Parathėnie
Kėtu, Marku na prezanton me fenė e Skribėve dhe tė Farisenjve, e cila ishte e cekėt, plot me hipokrizi dhe zemėrngurtėsi. Skribėt dhe Farisenjtė gjenin gabime, por Jezusi gjeti dishepuj. Teksti na tregon sesa i cekėt dhe i korruptuar mund tė bėhet njeriu nė fushėn e fesė. Tė njėjtat kushte egzistojnė edhe nė qarqet fetare tė ditėve tė sotme.
Zbrazėsia
Atėherė rreth tij u mblodhėn farisenjtė dhe disa skribė qė kishin ardhur nga Jeruzalemi. Ata vunė re se disa nga dishepujt e tij po hanin bukė me duar tė papastra, domethėnė tė palara, dhe i paditėn. Nė fakt farisenjtė dhe tė gjithė Judenjtė nuk hanė pa i larė mė parė me shumė kujdes duart, duke iu pėrmbajtur traditės sė pleqve; dhe, kur kthehen nga tregu, nuk hanė pa u pastruar mė parė. Ka shumė gjėra tė tjera qė ata duhet tė respektojnė pėr shkak tė traditės: larjen e kupave, tė brokave, tė enėve prej bakri dhe tė shtretėrve (Marku 7:1-4).
Pleqtė e kombit Jude gjenin vazhdimisht gabime tek Jezusi dhe tek dishepujt e Tij. Por ata ishin kaq tė verbėr nga ana shpirtėrore, saqė nuk mund ta shikonin dot mėkatin e tyre. Kishin thurur njė sistem tė madh ritesh tė rrepta, tė cilat ia kishin zėnė vendin Shkrimeve tė Shenjta (tė Biblės). Ata iua impononin njerėzve kėto rite. Iu kushtonin shumė vėmendje ceremonive nga ana e jashtme, por e linin pas dore domosdoshmėrinė pėr shenjtėrinė e brendshme.
Asnjė komb nuk ėshtė bekuar aq shumė, sa kombi i Izraelit. Atyre iu dhanė Ligji dhe Profetėt dhe pėrmes tyre erdhėn Shkrimet e Shenjta dhe Shpėtimtari. Orakujt e Perėndisė iu besuan atyre (Romakėve 3:2). Por, asnjė popull nuk ėshtė aq fajtor pėrpara Perėndisė, sa ējanė ata, sepse ata i kanė abuzuar dhe i kanė hedhur poshtė dhuratat dhe privilegjet, qė iu ka dhėnė Perėndia. Nė vend qė ta adhuronin dhe ta nderonin Zotin, ata ndoqėn fenė e kupave dhe tė brokeve. Drejtuesit fetarė ishin udhėheqės tė verbėr, qė nuk e kishin vajosjen (thirrjen) pėr ta drejtuar me tė vėrtetė popullin (Mateu 23:16, Marku 6:34). Njė fe e bazuar nė rite fetare nuk mund ta ushqejė dot kurrė shpirtin, apo ta shenjtėrojė zemrėn.
Kur doktrina e rreme dhe ritet fetare ia zėnė vendin fjalės sė Perėndisė, atėherė edhe kisha ėshtė gati pėr njė rėnie tė tmerrshme nga hiri (i Perėndisė). Nėse largohemi prej Rrugės Kryesore tė sė vėrtetės dhe tė shenjtėrisė sė Mbretit, atėherė do ta gjejmė veten, duke larė kupat dhe broket e vetė-drejtėsisė sonė. Ata qė i shkojnė pas riteve dhe ceremonive fetare, kurrė nuk e predikojnė ungjillin dhe kurrė nuk iu bėjnė thėrrje njerėzve pėr tu penduar dhe pėr tė besuar tek Krishti. Si besimtarė tė Biblės qė jemi, e kemi pėr detyrė qė tė luftojmė pėr besimin, qė u qe trasmetuar shenjtorėve njė herė e pėrgjithmonė (Juda :3), sepse, pėrndryshe, feja jonė do tė jetė aq e zbrazėt, sa edhe ajo e Skribėve dhe e Farisenjve. Prandaj unė po ju them: nė qoftė se drejtėsia juaj nuk ėshtė mė e lartė nga ajo e skribėve dhe e farisenjve ju nuk do tė hyni fare nė mbretėrinė e qiejve (Mateu 5:20).
