Parathėnie
Sot, ka shumė gjėra, qė i ndajnė besimtarėt nga njėri-tjetri. Por, nė tė shumtėn e rasteve, kjo ndarje ndodh pėr shkak tė doktrinave apo aktiviteteve tė ndryshme, qė nuk janė pika themelore tė besimit tė krishterė. Pa dyshim, nuk mund tė jemi nė unitet me ata, qė e mohojnė se Krishti ėshtė Shpėtimtar dhe Zot. Por kisha nuk duhet tė pėrēahet pėr shkak tė ēėshtjeve tė tilla, si p.sh. mėnyrės sė tė veshurit, apo formės qė duhet tė ketė shėrbesa e kishės. Nė kėtė studim, do ti hedhim njė sy asaj qė na mėson Krishti, lidhur me sektarizmin (ose ndarjen nė sekte).
Mbraktisja e tolerancės
Atėherė Gjoni mori fjalėn dhe i tha: Mėsues, ne pamė njė njeri qė nuk na ndjek, qė i dėbonte demonėt nė emrin tėnd dhe ia ndaluam sepse ai nuk na ndjek. Por Jezusi tha: Mos ia ndaloni, sepse ska njeri qė mund tė bėjė njė vepėr tė fuqishme nė emrin tim, dhe fill pas kėsaj tė flasė keq pėr mua. Sepse kush nuk ėshtė kundėr nesh, ėshtė me ne. Nė fakt, kushdo qė do tju japė tė pini njė gotė ujė nė emrin tim, sepse jeni tė Krishtit, nė tė vėrtetė po ju them se me siguri nuk do ta humbasė shpėrblimin e vet (Marku 9:38-41).
Njeriu, pėr tė cilin bėhet fjalė nė kėtė pazazh, po kryente diēka tė mirė pėr kauzėn e Krishtit. Pse duhet tė ndalohej ai, atėherė, nga kjo punė? Gjoni e kishte hedhur poshtė punėn e kėtij njeriu, ngaqė ai nuk i pėrkiste shoqėrisė sė apostujve. Jezusi mendonte ndryshe nga Gjoni dhe nga shumė sektarė tė tjerė tė ditėve tė sotme. Nė ēdo lloj dege (apo sekti) tė kishės sė vėrtetė tė krishterė, ka besimtarė, qė kujtojnė se Perėndia mund tė veprojė vetėm nėpėrmjet sektit tė tyre. Kėta besimtarė janė aq mendje-ngushtė e me horizont aq tė kufizuar, saqė nuk arrijnė ta kuptojnė se Perėndia ėshtė nė gjendje tė pėrdorė edhe dikė tjetėr. Sektarėt krijojnė njė idhull me anė tė llojit tė makinerisė sė tyre fetare. Ata i ngjasojnė Jozueut, i cili, kur mori vesh se Eldadi dhe Medadi po profetizonin, tha: Moisi, imzot, bėji qė tė heqin dorė! (Numrave 11:28). Pėr shekuj me rradhė, kjo lloj mungese tolerance ka ēuar nė persekutimin e pasuesve besnikė tė Krishtit.
Tė gjithėve, herė pas here, iu mungon toleranca. Ne duhet tė tregohemi tė kujdesshėm qė tė mos e lejojmė mungesėn e tolerancės sonė, qė tė na e turbullojė tė parit e besimtarėve tė tjerė tė Perėndisė. Ndoshta besojmė se dikush e ka gabim diku nė njė pikė, por nuk kemi tė drejtė ta ndėshkojmė apo ta pengojmė atė besimtar nė rrugėn e tij nė Krishtin. Duhet tė veprojmė ashtu si edhe Moisiu: Ndofta je xheloz pėr mua? Ah, le tė ishin tė gjithė profetė nė popullin e Zotit dhe dhėntė Zoti qė Fryma e tij tė vihet mbi ta! (Numrave 11:29). Edhe apostulli Pal kėshtu mendonte: Ērėndėsi ka? Sido qė tė jetė, me shtirje o sinqerisht, Krishti shpallet; dhe pėr kėtė unė gėzohem, dhe do tė gėzohem (Filipianėve 1:18).
Tundimi i frikshėm
Dhe kush do tė skandalizojė njė nga kėta tė vegjėl qė besojnė nė mua, do tė ishte mė mirė pėr tė ti varet nė qafė njė gur mulliri dhe tė hidhet nė det (Marku 9:42).
Edhe pse Zoti kėtu po i referohet mėsimit tė Tij tė mėparshėm, lidhur me tė qėnit shėrbėtor edhe ndaj mė tė vegjėlve, prapėseprapė, Ai thotė se ky lloj mėsimi duhet tė vihet nė zbatim nga tė gjithė ata qė e ndjekin, pavarėsisht se ēmoshė kanė. Ndoshta nuk na pėlqejnė veprimtari apo besime tė caktuara tė ca tė krishterėve, por kjo nuk duhet tė bėhet shkak pėr ti skandalizuar ata. Duhet ti shmangemi tundimit e tė mos i hedhim poshtė tė tjerėt, ngaqė nuk veprojnė, apo nuk flasin si ne.
