Parathėnie
Ka njė dallim tė madh mes vizionit tė mahnitshėm nė Malin e Shpėrfytyrimit, qė e studiuam herės sė kaluar dhe gjendjes sė mjeruar tė djalit tė demonizuar tė kėtij pasazhi. Tek Mali i Shpėrfytyrimit, Zotin Jezus e pamė nė lavdi. Por nė kėtė studim, prezantohemi me punėn e ligė tė Satanait nė jetėn e njė shpirti tė ri. Nuk do tė mundohemi ti hymė tė gjitha detajeve, sepse vetė Marku e tregon qartė tė gjithė historinė. Pėrkundrazi, do tė shohim se ēmėsime mund tė nxjerrim prej kėsaj historie.
Mjeshtri
Mbasi u kthye te dishepujt, pa njė turmė tė madhe rreth tyre dhe disa skribė qė po grindeshin me ta. Dhe menjėherė e gjithė turma, kur e pa, u habit dhe erdhi me vrap pėr ta pėrshėndetur. Atėherė ai i pyeti skribėt: Pėr ēfarė po diskutoni me ta? (Marku 9:14-16).
Kur u kthye nga mali, Zoti pa se nėntė dishepujt e Tij ishin shumė tė hutuar. Pa dyshim, skribėt po i hidhnin poshtė dishepujt, ngaqė ata nuk kishin mundur ta dėbonin dot frymėn e ndyrė nė emrin e Krishtit. Jezusi i kritikoi dishepujt pėr mosbesimin, qė treguan, sepse Ai vetė iu kishte dhėnė fuqinė pėr tė dėbuar frymėra tė ndyra. Por diēka po iua pengonte besimin dishepujve. Pak kohė mė parė, ata kishin patur shumė sukses, duke i ēliruar njerėzit prej demonėve: Zot, edhe demonėt na nėnshtrohen nė emrin tėnd (Luka 10:17). Por tani, nėpėrmjet njė pėrvoje, qė do ti pėrulte, ata do tė mėsonin se pa Krishtin, nuk mund tė bėnin dot asgjė: Sepse pa mua nuk mund tė bėni asgjė (Gjoni 15:5). Ndoshta pėr momentin, dishepujve mund tiu jetė dukur i hedhur ky lloj mėsimi, por sa herė qė ta kujtonin kėtė ngjarje, ata do ta kuptonin se duhej ti besonin Zotit tė Pushtetshėm, e jo forcave tė tyre.
Ka raste qė edhe ne jemi tė prirur pėr ta lėnė Zotin nė baltė. Madje edhe disa prej martirėve, (si p.sh. Tomas Kranmer), kujtonin se do tė arrinin tiu bėnin ballė flakėve tė turrės sė druve, por, shumė shpejt, u tėrhoqėn mbrapsht. Por, kur Kranmeri e lejoi Krishtin tė ishte Zot i jetės sė tij, ai iu bėri ballė flakėve pėr herė tė dytė e pa e humbur besimin. Madje edhe njerėzit mė tė mirė tė Perėndisė nuk kanė asgjė pėr tu lavdėruar. Fuqia e tyre nuk ėshtė e tyrja, por e Krishtit. Samsoni i fuqishėm u bė i dobėt si ēdo burrė tjetėr, pikėrisht nė momentin kur iu largua Fryma e Shenjtė: Por nuk e dinte qė Zoti e kishte braktisur (Gjyqtarėt 16:20). Kemi nevojė qė hiri dhe prania e Krishtit tė jete ēdo ditė me ne. Pa Tė, ne nuk mund ti mposhtim dot tundimet dhe sprovat.