Hipokrizia
Pastaj farisenjtė dhe skribėt e
pyetėn: Pėrse dishepujt e tu nuk sillen sipas traditės sė pleqve, por hanė
bukė pa i larė duart?. Por ai duke u pėrgjigjur u tha atyre: Mirė
profetizoi Isaia pėr ju, hipokritė, siē ėshtė shkruar: "Ky popull me
buzė mė nderon, por zemra e tyre rri larg meje. Por kot mė bėjnė njė kult,
duke mėsuar doktrina, tė cilat janė porosi nga njerėzit". Duke lėnė
pas dore, pra, urdhėrimin e Perėndisė, ju i pėrmbaheni traditės sė njerėzve:
larje brokash dhe kupash; dhe bėni shumė gjėra tė tjera tė ngjashme
(Marku 7:5-8).
Hipokrizia gjendet midis atyre, qė e nderojnė Perėndinė me buzė. Prandaj Zoti thotė: "Me qenė se ky popull mė afrohet mua vetėm me gojėn dhe mė nderon me buzėt e tij, ndėrsa zemra e tij mė rri larg dhe frika e tij ndaj meje ėshtė vetėm njė urdhėrim i mėsuar nga njerėzit (Isaia 29:13). Kėtu e kishte fjalėn edhe Samueli, kur e qortoi Saulin: Ndoshta i pėlqejnė Zotit olokaustet dhe flijimet si bindje ndaj zėrit tė Zotit? Ja, bindja ėshtė mė e mirė se flijimi; dhe tė dėgjosh me kujdes ėshtė mė mirė se dhjami i deshve (1 Samuelit 15:22). Atyre qė janė fetarė, iu pėlqejnė veprimet, qė duken tė perėndishme nga ana e jashtme, por Zoti nuk shikon si shikon njeriu, njeriu shikon pamjen, kurse Zoti shikon zemrėn (1 Samuelit 16:7).
Perėndia na shikon si zemrat, ashtu edhe ato qė bėjmė e ato qė themi. Adhuruesi i vėrtetė nuk ėshtė ai, qė i zbaton me pėrpikmėri ritet fetare, por ai, qė e nderon Perėndinė me zemėr: Por vjen ora, madje ajo ka ardhur, qė adhuruesit e vėrtetė ta adhurojnė Atin nė frymė dhe nė tė vėrtetėn, sepse tė tillė janė adhuruesit qė kėrkon Ati. Perėndia ėshtė Frymė, dhe ata qė e adhurojnė duhet ta adhurojnė nė frymė dhe nė tė vėrtetėn (Gjoni 4:23-24). Sa njerėz ka qė, me trup janė nė kishė tė dielėn, por zemrėn e kanė lėnė tė flejė gjumė nė shtėpi? Mund tė kėndojmė si kori i ėngjėjve dhe ta dimė Biblėn nga fillimi e deri nė fund, por, nėse nuk i bėjmė kėto gjėra me gjithė zemėr pėr Perėndinė, atėherė besimi ynė ėshtė aq i pavlerė, sa edhe ai i Skribėve dhe i Farisenjve, sepse ata e fshihnin mėkatin e tyre pas fasadės sė fesė.
Fjalėt dhe veprat tona duhet tė jenė nė unitet me njėra-tjetrėn. Perėndisė i pėlqen tė dėgjojė lutjet e atyre, qė vijnė tek Ai me besim tė vėrtetė. Nė fakt, Ai iu pėrgjigjet vetėm kėtyre lutjeve: Flijimet e Perėndisė janė frymė e thyer; o Perėndi, ti nuk e pėrēmon zemrėn e thyer dhe tė penduar (Psalmi 51:17). Problemi me njerėzit fetarė qėndron kėtu: ata e duan fenė e tyre mė shumė sesa ēduan Perėndinė dhe fjalėn e Tij. Duhet ta duam Perėndinė, Zotin tonė me gjithė zemrėn, me gjithė shpirtin e me gjithė forcėn tonė (Ligji i Pėrtėrirė 6:5).
