Parathėnie
Jezusi udhėtoi pėr nė krahinėn e Dekapolit, e cila pėrbėhej prej dhjetė qytetesh, tė ndodhura ndėrmjet Damaskut dhe Shkretėtirės sė Arabisė. Ai nuk hyri brenda nė asnjėrin prej kėtyre qyteteve, por, pėrkundrazi, u ul nė malin me pamje nga krahina. Pastaj, mbasi u nis qė andej, Jezusi erdhi pranė detit tė Galilesė, u ngjit nė mal dhe u ul atje (Mateu 15:19). Pikėrisht nė kėtė vend, ndodhi njė mrekulli e mahnitshme.
Mrekullia
Mbasi u nis pėrsėri nga krahina e Tiros dhe e Sidonit, Jezusi arriti te deti i Galilesė, nė mes tė krahinės sė Dekapolit. Dhe i paraqitėn njė tė shurdhėt qė mezi fliste, dhe iu lutėn ti vėrė duart mbi tė (Marku 7:31-32).
Banorėt e Dekapolit u turrėn pėr ta takuar Jezusin. Kjo ishte njė gjė e shėnuar zemrat e kėtyre banorėve duhet tė ishin prekur prej dėshmisė sė njeriut, qė ishte ēliruar nga legjioni i demonėve (shiko Marku 5:1-20). Dhe ai shkoi dhe nisi tė predikojė nėpėr Dekapolis pėr tė gjitha ato qė i kishte bėrė Jezusi; tė gjithė u mrrekulluan (Marku 5:20). Ata tani po e pranonin krahėhapur Atė, tė cilin mė parė e kishin mohuar: Atėherė ata filluan ti luten Jezusit qė tė largohej nga krahina e tyre (Marku 5:17). E panė se ēishte nė gjendje tė bėnte Jezusi me tė pushtuarin prej frymėrave tė ndyra, prandaj edhe patėn besim se Ai do tė dinte ētė bėnte me njė shurdh memec. Kjo mrekulli do tė shėrbente edhe njė herė si provė se Ai ishte Perėndi. Kush e ka bėrė gojėn e njeriut, ose kush e bėn njeriun tė pagojė, tė shurdhėr, me sy ose tė verbėr? A nuk jam unė vallė, Zoti? (Eksodi 4:11).
Edhe pse kjo mrekulli ishte e madhe nė vetvete, ajo, prapėseprapė, nuk ishte mrekullia mė e madhja nga tė gjitha, sepse mrekullia mė e madhe ndodh nė shpirtin e njė mėkatari tė penduar. Zoti mund ta ēlirojė shurdh memecin shpirtėror, duke bėrė qė ai ta dėgjojė zėrin e Tij dhe duke i vėnė njė kėngė tė re nė zemėr. Por unė jam si njė i shurdhėr qė nuk dėgjon dhe njė memec qė nuk e hap gojėn Ai vuri nė gojėn time njė kantik tė ri pėr tė lėvduar Perėndinė tonė; shumė njerėz kanė pėr ta parė kėtė, do tė dridhen dhe do ti besojnė Zotit (Psalmi 38:13, 40:3). Ai mund ta transformojė mėkatarin mė tė madh e mė zemėrngurtė nė njė shenjtor, i cili arrin tė dėshmojė pėr hirin e Perėndisė. Ai, qė shėroi shurdh memecin, mund tė shėrojė edhe sėmundje tė tjera tė pashėrueshme dhe mund ti shpėtojė shpirtrat e njerėzve.
Metoda e mrekullisė
Si e mori veēmas, larg turmės, ia shtiu gishtrinjtė nė vesh dhe mbasi e pėshtyu ia preku gjuhėn. Pastaj i drejtoi sytė nga qielli, psherėtiu dhe i tha: Effatha, qė do tė thotė: Hapu!. Dhe menjėherė iu hapėn veshėt, iu zgjidh nyja e gjuhės dhe foli rrjedhshėm (Marku 7:33-35).
