Parathėnie
Pas takimit me pasanikun, Pjetri e kuptoi se ku e kishte fjalėn Jezusi. Nė kėtė studim, do tė shohim premtimin qė iu bėri Zoti tė gjithė atyre, qė lėnė pas gjithēka dhe e ndjekin (d.m.th. kushtin paraprak pėr ta ndjekur Atė), si edhe parashikimin qė bėri Ai, lidhur me vdekjen e Tij nė kryq.
Premtimi
Atėherė Pjetri e mori fjalėn dhe tha: Ja, ne lamė ēdo gjė dhe tė kemi ndjekur. Jezusi, duke u pėrgjigjur, tha: Nė tė vėrtetė po ju them qė nuk ka asnjeri qė tė ketė lėnė shtėpinė, a vėllezėrit a motrat, a atin, a nėnėn, a fėmijėt ose arat pėr hirin tim dhe pėr ungjillin, qė tė mos marrė tani, nė kėtė kohė, njėqindfish shtėpi, vėllezėr, motra, nėna, fėmijė e ara, sė bashku me pėrndjekje, dhe nė botėn e ardhshme, jeta e pėrjetshme (Marku 10:28-30).
Ky premtim ėshtė pėr tė gjithė besimtarėt e ēdo brezi, derisa tė kthehet Zoti. Ēdo i krishterė, qė shqetėsohet, dekurajohet dhe frikėsohet, duhet tė inkurajohet me njė premtim tė tillė. Ata qė po vuajnė e qė po pėrndiqen pėr hir tė Krishtit, mund tė marrin fuqi shpirtėrore e tė ngushėllohen nėpėrmjet kėtij premtimi, pėr tė duruar deri nė fund.
Premtimi ėshtė nė dispozicion tė atyre, qė janė gati tė sakrifikojnė gjithēka pėr hir tė Krishtit. Janė pikėrisht kėta njerėz, qė marrin njėqindfish bekime, e jo ata qė synojnė tė pasurohen nė kėtė botė. Koha e persekucionit ka pėr tė ardhur, sepse Bibla thotė: Tė gjithė ata qė duan tė rrojnė me perėndishmėri nė Krishtin Jezus do tė pėrndiqen (2 Timoteut 3:12). Por premtimi i jetės sė pėrjetshme ia kalon ēdo lloj sikleti, qė mund tė pėrjetojmė. Mund tė kemi ditė tė vėshtira nė kėtė botė, por nė atė qė vjen, do tė kemi lavdinė. Premtimet e ēmuara tė Krishtit mjaftojnė pėr tė na kompensuar gjithēka, qė mund ta humbasim nė kėtė botė. Sepse tė gjitha premtimet e Perėndisė janė nė atė "po" dhe nė atė "amen," pėr lavdi tė Perėndisė nėpėrmjet nesh (2 Korintasve 1:20). Ata, qė hyjnė nė lavdi nėpėrmjet vėshtirėsive, do tė kėnaqen nė shoqėrinė e tė gjithė atyre, tė cilėt kanė shkuar pėr tė qenė me Zotin nė Qiell. Shoqėra e shenjtorėve nė tokė nuk mund tė krahasohet me atė nė Qiell. Nė momentin kur besimtari kalon pėrtej kėsaj egzistence tokėsore, ai hyn nė lavdinė e pėrgatitur pėr tė nga Perėndia. Trishtimet e lehta tė kėsaj toke do tė harrohen, sapo ai tė marrė shpėrblimin e pėrjetshėm. Sepse trishtimi ynė i lehtė qė ėshtė vetėm pėr njė moment, prodhon pėr ne, njė peshė tė pamasė e tė pashoqe tė amshueshme lavdie (2 Korintasve 4:17) Unė mendoj nė fakt, se vuajtjet e kohės sė tanishme nuk vlejnė aspak tė krahasohen me lavdinė qė do tė shfaqet nė ne (Romakėve 8:18). Tėrė vitet e pėrkushtimit, tė durimit e tė hidhėrimit, qė kemi kaluar kur kemi qenė nė mish, do tė shndėrrohen nė qetėsi tė pėrsosur dhe nė njė kurorė triumfatori. Nuk do tė kemi mė lot, dhimbje, apo vėshtirėsi: Dhe Perėndia do tė thaijė ēdo lot nga sytė e tyre; dhe vdekja nuk do tė jetė mė; as brengė, as klithma, as mundim, sepse gjėrat e mėparshme shkuan (Zbulesa 21:4).
