Shėruesi i mrekullueshėm dhe dora e tharė

Parathėnie

Marku na e paraqet Birin e Perėndisė tė preokupuar gjithmonė me punėn e tė Atit, duke bėrė mirė, duke shėruar tė sėmurėt, duke dėbuar demonė dhe duke predikuar ungjillin. Jezusi, as nuk i fshehu veprat e Tij, as nuk pati kurrė frikė nga talljet e atyre, qė e kritikonin. Si besimtarė qė jemi, ne duhet ta imitojmė Mjeshtrin: “Sepse pėr kėtė ju u thirrėt, sepse edhe Krishti e vuajti pėr ne, duke ju lėnė njė shembull, qė tė ecni pas gjurmės sė tij” (1 Pjetrit 2:21).

Urrejtja e spektatorėve

“Pastaj ai hyri pėrsėri nė sinagogė dhe aty ishte njė njeri qė kishte njė dorė tė tharė. Dhe ata po e ruanin nė se do ta shėronte nė ditėn e sė shtunės, qė pastaj ta paditnin” (Marku 3:1-2).

Armiqtė e ruanin vazhdimisht me sy Zotin. Ia kishin ngulur sytė e tyre tė ligė Atij dhe pritnin tė gjenin rastin pėr ta dėnuar. E dinin se Jezusi do ta shėronte njeriun me dorė tė tharė. Kjo vėrteton se sa tė ligė ishin farisenjtė, sepse, nė vend qė tė vinin nė sinagogė pėr tė adhuruar Perėndinė, ata kishin ardhur pėr tė kurdisur komplote kundėr Jezusit. Ata kishin njė urrejtje keqdashėse dhe djallėzore pėr Jezusin. Nuk ishin tė gatshėm pėr tė ngritur as gishtin e vogėl pėr ta ndihmuar kėtė njeri tė sėmurė, por nga ana tjetėr, nuk e kishin problem t’i ngrinin tė dyja duart kundėr Krishtit.

Edhe besimtarėt ruhen me sy nga bota. Si pasojė, ne jemi epiqendra e talljeve, shakave dhe inatit tė tyre. Armiqtė tanė presin qė ne tė gabojmė, e pastaj tė na derdhin helm mbi krye. Edhe kur e shohin se nuk jemi fajtorė, ata prapėseprapė i shtrėmbėrojnė fjalėt dhe veprimet tona, pėr tė na turpėruar. Ka shumė rėndėsi qė tė  mos i japim asnjė shkak armikut, pėr ta marrė nėpėr gojė emrin e Perėndisė. Pėr kėtė arsye, duhet tė heqim dorė madje edhe nga “dukja (d.m.th. ajo qė duket) e ligė” (1 Thesalonikasve 5:22) dhe “duke pasur ndėrgjegje tė mirė, qė, kur t’ju padisin si keqbėrės, tė turpėrohen ata qė shpifin pėr sjelljen tuaj tė mirė nė Krishtin. Sepse ėshtė mė mirė, nėse ėshtė i tillė vullneti i Perėndisė, tė vuani duke bėrė mirė, se sa duke bėrė keq” (1 Pjetrit 3:16-17).

Dora e tharė       

“Dhe ai i tha njeriut qė e kishte dorėn tė tharė: “Ēohu nė mes tė tė gjithėve!”. Dhe u tha atyre: “A ėshtė e lejueshme ditėn e sė shtunės tė bėsh tė mirė apo tė keqe, tė shpėtosh njė jetė apo ta vrasėsh?”. Por ata heshtnin” (Marku 3:3-4).

Nė kėtė pasazh, ashtu si edhe mė parė, Zoti na mėson se ėshtė e ligjshme qė tė bėsh mirė ditėn e shtunė. A do tė ishte mirė apo keq, qė ta lesh njė tė sėmurė tė vuajė, duke e ditur se ka shėrim pėr tė? A nuk po bėnin keq farisenjtė, tek kurdisnin vdekjen e Zotit nė kėtė ditė tė shenjtė? A nuk e kuptonin dot ata se ligėsia e zemrės sė tyre e kishte bėrė tė pavlefshėm respektimin, qė iu bėnin riteve fetare tė sė shtunės? Ndoshta e kuptonin kėtė gjė, por refuzonin qė t’i jepnin pėrgjigje Jezusit.

Tė krishterėt kurrė nuk duhet tė hezitojnė pėr t’u bėrė mirė tė tjerėve ditėn e shtunė, sepse shenjtėria e kėsaj dite nuk zvogėlohet, por pėrkundrazi, rritet, pėr shkak tė sė mirės sė bėrė nė emėr tė Krishtit dhe pėr kauzėn e Tij. Ky lejim pėr tė bėrė mirė nuk na jep lirinė, qė tė shtunėn tė shkojmė e tė bėjmė qejf nėpėr argėtimet e kėsaj bote, apo qė tė shkojmė e tė bėjmė pazarin. Zoti na ka lejuar vetėm qė “tė bėjmė mirė”, se pėrndryshe do ta gjejmė veten nė njė situatė, ku po e pėrdorim pėr keq bekimin, qė na ka dhėnė Ai.

