Zoti dhe Lebrozi

Parathėnie

Marku na prezanton me njė mrekulli tjetėr tė Birit tė Perėndisė. Kemi mėsuar tashmė se Jezusi mundej qė tė shėronte ēdo lloj sėmundjeje dhe tė dėbonte demonė, por si veproi Ai, kur u ballafaqua me sėmundjen mė tė keqe tė asaj kohe? Lebrozėn e kishin frikė tė gjithė, por, a do t’i shmangej, vallė Jezusi, kontaktit me njė lebroz?

Sėmundja e frikshme

“Dhe erdhi tek ai njė lebroz i cili, duke iu lutur, ra nė gjunj dhe i tha: “Po tė duash, ti mund tė mė pastrosh” (Marku 1:40).

Nė botėn perėndimore, ne nuk shohim shumė njerėz me lebrozė, por kjo sėmundje egziston akoma nė Indi, Afrikė dhe nė Lindjen e Mesme. Nė fakt, organizata “Misioni i Lebrozės” u vjen nė ndihmė njerėzve, qė kanė kėtė lloj sėmundjeje. Nė kohėt biblike, lebroza ishte njė sėmundje komplet e pashėrueshme. Disa komentues tė Biblės kanė sugjeruar se fjala ‘lebrozė’ pėrfshinte lloje tė ndryshme sėmundjesh tė lėkurės, por njė gjė e tillė nuk ėshtė e vėrtetė. Lebroza prekte lėkurėn, gjakun dhe kockat e tė sėmurit, derisa sa gishtat e tij tė kėmbės dhe tė duarve, madje edhe hunda dhe veshėt kalbeshin dhe binin pėrtokė. I gjithė trupi i lebrozit ishte nė kalbėzim e sipėr! Pėrveē kėsaj, lebrozi ishte i izoluar nga shoqėria dhe konsiderohej i papastėr. Atij kurrė nuk i lejohej qė tė ishte nė kontakt tė drejtpėrdrejtė me njė njeri tė shėndetshėm.

Mėkati ėshtė mė i keq sesa lebroza, sepse ai infekton ēdo pjesė tė qėnies njerėzore: shpirtin, trupin, ndėrgjegjen, vullnetin, kujtesėn, gjykimin dhe emocionet. Mėkati shkatėrron gjithēka, qė bie nė kontakt me tė. Na bėn tė pa-aftė pėr tė qenė nė praninė e Perėndisė, prandaj edhe jemi tė papastėr: “Jemi tė gjithė si njė gjė e papastėr” (Isaia 64:6). Mėkati ėshtė mė i keq sesa lebroza, sepse ai e tėrheq mėkatarin drejt Liqenit tė Zjarrtė. Lebrozi e dinte se nė ē’gjendje ishte, prandaj edhe thėrriste: “I papastėr, i papastėr!”, qė t’i paralajmėronte tė tjerėt. Por lebrozi shpirtėror nuk ka as njohurinė, as ndėrgjegjen e tillė.

Prekja e butė 

“Dhe Jezusi, duke e mėshiruar, shtriu dorėn, e preku dhe i tha: “Po, e dua, qofsh pastruar!”. Dhe, posa tha kėto, menjėherė lebra e la dhe u shėrua” (Marku 1:41-42).

Kjo sėmundje e frikshme nuk ia preu vrullin Zotit Jezus Krisht. Pėrkundrazi, Ai e preku lebrozin me dhembshuri. Ata qė ishin rreth e rrotull, ndoshta menduan se Jezusi ishte i marrė, qė tė bėnte atė qė ishte e paimagjinueshme pėr t’u bėrė. Por lebrozi u shėrua, sapo Jezusi e preku butėsisht.

Mund ta marrim me mend se ē’gėzim e ē’emocion ndjeu lebrozi, kur pa se lebroza i ishte zhdukur menjėherė dhe plotėsisht. Kishte ndodhur e pamundura! Nuk ėshtė pėr t’u habitur, pra, se pėrse ai donte tė shkonte e t’iu tregonte tė gjithėve pėr kėtė ngjarje.