Mjerimi
Dhe dikush nga turma, duke u pėrgjigjur, tha: Mėsues, tė prura djalin tim qė ka njė frymė memece, dhe e kap kudo, e pėrplas dhe ai shkumon, kėrcėllon dhėmbėt dhe i ngrijnė gjymtyrėt. Dhe u thashė dishepujve tė tu ta dėbojnė, por ata se bėnė dot. Dhe ai duke u pėrgjigjur tha: O brez qė sbeson, deri kur do tė jem me ju? Deri kur do tju duroj? Ma sillni kėtu!. Dhe ata ia prunė. Por, sapo e pa, fryma e pėrplasi me forcė dhe fėmija, qė kishte rėnė pėrtokė, rrokullisej duke shkumuar. Dhe Jezusi e pyeti babanė e atij: Sa kohė ka qė i ndodh kėshtu?. Dhe ai tha: Qė nė fėmijėri. Shpesh e ka hedhur nė zjarr dhe nė ujė pėr ta shkatėrruar por, nėse mund tė bėsh diēka, ki mėshirė pėr ne dhe na ndihmo! (Marku 9:17-22).
Ky djalė i ri kishte qenė i pushtuar qė nė fėmijėri prej njė demoni. Shpesh nuk arrijmė ta kuptojmė dot kohėn e fillimit tė punės sė Satanait nė shkatėrrimin e shpirtit tė njė individi. Prandaj edhe fėmijėt duhet tė rriten me dashurinė dhe fjalėn e Perėndisė. Tė shumtė janė ata fėmijė, tė cilėt janė tė pushtuar prej demonėve, ngaqė shohin filma me dhunė, ngaqė luajnė lojra tė dhunshme, apo ngaqė merren me punė tė tjera tė liga tė Satanait. Sot, tė gjitha problemet shoqėrore, sidomos ato tė shkaktuara prej tė rinjve rrugaēė, nuk vijnė si rezultat i mungesės sė edukimit apo tė pasurisė, por janė rezultat i drejtpėrdrejtė i ndikimit djallėzor (madje edhe i pushtimit prej demonėve) tė kėtyre tė rinjve. Nuk e kanė fajin qeveria, apo shkolla, por familja, qė nuk i ka edukuar qė tė vegjėl me pėrgjegjėsi nė shtėpi. Djali i pushtuar prej frymės sė ndyrė ndodhej nė njė gjendje tė mjeruar. Por jo vetėm ai, por edhe ata qė e rrethonin, jetonin njė jetė tė mjeruar pėr shkak tė tij. I ati e dinte se pėrgjigja ndaj problemit qė kishte, ndodhej tek Jezusi. Dhe vetėm Jezusi mund ta kthejė kėtė komb tonin pėr sė mbari.
Fėmijėt kurrė nuk janė shumė tė vegjėl pėr tė ditur rreth gjėrave, qė kanė tė bėjnė me Perėndinė, sepse djalli nuk humbet qoftė edhe njė minutė kohė, duke u pėrpjekur pėr ti influencuar mendjet e tyre e pėr ti larguar ata prej Perėndisė. Nė vend qė zemrat e vogla tė mbushen me Satanain, ato duhet tė mbushen me Frymėn e Perėndisė.
Pėrzierja
Dhe Jezusi i tha: Nėse ti mund tė besosh, ēdo gjė ėshtė e mundshme pėr atė qė beson. Menjėherė babai i fėmijės, duke bėrtitur me lot, tha: Unė besoj, o Zot, ndihmo mosbesimin tim (Marku 9:23-24).
Sa tė krishterė tė vėrtetė ka, qė besojnė nė Zotin, e prapėseprapė, nė raste tė caktuara, besimi i tyre i lė nė baltė? Ka patur raste, kur i kemi humbur shpresat dhe jemi mbushur me frikė e shqetėsim. Nė shumicėn prej nesh, egziston ai element mosbesimi, qė na bėhet pengesė nė rrugėn tonė me Zotin.