Duke patur parasysh njė premtim tė tillė tė ēmuar, a ka mundėsi qė njė besimtar tė guxojė tė thotė se nuk ia vlen ti shėrbesh Krishtit? Koha po ikėn dhe po afron fundi. Sot kėrkohen tė krishterė qė janė 100% tė pėrkushtuar pėr kauzėn e Krishtit. Le ti forcojmė duart e kapitura dhe gjunjėt e kėputur (Hebrenjve 12:12). Rri nė heshtje para Zotit dhe prite atė; mos u hidhėro pėr atė qė i shkojnė mbarė punėt e veta, pėr njeriun qė ndjek planet e kėqija tė tij (Psalmi 37:7).
Kushti paraprak
Por shumė tė parė do tė jenė tė fundit dhe shumė tė fundit do tė jenė tė parėt (Marku 10:31).
Sė bashku me premtimin, duhet ta pranojmė edhe paralajmėrimin e Zotit. Ku e kishte mendjen Pjetri, kur e pyeti Zotin se ēdo tė merrnin dishepujt, po ta ndiqnin? Zoti e dinte se ata po mendonin akoma pėr poste e pėr lavdinė vetjake. Por, sa mė shumė qė tė luftonin pėr tė zėnė postin mė tė lartė, aq mė poshtė do tiu duhej tė zbrisnin. Zoti po iu sillte ndėr mend atyre se e vetmja mėnyrė pėr tu ngjitur lart, ishte qė tė zbrisnin poshtė. Pasuesit e Krishtit duhet tė jenė tė pėrulur dhe tė duruar, pavarėsisht se me ēfarė mund tė ballafaqohen nė tė ardhmen. Nuk duhet tė lejojmė asgjė tė kėsaj bote, qė tė na pengojė, apo tė na kthejė nga rruga.
Parashikimi
Ata ishin nė udhėtim pėr tu ngjitur nė Jeruzalem, dhe Jezusi i paraprinte. Dhe ata ishin tė tronditur dhe e ndiqnin me ndrojtje. Dhe ai i mblodhi pėrsėri tė dymbėdhjetėt mėnjanė dhe nisi tu thotė ēfarė do ti ndodhte: Ja, ne po ngjitemi nė Jeruzalem dhe Biri i njeriut do tu dorėzohet krerėve tė priftėrinjve dhe skribėve; dhe ata do ta dėnojnė me vdekje dhe do ta dorėzojnė nė duar tė paganėve, tė cilėt do ta tallin, do ta fshikullojnė, do ta pėshtyjnė dhe do ta vrasin, por ai, ditėn e tretė, do tė ringjallet (Marku 10:32-34).
Kėtu, Jezusi flet shumė qartė rreth vuajtjes, vdekjes dhe ringjalljes sė Tij. Edhe pse Zoti po parashikonte se ēdo ti ndodhte, sapo tė arrinte nė Jeruzalem, kjo ngjarje ishte treguar qė mė parė, nė kapitullin e parė tė Zanafillės. Gjatė gjithė Dhiatės sė Vjetėr, vėmė re vargje, qė flasin rreth vuajtjes, vdekjes dhe ringjalljes sė Mesisė. Kjo na tregon se Jezusi vdiq nė kryq me vullnetin, vendosshmėrinė dhe dėshirėn e Tij tė lirė, pa e shtyrė kush. Qė prej fillimit tė shėrbesės sė Tij tokėsore, kryqin e kishte para syve, ndaj edhe vdiq si shėrbėtor qė vuan. E dinte se vdekja e Tij ishte e vetmja mėnyrė, pėr ta pajtuar njeriun me Perėndinė: Nė fakt njė ėshtė Perėndia, dhe njė i vetėm ėshtė ndėrmjetėsi midis Perėndisė dhe njerėzve: Krishti Jezus njeri, i cili e dha veten si ēmim pėr tė gjithė, pėr dėshmim nė kohėn e caktuar (1 Timoteut 2:5-6). Gjaku i Tij ishte e vetmja pagesė e pranueshme nga ana e Perėndisė pėr mėkatin e njeriut.
Pėrfundim
© 9 Qershor 2007