Parathėnie
Shėmbėlltyra e farės sė sinapit ėshtė, edhe analogji, edhe profeci,
sepse bėn fjalė pėr rritjen e kishės sė Krishtit. Fara, qė ishte spėrkatur
nė tokė nė shėmbėlltyrėn e kaluar (Marku 4:26-29), bėnte fjalė pėr punėn
e hirit nė zemrėn e besimtarit, kurse fara e sinapit na tregon pėrparimin e
krishtėrimit kiblik, deri nė ardhjen e dytė tė Shpėtimtarit.
Fara e vogėl
Edhe tha: Me se ta krahasojmė
mbretėrinė e Perėndisė? Ose me ēfarė shėmbėlltyre ta paraqesim? Ajo i
ngjan farės sė sinapit, qė, kur ėshtė mbjellė nė dhe, ėshtė mė e vogla
nga tė gjitha farėrat qė janė mbi dhe (Marku 4:30-31).
Fara e sinapit u pėrdor si ilustrim pėr Judenjtė, pėr tė shpjeguar njė
gjė tė vogėl e tė parėndėsishme. Fara e zezė e sinapit (brassica nigra) ishte fara mė e vogėl, e mbjellė nga bujku nė
Lindjen e Mesme. Jezusi e pėrdori atė pėr tė treguar se, edhe njė besim
sado i vogėl, mund tė japė rezultate tė mrekullueshme: Po tė keni besim sa njė kokėrr sinapi, do ti thoni kėtij mali:
"Zhvendosu nga kėtu atje," dhe ai do tė zhvendoset; dhe asgjė nuk
do tė jetė e pamundshme pėr ju (Mateu 17:20)... Po tė kishit besim sa njė kokėrr sinapi, do tė mund ti thonit kėtij
mani: "Shkulu me gjithė rrėnjė dhe mbillu nė det," dhe ai do
tju bindej (Luka 17:6).
Fara e sinapit bėn fjalė pėr historinė e kishės qė duket. Nė fillim,
kjo kishė ishte e dobėt dhe e vogėl. Madje edhe Mbreti i Mbretėrve erdhi nė
kėtė botė si bebe i pafuqishėm, i lindur nė njė grazhd, pa pasuri apo
ushtri. Ishin peshkatarėt dhe tagrambledhėsit ata, qė Jezusi i zgjodhi si
pasuesit e Tij. Ishin kėta pasues ata, qė e bėnė rrėmujė
botėn (Veprat e Apostujve 17:6). Themeli i kishės bazohet tek gjaku
sakrifikues i Shpėtimtarit, i cili ėshtė skandal
pėr Judenjtė dhe marrėzi pėr
botėn (1 Korintasve 1:23). E megjithatė, vdekja e Zotit sjell jetė tė pėrjetshme
pėr tė gjithė ata, qė duan tė besojnė. Tia nisėsh njė feje tė re nė
njė mėnyrė tė tillė, duket e ēuditshme pėr mendjen njerėzore (mishėrore).
Por, kjo farė, nga njė pozitė e dobėt dhe e papėrfillshme, duke pėrfshirė
kėtu edhe urrejtjen e botės, u rrit e fuqishme, derisa e mbuloi botėn me
praninė e saj.
Suksesi i papritur
Por, pasi mbillet, rritet dhe bėhet mė e madhe se tė gjitha barishtet;
dhe lėshon degė aq tė mėdha, sa zogjtė e qiellit mund tė gjejnė strehė nėn
hijen e saj (Marku 4:32).
Fara e sinapit rritet dhe bėhet mė e madhja (mė e larta) nga tė gjitha erėzat, sepse, nė Izrael, ajo mund tė arrijė njė lartėsi prej 3,7 metrash, duke u bėrė aq e madhe dhe e fortė, sa tė mbajė njė fole zogjsh nė degėt e saj. Kisha, e cila lindi nė ditėn e Pentikostit, u rrit me kaq shpejtėsi, saqė u habitėn tė gjithė Judenjtė, Romakėt dhe Grekėt. Ditėn e parė tė saj, 3,000 shpirtra iu shtuan numrit tė pasuesve tė saj (Veprat e Apostujve 2:41), kurse, pas disa ditėsh, 5,000 vetė tė tjerė u shpėtuan (Veprat e Apostujve 4:4). Mesazhi i shpėtimit u pėrhap nė Antioki, Efes, Filipi, Korint dhe Romė dhe shumė besimtarė u bėnė pjesėtarė tė kishės. Ky mesazh ka arritur tė shkojė deri nė Afrikė, Europė dhe madje edhe nė vende mė tė largėta, pavarėsisht se atje ka persekutim dhe opozitė ndaj kėtij mesazhi.
