Shpėtimtari dhe e Shtuna (Dita e Shabatit)

Parathėnie

Pėrsėri i shohim drejtuesit fetarė, tek e kritikojnė Jezusin dhe dishepujt e Tij lidhur me njė ēėshtje tė papėrfillshme.Kėta njerėz tė ditur nuk arrinin dot ta kuptonin rėndėsinė e vėrtetė tė Shabatit. Menēuria e Birit tė Perėndisė i shkatėrroi tėrė idetė e tyre tė rreme.

Formalistėt dhe gabimi

“Por ndodhi qė njė ditė tė shtunė ai po kalonte nėpėr ara dhe dishepujt e tij, duke kaluar, filluan tė kėpusin kallinj. Dhe farisenjtė i thanė: “Shih, pėrse po bėjnė atė qė nuk ėshtė e ligjshme ditėn e shtunė?” (Marku 2:23-24).

Feja e formalistit ka tė bėjė me ceremonitė, ritet dhe traditat, qė nuk janė nė Bibėl. Formalistėt kujtojnė se janė lutjet e gjata, agjėrimi dhe rrobat e veēanta ato, tė cilat i bėjnė ata tė drejtė para Perėndisė. Ndoshta farisenjtė nuk do t’i kishin gjykuar dishepujt, po tė ishte puna lidhur me njė ēėshtje morale, por thyerja e traditave konsiderohej herezi prej tyre. Udhėheqės tė tillė “tė verbėr” nuk bėjnė gjė tjetėr veēse “sitin mushkonjėn” (Mateu 23:24).

Bota e krishterė ėshtė e mbushur plot e pėrplot me sekte fetare, tė cilat shtiren me salltanet dhe ceremoni tė madhe, por, nė tė njėjtėn kohė, nuk kanė fare respekt pėr ato qė na mėson Bibla. Kėto sekte kanė qejf t’i festojnė ditėt e shenjtorėve tė tyre, datat dhe ritet e shenjta, por nuk kanė kohė pėr pendesė, besim dhe ndarje (largim) nga bota. Shpirti i formalistit ėshtė i vdekur, ngaqė ai lejon qė ritet e krijuara nga njerėzit, t’ia zėnė vendin fjalės sė Perėndisė: “Sepse ju i kremtoni me kujdes disa ditė, muaj, stinė dhe vite. Kam frikė se mos jam munduar mė kot pėr ju” (Galatasve 4:10-11).

Fryma e Shenjtė dhe Bibla 

“Por ai u tha atyre: “A nuk keni lexuar vallė ē’bėri Davidi, kur pati nevojė dhe kishte uri, ai dhe ē’qenė me tė?”. Se si hyri ai nė shtėpinė e Perėndisė nė kohėn e kryepriftit Abiathar, dhe hėngri bukėt e paraqitjes, tė cilat nuk lejohet t’i hajė askush, pėrveē priftėrinjve, dhe u dha edhe atyre qė qenė me tė?” (Marku 2:25-26).

Farisenjtė i pėrdornin traditat, pėr t’i mbėshtetur pikėpamjet e tyre mbi to. Por Jezusi vazhdimisht iu drejtua Biblės, si tė vetmit autoritet pėr besimin dhe praktikėn. Ai iu solli nė mend farisenjve sjelljen e Davidit, kur kishte qenė i uritur (1 Samuelit 21:1-6). Ata nuk kishin si ta gjykonin Davidin, sepse Perėndia e kishte quajtur “njeri sipas zemrės sime” (Veprat e Apostujve 13:22 dhe 1 Samuelit 13:14). Gjithashtu, Davidi i ishte bindur Perėndisė gjatė gjithė jetės, me pėrjashtim tė rastit sė Bathshebės. A do ta denonconin publikisht tani farisenjtė Davidin, ngaqė ai kishte ngrėnė bukėn e shenjtė? Veprimet e tij vėrtetuan se disa nga kėrkesat e ligjit tė Perėndisė mund tė zbuteshin nė momente nevoje, pėr shembull: judenjtė gjithmonė iu kanė rezistuar (dhe kanė luftuar kundėr) ushtrive pushtuese ditėn e Shabatit. Fjalėt e menēura tė Jezusit, jo vetėm qė ua mbyllėn farisenjve gojėn, por i bėnė copa-copa edhe mėsimet e tyre. “Shpata e Frymės” kishte goditur nė shenjė (Efesianėve 6:17).

