Shpėtimtari i Pashoq dhe Mėkati i Pafalshėm

Parathėnie

Tek Marku 3:22-30, shohim shėmbėlltyrėn e Jezusit, lidhur me pėrēarjet, faljen dhe ndėshkimin e pėrjetshėm. Drejtuesit fetarė nuk mund ta mohonin se Jezusi ishte nė gjendje tė bėnte mrekulli tė mėdha, por ata akoma nuk ishin gati pėr ta pranuar Atė si Bir tė Perėndisė. Mendjet e tyre tė liga ngjallėn idenė se Jezusi ishte dėrguar prej Satanait dhe jo prej Perėndisė.

Pėrēarja djallėzore

“Kurse skribėt, qė kishin zbritur nga Jeruzalemi, thoshnin: “Ai e ka Beelzebubin dhe i dėbon demonėt me princin e demonėve”. Por ai i thirri pranė vetes dhe u foli me anė tė shėmbėlltyrave: “Si mund Satanai tė dėbojė Satananė? Nė qoftė se njė mbretėri ėshtė pėrēarė kundėr vetvetes, ajo mbretėri nuk mund tė qėndrojė. Dhe nė qoftė se njė shtėpi pėrēahet kundėr vetvetes, ajo shtėpi nuk mund tė qėndrojė. Kėshtu, nė se Satanai ngrihet kundėr vetvetes dhe ėshtė pėrēarė, nuk mbahet dot, por i erdhi fundi! Askush nuk mund tė hyjė nė shtėpinė e njeriut tė fortė dhe t’ia grabitė pasuritė e tij, pa e lidhur mė parė njeriun e fortė; vetėm atėherė mund t’ia plaēkitė shtėpinė” (Marku 3:22-27).

Skribėt besonin se Jezusi kishte pėrbrenda Beelzebubin (perėndinė e mizave). Filistenjtė e njihnin kėtė perėndi me emrin Baal (shiko Marku 3:30), kurse Judenjtė e konsideronin si Satanai, zot i frymėrave (apo shpirtrave) tė ndyra, perėndia i plehrave. Jezusi iu tha skribėve se ishte absurditet tė besoje se Ai kishte njė frymė tė ndyrė, sepse, nėse Ai po i dėbonte demonėt nė emėr tė Satanait, atėherė a nuk po e shkatėrronte vetė Satanai kalanė, qė kishte ngritur nė jetėn e njerėzve? Aty ku ka pėrēarje, ēdo mbretėri, sado e mirė apo e keqe qoftė, do tė rrėzohet.

Pėrēarjet janė gjithashtu edhe shkaku i dobėsisė nė kishėn e krishterė. Po qe se djalli nuk mundet qė ta mposhtė kishėn ballė pėr ballė, (“dyert e ferrit nuk do ta mundin atė” – Mateu 16:18), atėherė ai bėn qė besimtarėt tė grinden me njėri-tjetrin rreth ēėshtjeve tė parėndėsishme. Pėrēa e sundo! ‘Tė sundosh’ do tė thotė ‘tė jesh nėn kontroll’ dhe kur je nėn kontroll, mundesh qė t’i skllavėrosh mė lehtė tė tjerėt. Duhet tė tregojmė kujdes, qė tė mos lejojmė qė tė ketė grindje mes nesh, sepse pėrndryshe, i japim shkak Satanait pėr tė na shkatėrruar. “Mos i jepni vend djallit” (Efesianėve 4:27).

Jezus Krishti erdhi pėr ta lidhur dhe pėr ta mundur atė, qė kishte nėn kontroll jetėn tonė: “Por, nė qoftė se unė i dėboj djajtė me ndihmėn e Frymės sė Perėndisė, atėherė mbretėria e Perėndisė ka ardhur nė mes tuaj” (Mateu 12:28). Kur e lejojmė Zotin qė tė mbretėrojė nė jetėn tonė, atėherė kemi mundėsi qė tė korrim fitore mbi djallin. Do vijė dita, kur tė gjithė armiqtė e Krishtit do tė gjenden nėn kėmbėt e Tij: “Sepse duhet qė ai tė mbretėrojė, derisa t’i vėrė tė gjithė armiqtė e tij nėn kėmbėt e veta. Armiku i fundit qė do tė shkatėrrohet ėshtė vdekja” (1 Korintasve 15:25-26).

Mėkatarė tė dėnuar

“Nė tė vėrtetė po ju them se bijve tė njerėzve do t’u falet ēfarėdo mėkat dhe ēdo blasfemi qė do tė thonė” (Marku 3:28).