I ati i kėtij djali, tė paktėn, vuri nė pėrdorim atė pak besim qė kishte dhe i thirri Zotit. Nuk priti qė tė vinte tek Jezusi, derisa besimi ti shtohej, apo ti bėhej mė i pėrsosur e mė i fuqishėm. Jezusi ėshtė ilaēi edhe kundėr mosbesimit tonė. Po tė kemi njė pėrzierje besimi e mosbesimi bashkė, atėherė edhe ai pak besim qė na ka mbetur do tė fillojė tė na dobėsohet. Prandaj duhet tė kthehemi tek Zoti, pėr tė marrė mė shumė fuqi.
Mrekullia
Atėherė Jezusi, duke parė se po vinte turma me vrap, e qortoi frymėn e ndyrė duke thėnė: O frymė memece dhe e shurdhėt, unė po tė urdhėroj, dil prej tij dhe mos hyr mė kurrė tek ai!. Dhe demoni, duke bėrtitur dhe duke e sfilitur fort, doli prej tij. Dhe fėmija mbeti si i vdekur, saqė shumė njerėz thoshin: Ka vdekur. Por Jezusi e zuri pėr dore, e ngriti dhe ai u ēua nė kėmbė. Kur Jezusi hyri nė shtėpi, dishepujt e vet e pyetėn veēmas: Pėrse ne nuk mundėm ta dėbojmė?. Dhe ai u tha atyre: Ky lloj frymėrash nuk mund tė dėbohet ndryshe, pėrveē, se me lutje dhe agjėrim (Marku 9:25-29).
Zoti mundi ta dėbonte frymėn e ndyrė, edhe pse dishepujt nuk mundėn. Ai thjesht foli me autoritet hyjnor dhe djalli ishte i detyruar ti bindej. Nė pėrmbledhjen e kėsaj mrekullie tek Ungjilli sipas Mateut, Jezusi iu thotė dishepujve se duhet vetėm pak besim pėr ti dėbuar demonėt: Prej mosbesimit tuaj; sepse nė tė vėrtetė, unė po ju them, se po tė keni besim sa njė kokėrr sinapi, do ti thoni kėtij mali: "Zhvendosu nga kėtu atje," dhe ai do tė zhvendoset; dhe asgjė nuk do tė jetė e pamundshme pėr ju. Por ky lloji demoni nuk del veēse me anė tė lutjes dhe tė agjėrimit (Mateu 17:20-21). Ndoshta pėrmendja e agjėrimit nė kėtė pasazh vė nė dukje faktin se besimtarėt kanė nevojė ta forcojnė besimin e tyre tė dobėt, duke kaluar mė shumė kohė nė lutje ndaj Perėndisė, sepse sa mė shumė qė bisedojmė me Tė, aq mė e madhe do tė jetė fuqia jonė pėr ti rezistuar djallit.
Satanai mund tė jetė njė armik i fuqishėm, keqdashės dhe i ligė. Por Shpėtimtari ėshtė gjithmonė me ne: Ju jeni prej Perėndisė, o djem tė rinj, dhe i keni mundur ata, sepse ai qė ėshtė nė ju ėshtė mė i madh se ai qė ėshtė nė botė (1 Gjonit 4:4)... Nė qoftė se Perėndia ėshtė me ne, kush mund tė jetė kundėr nesh? (Romakėve 8:31).
Pėrfundim
Pėr Satanain po pėrgatitet njė zinxhir i madh dhe njė ditė ai do tė hidhet nė Liqenin e Zjarrtė: Dhe pashė njė engjėll qė zbriste nga qielli, duke pasur ēelėsin e humnerės, dhe njė zinxhir tė madh nė dorė. Ai e kapi dragoin, gjarpėrin e lashtė, qė ėshtė djalli dhe Satani, dhe e lidhi pėr njė mijė vjet Atėherė djallin qė i kishte mashtruar, do ta hedhin nė liqenin e zjarrit e tė squfurit (Zbulesa 20:1-2, 10) Tani Perėndia e paqes do ta dėrmojė sė shpejti Satananė nėn kėmbėt tuaja. Hiri i Zotit tonė Jezu Krisht qoftė me ju (Romakėve 16:20).
© Page created 28 April 2007