Sektarėt kujtojnė se e kanė pėrkrah Perėndinė. Por njė mendim i tillė ėshtė karakteristikė e terroristave fetarė, qė kryejnė xhihad (luftė nė emėr tė Zotit), pėr ti shfarosur ata, tė cilėt i konsiderojnė si jo-besimtarė. Ata qė i japin tė drejtė vetes, nuk e quajnė gjė tė keqe shkatėrrimin e atyre me pikėpamje tė ndryshme nga tė tyret. Por Perėndia nuk i del krah sektarit. Pėrkundrazi, Ai iua mban anėn atyre, qė shkelen me kėmbė dhe tallen prej njerėzve, qė iu mungon toleranca. Nuk duhet tė pėrēahemi pėr shkak tė doktrinave apo veprimtarive, qė nuk janė themelore, apo qė nuk kanė lidhje me ēėshtjen e shpėtimit. Ata qė i besojnė Krishtit dhe Fjalės sė Tij, janė me ne, pavarėsisht nėse janė Kalvinistė, tė Reformuar, apo Arminė. Patjetėr qė duhet tė vishemi nė mėnyrė tė pėrshtatshme e siē duhet, por debate tė tilla, qė kanė lidhje me veshjen, apo me gjatėsinė e flokėve, apo nėse gratė duhet tė vėnė kapele nė kishė apo jo, janė debate tė parėndėsishme, kur ka me miliona njerėz, qė po shkojnė nė Ferr, ndėrkohė qė ne merremi me debate tė tilla. Duhet ti mėnjanohemi tė shoqėruarit me besimtarė tė tjerė, vetėm atėherė kur ata besojnė doktrina komplet tė ndryshme nga doktrinat themelore tė Biblės: Kush nuk ėshtė me mua, ėshtė kundėr meje dhe kush nuk mbledh me mua, shkapėrderdh (Mateu 12:30).
Vuajtja e frikshme
Tani nėse dora jote tė skandalizon pėr mėkat, preje; ėshtė mė mirė pėr ty tė hysh dorėcung nė jetė, sesa tė kesh dy duar dhe tė shkosh nė Gehena, nė zjarrin e pashueshėm, atje ku krimbi i tyre nuk vdes dhe zjarri nuk fiket. Dhe nėse kėmba jote tė skandalizon pėr mėkat, preje; ėshtė mė mirė pėr ty tė hysh i ēalė nė jetė, se sa tė kesh dy kėmbė dhe tė tė hedhin nė Gehena, nė zjarrin e pashueshėm, atje ku krimbi i tyre nuk vdes dhe zjarri nuk fiket. Dhe nėse syri yt tė skandalizon pėr mėkat, nxirre; ėshtė mė mirė pėr ty tė hysh me njė sy nė jetė sesa tė kesh dy sy dhe tė tė hedhin nė Gehenėn e zjarrit, atje ku krimbi i tyre nuk vdes dhe zjarri nuk fiket. Sepse gjithkush duhet tė kripet me zjarr, dhe ēdo fli duhet tė kripet me kripė. Kripa ėshtė e mirė, por nėse kripa bėhet e amėsht, me se do ti jepni shijen? Kini kripė nė vetvete dhe jetoni nė paqe njėri me tjetrin! (Marku 9:43-50).
Kėto fjalė shėrbejnė si njė paralajmėrim serioz pėr sektarėt. Me zemėr, ata mallkojnė jo vetėm tė tjerėt, por edhe shpirtin e vet drejt njė pėrjetėsie tė humbur. Janė vetė ata e jo tė tjerėt, qė janė tė padobishėm pėr Zotin. Pasuesit e vėrtetė tė Krishtit janė shėrbėtorė tė tė gjithėve. Ata janė gati ta japin jetėn, vetėm e vetėm qė ta shohin tjetrin tė shpėtuar. Tė mos debatojmė se kush ka tė drejtė pėr tė qenė elita shpirtėrore, por ti bindemi Udhėzimit tė Madh (shiko Mateu 28:19-20). Nėse e kemi hirin shpėtim-dhėnės tė Perėndisė nė zemėr, atėherė e kemi edhe paqen: Kėrkoni paqe me tė gjithė dhe shenjtėrim, pa tė cilin askush nuk ka pėr tė parė Perėndinė (Hebrenjve 12:14).
Pėrfundim
Dhe ti kėrkon gjėra tė mėdha pėr vete? Mos i kėrko (Jeremia 45:5). Le tė mos e ngremė lart veten, e tė mos kėrkojmė qė tė na mburrin. Mishi (natyra mėkatare) mund tė dalė i pari, vetėm atėherė kur i ka shkelur me kėmbė tė gjithė tė tjerėt. Fryma e Perėndisė vepron aty ku ka pėrulėsi, jo mendjemadhėsi. Kurrė nuk do tė bekohemi prej Perėndisė, po tė kėrkojmė poste tė larta pėr vete: Sepse lėvdimi nuk vjen as nga lindja, as nga perėndimi, as edhe nga shkretėtira. Sepse Perėndia ėshtė ai qė gjykon; ai ul njerin dhe ngre tjetrin (Psalmi 75:6-7) Njerėzit e urtė do tė trashėgojnė lavdinė, por poshtėrsia do tė jetė trashėgimia e atyre qė nuk kanė mend (Fjalėt e Urta 3:35).
© Faqe e Krijuar 12 Maj 2007