Shpėtimtari dhe Mbjellėsi

Parathėnie

“Pastaj nisi pėrsėri tė mėsojė nė breg tė detit; dhe rreth tij u mblodh njė turmė aq e madhe, sa qė ai hyri nė barkė dhe rrinte ulur nė det, ndėrsa gjithė turma ishte nė tokė pranė detit. Dhe ai u mėsonte atyre shumė gjėra nė shėmbėlltyra, dhe u thoshte atyre nė mėsimin e tij” (Marku 4:1-2).

Shėmbėlltyra e mbjellėsit ėshtė ndoshta shėmbėlltyra mė e njohur nga tė gjithė tė tjerat. Ėshtė e lehtė pėr t’i kuptuar tė vėrtetat e ilustruara prej Krishtit nė kėtė histori. Mėsimi, qė pėrmban kjo shėmbėlltyrė, ka vlerė pėr tė gjithė ata, qė e dėgjojnė fjalėn e Perėndisė, pavarėsisht nėse janė tė shpėtuar apo jo. Kjo shėmbėlltyrė pėrshkruan katėr lloj dėgjuesish dhe pėrgjigjet e tyre.

Rruga e ligė

“Dėgjoni! Ja, doli mbjellėsi tė mbjellė. Dhe ndodhi qė kur hidhte farėn, njė pjesė e farės ra gjatė rrugės dhe zogjtė e qiellit erdhėn dhe e hėngrėn… Pastaj u tha atyre: “Nuk e kuptoni kėtė shėmbėlltyrė? Po atėhere si do t’i kuptoni tė gjitha shėmbėlltyrat e tjera? Mbjellėsi mbjell fjalėn. Ata gjatė rrugės janė ata nė tė cilėt mbillet fjala; por pasi e kanė dėgjuar atė, vjen menjėherė Satanai dhe ua heq fjalėn e mbjellė nė zemrat e tyre” (Marku 4:3-4, 13-15).

Gjithmonė do tė egzistojnė ata, qė nuk e dėgjojnė me vėmendje fjalėn e Perėndisė. Kėta njerėz mund tė jenė njerėz fetarė e tė respektueshėm, por ata i mohojnė mėsimet e qarta tė Biblės dhe predikimin e konsiderojnė si “kodra pas bregut”, si dėrdėllitje tė budallenjve dhe tė fanatikėve. Kur predikohet fjala e Perėndisė, ata e kanė mendjen tek gjėra tė tjera dhe dalin nga kisha, duke ditur aq pak pėr Krishtin, sa edhe kur hynė brenda.

Nuk ka kishė nė botė, qė tė mos pėrmbajė disa prej tė tillė njerėzve. Ēdo tė djelė, ata e lejojnė Satanain qė t’ua vjedhė tė vėrtetėn. Nuk kanė nė zemėr, as besim, as ndjenja pėr Perėndinė. Duket sikur janė injorantė tė faktit se Jezusi vdiq nė kryq si sakrificė pėr mėkatin e tyre. Po qe se kėta njerėz do tė vdesin nė kėtė gjendje, do ta gjejnė veten pėrjetėsisht tė humbur (nė ferr). Ky fakt ėshtė, sa pėr tė ardhur keq, aq edhe i vėrtetė.

Rruga me barėrat e kėqija

“Njė pjesė tjetėr ra nė gurishte, ku nuk kishte shumė dhe mbiu menjėherė, sepse s’kishte njė tokė tė thellė. Por, kur doli dielli, u dogj; dhe me qė nuk kishte rrėnjė, u tha… Po ashtu ata qė e marrin farėn mbi nje gurishte janė ata qė, kur e kanė dėgjuar fjalėn, e pranojnė menjėherė me gėzim; por nuk kanė rrėnjė nė vetvete, dhe janė tė pėrkohshėm; dhe kur vjen mundimi ose pėrndjekja pėr shkak tė fjalės, skandalizohen menjėherė” (Marku 4:5-6, 16-17).