Besimtari e ka pėr detyrė, qė tė jetojė sipas asaj qė thotė Bibla. Duhet ta lejojmė Biblėn, qė tė bėhet udhėrrėfyesi ynė, sidomos kur vjen puna pėr ēėshtje tė debatueshme. Bota dhe fetė e rreme kanė mendimet e tyre, por ne kemi themelin e fortė tė fjalės sė Perėndisė. Armiku gjithmonė do tė mundet, me anė tė shpatės tė sė vėrtetės, por, nėse do ta pėrdorim kėtė armė, atėherė duhet ta dimė se ē’thotė ajo. Duhet ta lexojmė dhe ta studiojmė me zell Biblėn, duke u lutur dhe pa hequr dorė prej saj. Pėrndryshe, kurrė nuk do tė gjejmė ndihmė nė kohė vėshtirėsish.

Bekim apo barrė?

“Pastaj u tha atyre: “E shtuna ėshtė bėrė pėr njeriun dhe jo njeriu pėr tė shtunėn. Prandaj Biri i njeriut ėshtė zot edhe i sė shtunės” (Marku 2:27-28).

Eksodi 20:11 na thotė: “Sepse nė gjashtė ditė Zoti krijoi qiejt dhe tokėn, detin dhe gjithēka qė ėshtė nė to, dhe ditėn e shtunė ai pushoi; prandaj Zoti e ka bekuar ditėn e shabatit dhe e ka shenjtėruar atė” (shiko gjithashtu Zanafilla 2:1-3). Jezusi e bėn tė qartė se Perėndia e krijoi ditėn e pushimit pėr hir tė Adamit, por drejtuesit fetarė e kishin kthyer kėtė ditė nga bekim nė barrė. Vini re se Shabati (e shtuna) u krijua pėr njeriun (pėr pasardhėsit e Adamit), prandaj nuk ėshtė, (siē sugjerojnė disa), vetėm pėr judenjtė. E gjithė raca e Adamit mund tė pėrfitojė nga ky bekim, nėse i bindet Perėndisė. Pushimi i Shabatit u themelua pėr tė mirėn e njeriut, d.m.th. pėr shpirtin, mendjen dhe trupin e tij. Urdhėrimi qė thotė: “Mbaje mend ditėn e shtunė pėr ta shenjtėruar” (Eksodi 20:8), nuk u dha me qėllim qė tė bėhej barrė, apo si rast pėr t’u treguar i pamėshirshėm dhe jo fort i dashur. Farisenjtė e kishin fshehur tė vėrtetėn nėn malin e traditave tė tyre dhe tė interpretimeve, qė ata vetė ia kishin bėrė Biblės.

Ka nga ata, qė thonė se Jezusi e hodhi poshtė urdhėrimin e katėrt, por kėta njerėz duken se janė shpirtėrisht tė verbėr, ashtu si edhe farisenjtė. Zoti flet qartė rreth Shabatit si njė privilegj dhe dhuratė nga Perėndia. Ai na tregon se veprat e mirėsisė dhe tė domosdoshmėrisė ia shtojnė bukurinė Shabatit.

Pėrfundim

Nė botėn e sotme, e shtuna (ose mė mirė, e diela) ėshtė thjesht si ēdo ditė tjetėr e javės. Por, ne duhet tė jemi tė bindur ndaj Perėndisė, nėse duam qė tė pėrfitojmė nga ky bekim. Gjithmonė egziston rreziku i tė qėnit ekstremist, kur vjen puna pėr tek gjėrat e parėndėsishme. Le tė tregojmė kujdes, qė tė mos bėhemi as shumė strikt, por edhe as shumė dorė-lėshuar. Duhet ta distancojmė veten nga idetė e marra, qė nuk i takojnė perėndishmėrisė: “Nė qoftė se dikush mėson njė doktrinė tjetėr dhe nuk ndjek fjalėt e shėndosha tė Zotit tonė Jezu Krisht dhe doktrinėn sipas perėndishmėrisė, ai mbahet mė tė madh dhe nuk di asgjė, por vuan nga sėmundja e grindjes dhe e tė zėnit me fjalė, prej nga lindin smira, grindja, tė sharat, dyshimet e kėqija, debatet e kota tė njerėzve me mendje tė prishur dhe tė shterur nga e vėrteta, sepse mendojnė se perėndishmėria ėshtė burim fitimi; largohu prej kėtyre” (1 Timoteut 6:3-5)... “Shmang gjithashtu diskutimet e marra dhe pa mend, duke ditur se shkaktojnė grindje” (2 Timoteut 2:23).

Weekly Sermon Mark's Gospel Home

Page created 30 September 2006