Parashikimi i Kryqit tė Mesias 
dhe Dėshmia e Mrekullueshme e Besimit

Parathėnie

Vargjet qė do tė studiojmė mė poshtė, kanė rėndėsi tė madhe pėr kishėn, pėr arsye se ato shprehin doktrinėn e vėrtetė tė Krishtit si Perėndi. Shumė njerėz kanė marrė rrugėn, qė tė ēon drejt gjykimit, pėr shkak se nuk e kanė kuptuar si duhet se kush ėshtė me tė vėrtetė Jezusi. Kur mendimet e dikujt janė tė gabuara lidhur me Krishtin, atėherė edhe mendimet e tjera tė tė njėjtit individ janė po ashtu tė gabuara dhe pa vlerė.

Mendimet

“Pastaj Jezusi shkoi bashkė me dishepujt e vet ndėr fshatrat e Cesaresė sė Filipit; dhe gjatė rrugės i pyeti dishepujt e vet duke u thėnė atyre: “Kush thonė njerėzit se jam unė?”. Ata u pėrgjigjėn: “Disa Gjon Pagėzori, tė tjerė Elia, dhe tė tjerė njė nga profetėt” (Marku 8:27-28).

Ėshtė e vėrtetė se gjithkush ka tė drejtė tė ketė njė mendim tė caktuar lidhur me Krishtin. Por kjo nuk do tė thotė se mendimet e njėrit apo tė tjetrit janė tė drejta, sidomos nėse ato nuk pėrputhen me atė qė thotė Bibla. Edhe Judenjtė kishin mendimet e tyre, por asnjėri nga ata nuk e kuptoi vėrtet se kush ishte Krishti. Gjatė kėtyre shekujve tė fundit, kanė dalė shumė kulte, mėsuesit e rremė tė tė cilėve e kanė shtrembėruar fjalėn e Perėndisė dhe kanė shprehur lirisht pikėpamjet e tyre blasfemuese rreth Jezus Krishtit. Pothuajse tė gjitha fetė e ditėve tė sotme e mohojnė doktrinėn e Perėndishmėrisė sė Krishtit. Djalli vė nė pėrdorim mendime tė tilla tė paperėndishme, pėr ta ngatėrruar mėkatarin, i cili, shpeshherė, nuk e ka fare idenė se kush ėshtė Zoti.

Vėzhgimi    

“Dhe ai u tha atyre: “Po ju, kush thoni se jam?”. Dhe Pjetri, duke iu pėrgjigjur i tha: “Ti je Krishti” (Marku 8:29).

Pyetja e parė e Jezusit kishte si synim qė t’i bėnte dishepujt ta vritnin pak mendjen. Ai po i pėrgatiste ata pėr njė zbulim mė tė plotė tė Vetvetes. Thjesht, mund t’iu kishte treguar se kush ishte, por, pėrkundrazi, Ai donte qė ata ta dėshmonin tė vėrtetėn me gojėn e tyre: “Po ē’thotė, pra? “Fjala ėshtė pranė teje, nė gojėn tėnde dhe nė zemrėn tėnde”. Kjo ėshtė fjala e besimit, qė ne predikojmė; sepse, po tė rrėfesh me gojėn tėnde Zotin Jezus, dhe po tė besosh nė zemrėn tėnde se Perėndia e ngjalli prej sė vdekurish, do tė shpėtohesh. Sepse me zemėr, njeriu beson nė drejtėsi dhe me gojė bėhet rrėfim pėr shpėtim, sepse Shkrimi thotė: “Kushdo qė beson nė tė, nuk do tė turpėrohet” (Romakėve 10:8-11). Sipas Ungjillit tė Mateut, dėshmia e Pjetrit ishte e tillė: “Ti je Krishti, Biri i Perėndisė tė gjallė” (Mateu 16:16). Titulli “Krisht” pėrforcon Qėnien e Tij si Mesi, kurse titulli “Bir i Perėndisė” vė nė dukje Qėnien e Tij si Perėndi. Kėto dy fakte rreth Krishtit nuk duhet tė ndahen kurrė nga njėra-tjetra, sepse Ai ėshtė si Mesia, ashtu edhe Perėndia. “Ta dijė, pra, me siguri, gjithė shtėpia e Izraelit se atė Jezus qė ju e keni kryqėzuar, Perėndia e ka bėrė Zot e Krisht” (Veprat e Apostujve 2:36).

Pjetri e kuptoi se, edhe pse Jezusi kishte ardhur nė botė mes rrethanash tė pėrulura, prapėseprapė, Ai ishte Mesia i shumėpritur, madje edhe mė shumė se kaq: Ai ishte vetė Perėndia. Ky zbulim i Pjetrit nuk erdhi si rezultat i llogjikės njerėzore, por ishte zbulim hyjnor. “I lumur je ti, o Simon, bir i Jonas, sepse kėtė nuk ta zbuloi as mishi as gjaku, por Ati im qė ėshtė nė qiej” (Mateu 16:17).