Jezusi pėrdori mjete tė jashtėzakonshme pėr tė kryer kėtė mrekulli. Por, e vėmė re se Ai nuk bėri bujė, ashtu siē bėjnė shumė prej aktorėve tė sotėm fetarė. Nuk jemi tė sigurtė pėr arsyen se pėrse e pėrdori kėtė lloj metode Jezusi pėr tė shėruar burrin. Por nė kėtė akt, shohim diēka prej fuqisė krijuese tė Tij. Sapo u tha fjala Effatha (Hapu), burri u shėrua menjėherė plotėsisht. Metoda mund tė duket e mistershme, por rezultati ishte i njėjti edhe si herėt e tjera. Burri u shėrua me anė tė fjalės dhe prekjes sė Jezusit.
Kjo mrekulli na mėson, pėrveē tė tjerave, se Zotin nuk mund ta mbyllim dot brenda nė kutinė e metodave dhe tė riteve fetare. Ai nuk pėrdor vetėm njė mėnyrė tė vetme pėr shpėtimin e mėkatarėve. Nganjėherė, Perėndia na befason, duke mos vepruar sipas asaj, qė ėshtė si normė e caktuar. Nė botėn e sotme islamike, ka shumė njerėz, qė po vijnė tek Krishti me anė tė ėndrrave. E kush mund ti japė mend Zotit dhe ti thotė se nuk mund ta bėjė dot njė gjė tė tillė, pėr tiua tėrhequr vėmendjen myslimanėve? Nėse njerėzit nuk do tia vėnė veshin predikimit tė Fjalės, atėherė Perėndia mund ti zgjojė ata nga gjumi, me anė tė ngjarjeve tė jashtėzakonshme, sėmundjeve dhe vuajtjeve. Pavarėsisht nga metodat, qė pėrdor Perėndia pėr ta sjellė mėkatarin tek kryqi, rezultati ėshtė gjithnjė i njėjtė shpėtim nėpėrmjet gjakut tė Krishtit. Kush jemi ne, qė ti japim kėshillė Perėndisė sesi duhet tė veprojė? Pse hahesh me tė, kur ai nuk jep llogari pėr asnjė nga veprimet e tij? Nė fakt Perėndia flet nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr por njeriu nuk e vė re: nė njė ėndėrr, nė njė vegim tė natės, kur njė gjumė i rėndė i zė njerėzit, kur dremitin nė shtretėrit e tyre. Atėherė ai hap veshėt e njerėzve dhe vulos paralajmėrimet qė u bėn, pėr ta larguar njeriun nga veprimet e tij dhe pėr ta mbajtur larg nga kryelartėsia, pėr tė shpėtuar shpirtin e tij nga gropa dhe pėr tė penguar qė jeta e tij tė mbarojė nga shpata. Njeriu paralajmėrohet gjithashtu me dhembjen nė shtratin e vet dhe me torturėn e pandėrprerė tė kockave tė tij, aq sa i neveritet buka dhe madje edhe ushqimet mė tė shijshme. Mishi konsumohet sa mbyll e hap sytė, ndėrsa kockat e tij, qė mė parė nuk dukeshin, tani dalin jashtė; kėshtu shpirti i tij i afrohet gropės dhe jeta e tij atyre qė sjellin vdekjen. Por nė rast se pranė tij ka njė engjėll, njė interpret, njė i vetėm ndėr njė mijė, qė ti tregojė njeriut detyrėn e tij. Perėndisė i vjen keq pėr tė dhe thotė: "Kurseje qė tė mos zbresė nė gropė; gjeta shpengimin pėr tė". Atėherė mishi i tij do tė bėhet mė i freskėt se kur ishte fėmijė dhe ai do tė kthehet nė ditėt e rinisė sė tij. Do ti lutet fort Perėndisė, do tė gjejė hir pranė tij dhe do tė mund tė sodisė fytyrėn e tij me gėzim, sepse Perėndia do ta ketė rivendosur njeriun nė drejtėsinė e tij (Jobi 33:13-26).
Tė habiturit prej mrekullisė
Dhe Jezusi i urdhėroi ata qė tė mos i tregojnė askujt; por sa mė tepėr ua ndalonte, aq mė tepėr ata e pėrhapnin. Dhe, tė habitur shumė, thonin: Ai ēdo gjė e ka bėrė mirė: ai i bėn qė tė shurdhėt tė dėgjojnė dhe memecėt tė flasin! (Marku 7:36-37).
