet: "Mos shkel kurorėn. Mos vrit. Mos vidh. Mos bėj dėshmi tė rreme. Mos mashtro. Ndero atin tėnd dhe nėnėn tėnde". Dhe ai, duke iu pėrgjigjur, i tha: Mėsues, tė gjitha kėto i kam zbatuar qė nė fėmijėrinė time (Marku 10:17-20).
Njeriu, qė erdhi me vrap tek Jezusi, nuk ishte nė dijeni tė gjendjes sė tij tė vėrtetė shpirtėrore, sepse, edhe pse e dinte se kishte nevojė tė shpėtohej, ai, prapėseprapė, kujtonte se veprat e mira ishin tė mjaftueshme pėr tė trashėguar jetėn e pėrjeshme. Mund ti recitonte pėrmendėsh tė gjitha urdhėrimet dhe tė deklaronte se po jetonte sipas tyre, por e dinte se jetės sė tij i mungonte diēka. Pasaniku po pėrulej pėrpara Atij, qė zotėronte pėrgjigjen ndaj shqetėsimit qė kishte, por, a do ta pranonte, vallė, ilaēin pėr sėmundjen?
Ka shumė njerėz sot, qė, ashtu si i riu pasanik, janė shpirtėrisht tė verbuar. Janė gati ta pranojnė Jezusin si Mėsues tė Mirė, por, nė tė njėjtėn kohė, refuzojnė tė besojnė se Ai ėshtė Perėndi. Nėse Jezusi donte tė thoshte se Ai nuk ishte Perėndi, atėherė Ai nuk ishte as i Mirė. Po qe se besojmė se Ai ėshtė i mirė, atėherė Ai duhet tė jetė gjithashtu edhe vetė Perėndi, pėrndryshe nuk ka asnjė mėnyrė tjetėr llogjike pėr ta interpretuar Markun 10:18. Pasaniku i ri nuk e kuptoi se Ai, me tė cilin po fliste, ishte me tė vėrtetė Perėndia.
Ka me miliona tė ashtu-quajtur tė krishterė, tė cilėt nuk e kanė fare idenė se sa mėkatarė dhe se sa fajtorė janė nė sytė e Perėndisė. Ia bėjnė qejfin vetes, ngaqė nuk merren me vepra tė kėqija, por e kanė harruar se Perėndia ėshtė i shenjtė. E studiojnė Biblėn, duke e patur zemrėn tė mbuluar me njė vel tė trashė, ngaqė nuk e vėnė nė zbatim fjalėn e Perėndisė nė jetėn e tyre. E kanė veshur veten me drejtėsinė e tyre dhe kujtojnė se janė tė denjė pėr nė Qiell: Sepse ti thua: "Unė jam i pasur, u pasurova dhe skam nevojė pėr asgjė"; edhe nuk e di se ti je qyqar e mjeran, i varfėr, i verbėr dhe i zhveshur (Zbulesa 3:17). Krishti nuk iu vlen fare kėtyre njerėzve, pėrsa kohė qė mendojnė se mund tė shkojnė nė Qiell, duke zbatuar Ligjin e Moisiut. Ligji do tia hapė zemrėn mėkatarit, duke e bindur atė pėr mėkatin, por Ligji nuk mund ta shpėtojė dot. Vetėm Krishti mund ta shpėtojė shpirtin mėkatar.
Dashuria e derdhur
Atėherė Jezusi e vėshtroi nė fytyrė, ndjeu dashuri pėr tė dhe i tha: Njė gjė tė mungon; shko, shit tė gjitha ato qė ke dhe jepua tė varfėrve dhe do tė kesh njė thesar nė qiell; pastaj eja, merre kryqin tėnd dhe mė ndiq (Marku 10:21).
Vini re se sa i do Jezusi mėkatarėt. E deshi tė riun pasanik, edhe pse ai ishte i humbur nė mėkat. Krishti pa njė shpirt, qė po luftonte me pasojat e mėkatit dhe po pėrpiqej ta qetėsonte ndėrgjegjen, duke kryer vepra tė mira. Kjo dashuri e Tij ishte e pėrzier me hidhėrim, sepse Jezusi e kupton plotėsisht gjendjen e atyre, qė janė tė humbur nė mėkat: Sepse ne nuk kemi kryeprift qė nuk mund ti vijė keq pėr dobėsitė tona, po njė qė u tundua nė tė gjitha ashtu si ne, por pa mėkatuar (Hebrenjve 4:15)... Sepse, duke qenė se ai vetė hoqi kur u tundua, mund tu vijė nė ndihmė atyre qė tundohen (Hebrenjve 2:18). Jezusi ėshtė zemėrgjerė. Ai ka mėshirė me bollėk. Tregon dhembshuri e kujdeset pėr ata, qė nuk e njohin Atė si Zot e Shpėtimtar. Mund ti themi me guxim botės se Krishti e do. Shpėtimi i ofrohet edhe mėkatarit mė tė madh dhe atij i duhet vetėm qė tė vijė tek Krishti, pėr ta marrė kėtė shpėtim. Nuk e ka fajin Perėndia, kur njerėzit nuk vijnė tek Ai. Arsyeja e vetme pse nuk vijnė, gjendet tek Gjoni 3:19 dhe 5:40, Tani gjykimi ėshtė ky: Drita erdhi nė botė dhe njerėzit deshėn errėsirėn mė tepėr se dritėn, sepse veprat e tyre ishin tė mbrapshta... Por ju nuk doni tė vini tek unė qė tė keni jetėn. Pali e shpreh kėshtu dhuratėn falas tė shpėtimit: Por Perėndia e tregon dashurinė e tij ndaj nesh nė atė qė, kur ende ishim mėkatarė, Krishti vdiq pėr ne (Romakėve 5:8).
