E kemi parė se si u soll Jezusi me njerėzit e kombit tė Tij. Por si, vallė, do ti pėrgjigjej Ai njė gruaje, qė konsiderohej si njė johebre? Gruaja sirofenikase (ose kananease tek Mateu 15:21-28) ishte me prejardhje greke dhe paraardhėsit e saj kishin qenė banorėt e parė tė Izraelit. Pėr kėtė arsye, ajo urrehej prej Judenjve. Kjo grua nuk pretendoi gjėra tė mėdha prej Krishtit, e megjithatė, lutja e saj u dėgjua prej Tij, sepse ajo ishte njė lutje kėmbėngulėse dhe plot me pasion.
Lutja me pasion
Pastaj u nis qė andej dhe shkoi nė krahinėn e Tiros dhe tė Sidonit; hyri nė njė shtėpi dhe donte qė askush tė mos e dinte, por nuk mundi tė qėndrojė i fshehur. Nė fakt njė grua, vajza e sė cilės kishte njė frymė e ndyrė, duke dėgjuar pėr Jezusin, erdhi dhe u hodh para kėmbėve tė tij. Tani ajo grua ishte greke, me prejardhje sirofenikase; dhe iu lut qė ta dėbonte demonin nga e bija; por Jezusi i tha: Lėri mė parė fėmijėt tė ngopen, sepse nuk ėshtė mirė tė merret buka e fėmijėve e tu hidhet kėlyshėve tė qenve (Marku 7:24-27).
Kjo grua i kėrkoi ndihmė Zotit, sepse e dinte se nuk kishte asnjė njeri tjetėr, qė tė mund ta ēlironte vajzėn e saj prej frymės sė ndyrė. Me pėrulėsi dhe dėshpėrim, ajo ra para kėmbėve tė Jezusit dhe iu pėrgjėrua Atij, qė tė bėnte diēka pėr tė. Kjo grua, edhe pse ishte johebre, e pranoi faktin se Jezusi ishte Mesia, Ki mėshirė pėr mua, o Zot, o Bir i Davidit! (Mateu 15:22). Ajo po lutej pėr dikė, qė nuk ishte nė gjendje tė lutej pėr veten e saj. Nuk pushoi, derisa lutjes sė saj iu dha pėrgjigja dhe vajza iu ēlirua.
Edhe pse ky pasazh bazohet tek ēlirimi i vajzės sė gruas, Marku, nė tė vėrtetė, po na jep mėsim rreth lutjes ndėrhyrėse, d.m.th. tė luturit pėr tė tjerėt. Edhe Jakobi ka kėtė lutje nė mendje, kur shkruan: Lutuni pėr njeri tjetrin, qė tė shėroheni; shumė fuqi ka lutja e tė drejtit kur bėhet me gjithė shpirt (Jakobi 5:16). Prindėrit, ashtu si edhe nė kėtė histori, duhet tė vazhdojnė tė luten, derisa fėmijėt e tyre tė besojnė nė mėnyrė personale tek Krishti. Ata mund tiu japin fėmijėve tė tyre jetė, por nuk mund tiu japin dot kurrė njė zemėr tė re. Mund ti edukojnė e ti inkurajojnė, por fėmijėt nuk duhet ti varin shpresat tek shpėtimi i prindėrve tė tyre, por duhet tė jenė vetė tė shpėtuar. Gjėja mė e mirė, qė mund tė bėjnė prindėrit e krishterė pėr fėmijėt e tyre tė vegjėl, ėshtė qė tė luten pėr ta, derisa ata tė jenė nė gjendje qė tė luten vetė pėr veten e tyre. Lutje tė tilla do tė gjejnė gjithmonė pėrgjjigje dhe do tė marrin bekime.
Lutja
kėmbėngulėse
Por ajo u pėrgjigj dhe i tha: Mirė po flet, o Zot, por edhe kėlyshėt nėn tryezė hanė thėrimet e fėmijėve! Atėherė ai i tha: Pėr kėtė fjalėn tėnde, shko; demoni doli nga vajza jote!. Dhe ajo, kur u kthye nė shtėpinė e vet, e gjeti tė bijėn nė shtrat, dhe demoni i kishte dalė (Marku 7:28-30).