Zemrat e liga

“Atėherė ai, si i shikoi rreth e qark me zemėrim, i hidhėruar pėr ngurtėsinė e zemrės sė tyre, i tha atij njeriu: “Shtrije dorėn tėnde!”. Ai e shtriu, dhe dora e tij u shėndosh pėrsėri si tjetra. Dhe farisenjtė dolėn jashtė e menjėherė bėnin kėshill bashkė me herodianėt kundėr tij, se si ta vrasin” (Marku 3:5-6).

Jezusi u inatos me ligėsinė e farisenjve. Zemėrimi i Tij ishte me vend, sepse ata menjėherė thurėn plane pėr ta hequr qafe. Farisenjtė dhe herodianėt ishin armiq tė betuar tė njėri-tjetrit, por prapėseprapė, ishin gati pėr tė bashkėpunuar, ngaqė e urrenin Jezusin, mė shumė sesa ē’e urrenin njėri-tjetrin. Nganjėherė, zemėrimi i drejtė ėshtė e vetmja mėnyrė pėr t’u marrė vesh me ata, qė e kundėrshtojnė vazhdimisht Krishtin dhe fjalėn e Tij: “Era e veriut e largon shiun, fytyra e indinjuar gjuhėn qė shpif tinėz” (Fjalėt e Urta 25:23). E megjithatė, duhet tė tregojmė kujdes qė tė mos mėkatojmė: “Zemėrohuni dhe mos mėkatoni; dielli tė mos perėndojė mbi inatin tuaj; dhe mos i jepni vend djallit” (Efesianėve 4:26-27).

Nė anėn e kujt ishte Jezusi? Kujt iu pėrgjigj Ai: njeriut me dorė tė tharė, apo farisenjve me zemėr tė ligė?

Shėrimet e mrekullueshme

“Por Jezusi me dishepujt e vet u tėrhoq drejt detit; dhe njė turmė e madhe nga Galilea i ndoqi; edhe nga Judea; dhe nga Jeruzalemi, nga Idumea, nga pėrtej Jordanit; gjithashtu njė turmė e madhe nga rrethinat Etiros dhe tė Sidonit, kur dėgjoi gjėrat e medha qė ai bėnte, erdhi tek ai. Atėherė ai u tha dishepujve tė tij tė kenė gjithnjė gati njė barkė, qė populli mos e shtynte. Sepse ai kishte shėruar shumė veta, tė gjithė qė kishin sėmundje dyndeshin rreth tij qė ta preknin. Dhe frymėrat e ndyrė, kur e shihnin, binin pėrmbys para tij dhe bėrtitnin, duke thėnė: “Ti je Biri i Perėndisė!”. Por ai i qortoi rreptėsisht qė tė mos thonin se kush ishte ai” (Marku 3:7-12).

Nė vend qė t’i futej diskutimeve me drejtuesit fetarė, Jezusi shkoi dhe kreu ato punė, pėr tė cilat ishte dėrguar (prej Atit). Turmat e njerėzve u mblodhėn pėr ta dėgjuar dhe pėr t’u shėruar prej Tij. Tė sėmurėt dhe ata, qė kishin frymėrėra tė ndyra (ose demonė), donin tė ishin nė praninė e Jezusit. Nė asnjė vend tė Biblės nuk lexojmė se turmat e njerėzve grumbulloheshin pėr tė dėgjuar farisenjtė tek flisnin, apo pėr tė marrė ndonjė lloj ndihme prej tyre. Duket qartė, pra, se farisenjtė ishin mė tė ligė sesa demonėt, sepse, demonėt, tė paktėn, e deklaronin Jezusin si Bir tė Perėndisė. 

Pėrfundim

Ata qė i dalin pėr zot sė vėrtetės, do tė kritikohen menjėherė nga armiqtė shpirtėrorė dhe ata njerėzorė: “Tė gjithė ata qė duan tė rrojnė me perėndishmėri nė Krishtin Jezus do tė pėrndiqen” (2 Timoteut 3:12). Ka nga ata qė, kur afrohet vuajtja dhe persekutimi, kompromentohen me botėn dhe ia zbusin efektin fjalės sė Perėndisė. Por ata qė jetojnė pėr Krishtin, qėndrojnė tė fortė e tė palėkundur. Askush nuk do tė shpėtohet, po qe se bėhemi frikacakė dhe e kompromentojmė tė vėrtetėn. Nėse do tė kishte vepruar kėshtu edhe Jezusi, atėherė sot nuk do tė egzistonte njė gjė e tillė si krishtėrimi.  

Back

Page created 7 October 2006