Edhe ne kemi njė histori tė mahnitshme pėr tė treguar. Dikur ishim lebrozė shpirtėrorė, tė papastėr pėrpara Perėndisė dhe skllevėr tė mėkatit. Por dikush na e preku dhe na e shėroi shpirtin e sėmurė prej mėkatit. Isaia 59:2-3 thotė: “Por paudhėsitė tuaja kanė shkaktuar njė ndarje midis jush dhe Perėndisė tuaj, dhe mėkatet tuaja kanė bėrė tė fshihet fytyra e tij prej jush, qė tė mos ju dėgjojė mė. Sepse duart tuaja janė ndotur me gjak dhe gishtėrinjtė tuaj me paudhėsi; buzėt tuaja thonė gėnjeshtra, gjuha juaj pėshpėrit ēoroditje”. E megjithatė, Shpėtimtari erdhi pėr tė na ēliruar, nė momentin kur i rrėfyem Atij nevojėn pėr falje dhe shpėtim.

Rregulli i ēuditshėm

“Duke i thėnė: “Ruhu se i tregon gjė ndokujt, por shko, paraqitu te prifti dhe ofro pėr pastrimin tėnd sa ka urdhėruar Moisiu, si dėshmi pėr ta”. Por ai, sapo doli, filloi ta shpallė dhe ta pėrhapė fort faktin, sa qė Jezusi nuk mund tė hynte mė publikisht nė qytet, por qėndronte pėrjashta nėpėr vende tė vetmuara; dhe nga ēdo anė vinin tek ai” (Marku 1:44-45).

Jezusi i dha urdhėr lebrozit qė tė mos tregonte se ē’kish ndodhur, sepse Ai nuk donte qė emocionet ta vėshtirėsonin predikimin e ungjillit. Lebrozi nuk mundi qė ta pėrmbante veten, prandaj edhe shkoi dhe ua pėrhapi lajmin tė gjithėve. Mosbindja e tij iu bė pengesė punės sė Zotit.

Zelli i tėrbuar nuk ėshtė metoda e zakonshme, qė kėrkon Perėndia prej pasuesve tė Tij, nė njė kohė qė ata pėrhapin fjalėn e Perėndisė. Ai nuk dėshiron qė emocionet tė na bėhen pengesė, kur kryejmė punėn e Tij. Nganjėherė, ne zotėrojmė atė lloj zelli, tė cilit i mungon menēuria. Kurrė nuk duhet tė lejojmė qė veprat tona tė mira t’ia zėnė vendin veprės mė tė mirė tė Perėndisė. Ėshtė pėr t’u habitur fakti se Jezusi na urdhėron qė t’i tregojmė ēdo njeriu qė takojmė rreth Tij, por zakonisht, ne nuk e hapim fare gojėn.         

Pėrfundim

Biri i Perėndisė e di se ē’ėshtė mė e mira pėr secilin prej nesh. Ai ka bėrė kaq shumė pėr ne, duke na shpėtuar shpirtin dhe duke na iu pėrgjigjur lutjeve. Po, duhet t’i tregojmė botės rreth atyre gjėrave qė ka bėrė Perėndia pėr ne, por le tė mos harrojmė qė t’iu japim mundėsinė tė tjerėve qė tė shohin Ēlirimtarin, nė vend tė tė ēliruarit, tė Bekuarin, nė vend tė tė bekuarit dhe Shėruesin, nė vend tė tė shėruarit. Ai do tė lavdėrohet, atėherė kur ne i drejtojmė mėkatarėt tek Ai (dhe jo tek vetja jonė): “Dhe unė, kur tė jem ngritur lart nga toka, do t’i tėrheq tė gjithė tek unė” (Gjoni 12:32).

www.leprosymission.org.uk

The Leprosy Mission
Goldhay Way
Orton Goldhay
Peterborough
PE2 5GZ

Back

Page created 23 September 2006