Shpėtimtari i Fuqishėm dhe Stuhia e Mesnatės

Parathėnie

Ashtu si dishepujt nė barkė mbi detin e trazuar, edhe ne shpesh e gjejmė veten tė lėkundur sa andej, kėtej prej stuhive tė jetės. Po qe se nuk jemi “tė lėkundur dhe tė transportuar nga ēdo erė doktrineje” (Efesianėve 4:14), atėherė mund tė jemi tė sigurtė se do tė arrijmė bashkė me Krishtin nė bregun tjetėr.

Pėrsėri, Marku na tregon se Zoti Jezus Krisht ka fuqinė pėr tė kontrolluar natyrėn, njė gjė qė mund ta bėjė vetėm Perėndia.

Fuqia e stuhisė 

“U ngrys, barka ishte nė mes tė detit dhe ai ishte i vetėm fare nė tokė. Dhe kur i pa dishepujt qė po mundoheshin duke vozitur, sepse era ishte kundėr tyre, aty nga roja e katėrt e natės, ai u nis drejt tyre duke ecur pėrmbi det dhe donte t’i kalonte” (Marku 6:47-48).

Pasi Jezusi kishte mbaruar sė luturi, Ai ia hodhi sytė krahinės sė Galilesė dhe pa dishepujt e Tij, tek po mundoheshin tė qėndronin mbi ujė, ndėrkohė qė stuhia po i kėrcėnonte qė t’i fundoste. Jezusi mund ta kishte qetėsuar (pushuar) stuhinė qė nga mali ku ishte, por Ai donte qė dishepujt tė mėsonin njė mėsim tė ēmuar. Ata ishin tmerrėsisht tė frikėsuar prej egėrsisė sė stuhisė. Por, si do tė reagonin, po tė shihnin dikė, qė po iu kalonte pranė, duke ecur mbi ujė? Zoti iu kishte premtuar se do t’i takonte nė anėn tjetėr tė Galilesė (Marku 6:45), por ata kurrė nuk e pyetėn se si do tė arrinte tė shkonte Ai atje, pa pasur barkė. Vihet re njė farė humori tek fjalėt: “…dhe donte t’i kalonte”.

Jezusi na ka premtuar edhe ne njė banesė me Tė nė Qiell: “Zemra juaj mos u trondittė; besoni nė Perėndi dhe besoni edhe nė mua! Nė shtėpinė e Atit tim ka shumė banesa; pėrndryshe do t’ju thoja. Unė po shkoj t’ju pėrgatis njė vend. Dhe kur tė shkoj e t’ju pėrgatis vendin, do tė kthehem dhe do t’ju marr pranė meje, qė aty ku jam unė, tė jeni edhe ju” (Gjoni 14:1-3). Por, a i besojmė Atij mjaftueshėm, qė tė na ndihmojė pėr tė mundur vėshtirėsitė e jetės, fatkeqėsitė, sėmundjet dhe zhgėnjimet, ndėrsa presim ditėn, kur do tė jemi sė bashku me Tė? I njėjti Zot, qė po kujdesej pėr dishepujt, po kujdeset edhe pėr ne. Rrugėt tona nuk janė tė fshehura prej Tij. Ai ėshtė gjithmonė gati pėr tė na ēliruar nga stuhitė: “Sepse vetė Perėndia ka thėnė: “Nuk do tė tė lė, nuk do tė tė braktis” (Hebrenjve 13:5).

Prania e Shpėtimtarit

“Por ata, kur e panė qė po ecte mbi det, menduan se ishte njė fantazmė dhe filluan tė bėrtasin, sepse e kishin parė tė gjithė dhe ishin trembur; por ai menjėherė filloi tė flasė me ta dhe tha: “Merrni zemėr, jam unė, mos kini frikė!” Pastaj hipi nė barkė me ta dhe era pushoi; dhe ata mbetėn jashtėzakonisht tė habitur nė veten e tyre dhe u mrekulluan, sepse nuk e kishin kuptuar ndodhinė e bukėve, sepse zemra e tyre ishte ngurtėsuar” (Marku 6:49-52).

Kur panė pamjen qė po iu afrohej mes e pėrmes stuhisė, dishepujt duhet tė kenė kujtuar se kishte ardhur “ėngjėlli i vdekjes” pėr t’i marrė. Zemrat i kishin tė mbushura me frikė, ndaj edhe i kishin humbur tė gjitha shpresat pėr shpėtim. Mrekullia e shumimit tė bukėve (dhe e tė ushqyerit tė 5000 vetave) duhet t’iu kishte treguar se Zoti kujdeset pėr pasuesit e Tij dhe se Ai mund tė bėjė gjithēka. Por, frika iua kishte larguar edhe atė pak besim qė kishin. Frika e ngurtėson zemrėn dhe e ndalon njeriun nga tė kuptuarit se Krishti ėshtė me tė. Besimtarit i ėshtė dhėnė ilaēi kundėr frikės: “Nė dashuri nuk ka frikė, madje dashuria e pėrsosur e nxjerr jashtė frikėn, sepse frika ka tė bėjė me ndėshkimin, dhe ai qė ka frikė nuk ėshtė i pėrsosur nė dashuri. Ne e duam atė, sepse ai na deshi i pari” (1 Gjonit 4:18-19). Jezusit i duhej qė t’iua heqte dishepujve frikėn dhe merakun, para se tė qetėsonte stuhinė. Nė zemrat tona ka besim, nėse e dimė se Ai na do dhe kujdeset pėr ne. Me Jezusin si Shpėtimtarin dhe Bariun tonė, nuk kemi shkak pėr t’u alarmuar, apo pėr t’u frikėsuar, sepse Ai gjithmonė ėshtė Mburoja dhe Ēliruesi ynė (Psalmi 144:2).