Zemėrngurtėsia
U tha atyre akoma: Ju jeni tė shkathėt pėr tė anuluar urdhėrimin e Perėndisė, pėr tė zbatuar traditėn tuaj. E nė fakt Moisiu tha: "Ndero atin tėnd dhe nėnėn tėnde," dhe: "Ai qė mallkon atin ose nėnėn, tė dėnohet me vdekje". Por ju thoni: "Nė qoftė se dikush i thotė atit tė vet ose nėnės sė vet: Gjithēka qė mund tė bėjė pėr ty ėshtė kurban, domethėnė njė ofertė Perėndisė," nuk e lejoni atė tė bėjė asgjė pėr atin e vet ose pėr nėnėn e vet, duke e anuluar kėshtu fjalėn e Perėndisė me traditėn tuaj, qė ju e keni trashėguar. Dhe ju po bėni shumė gjėra tė tjera tė ngjashme (Marku 7:9-13).
Drejtuesit fetarė ishin fajtorė, ngaqė i kishin mohuar mėsimet e qarta tė Biblės dhe i kishin zėvendėsuar ato me tradita tė ngatėrruara. Kur njerėzit fetarė prezantohen me atė, qė kėrkon vėrtetė Perėndia sipas fjalės sė Tij, ata zakonisht thonė: Kėshtu kemi vepruar gjithmonė, ose Kėshtu beson kisha ime. Gjithmonė e degradojnė Biblėn, deri nė atė shkallė, saqė e mohojnė atė plotėsisht, nė mėnyrė qė ti lartėsojnė dogmat dhe parimet e tyre. Zbatimi i riteve fetare ėshtė shpikje e Satanait, me qėllim qė tia grabisė Perėndisė nderin dhe lavdinė. Ai (Satanai) i indoktrinon njerėzit, duke i bėrė ata qė tė mendojnė se gjithēka shkon mirė mes tyre dhe Perėndisė, nėse i zbatojnė rregullat dhe ritet. Ai do qė ata ti denoncojnė tė tjerėt si mėkatarė, por tė mos thonė kurrė se janė mėkatarė pėr vete.
Skribėt dhe Farisenjtė ishin gati ti shihnin prindėrit e tyre tė vdisnin nga uria, vetėm e vetėm qė ata vetė tė sillnin njė ofertė tek altari, dhe, pa dyshim, tė lavdėroheshin prej njerėzve, qė i shikonin. A nuk e kuptonin se, duke vepruar kėshtu, ata po thyenin urdhėrimin e pestė dhe ishin nėn ndėshkimin e Perėndisė? Do tė nderosh atin tėnd dhe nėnėn tėnde, me qėllim qė ditėt e tua tė jenė tė gjata mbi tokėn qė Zoti, Perėndia yt, po tė jep (Eksodi 20:12). Ishin nėn zemėrimin e Perėndisė, pėr shkak tė zemėrngurtėsisė dhe vetė-drejtėsisė sė tyre.
Pėrfundim
Tė sugjerosh se agjėrimi, vajtja nė haxhillėk, dhe ritet ta shpėtojnė shpirtin, ėshtė njėlloj sikur tė thuash se Bibla nuk ėshtė e pėrsosur dhe se ne dimė mė shumė sesa Perėndia. Ėshtė e tėrė Bibla dhe asgjė tjetėr pėrveē tėrė Biblės, e cila ėshtė themeli dhe rregulli i besimit dhe i praktikės (sė krishterė). Gjithēka qė urdhėron Perėndia ėshtė e domosdoshme pėr shpėtim, por ajo qė urdhėron njeriu, ia grabit Perėndisė lavdinė dhe e dėnon shpirtin pėr nė Ferr.
Page created 24 February 2007