Gjaku shpengues i Krishtit, i derdhur mbi kryq pėr mėkatarėt, ėshtė i vetmi ilaē pėr mėkatin. Pak rėndėsi ka sesa mėkatar apo i ligė ėshtė njė person, ai, prapėseprapė, mund tė pendohet dhe tė shpėtohet: “Zoti nuk vonon plotėsimin e premtimit tė tij, siē disa besojnė qė ai bėn; por ėshtė i durueshėm ndaj nesh, sepse nuk do qė ndokush tė humbasė, por qė tė gjithė tė vijnė nė pendim” (2 Pjetrit 3:9). Ėshtė pikėrisht kjo doktrinė, qė e ndan krishtėrimin biblik nga tė gjitha fetė e tjera, sepse kjo doktrinė ėshtė kurora dhe lavdia e ungjillit tė Krishtit. Vetėm kjo doktrinė i ofron njeriut falje tė plotė dhe shlyrjen e pėrsosur tė mėkateve, pa patur nevojė pėr para, apo pėr vepra bamirėsie: “Dhe se, me anė tė tij, ai qė beson ėshtė shfajėsuar nga tė gjitha gjėrat, qė nuk mund tė shfajsohej me anė tė ligjit tė Moisiut” (Veprat e Apostujve 13:39)... “O ju tė gjithė qė keni etje, ejani tek ujėrat, dhe ju qė nuk keni para ejani, blini dhe hani! Ejani, blini pa para dhe pa paguar verė dhe qumėsht!” (Isaia 55:1). Ne e meritonim qė tė ndėshkoheshim nė njė pėrjetėsi tė humbur, por Krishti mori pėr ne ndėshkimin mbi kryq: “Sepse edhe Krishti ka vuajtur njė herė pėr mėkatet, i drejti pėr tė padrejtėt, pėr tė na ēuar te Perėndia. U vra nė mish, por u ngjall nga Fryma” (1 Pjetrit 3:18). Kjo dhuratė falas e shpėtimit ėshtė e rezervuar pėr tė gjithė: “Ejani, pra, dhe tė diskutojmė bashkė, thotė Zoti, edhe sikur mėkatet tuaja tė ishin tė kuqe flakė, do tė bėhen tė bardha si bora, edhe sikur tė ishin tė kuqe tė purpur, do tė bėhen si leshi” (Isaia 1:18).

Zoti Jezus Krisht ėshtė Shpėtimtar unik (i pashoq). Asnjė fe tjetėr nuk mund tė mburret se ka njė Shpėtimtar, i cili mund ta heqė mėkatin: “Kjo fjalė ėshtė e sigurt e denjė pėr t’u pranuar plotėsisht, qė Krishti Jezus erdhi nė botė pėr tė shpėtuar mėkatarėt” (1 Timoteut 1:15). Nuk kemi nevojė qė ta gėrrmojmė tė kaluarėn e t’ia kujtojmė vetes mėkatet e hershme, sepse Perėndia nuk i mban mend mė ato mėkate: “Nuk do ta kujtoj mė mėkatin e tyre” (Jeremia 31:34).

Dėnim i merituar

“Po pėr atė qė do tė blasfemojė kundėr Frymės sė Shenjtė nuk do tė ketė falje pėrjetė; ai ėshtė fajtor pėr dėnim tė pėrjetshėm”. Sepse ata thoshnin: “Ai ka njė frymė tė ndyrė!” (Marku 3:29-30).

Nuk ka dyshim se ėshtė e mundur qė shpirti i njeriut tė humbasė pėrgjithnjė nė Ferr. Ka nga ata, qė kujtojnė se njė Perėndi i dashurisė kurrė nuk do ta ēojė njė shpirt nė Ferr. Por, Perėndia duhet ta bėjė njė gjė tė tillė, ngaqė Ai ėshtė Perėndi i drejtė. Pėrveē kėsaj, njerėz tė tillė i mohojnė mėsimet e qarta tė Krishtit nė Bibėl. Ka nga ata, qė nuk mund tė falen kurrė, sepse kanė bėrė mėkatin e pafalshėm. Ky mėkat kryhet nga ata, qė binden prej Frymės sė Shenjtė se Jezusi ėshtė e vetmja rrugė, por qė, me zemėr tė ligė, e deklarojnė Atė dhe sakrificėn e Tij sikur tė jetė prej djallit. I vetmi mėkat, tė cilin Perėndia nuk mund ta falė, ėshtė mosbesimi kokėfortė. Kur njė njeri ia ka mbyllur veshėt dhe ia ka ngurtėsuar zemrėn pėrgjėrimeve tė Frymės sė Shenjtė, atėherė pėr tė nuk ka mė shpresė: “Sot, nė qoftė se e dėgjoni zėrin e tij, mos jini zemėrgur si nė ditėn e kryengritjes” (Hebrenjve 3:15). Kur njeriu e mohon Atin, Birin dhe Frymėn e Shenjtė, atėherė pėr tė nuk egziston mė asnjė mundėsi pėr t’u bėrė i drejtė: “Sepse ata qė janė ndriēuar njė herė, e shijuan dhuntinė qiellore dhe u bėnė pjestarė tė Frymės sė Shenjtė, dhe shijuan fjalėn e mirė tė Perėndisė dhe mrrekullitė e jetės sė ardhshme, dhe po u rrėzuan, ėshtė e pamundur t’i sjellėsh pėrsėri nė pendim, sepse ata, pėr vete tė tyre, e kryqėzojnė pėrsėri Birin e Perėndisė dhe e poshtėrojnė” (Hebrenjve 6:4-6).    

Pėrfundim

“Kini kujdes, vėllezėr, se mos ndonjė nga ju ka zemėr tė ligė mosbesimi, qė tė largohet nga Perėndia i gjallė” (Hebrenjve 3:12). Kjo “zemėr e ligė mosbesimi” ėshtė pikėrisht ajo, qė e mallkon shpirtin pėr nė Ferr. Njė njeri mund tė jetė shumė fetar, i ndershėm dhe humanist, por prapėseprapė, mundet qė tė ketė mosbesim nė zemėr. Mosbesimi tė shkatėrron veten dhe pėrhapet si kancer. Besimi i vėrtetė gjendet tek ata, qė e kanė pranuar Jezus Krishtin si Zot tė jetės sė tyre dhe i kanė besuar fjalės sė Tij.

Back

Page created 21 October 2006