Parathėnie
Historia e tė ushqyerit tė 5000 vetave ėshtė ndoshta mrekullia mė e njohur nga tė gjitha mrekullitė e tjera tė Jezusit. Duket qartė se kjo mrekulli pėrmban tė vėrteta shumė tė rėndėsishme, tė cilat duhet ti marrim nė konsideratė, sidomos ngaqė kjo ngjarje ėshtė e regjistruar edhe nė tė katėr ungjijtė.
Furnizimi
i Jezusit
Duke qenė se u bė vonė, dishepujt e tij iu afruan dhe i thanė: Ky vend ėshtė i shkretė, dhe tashmė ėshtė vonė. Lejoi kėta njerėz qė tė shkojnė nė fushat dhe nė fshatrat rreth e qark qė tė blejnė bukė, se skanė gjė pėr tė ngrėnė. Por ai, duke iu pėrgjigjur, u tha atyre: U jepni ju tė hanė! Ata i thanė: A duhet tė shkojmė ne tė blejmė pėr dyqind denarė bukė dhe tu japim tė hanė?. Dhe ai u tha atyre: Sa bukė keni? Shkoni e shikoni. Ata, mbasi shikuan, thanė: Pesė bukė e dy peshq. Atėherė ai i urdhėroi ata qė ti rregullojnė tė gjithė, ulur nė grupe, mbi barin e njomė. Kėshtu ata u ulėn nė grupe nga njėqind e nga pesėdhjetė. Pastaj ai mori pesė bukėt dhe dy peshqit, i ngriti sytė nga qielli, i bekoi; i theu bukėt dhe ua dha dishepujve tė vet, qė tua shpėrndanin atyre; ua ndau gjithashtu dy peshqit tė gjithėve. Tė gjithė hėngrėn sa u ngopėn. Dhe mblodhėn dymbėdhjetė shporta me copa buke dhe me mbetje peshku. Ata qė hėngrėn nga ato bukė ishin pesė mijė burra (Marku 6:35-44).
Kjo mrekulli bėn fjalė pėr fuqinė e perėndishme tė Zotit Jezus Krisht, sepse, pėrveē Perėndisė, kush tjetėr do tė mund ti ushqente 5000 burra vetėm me disa bukė e peshq? Turma e madhe e njerėzve mund tė ketė qenė rreth 15000-20000 veta, nėse kėtu pėrfshijmė edhe gratė dhe fėmijėt e burrave tė pranishėm. Ata ishin tė uritur, ngaqė e kishin kaluar tėrė ditėn me Jezusin: Dhe ata qė hėngrėn ishin rreth pesė mijė burra, pa i numėruar gratė dhe fėmijėt (Mateu 14:21). Ēduhej bėrė pėr turmėn? Jezusi, pra, i ngriti sytė dhe, duke parė se njė turmė e madhe po vinte tek ai, i tha Filipit: Ku do tė blejmė bukė qė kėta tė mund tė hanė?. Por ai e thoshte kėtė pėr ta vėnė nė provė, sepse ai e dinte ēdo tė bėnte (Gjoni 6:5-6). Filipi, qė po kryente rolin e zėdhėnėsit tė dishepujve, kishte vetėm njė pėrgjigje pėr tė dhėnė: Filipi iu pėrgjigj: Dyqind denarė bukė nuk do tė mjaftojnė pėr ata, qė secili prej tyre mund tė ketė njė copė (Gjoni 6:7). Ku dhe si do ta gjenin ata, brenda njė kohe kaq tė shkurtėr, shumėn e parave, vlera e sė cilės ishte sa rroga e 200 ditėve? Mrekullia do tė fillonte, jo nga dishepujt, qė, kohėt e fundit, e kishin pėrjetuar vetė fuqinė e madhe tė Perėndisė, por nga njė djalė i vogėl dhe dreka e tij: Andrea, i vėllai i Simon Pjetrit, njė nga dishepujt e tij, i tha: Kėtu ėshtė njė djalosh qė ka pesė bukė elbi dhe dy peshq tė vegjėl; por ējanė kėto pėr aq njerėz? (Gjoni 6:8-9).
Jezusi e bekoi sasinė e vogėl tė ushqimit, qė ia vunė pėrpara dhe e ndau pjesė-pjesė, nė mėnyrė qė dishepujt tiua shpėrndanin turmės sė njerėzve. Pavarėsisht sa ushqim ndanė dishepujt, rezervat e tij kurrė nuk mbaruan. Mė vonė, dishepujt do ta kujtonin kėtė mrekulli, kur festuan Darkėn e Fundit. Fjalėt qė pėrdoren pėr tė pėrshkruar kėtė mrekulli, janė shumė tė ngjashme me ato qė pėrdori edhe Jezusi, kur e theu (ndau) bukėn nė tavolinė: Dhe ndėrsa po hanin, Jezusi mori bukėn, e bekoi, e theu, dhe ua dha dishepujve dhe tha: Merrni, hani; ky ėshtė trupi im (Mateu 26:26). Gjithashtu, dishepujve iu lejua qė tiua shpėrndanin ushqimin njerėzve, pėr tė ilustruar faktin se ata ishin pėrgjegjės pėr pėrhapjen e Lajmit tė Mirė mes atyre, qė ishin tė uritur nga ana shpirtėrore.