Tek Mateu 15:23-24, lexojmė se si Jezusi pretendoi se nuk e kishte dėgjuar lutjen e gruas, dhe kur vendosi ti pėrgjigjej, fjalėt e Tij u dukėn, nė fillim, si fjalė dekurajuese. Por, prapėseprapė, ajo as nuk hoqi dorė, as nuk u largua e dėshpėruar: Por ai nuk iu pėrgjigj fare. Dhe dishepujt e tij iu afruan dhe iu lutėn duke thėnė: Lėshoje atė, sepse po bėrtet pas nesh. Por ai u pėrgjigj dhe tha: Unė nuk jam dėrguar gjetiu, pėrveē te delet e humbura tė shtėpisė sė Izraelit. Nė pėrgjėrim e sipėr, ajo e adhuroi Krishtin pėr faktin se kush ishte Ai: Por ajo erdhi dhe e adhuroi, duke thėnė: O Zot, ndihmomė! (Mateu 15:25). Edhe pse nuk ishte ēifute dhe nuk i kishte shijuar bekimet e shumta, qė Perėndia i kishte dhėnė kombit hebre, ndoshta asaj mund ti lejohej qė tė merrte qoftė edhe njė thėrime prej mėshirės sė Tij. Komenti qė bėri Jezusi, shėrbeu edhe si sprovė besimi pėr gruan, edhe si provokim pėr mendjet e atyre qė e rrethonin. Judenjtė do ta kishin rrahur e hequr qafe gruan, tamam si njė qen, por Jezusi e pranoi atė si dikush, qė i thirri me gjithė shpirt Perėndisė. Ajo ishte shembull pėr ata, qė duhej tė kishin patur besim tė vėrtetė nė zemėr. Prandaj, nė vend qė tė binte dakort me idetė e pamėshirshme tė epokės sė Tij, Jezusi vuri nė dukje besimin e madh tė kėsaj gruaje: O grua, i madh ėshtė besimi yt! Tu bėftė ashtu si dėshiron (Mateu 15:28).
Sa shpejt e lėmė mėnjanė
tė luturit, kur nuk marrim atė, qė mendojmė se e meritojmė! Satanai do tė
na ofrojė arsye tė shumta, duke na thėnė se ėshtė budallallėk dhe humbje
kohe qė tė lutesh me kėmbėngulje pėr diēka, qė duket sikur ėshtė kauzė
e humbur. Ėshtė e lehtė tė dekurajohesh, sidomos kur lutesh pėr shpėtimin
e njė miku, apo tė njė tė afėrmi. Por duhet ti forcojmė duart e kapitura dhe gjunjėt e kėputur (Hebrenjve 12:12). Nėse
tundohemi, me qėllim qė tė pushojmė sė luturi pėr ata, zemrat e sė cilėve
janė tė ngurtėsuara prej mėkatit, duhet tia kujtojmė vetes gruan
sirofenikase, qė nuk hoqi dorė, edhe kur u ballafaqua me dekurajim tė madh.
Ajo u kthye nė shtėpi e gėzuar dhe e gjeti tė bijėn tė ēliruar prej
demonit. Na duhet hir dhe vendosshmėri, qė ta ndjekim shembullin e saj. Kjo
grua na sjell nė mendje Jakobin, i cili i tha ėngjėllit, me tė cilin po
luftonte: Nuk do tė tė lė tė shkosh, nė rast se nuk mė bekon mė parė!
(Zanafilla 32:26).
Pėrfundim
Shpeshherė, lutja mund tė bėhet monotone, fetare dhe egoiste. Mund tė lutemi pėr tė tjerėt, por a janė lutjet tona kėmbėngulėse dhe plot pasion? Duhet tė lutemi pėr ata, qė janė mė mosbesues nga tė gjithė, zemrat e tė cilėve janė nga mė tė ngurtėsuarat. Dhe, edhe po tė na duhen vite tė tėra, prapė duhet tė vazhdojmė tė lutemi, derisa ata tė pendohen dhe tė besojnė tek Krishti. Tė luturit ėshtė akti mė i madh i mirėsisė, qė mund tė bėjmė pėr tė tjerėt, sepse po i sjellim problemet e tyre pėrpara Zotit Jezus Krisht. Do tė vijė dita, kur do ta shohim se ēvlerė kanė patur lutjet tona, ndoshta jo nė kėtė jetė, por patjetėr, nė Qiell.
Page created 3 March 2007