Rritja e kishės ka qenė njė nga mrekullitė mė tė mėdha, qė ka parė bota, qė prej ringjalljes sė Krishtit; njė mrekullie, tė cilės nuk do ti vijė fundi, pa u kthyer Zoti pėr tė marrė tė Tijėt. Pavarėsisht nga parashikimet e ateistėve dhe tė filozofėve, kisha vazhdon tė egzistojė akoma dhe vazhdon qė ti thėrrasė shpirtrat pėr nė Mbretėrinė Qiellore.
Historitė shpirtėrore
Dhe me shumė shėmbėlltyra tė tilla, u shpallte atyre fjalėn, ashtu si ata ishin nė gjendje ta kuptojnė. Dhe nuk u fliste atyre pa shėmbėlltyra, ndėrsa dishepujve tė tij, veēmas, u shpjegonte ēdo gjė (Marku 4:33-34).
Jezusi i mėsoi njėrėzit nė atė nivel, ku ata mund ta kuptonin atė qė iu thoshte, duke pėrdorur shembuj nga njohuria e tyre mbi objektet e jetės sė pėrditshme. Historitė i kishin qejf tė gjithė, prandaj edhe Ai i pėrdori ato si mjete, me qėllim qė ata qė e dėgjonin, ta pėrvetėsonin tė vėrtetėn shpirtėrore. Pėr kėtė gjė e kishte fjalėn Ai, kur iu tha dishepujve: Kam edhe shumė gjėra tė tjera pėr tju thėnė, por ato ende ju nuk mund ti mbani (Gjoni 16:12). Edhe Pali bėn fjalė pėr tė njėjtėn gjė tek 1 Korintasve 3:2, Ju dhashė qumėsht pėr tė pirė dhe nuk ju dhashė ushqim tė fortė, sepse nuk ishit nė gjendje ta asimilonit, madje edhe tani jo. Gjithmonė do tė ketė nga ata predikues, qė kujtojnė se ėshtė njė gjė shumė shpirtėrore tė predikosh mbi kokat e njerėzve (d.m.th. mė shumė se sa ēmund tė mbajnė njerėzit). Por Jezusi tha: Ki kujdes pėr delet e mia (Gjoni 21:16), dhe jo Ki kujdes pėr xhirafat e mia (qė e kanė qafėn e gjatė dhe me zor pėrkulen pėr tė dėgjuar).
Ishte e rėndėsishme qė dishepujt tė merrnin njė instruksion mė tė plotė, sesa ai qė ofronin shėmbėlltyrat. Prandaj edhe Jezusi iu dha atyre mėsim privatisht. Ai gjithmonė iu jep mė shumė menēuri atyre, qė dėshirojnė tė dinė mė shumė rreth fjalės sė Tij.
Pėrfundim
Zoti kurrė nuk i ka pėrbuzur gjėrat e vogla (Zakaria 4:10), ndaj edhe ne nuk duhet ti pėrbuzim ato. Fara qė ka mbjellė Ai, vazhdon tė shpėrndahet nė tė gjithė botėn. Njė ditė, kjo farė e fjalės sė Perėndisė do tė penetrojė edhe nė shtetet kokėforta islamike dhe nė qeveritė ateiste: Sepse Zoti kėnaqet me popullin e tij; ai i kurorėzon me shpėtim njerėzit e pėrulur. Le tė ngazėllohen shenjtorėt nė lavdi, le tė kėndojnė nga gėzimi mbi shtretėrit e tyre. Le tė kenė nė gojėn e tyre lavdet e Perėndisė dhe nė dorėn e tyre njė shpatė qė pret nga tė dy anėt; pėr tu hakmarrė me kombet dhe pėr tu dhėnė ndėshkime popujve, pėr ti lidhur mbretėrit e tyre me zinxhirė dhe fisnikėt e tyre me pranga hekuri, pėr tė zbatuar mbi ta gjykimin e shkruar. Ky ėshtė nderi qė u rezervohet mbarė shenjtorėve tė tij. Aleluja (Psalmi 149:4-9). Ka me miliona njerėz, qė janė tė destinuar pėr tė gjetur strehė nėn hijen e degėve tė kishės. Mjafton vetėm shpėtimi i njė shpirtri, qė tė nisė njė rilindje dhe tė shkaktojė njė tė korrur tė shpirtrave tė tjerė.
Page created 25 November 2006