Ky ushqim i pakėt (i djalit) u transformua nė njė banket dhe tė gjithė ata qė ishin tė pranishėm, u ngopėn. Djali nuk doli i humbur, sepse, po tė donte, mund ti merrte me vete e tia ēonte nėnės 12 shportat e mbushura plot e pėrplot me bukė e peshq. Vetėm Perėndia ėshtė Ai, i cili mund tė krijojė diēka prej asgjėje. Ka nga ata, qė kanė sugjeruar se Jezusi bėri njė dredhi (marifet). Por fuqia e Tij u vėrtetua nga njerėzit, qė e ngopėn barkun. Jezusi ėshtė Bariu i Mirė (Gjoni 10:11) dhe Perėndia i Plotfuqishėm: Dhe folėn kundėr Perėndisė, duke thėnė: "A mund tė shtrojė Perėndia njė sofėr nė shkretėtirė? (Psalmi 78:19).
Duhet ti ruajmė kėto tė vėrteta nė zemėr, se do tė na nevojiten, atėherė kur edhe ne vetė tė ballafaqohemi me vėshtirėsi. Duhet tė dimė se kujt ti drejtohemi, kur kemi probleme, ngaqė zemrat i kemi tė dobėta dhe gati pėr tė hequr dorė nga besimi. Duhet ti drejtohemi Jezusit, kreu dhe plotėsonjėsi i besimit (Hebrenjve 12:2). Duhet ta mbajmė mend se Ai ėshtė nė gjendje pėr tė na ndihmuar, ashtu siē ndihmoi edhe turmat qė e ndiqnin. Ai mundet qė tė na plotėsojė tė gjitha nevojat tona, nėse vazhdojmė ti besojmė (Filipianėve 4:19). Zoti, i cili eci mbi kėtė tokė kėtu e 2000 vjet mė parė, kurrė nuk ka ndryshuar: Krishti ėshtė i njėjtė dje, sot e pėrjetė (Hebrenjve 13:8).
Tė luturit e Jezusit
Menjėherė Jezusi i detyroi dishepujt e vet tė hyjnė nė barkė dhe ti prijnė nė bregun tjetėr drejt Betsaidas, derisa ai ta lejonte turmėn. Sapo e lejoi, ai iu ngjit malit pėr tu lutur (Marku 6:45-46).
Kemi shumė gjėra pėr tė mėsuar prej kėsaj situate. Jezusi, mė parė, iu kishte folur dishepujve rreth domosdoshmėrisė pėr ripėrtėritje shpirtėrore dhe fizike (Marku 6:31). Prandaj, nuk duhet tė habitemi, kur e shohim se edhe Ai kishte nevojė pėr tė qenė vetėm pėr vetėm me Atin e Tij. Ai mund tė kishte vazhduar tė qėndronte me njerėzit, pėr tė marrė lavdėrimet e tyre, por nuk veproi kėshtu. Atėherė njerėzit, kur panė shenjėn qė bėri Jezusi, thanė: Me tė vėrtetė ky ėshtė profeti, qė duhet tė vijė nė botė. Por Jezusi, duke ditur se po vinin ta kapnin pėr ta bėrė mbret, u tėrhoq pėrsėri mbi malin, fill i vetėm (Gjoni 6:14-15). Jezusi kishte triumfuar me kohė mbi kėtė tundim nė shkretėtirė (shiko Mateun 4:8-9). Kėtu e shohim se Jezusi vuri nė praktikė atė, qė e predikoi edhe vetė: Por ti, kur lutesh, futu nė dhomėzėn tėnde, mbylle derėn dhe lutju Atit tėnd nė fshehtėsi; dhe Ati yt, qė shikon nė fshehtėsi, do tė ta shpėrblejė publikisht (Mateu 6:6).
Ndoshta ne mund tė mos bėjmė mrekullitė qė bėri Jezusi, por mundemi qė ta ndjekim shembullin e Tij, kur bėhet fjalė pėr devocionin privat (personal). Duhet tė jemi kėmbėngulės nė vendimin tonė pėr tė kaluar kohė me Perėndinė. Ēpjesė tė ditės sonė ia kushtojmė Atij? Kurrė nuk do tė korrim sukses nė jetėn tonė tė krishterė, po qe se nuk shpenzojmė kohė me Zotin: Ngulmoni nė tė lutur, duke ndenjur zgjuar nė tė me falenderim (Kolosianėve 4:2).
Pėrfundim
Jetojmė nė njė epokė, ku gjithēka ėshtė e shpejtė dhe e nxituar, nė njė epokė, nė tė cilėn kohėn do ta kemi gjithmonė me racion. Do tė kemi raste, kur do tė tundohemi qė ta ndėrpresim kohėn tonė tė qetėsisė (e tė meditimit) nė Zotin, por ky nuk do tė jetė njė veprim i menēur nga ana jonė. Nė tė tilla raste, duhet ta imitojmė Zotin Jezus edhe mė shumė, sesa ēe kemi imituar mė parė.
Page created 3
February 2007