Shekuj me rradhė kanė kaluar, por askush nuk ka mundur tė japė njė dėshmi tė tillė besimi plot kurajo si ajo e Pjetrit. Kisha e krishterė i ka bazuar kredot e ndryshme tė saj pikėrisht mbi kėtė dėshmi. Ndaj edhe ne bėjmė mirė ta ndjekim shembullin e Pjetrit, kur duam tė deklarojmė se kush ėshtė me tė vėrtetė Krishti. “Nė fakt unė nuk kam turp pėr ungjillin e Krishtit, sepse ai ėshtė fuqia e Perėndisė pėr shpėtimin e cilitdo qė beson” (Romakėve 1:16). Ata qė e rrėfejnė me guxim besimin e tyre nė Krishtin, do tė nderohen prej Tij: “Prandaj kushdo qė do tė mė rrėfenjė pėrpara njerėzve, dhe unė do ta rrėfejė pėrpara Atit tim qė ėshtė nė qiej. Por kushdo qė do tė mė mohojė pėrpara njerėzve, edhe unė do ta mohoj pėrpara Atit tim qė ėshtė nė qiej” (Mateu 10:32-33).

Rezultati  

“Atėherė ai i urdhėroi rreptėsisht qė tė mos i tregojnė askujt pėr tė. Pastaj nisi t’u mėsojė atyre se Birit tė njeriut i duhet tė vuajė shumė gjėra, do tė hidhet poshtė nga pleqtė, nga krerėt e priftėrinjve dhe nga skribėt; se do tė vritet dhe pas tri ditėsh do tė ringjallet” (Marku 8:30-31).

Jezusi po iu shpjegon dishepujve arsyen e ardhjes sė Tij nė botė. Do tė vuante, para se tė hynte nė lavdinė e Tij. Do tė hidhej poshtė, para se tė vinte pėr tė mbretėruar. Zoti duhet t’iu ketė folur dishepujve rreth profecisė sė Isaias, lidhur me ‘Shėrbėtorin e Vuajtur’ dhe ‘Qengjin e Perėndisė’ (shiko Isaia 53). Por, (siē do ta shohim edhe mė poshtė), Pjetri nuk e kuptoi fare kėtė lloj arsyetimi. Mė vonė, atij iu hapėn sytė, ndaj edhe shkroi: “Pėr kėtė shpėtim kėrkuan dhe hetuan profetėt qė profetizuan nga hirin pėr ju, duke kėrkuar tė njohin kohėn dhe rrethanat qė tregonte Fryma e Krishtit qė ishte nė ta, dhe qė dėshmonte qė mė parė pėr vuajtjet qė do tė vinin mbi Krishtin dhe pėr lavditė qė do tė pasonin” (1Pjetrit 1:10-11).

Vini re pėrdorimin e fjalės “duhet” nė thėnien e Zotit. Kjo do tė thotė se s’kishte asnjė mėnyrė tjetėr, me anė tė sė cilės Ai tė mund ta mėnjanonte rezultatin e parashikuar. Ai duhej tė vdiste, jo ngaqė po e detyronte me zor njė forcė mė e madhe se e Tija, por, pėrkundrazi, ngaqė nuk kishte asnjė mėnyrė tjetėr, me anė tė sė cilės tė shlyhej mėkati i njeriut. “Pa derdhur gjak nuk ka ndjesė” (Hebrenjve 9:22). Ligji i drejtė i Perėndisė nuk do tė pėrmbushej, pa vdekjen e Tij sakrifikuese mbi kryq. Ėshtė vetėm gjaku faj-shlyes i Jezusit, i cili mund ta bėjė mėkatarin tė drejtė pėrpara Perėndisė. “Tė shfajėsuar, pra, me anė tė besimit, kemi paqe me Perėndinė nėpėrmjet Jezu Krishtit, Zotit tonė” (Romakėve 5:1).

Tė gjithė ata, qė e hedhin poshtė faktin se vdekja e Krishtit mbi kryq ėshtė e vetmja bazė pėr jetėn e pėrjetshme, nuk e kuptojnė se kush ėshtė Ai. Kur e mohojnė kėtė doktrinė tė rėndėsishme, ata e skualifikojnė veten pėr nė Qiell: “Jezusi i tha: “Unė jam udha, e vėrteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati pėrveēse nėpėrmjet meje” (Gjoni 14:6). Ėshtė pikėrisht kjo e vėrtetė, qė duhet tė shpallet sot nėpėr kishat tona: “Sepse e vendosa qė tė mos di tjetėr gjė ndėr ju, veē Jezu Krishtit edhe atė tė kryqėzuar” (1 Korintasve 2:2)... “Por ne predikojmė Krishtin tė kryqėzuar” (1 Korintasve 1:23).