Jezusi, jo vetėm qė e shėroi shurdh memecin, por edhe iua hapi sytė atyre, qė ishin dėshmitarė tė kėsaj mrekullie. Ata, qė mė parė e kishin mohuar, tani po e lavėronin, ngaqė ēdo gjė e bėnte mirė. Mrekullia i kishte bėrė qė ta kuptonin mė mirė se kush ishte Jezusi. Turmat mrrekulloheshin kur shikonin se memecėt flisnin, sakatėt shėroheshin, tė ēalėt ecnin dhe tė verbėrit shihnin; dhe lėvdonin Perėndinė e Izraelit (Mateu 15:31)... Kjo ėshtė vepėr e Zotit, dhe ėshtė njė gjė e mrekullueshme nė sytė tona (Psalmi 118:33).
Po ne, a i jemi mirėnjohės Zotit pėr gjithēka, qė ka bėrė pėr ne? Ai na ka ēliruar prej verbėrimit shpirtėror: Por ju jeni fis i zgjedhur, priftėri mbretėrore, njė komb i shenjtė, njė popull i fituar, qė tė shpallni mrekullitė e atij qė ju thirri nga terri nė dritėn e tij tė mrekullueshme (1 Pjetrit 2:9). Mund tė mos e dimė se ēdo tė na sjellė e nesėrmja, por mund tė kemi besim se Krishti do tė jete me ne nė ēdo hap. Bariu ynė i Mirė nuk gabon kurrė, por na drejton nė kullota tė mira: Kurse kush hyn nėpėr derė ėshtė bariu i deleve. Atij ia hap portieri; delet e dėgjojnė zėrin e tij, dhe ai i thėrret delet e tij me emėr dhe i prin jashtė. Dhe, pasi i ka nxjerrė delet e tij, shkon para tyre; dhe delet e ndjekin, sepse njohin zėrin e tij. Por nuk ndjekin asnjė tė huaj, por do tė ikin larg tij, sepse nuk e njohin zėrin e tė huajve Unė jam dera; nėse dikush hyn nėpėrmjet meje, do tė shpėtohet; do tė hyjė, do tė dalė dhe do tė gjejė kullotė (Gjoni 10:2-5, 9). Njė ditė, nga goja e Mbretit do tė dėgjojmė kėto fjalė: Tė lumtė (Mateu 25:21). Atėherė, edhe ne, me lavdėrim dhe falenderime, do ti pėrgjigjemi: Zot, Ti ēdo gjė e ke bėrė mirė.
Pėrfundim
Tani nė fakt, ne shohim si nė pasqyrė, nė mėnyrė tė errėt, por atėherė do tė shohim faqe pėr faqe; tashti njoh pjesėrisht, kurse atėherė do tė njoh thellė ashtu sikurse njihem (1 Korintasve 13:12). Sa mė shumė tė kalojmė kohė me Krishtin, aq mė shumė do ta kuptojmė Atė. Ata, qė rriten nė Tė, i mbajnė veshėt hapur pėr tė dėgjuar zėrin e Tij: Delet e ndjekin, sepse njohin zėrin e tij (Gjoni 10:4). Goja e
tyre ėshtė e hapur pėr tė kėnduar lavdet e Tij: O Zot, hap buzėt e mia, dhe goja ime do tė shpallė lėvdimin tėnd (Psalmi 51:15). Sytė e tyre, gjithashtu, janė tė hapura pėr tė parė gjėra tė mrekullueshme nė fjalėn e Tij: Tu ndriēojė sytė e mendjes suaj, qė tė dini cila ėshtė shpresa e thirrjes sė tij dhe cilat janė pasuritė e lavdisė sė trashėgimisė sė tij nė shenjtorėt (Efesianėve 1:18). Bashkė me autorin e psalmit, mund tė themi: Kėndojini Zotit njė himn tė ri, sepse ka bėrė mrekulli; dora e tij e djathtė dhe krahu i tij i shenjtė i kanė siguruar shpėtimin (Psalmi 98:1).Page created 12 March 2007