Ka nga ata qė i pėrgjigjen menjėherė tė vėrtetės, por besimi i tyre nuk ka thellėsi tė vėrtetė. Kėta njerėz emocionohen shpejt dhe shpesh, i vėnė nė pozitė ata qė i shohin.  Por, sa shpejt mbijnė, aq shpejt edhe vyshken. Nė kėtė rast, Frymės sė Shenjtė nuk i ėshtė lejuar qė tė kryejė punėn e Tij tė pėrsosur nė jetėn e kėtyre njerėzve. Prandaj, kur vijnė problemet dhe vėshtirėsitė, ata vyshken, aq shpejt, sa edhe vesa mbi bar: “Dashuria juaj ėshtė si njė re e mėngjesit, si vesa qė nė mėngjes zhduket shpejt” (Osea 6:4)… “Po tė mos kesh guxim ditėn e fatkeqėsisė, forca jote ėshtė shumė e pakėt” (Fjalėt e Urta 24:10). Kėtyre njerėzve iu pėlqen tė duken, ashtu si buqeta e bukur e luleve nė vazo, qė vyshket shpejt, sepse s’ka rrėnjė.

Ka shumė besimtarė, qė janė tė shkujdesur rreth gjendjes sė tyre tė vėrtetė pėrpara Perėndisė. Ata mendojnė se janė nė rregull, ngaqė shkojnė nė kishė, kėndojnė himne dhe thonė “Amen” gjatė predikimit tė pastorit. Ia bėjnė qejfin vetes, duke menduar se kanė hir nė zemrat e tyre. Por, po qe se “gjėrat e vjetra” nuk “kanė shkuar”, atėherė ata thjesht sa mashtrojnė veten (2 Korintasve 5:17). Mund tė kenė ndjenja, emocione, gėzim, shpresė dhe dėshira. Por kėta njerėz janė akoma nė mėkat dhe po shkojnė drejt rrugės sė shkatėrrimit, po qe se nuk i binden me tė vėrtetė fjalės sė Perėndisė.

Rruga e botės         

“Njė pjesė tjetėr ra midis ferrave; ferrat u rritėn, e mbyten dhe nuk dha fryt… Ata pėrkundrazi tė cilėt e marrin farėn midis ferrave, janė ata qė e dėgjojnė fjalėn, por shqetėsimet e kėsaj bote, mashtrimet e pasurisė dhe lakmitė pėr gjėra tė tjera qė hynė, e mbytin fjalėn dhe ajo bėhet e pafrytshme” (Marku 4:7, 18-19).

Kėta lloj njerėzish, nė fakt, bėjnė pėrpjekje pėr t’iu bindur asaj qė dėgjojnė. Janė tė bindur nė vetvete se Bibla ėshtė e vėrtetė dhe pėrpiqen qė tė jetojnė sipas parimeve tė saj. Ndėrgjegjet e tyre ndikohen nga predikimi i pastorit, por ka diēka, qė i ndalon sė marri tė njė vendimi tė plotė. Nė shumicėn e rasteve, ėshtė dashuria pėr kėtė botė, ajo qė i pengon kėta njerėz: “Sepse Dema mė la, sepse deshi kėtė botė” (2 Timoteut 4:10)… “Por ata qė dėshirojnė tė pasurohen, bien nė tundim, nė lak dhe nė shumė pasione tė paarsyeshme dhe tė dėmshme, qė i plandosin njerėzit nė rrėnim dhe shkatėrrim” (1 Timoteut 6:9). Kanė potencial tė madh, por kurrė nuk arrijnė tė japin fryte tė pėrsosura.

Kėta njerėz janė mė tė pikėlluarit nga tė gjithė tipat e tjerė, qė na paraqet Jezusi nė kėtė shėmbėlltyrė, sepse ata gjithmonė janė nė prag tė Tokės sė Premtuar, por kurrė nuk arrijnė t’i marrin bekimet e Kananit, sepse nuk janė tė gatshėm pėr ta kaluar Jordanin. Po nuk ndryshuan rrugė, kėta njerėz nuk do tė hyjnė kurrė nė Mbretėrinė e Qiellit: “O shkelės dhe shkelėse tė kurorės, a nuk e dini se miqėsia me botėn ėshtė armiqėsi me Perėndinė? Ai, pra, qė don tė jetė mik i botės bėhet armik i Perėndisė” (Jakobi 4:4).