Pikėrisht nė kėtė moment, Pjetri dyshoi rreth egzistencės sė pranisė sė Jezusit: “Dhe Pjetri, duke u pėrgjigjur tha: “Zot, nėse je ti, mė urdhėro tė vij te ti mbi ujėra”. Ai tha: “Eja!”. Dhe Pjetri zbriti nga barka dhe eci mbi ujėra, pėr tė shkuar te Jezusi. Por, duke parė erėn e fortė, kishte frikė, dhe duke filluar tė fundosej, bėrtiti duke thėnė: “O Zot, shpėtomė!”. Dhe Jezusi ia zgjati menjėherė dorėn, e zuri dhe i tha: “O njeri besimpak, pse dyshove?”. Pastaj, kur hynė nė barkė, era pushoi” (Mateu 14:28-32). Ai nuk arriti ta kuptojė se, pėrsa kohė qė Jezusi ishte me tė, stuhia ishte thjesht njė gjė e bezdishme. Ai pa problemin, nė vend qė tė shikonte praninė e Jezusit. Pjetri, me sa duket, kishte pak mė shumė besim sesa tė tjerėt, por, prapėseprapė, dyshimi e fundosi. Kėsaj rradhe, ai u lut vėrtet me fjalė, qė i dilnin nga zemra. Zoti gjithmonė do t’i shpėtojė ata, qė e kuptojnė gjendjen e dėshpėruar nė tė cilėn ndodhen.

Stuhia pushoi, sapo Jezusi hyri nė barkė. Tani, dishepujt e panė Atė, jo mė si sjellės i vdekjes, por si Bir tė Perėndisė: “Atėherė ata qė ishin nė barkė erdhėn dhe e adhuruan, duke thėnė: “Me tė vėrtetė ti je Biri i Perėndisė!” (Mateu 14:33). Pse presim sa tė na ndodhė diēka e keqe, e pastaj tė lutemi dhe ta deklarojmė besimin tonė nė Zotin?

Mjeku Mė i Madh

“Mbasi kaluan, arritėn nė krahinėn e Gjenasaretit dhe aty e lidhėn barkėn. Dhe kur dolėn nga barka, njerėzit e njohėn menjėherė dhe, duke pėrshkuar me vrap mbarė krahinėn pėrreth, filluan tė sjellin tė sėmurė nė vigje, kudo qė dėgjonin se gjendej; dhe kudo ku ai vinte, nė fshatra, nė qytete a nė lagje, njerėzit i vendosnin tė lėnguarit nė sheshe dhe e lutnin qė tė paktėn tė mund tė preknin cepin e rrobes sė tij; dhe tė gjithė ata qė e preknin, shėroheshin” (Marku 6:53-56).

Sapo arritėn nė Gjenasaret (dhe kjo duhet tė ketė qenė si rezultat i njė mrekullie tjetėr – Gjoni 6:21), njerėzit shumė shpejt morėn vesh se kishte ardhur Jezusi. Ata u turrėn tek Ai pėr t’u shėruar e pėr t’u ēliruar. Kishin dėgjuar pėr mrekullinė e shquar tė gruas, qė ishte shėruar prej sėmundjes sė gjakut (Marku 5:25-34).   

Pėrfundim

Studimi ynė na vėrteton se nuk ka asgjė tjetėr pėrtej fuqisė sė Perėndisė: “Ah, Zot, Zot! Ja, ti e sajove qiellin dhe tokėn me fuqinė tėnde tė madhe dhe me krahun tėnd tė shtrirė. Nuk ka asgjė tepėr tė vėshtirė pėr ty” (Jeremia 32:17). Stuhitė, sėmundjet dhe Satanai nuk barazohen me Tė, sepse Ai ėshtė nė gjendje t’i mundė si njėrin, ashtu edhe tjetrin. Prania e Tij ėshtė thesari mė i madh, si nė kėtė jetė, ashtu edhe nė tjetrėn: “Ti do tė mė tregosh shtegun e jetės; ka shumė gėzim nė praninė tėnde; nė tė djathtėn tėnde ka kėnaqėsi nė pėrjetėsi” (Psalmi 16:11).

Page created 10 February 2007