Ata qė nuk pranojnė ti lėnė pasuritė e kėsaj bote, ta marrin kryqin dhe ta ndjekin Krishtin, do ta humbasin jetėn e pėrjetshme: Nėse dikush do tė vijė pas meje, le ta mohojė vetveten, ta marrė ēdo ditė kryqin e vet dhe tė mė ndjekė. Sepse kush do ta shpėtojė jetėn e vet, do ta humbasė; por kush do ta humbasė jetėn e vet pėr shkakun tim, do ta shpėtojė. E pra, ēdobi ka njeriu po tė fitojė tėrė botėn, dhe pastaj tė shkatėrrojė veten dhe tė shkojė nė humbje? (Luka 9:23-25).
Tė joshurit pas pasurisė
Por ai u trishtua pėr kėto fjalė dhe u largua me keqardhje, sepse kishte shumė pasuri. Atėherė Jezusi, mbasi e hodhi vėshtrimin pėrreth, u tha dishepujve tė vet: Sa vėshtirė ėshtė pėr ata qė kanė pasuri tė hyjnė nė mbretėrinė e Perėndisė!. Dishepujt u habitėn shumė nga kėto fjalė tė tij. Por Jezusi foli pėrsėri dhe u tha atyre: O bij, sa e vėshtirė ėshtė qė tė hyjnė nė mbretėrinė e Perėndisė ata qė mbėshteten te pasuria. Ėshtė mė e lehtė qė njė deve tė kalojė nėpėr vrimėn e njė gjilpėre, se sa tė hyjė njė i pasur nė mbretėrinė e Perėndisė. Dhe ata u ēuditėn edhe mė tepėr dhe i thoshin njėri-tjetrit: Atėherė kush vallė mund tė shpėtohet?. Por Jezusi, duke i ngulur sytė mbi ta, u tha: Kjo pėr njerėzit ėshtė e pamundur, por jo pėr Perėndinė, sepse gjithēka ėshtė e mundur pėr Perėndinė (Marku 10:22-27).
Epoka nė tė cilėn jetojmė, e ka pėrmbushur atė qė thotė Bibla: Sepse lakmia pėr para ėshtė rrėnja e gjithė tė kėqijave dhe, duke e lakmuar atė fort, disa u larguan nga besimi dhe e depėrtuan veten e tyre nė shumė dhimbje (1 Timoteut 6:10). Ashtu si i riu pasanik, edhe sot njerėzit e duan paranė mė shumė se ēduan shpirtin. Kjo ėshtė e vėrtetė edhe pėr kishėn. Jezusi nuk tha se tė pasurit nuk mund tė shpėtohen, por se njerėzit nuk mund tė shpėtohen, nėse i varin shpresat tek pasuria. Kėto fjalė tė Zotit do tė dalin tė vėrteta nė ditėn e Gjykimit.
Duhet ta ruajmė zemrėn prej lakmisė pėr para, e nė fakt, prej gjithēkaje tė kėsaj bote: Mos e doni botėn, as gjėrat qė janė nė botė. Ne qoftė se ndokush do botėn, dashuria e Atit nuk ėshtė nė tė (1 Gjonit 2:15). Lakmia pėr para ėshtė kurth jo vetėm pėr tė varfėrit, por edhe pėr tė pasurit. Duhet tė jemi tė kėnaqur me ato qė na ka bekuar Perėndia, nė mėnyrė qė tė themi edhe ne si Pali: Unė jam mėsuar tė kėnaqem nė gjėndjen qė jam (Filipianėve 4:11).
Pėrfundim
Bota kujton se paraja ėshtė gjithēka,
por, nė fakt, ajo e ēon botėn drejt njė pėrjetėsie tė humbur. A do tė
jepte i riu pasanik gjithēka, me qėllim qė ta kishte Jezusin si Zot tė jetės
sė Tij? A ishte gati pėr ta rrėfyer Jezusin si Perėndi? Jo, e as bota nuk ėshtė
gati, sepse i var shpresat tek vetė-drejtėsia e saj dhe tek lakmia pėr pasuri.
Paraja (mamoni), perėndia e rreme, duhet tė rrėzohet nga froni i zemrės,
para se Jezusi tė sundojė nė tė: Askush
nuk mund tu shėrbejė dy zotėrinjve, sepse ose do tė urrejė njėrin dhe
do ta dojė tjetrin; ose do ti qėndrojė besnik njerit dhe do tė pėrēmojė
tjetrin; ju nuk mund ti shėrbeni Perėndisė dhe mamonit (Mateu
6:24).
© 4 Qershor 2007