Rruga e mrekullueshme       

“Njė pjesė tjetėr ra nė tokė tė mirė, dhe solli frut qė rritej, dhe u zhvillua pėr tė dhėnė njėra tridhjetė, tjetra gjashtėdhjetė dhe tjetra njėqind… Kurse ata qė e morėn farėn nė tokė tė mirė, janė ata qė e dėgjojnė fjalėn, e pranojnė dhe japin fryt: njė tridhjetė, tjetri gjashtėdhjetė dhe tjetri njėqind” (Marku 4:8, 20).

Ata, qė e dėgjojnė dhe i binden plotėsisht fjalės sė Perėndisė, do tė shohin rezultate tė mėdha nė jetėn e tyre. Do ta urrejnė mėkatin, do tė derdhin lot pėr tė, do t’i rezistojnė atij dhe do tė heqin fare dorė prej tij. Do ta duan Krishtin me tė vėrtetė, do ta vėnė shpresėn vetėm tek Ai, do ta ndjekin dhe do t’i binden. Shenjtėrimi do tė vihet re nė ēdo gjė qė bėjnė dhe thonė kėta njerėz. Njė vepėr e tillė e fuqishme e Frymės sė Shenjtė nuk mund tė fshihet. Jezusi tha: “Unė jam hardhia, ju jeni shermendet; kush qėndron nė mua dhe unė nė tė, jep shumė fryt, sepse pa mua nuk mund tė bėni asgjė” (Gjoni 15:5).

Nė shumė kisha, ka ca qė janė nė njė nivel tė tillė pėrkushtimi ndaj Zotit, por, nėse e tėrė bashkėsia do tė pėrpiqej tė jetonte nė tė njėjtėn mėnyrė, atėherė nė kishė do tė kishte ringjallje. Njerėz tė tillė do tė bekohen fuqishėm. Aty ku egziston njė pendesė e dukshme, njė besim i dukshėm dhe njė shenjtėri e dukshme, aty do tė ketė edhe fryte tė dukshme e me bollėk.  

Pėrfundim

“Pastaj ai u tha atyre: “Kush ka veshė pėr tė dėgjuar, le tė dėgjojė!”. Tani kur ishte vetėm, ata qė i rrinin pėrreth bashkė me tė dymbėdhjetėt e pyetėn pėr shėmbėlltyrėn. Dhe ai u tha atyre: “Juve u ėshtė dhėnė tė njihni misterin e mbretėrisė sė Perėndisė; kurse atyre qė janė pėrjashta tė gjitha kėto jepen me shėmbėlltyra, qė: "Duke parė, tė shohin, por tė mos vėn re; edhe duke dėgjuar, tė dėgjojnė, por tė mos kuptojnė, se mos pendohen dhe mėkatet u falen"” (Marku 4:9-12).

Po ne, ē’lloj dėgjuesish jemi? Mos harroni se ka tre mėnyra dėgjimi, qė nuk i vlejnė aspak shpirtit. Por ka vetėm njė mėnyrė pėr tė qenė njė dėgjues i bekuar: “Ndėrsa ai qė do tė shikojė me vemendje ligjin e pėrsosur, i cili ėshtė ligji i lirisė, dhe ngulmon nė tė, duke mos qenė njė dėgjues harraq, por njė bėrės i veprės, ai do tė jetė i lumtur nė veprimtarinė e vet” (Jakobi 1:25).

“Shumica e atyre qė e dėgjojnė fjalėn e Perėndisė, e pranojnė farėn gjatė rrugės. Fara e tė tjerėve, qė nuk hahet nga zogjtė, pranohet nė gurishte. Shumica e atyre qė e pranojnė farėn nė tokė tė mirė, shpesh lejojnė qė ferrat tė rriten e ta mbytin farėn. Prandaj, vetėm pak prej kėtyre rezistojnė deri nė fund dhe japin fryte tė pėrsosura. E megjithatė, nė tė gjitha kėto raste, nuk ėshtė vullneti i Perėndisė ai, qė i pengon kėta njerėz, por ėshtė thjesht pabindshmėria e vullnetshme e tyre” (marrė nga Xhon Ueslli, Shėnime mbi Dhiatėn e Re).

Back

Page created 4 November 2006