Kundėrshtimi

“Dhe ai i tha kėto gjėra haptas. Atėherė Pjetri e mori mėnjanė dhe filloi ta qortojė. Por ai u kthye, shikoi dishepujt e vet dhe e qortoi Pjetrin, duke thėnė: “Largohu nga unė, Satana, se ti nuk ke shqisėn pėr gjėrat e Perėndisė, por pėr gjėrat e njerėzve!” (Marku 8:32-33).

Pjetri, edhe pse shprehu besim nė Krishtin, nuk mund ta kuptonte dot arsyen e domosdoshmėrisė sė vdekjes sė Jezusit. Rrėfimi i tij ishte i mirė, por ai akoma nuk e kishte kuptuar si duhej arsyen e vėrtetė tė ardhjes sė parė tė Zotit. Jezusi e lavdėroi Pjetrin, kur tha tė vėrtetėn, por, gjithashtu, edhe e qortoi atė pėr pikėpamjet e tij tė gabuara. Pjetri nuk e dinte se po pėrdorej prej Satanait, pėr tė penguar punėn e Jezusit. Ky fakt na tregon se pas ēdo lloj doktrine tė rreme qėndron vetė djalli. Ai mund tė vendosė njė fjalė tė rreme nė gojėn e atij njeriu, qė zakonisht predikon tė vėrtetėn. “Ju jeni nga djalli, qė ėshtė ati juaj, dhe doni tė bėni dėshirat e atit tuaj; ai ishte vrasės qė nga fillimi dhe nuk qėndroi nė tė vėrtetėn, sepse nė tė nuk ka tė vėrtetė. Kur thotė tė rrema, flet nga vetvetja, sepse ėshtė gėnjeshtar dhe ati i rrenės” (Gjoni 8:44). Nuk ėshtė pėr t’u habitur, pra, se duhet ta vėmė nė zbatim fjalėn e Perėndisė nė jetėn tonė. “E kam ruajtur fjalėn tėnde nė zemrėn time, qė tė mos mėkatoj kundėr teje” (Psalmi 119:11). Pjetri mori qortimin mė tė ashpėr nga tė gjitha qortimet e gjendura nė Bibėl, sepse Zoti iu drejtua Satanait, tek po i fliste Pjetrit. Pėr njė moment, Pjetri u bė me krahė, kur dėgjoi Zotin ta lavdėronte lidhur me besimin e tij. Por, s’kaloi shumė kohė dhe ai u kritikua pėr fjalėt e tij tė rreme. A kujtoi Pjetri se tani dinte gjithēka, ngaqė u lavdėrua prej Krishtit? Pa dyshim, “Pėrpara shkatėrrimit vjen kryelartėsia dhe pėrpara rrėzimit fryma krenare” (Fjalėt e Urta 16:18). Pjetri kujtoi se mund t’i jepte mend Zotit Jezus, duke i treguar njė mėnyrė tjetėr mė tė shkėlqyer pėr nė Mbretėrinė Qiellore sesa vdekja. Pjetri mund tė ketė patur qėllime tė mira e plot zell, por gabimi ėshtė gabim e kurrė nuk duhet justifikuar. Pjetri ishte i sinqertė, por, nė tė njėjtėn kohė, ishte sinqerisht i gabuar nė kėtė drejtim. Edhe ne duhet tė tregojmė kujdes, sepse mjafton qė tė vėmė nė zbatim arsyetimin tonė tė mishit, kur bėhet fjalė pėr ēėshtje shpirtėrore dhe nuk ėshtė vėshtirė atėherė, qė tė veprojmė nė kundėrshtim me Frymėn e Shenjtė.

Pėrfundim

Duhet tė tregojmė si menēuri, ashtu edhe mėshirė, ndaj dikujt, qė beson nė njė doktrinė tė rreme, sepse, siē e pamė, ėshtė e mundur qė Satanai ta mashtrojė edhe dishepullin mė tė dedikuar. Gjithashtu, nuk duhet tė harrojmė se as ne vetė nuk jemi tė imunizuar prej mashtrimit. E megjithatė, duhet t’iua vėmė nė dukje tė tjerėve gabimin, sa herė qė e vėmė re pėr vete: “Vėllezėr, nė qoftė se dikush bie nė ndonjė faj, ju qė jeni frymėror, lartėsojeni me frymė butėsie. Por ki kujdes veten tėnde, se mos tundohesh edhe ti” (Galatasve 6:1)... “Mė mirė njė qortim i hapur se njė dashuri e fshehur” (Fjalėt e Urta 27:5).

© Page created 14 April 2007